Mendime
Bajrush Behrami: Shteti i idealeve të korruptuara
E enjte, 11.03.2010, 09:49 PM
Me rastin e 29 vjetorit të demonstratave të ’81-shit
SHTETI I IDEALEVE TË KORRUPTUARA
Nga Bajrush Behrami (Sekretar i Shoqatës të ish të burgosurve politik në Podujevë)
Me 11 mars mbushen plot 29 vjet që nga fillimi i demonstratave të Pranverës se Madhe të 81-shit, e cila filloi gërmimin dhe shembjen e themeleve të ish federatës jugosllave,që kjo federatë ishte për shqiptaret një burg që ua mohonte lirinë kombëtare dhe shtet-formuese. Që nga ajo kohë e deri në kohën e sotme, pjesërisht janë përmbushur idealet e asaj gjenerate atdhetare e cila me kurajën e saj prej militantësh dhe patriotesh në varganin kombëtar pasuruan historinë tonë duke e themeluar më vonë UÇK-në, si arritjen më të mëdha të një organizimi ushtarak të popullit tonë.
Pranvera e Madhe e 81-shit, e inspiruar nga demonstratat e vitit 68, dhe e motivuar nga padrejtësitë e sistemit vetadministrues jugosllav, sidomos për pozitën jo te barabartë te shqiptareve ne ish Jugosllavi, (ishte populli i tretë përkrah madhësia, pas serbëve dhe kroateve), ishin faktorët qe ndikuan qe kjo Pranverë e Madhe te filloj rrugëtimin e gjate drejt fitores historike; Krijimin e shtetit te Kosovës, (me sovranitet të cenuar). Çmimi për këtë fitore ishte i madh. Mijëra vjet burgje, derdhje gjaku e sakrifice sublime për liri.
Gjenerata e kësaj Pranvere te Madhe pjesërisht ka arritur qe ti sendërtoj idealet e veta duke krijuar shtetin e Kosovës ne kufijtë e ish autonomisë se atëhershme. Por idealet e asaj gjenerate qe si kërkesë fondamentale kishin qe te gjitha territoret me shumice shqiptare ne ish Jugosllavi te futeshin nen ombrellën e Republikës se Kosovës. Kjo kishte pas qenë punë e vështirë dhe ky ideal çaloi. Ky çalim nuk është tek faji i kësaj gjenerate, sepse territoret e ndara të shqiptareve ishin të ndara kaherë dhe ishim para një fakti të kryer. Dhe si popull i vonuar që jemi mundësitë për t’u rregulluar ‘faktet e kryera’, ishin tejet të vogla.
Njëzet e nëntë vjet pas këtyre ngjarjeve Kosova është e pavarur. Shumë protagonist të atëhershëm, pro republikës së Kosovës, po edhe pak të atillë që ishin kundër saj, janë në skenën politike të Kosovës dhe mbajnë poste të rëndësishme shoqërore dhe politike. Ndërsa një pjesë tjetër e atyre protagonistëve që nuk janë në pushtet, përballën me tjera rropatje jetësore, ashtu si shumica dërmuese e popullatës; si papunësia, skamja, sëmundjet dhe varfëria. Pra, nga ky kënd, pozita e sotme shikohet nga dy prizma. Nga këndi i pushtetit, pjesa e te cilit janë “pjesëtaret”e Pranverës se Madhe dhe këndi i zhgënjimit i gjithë atyre që sot duke pritur miratimin e një projektligji nga institucionet e shtetit te Kosovës mëtojnë të dalin nga gjendja e rendë ekonomike.
Me duhet te them se sot me shokët te cilët dikur ndanim qelitë e burgjeve serbe, sikur u kanë humbur elanin dhe idealin për ta luftuar te keqen. Ishin të pamposhtur para torturave te armikut, por sot sillen çuditshëm para shefave partiak, apo shtetëror. Ky korruptim i idealeve me dhemb shume mua dhe shume shokëve. Dikur si idealist qe ishim edhe ne qelitë dhe dhomat e burgut debatonim për drejtësinë sociale, por jo për korrupsionin. Të jemi të sinqerte se ne at kohë populli ynë luftonte për lirinë e vet nga e cila ishte i privuar. Ndërsa përmasat e korrupsionit, ne raport me sot, ishin pakrahasueshëm shumë më të vogla dhe ndoshta ishin te parëndësishme te debatoje për këtë fenomen.
Sot kjo punë qëndron ndryshe. Madje shumë ndryshe. Nuk ka të atillë që sot do ti thoshte shefit te vet: “O zotëri, pa na trego kah e more gjithë këtë pasuri. Deri dje ishe rrip e shkuar rripi”.
Privilegji që ofron kolltuku jo pak figurave gjatë historisë ua ka topitur ndjenjat dhe idealet e tyre. Kjo nuk bënë përjashtim as tek ne. U takon atyre që sot e gëzojnë pushtetin, që të luftojnë që qeveritaret të mos gënjejnë popullin, të mos vjedhin nëse kanë disa ideale, se pushteti pa ideale te caktuara mund të jete abuzues, përfitues e hajn, por jo ndërtues dhe prosperues. Pra, nuk është çudi qe një shkrimtar yni i njohur nuk e merr çmimin qe i dedikohet për vepër jetësore, me arsyetimin se kjo qeveri është nënshtruese e te huajve dhe gënjeshtare e popullit te vet. Të tillë ka plot në institucione tona.
Për te mos u zgjatur kjo histori, me duhet te them se këto dite e thirra shokun tim te burgut (Sh.V.) për te pyetur për një ish të burgosur politik që dikur ndanim qelinë së bashku në burgun e Pozharefcit. Sot ai dergjet nga kanceri ne një shtëpi kasolle, jo ma shumë se njëmijë metra në vijë ajrore larg nga ndërtesa e qeverisë së Kosovës. Dhe ata që sot janë në at ndërtesë, janë falë kontributit modest të kategorie, duke mos përjashtuar edhe kategoritë tjera, që pjesën më të mirë e lan në burgjet serbe. Ata qe kanë kapur pushtetin, hajna, banditë të përzier me patriot naiv e gjithfarësh që kanë ndërtuar me mijëra metra katror shtëpi, ndërtesa dhe pasuri marramendëse për te cilën pasuri do duhej qe te punonin se paku ka njëqind vjet dhe me kusht qe te mos hanin fare nëse rroga e tyre nuk kalon njëmijë euro ne muaj. Shoku ynë, për te cilin e pata fjalën, si trim e i paepur qe ishte, sot me sëmundje te rende i është dorëzuar i teri realitetit mizerabel dhe te pashprese për një te ardhme me te mire. Bile te familjes se vet. Ai sot është i dobët fizikisht i shtrirë në shtrat. Edhe pse për idealet e sotme ai kishte mbajtur shumë vite burg. Madje vdekja për këto ideale ia kishte marr edhe vëllain e tij në moshën më të mirë. Sëmundja ndoshta edhe do ta shkatërroj dhe ky do ti dorëzohet vdekjes, por ndërgjegje për një moskujdesje institucionale nga qeveria a thua për këtë kategori shoqërore do ta zgjoj ndokënd?
Komentoni
Artikuj te tjere
Agon Maliqi: Homazh për moralin e Kryeministrit Zero
Halit Bogaj: Kufiri shqiptaro shqiptar
Adnan Abrashi: Violina e Nasradin Hoxhës
Beqir Sina: Urrejtja e Erion Veliajt kundër kombit shqiptar
Neki Lulaj: Kush do ta luftojë korrupsionin në Kosovë
Agim Vuniqi: Miqësia shqiptaro-amerikane është ikonike
Ilir Dardani: Kenga - Sirena e fillimit te luftes se pare fetare ne Iliri!
Daniel Gàzulli: Si ujit e paktë
Blerim Rrecaj: S’ka fjalë të lirë pa përgjegjshmëri
Forumi Musliman i Kosovës: Deklaratë për shtyp
Faik Krasniqi: Alternativat per ndryshim
Urim Gjata: Greqia dhe Jeta e Skupidhjarit
Reagim nga Unioni i Studentëve të UEJL-it
Milazim Kadriu: Nuk mund të futen në një vend dëshmori i kombit me kriminelin serb
Fran Buzhala: Misë politika...Misë korrupsioni...Misë Gomari...Misë Lindja...
BDSH: Lidhur me iniciativën e Qeverisë për ndyshimet Kushtetuese!
Baki Ymeri: Kurrë mos e ndalo dashurinë ndaj Shqipërisë
Ilir Dardani: Islam Osmani
Hilmi Saraçi: Mjaft kemi qenë tolerantë ndaj strukturave paralele në veri të Mitrovicës
Selim Hasanaj: Falenderim publik për z. Augustin Përgegën