Mendime
Halit Bogaj: Kushner në Graçanicë
E shtune, 13.03.2010, 06:09 PM

Nga Halit Bogaj, 4 mars 2010
Pas vizitës në Beograd dhe Prishtinë,Kushner shkoi edhe në Graçanicë për ta vizituar Komunën e re serbe e cila është formuar pas zgjedhjeve të paradokohshme lokale në Kosovë.Atij i erdhi mirë që serbët e Kosovës më në fund ishin këndellur dhe e kishin parë realitetin e krijuar, ndaj shkoi atje për t’ua uruar Komunën e re/sipas Planit të Ahtisarit/ dhe për t’i inkurajuar për përparim dhe ardhmëri sa më të mirë.Nga vizita e tij e atjeshme shihej se Kushner vërtet ishte i kënaqur me të arriturat serbe në vitet e fundit dhe me të drejtë bënte krahasime pozitive me të kaluaren para dhjetë viteve e deri sot, kur pas përfundimit të luftës serbët ishin të izoluar kurse tani dalin dhe shëtisin të lirë. Pra vizita e tij miqësore edhe për serbët, së shpejti kthehet në diçka të pa pritur për botëkuptimet normale njerëzore, ngase një gazetar i tërbuar serb e pyeti Kushnerin se a e dinte ai se ku ndodhej e ashtuquajtura’’Shtëpia e verdhë ‘’, në të cilën u ishin nxjerrë organet e brendshme trupore serbëve të vrarë nga UÇK-ja dhe ishin shitur në Perëndim?!!!Aq më keq, sipas tyre, kjo ishte bërë në kohën kur ai/Bernard Kushner/kishte qenë administratori i parë i Kosovës! E si të mendonte ndryshe miku ynë dhe i serbëve ndaj një çmendie të tillë, përveç që të vepronte ashtu siç veproi , duke e quajtur gazetarin serb maniak dhe duke i thënë''Shko tek mjeku për t'u kontrolluar''.Dhe vërtet një diçka të tillë mund ta sajojë vetëm mendja e sëmurë serbe e cila ushqehet në mënyrë të njejtë me shekuj të tërë, duke krijuar gënjeshtra të tilla morbide, djallëzore dhe që nuk mund t’i kapë as fantazia më e zhvilluar njerëzore, siç ishte ajo e radhës e cila iu tha edhe Kushnerit që kishte shkuar në vizitë miqësore!Pra Kushneri/edhepse është evropian i civilizuar/ u trondit së tepërmi nga tërbimi i çetnikut, të cilin e quajti maniak, atë gazetar të frustruar dhe të ushqyer me urrejtje patologjike ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga serbët me mentalitet mesjetar.Si t’u thoshte ndryshe gjërave përveç se t’i thirrte me emrin e tyre të vërtetë . Përnjëmend ai serb duhej të quhej idiot nga Kushneri i cili dëshiron që me zor’’T’i evropizojë serbët karpatianë’’të cilët qysh atëherë kur erdhën në trojet tona shekullore, filluan të vepronin më barbarisht se Hunët e Atilës dhe mongolët e Xhingis Kanit. Në këtë kontekst duhet evidencuar faktin se miku ynë dhe i drejtësisë njerëzore/ Bernard Kushner/ u bind edhe njëherë për qëllimet serbomëdha të cilat jetojnë akoma të gjalla në kokat serbe. E pa Kushneri se kush janë ata që nuk mund të lëvizin asnjë hap përpara, duke mbetur përherë relikte të së kalurës së tyre të trashëguar. U pa qartë se ata asnjëherë nuk mund t’i pranojnë fajet e tyre të tmerrshme siç janë:Vukovari, Srebrenica, Sarajeva, Merkalet, Zhepa, masakrat e Kosovës, hedhja e trupave të masakruar shqiptarë në lumenjt Sava dhe Danub, por përpiqen të sajojnë’’Shtëpi të ndryshme të verdha’’diku në Shqipëri ku qenkan masakruar trupat serbë, për t’ua shitur edhe organet!!! Në këtë rast ata u përpoqën që edhe Shqipërinë ta fusnin në valle, por pa asnjë sukses dhe në vend se të merren me vetëveten dhe hallet e tyre të shumta, ata sajojnë edhe rrëfime të tilla fantastike që s’mund t’i përthekojë në asnjë mënyrë mendja njerëzore, ku paska qenë i përzier edhe Kushneri! Madje harruan se pikërisht ata vetë janë populli më kriminel në botë pas Hitlerit , të cilët përherë janë përpjekur të jetojnë me genjeshtra dhe dallavere të ndryshme, kurse sot kur u kanë vdekur miqtë, për piqen që t’i akuzojnë të tjerët për dështimet e veta. Mes tjerash Kushneri duhet t’u thoshte se’’Ju serbët jeni në gjendje që ato gjëra kriminele që i bëni vetë, përpiqeni që t’ua mveshni të tjerëve’’, ashtu siç është duke vepruar edhe maniaku tjetër/Radovan Karaxhiq/ i cili këto ditë në Hagë po dëshmon se për të gjitha luftrat, sulmet, vrasjet dhe masakrta në Bosnjë janë fajtorë vetë muslimanët, sipas asaj shprehjes:Kur ujku i kishte thënë qengjit ‘’Po ma turbullon ujin!!!
Mbase shkrova pak si tepër për këtë rast në Graçanicë, por urrejta kryesore e atij serbi buronte nga shkaku se/Franca ishte mike e dikurshme e Serbisë/, por e cila ndër të parat e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës, gjë që na merr mendja se kemi të drejtë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Hilmi Saraçi: Vendim i ngutshëm dhe i dëmshëm për pensionistët e Kosovës
Ilir Dardani: Pse e dua dhe e vleresoj Kadri Manin?
Ilmi Veliu: Njeriu i madh Dom Anton Kçira
Kalosh Çeliku: Kur katundi digjet e plaka krihet
Bardhyl Mahmuti: Federalizimi – kërcënim politik apo perspektivë reale për Maqedoninë? ..
Ekrem Bardha: Të mos keqkuptojmë fjalët e Dom Anton Kçirës
Bajrush Behrami: Shteti i idealeve të korruptuara
Agon Maliqi: Homazh për moralin e Kryeministrit Zero
Halit Bogaj: Kufiri shqiptaro shqiptar
Adnan Abrashi: Violina e Nasradin Hoxhës
Beqir Sina: Urrejtja e Erion Veliajt kundër kombit shqiptar
Neki Lulaj: Kush do ta luftojë korrupsionin në Kosovë
Agim Vuniqi: Miqësia shqiptaro-amerikane është ikonike
Ilir Dardani: Kenga - Sirena e fillimit te luftes se pare fetare ne Iliri!
Daniel Gàzulli: Si ujit e paktë
Blerim Rrecaj: S’ka fjalë të lirë pa përgjegjshmëri
Forumi Musliman i Kosovës: Deklaratë për shtyp
Faik Krasniqi: Alternativat per ndryshim
Urim Gjata: Greqia dhe Jeta e Skupidhjarit
Reagim nga Unioni i Studentëve të UEJL-it