E premte, 03.05.2024, 03:43 PM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: Miqësia shqiptaro-amerikane është ikonike

E merkure, 10.03.2010, 09:51 PM


Miqësia shqiptaro-amerikane është ikonike

Prishtinë, 13 Maj 2007 (Kosovapress)

Nga Agim Vuniqi

 Vërtet mikëpritja e amerikanëve për refugjatët e luftës ishte diçka e veçantë, mu në bazën ushtarake në Fort Dix të New Jersey-t, që ishte cak i sulmit, por miqësia dhe dashuria e madhe e shqiptarëve për ushtarët amerikanë nuk shembet assesi, ajo është e përditshme, ajo manifestohet në takimet e rregullta me forcat amerikane në Kosovë, por edhe të qytetarëve amerikanë me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë në Amerikë. 

"Three of the six men who were arrested and charged with plotting to attack U.S. soldiers at the Fort Dix Army base in New Jersey are ethnic Albanian brothers born in Macedonia . Relatives of the three brothers interviewed in their hometown of Debar, a remote town on Macedonia 's border with Kosovo, expressed anger and disbelief that the three would want to attack the United States.The relatives said they are all thankful to America for its support during the wars in Kosovo and Macedonia. The brothers are Dritan Duka, Shain Duka and Eljvir Duka. All three were illegal immigrants." (By VOA News,09 May 2007). 
"Tre nga 6 personat e arrestuar, të cilët janë akuzuar për planifikim të sulmit kundër ushtarëve amerikanë në bazën ushtarake të Fort Dix-ut në New Jersey, janë shqiptarë etnikë, vëllezër të lindur në Maqedoni. Të afërmit e intervistuar në qytetin e tyre të lindjes në Dibër, në qytetin e largët të kufirit të Kosovës me Maqedoninë, kanë shprehur revoltë dhe nuk besojnë se ata (të tretë) kanë dashur të sulmojnë SHBA-në. Të afërmit deklarojnë se i faleminderohen Amerikës për përkrahjen e tyre gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoni. Vëllezërit janë Dritan Duka, Shain Duka dhe Elvir Duka. Që të tretë janë imigrantë ilegalë" (burimi: Lajme- Zëri i Amërikës, 9 maj 2007, cituar nga Dr. Mehdi Hyseni "FORT DIX-NJU-XHERSI ËSHTË VENDILNJA IME , KURSE AMERIKA ËSHTË SHTETI IM I PARË, SEPSE MË SHPËTOI NGA VARRI I PËRJETSHËM I SERBISË GJENOCIDALE!" (11.05.07)). 
Është kjo njëra ndër agjensitë e shumta që lansuan lajmin dëshprues për atakun e mundshëm në bazën ushtarake në Fort Dix, në New Jersey . Sigurisht që hetimet e mëtejme do të pasqyrojnë në hollësi veprimtarinë 6 të akuzuarëve, katër nga ta shqiptarë etnikë, lidhjet e tyre por edhe financimin e rrjetit. Ç'është e vërteta ata ishin të vendosur ilegalisht në SHBA dhe kanë shkelur ligjet e shtetit. Veprimtaria e tyre terroriste nuk duhet përgjithësuar, ngase ata nuk kanë të bëjnë gjë me kualifikimiet e rënda të komplotit shqiptar, është njëra ndër rastet e rënda të përfshirjes së personave me emër e mbiemër, të cilët janë manipuluar dhe janë përfshirë në ujërat e turbullta të terrorizmit global. Veprimtaria e grupeve të ndryshme militante dhe terroriste nuk mund të karrakterizohet me etninë e tyre, ngase veprimi i tyre nuk është shtyrë nga shteti nga ata vijnë, nuk kanë përkrahje dhe është në kolizion me synimet e drejta të bashkatdhetarëve për miqësi të përhershme me Amerikën, aq më tepër jo nga shqiptarët të cilët kanë një respekt madhor ndaj amerikanëve gjatë historisë. 

 Veprimtaria e grupeve terroriste nuk ka të bëjë gjë me etnikumin e tyre, pra as me fajësinë kolektive, por paraqet rrezikshmëri të shkallës së lartë, nëse ata do të përkraheshin nga popullata vendore, të cilës i takojnë. Nuk janë të rralla rastet kur organizata të ndryshme si në Greqi dhe në Serbi ishin të implikuara në skenaret terroriste kundër NATO-s dhe Amerikës, shumë nga to të mbështetura dhe të përkrahura financiarisht nga shteti militarist i Serbisë, që kulmonte me shitjen e armatimit konvencional shteteve armike të Amerikës, konkretisht regjimit Sadamian në Irak, nga ku edhe u zhvilluan rrjetet globale të terrorizmit kundër interesave amerikane kudo në botë.

  Problemin duhet shikuar ndaras, jo si dukuri, por si rast të veçantë, që meriton të trajtohet seriozisht, dhe përfshirja e tyre në komplot me primesa të terrorizmit kundër jetërave të ushtarëve amerikanë dhe interesave amerikan, do të pasojë me denoncim ligjor nga gjykata amerikane, në New Jersey. 

  Vërtet mikëpritja e amerikanëve për refugjatët e luftës ishte diçka e veçantë, mu në bazën ushtarake në Fort Dix të New Jersy-t, që ishte cak i sulmit, por miqësia dhe dashuria e madhe e shqiptarëve për ushtarët amerikanë nuk shembet assesi, sepse ajo është e përditshme, në takimet e rregullta me forcat amerikane në Kosovë, por edhe të qytetarëve amerikanë me origjinë shqiptare, të cilët jetojnë në Amerikë. Për asnjë moment nuk harroj rrëzimin e dy binjakeve në New York, dhe ndjenjën e thellë të pikëllimit, kur në bazën ushtarake në Fort Polk, në Louisiana, ishin të rreshtuar mbi 400 shqiptarë me ndjenjën e thellë të dhimbjes për humbjen e bashkëqytetarëve të shkaktuar nga dora e zezë e terrorizmit, ata qëndronin të bashkuar në stërvitjen e përbashkët përgatitore të ushtarëve amerikanë, para dislokimit të tyre në Kosovë. 

 Fuqishëm ndiheshin të rrahurat e zemrës nga gjithë ata shqiptarë, shumë nga ata të veshur në uniformën ushtarake amerikane në zemrat e të cilëve ishte ngulitur flamuri amerikan, që reflektonte demokracinë globale dhe respektimin e së drejtës univerzale të njerëzimit. Nuk ka pasur mëdyshje asnjëherë në përcaktimin pro amerikan të shqiptarëve, edhe në Camp Atterbury, në shtetin e Indianës, ku mbaheshin stërvitjet e "KFOR 8", para ndërrimit të rregulltë, të fundit, të ushtarëve amerkanë para ardhjes në Kosovë, për të cilën u botua edhe reportazhi i përgatitur nga autori në gazetat ditore të Prishtinës. 

  Miqësia shqiptaro-amerikane është ikonike, e të gjitha shtresave dhe religjioneve, është e pathyeshme edhe toleranca ndërfetare e kultivuar me shekuj ndër shqiptarë, tashmë është e njohur. Terrorizmi është trup i huaj ndër shqiptarë, asnjëherë nuk ka gjetur hapësirë, dhe historikisht është rasti i vetëm i implikimit të ndonjë shqiptari në akte të tilla, prandaj duhet veçuar, jo përgjithësuar, sigurisht që drejtësia do të mirret me këtë rast, duke dënuar në mënyrë meritore grupacionin, të cilin e rëndon dyshimi se janë marrë me veprimtari terroriste..


(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora