Mendime
Gani Qarri: Tabela e Republikës
E hene, 15.03.2010, 10:22 PM
Tabela e Republikës
Nga Gani Qarri
Q`do gjë tashmë gjatë kohë ishte politiziuar,dhe njerzia mësoheshin duke u bër imun ndaj gjithqkaje që ndodhte në trojet shqiptare.Kishte ndryshuar po thuaj gjithqka në dëm të Kosovës dhe shqiptarve,por edhe këto pranoheshin heshturazi herë herë ndihmoheshin edhe nga dora e zgjatur e pushtuesit,banorë autokton shqiptar.
Bile jo rrallë vërehej një reagim në rritje nga disa shqiptar të lidhur me pushtetin, kundër atyre Shqiptarve që kërkonin drejtësi ligjore dhe të drejta Kombëtare.
Kishin ndryshuar mbishkrimet e firmave, emra mediumesh,gazetash,emrat e rrugëve sheshet ishin emërtuar ndryshe nga siq ishim mësuar përpara,në stacion autobusësh shkrimet ishin tjera.Në lajme e gazeta,në fabrika dhe shkolla,e deri në tubimet më të vogla,nuk flitej asgjë tjetër përveqse për të ashtuquajturin „program jugosllav për Kosovën“i cili nuk parashihte asgjë tjetër përveq se rikolonizimit të saj,mbytjen e q`do gjëje Shqiptare,ngjyrosjen e gjithë hapsirës jetsore Kosovare me ambient të imponuar sllav me qëllimin përfundimtar,okupimin e tërsishëm të Kosovës nga serbia.
Tendenca e sllavizimit të q`do gjëje Shqiptare vërehej kudo dhe ngado që qitje hapin, deri edhe tabelat në gjuhën Shqipe të vëna në shtyllat elektrike, ishin larguar.
Pjesa e shëndosh kombëtarisht e popullit Shqiptar nuk rehatohej e as pajtohej me këto ndryshime të dhunshme,dhe ku më shumë e ku më pak,sa mundej vepronte.
Parullat e shkruara me dorë,nuk i hiqte vetëm policia por edhe disa nga bashkpuntorët, një pjes e puntorëve të administratës shtetërore deri te familjarët e tyre,të cilët disa me vetëdije e disa ndoshta pjesërisht edhe pa te,ishin bër argat i pa zëvendësueshëm i pushtuesit,ngase ku nuk arrinte pushtuesi,punën e ti mjerisht e bënin argatët e tijë shqiptar.
Në lagjen tonë mu aty te stacioni ku e prisnim autobusin,përveq Trafos elektrike ishte edhe një shtyllë druri e përquesit të tensionit të lartë elektrik, nga e cila poashtu e kishin hequr tabelën e verdhë metalike me mbishkrimin Shqip dhe kishin vën një në gjuhën sllave.
Jo rrallë dëgjoje se si pritësit e autobusit e lexonin me zë të lartë,por shpesh kishte edhe disa të atillë që krenoheshin me atë mbishkrim,duke e konsideruar gjuhën sllave edhe si të tyre,ngase kishin „dugojat“ në serbi.Bile jo vetëm një herë rastiste ti dëgjoje se si flisnin në gjuhën serbe duke i thën njëri tjetrit; „shife vëlla edhe në mes të lagjes,shkruan në gjuhën tonë shtetërore-në gjuhën jugossllave“ dhe shqiptarët thonë jo Republikë… na republikë,dhe tregonin brrylin!
Kishte shumë kohë që kjo tabelë aq shumë më torturonte sa që një natë vendosa,që ta heq atë nga andej, por me « teslicë » nuk e hoqa dot,ngase shqyheshin vrimat ku ishin gozhdat e vendosura,dhe mua më duhej tabela e pa prishur
Unë doja ti veja asaj tabele në gjuhën e urryer të pushtuesit,një Fjali Domethënëse dhe me Përmbajtje të Dëshirueshme Kombëtare, që të ishte joshëse për ne banorët Shqiptar që nuk kishin të bënin me pushtuesin, por që vuanim dhe jetonim në Kosovë.
Dhe dy tri netë më vonë pasi sigurova darët për shkulje gozhdash,mora shkallët dhe shkova e shkula tabelën të pa dëmtuar nga aty,vura dy shkopinjë të vegjël në dy vrimat e sipërme të gozhdave dhe zbrita duke marrë tabelën dhe shkallët me vehte.
Në Shtëpi tanimë kisha ngjyrën e kuqe,që e pata blerë,dhe pasi i shleva fjalët serbe që ishin në rreshtin e dytë të tabelës,“tensioni lartë“(VISOKI NAPON)në Vend të tyre shkrova fjalët Shqipe KOSOVA REPUBLIKË.
Pra tabela shkruante vetëm në gjuhën serbe, kështu ;
PAZI VISOKI NAPON
NE DIRAJ
OPASNO PO ZIVOT
Dhe unë doja ta shkruaj në Shqip edhe pse vetëm « një fjali », i shleva me brisk,fjalët serbe « visoki napon » dhenë vend të tyre shënova Fjalinë e famshme shqipe
KOSOVA REPUBLIK
me ngjyrë të kuqe në tabelën metalike me sipërfaqe të verdhë, mbi të cilën me shkronja të zeza ishte shkruar vetëm në gjuhën serbe,pamjen dhe përmbajtjen e të cilës me shumë dëshir e ndryshova,dhe kjo pastaj mori kuptim krejt tjetër,ku fjalët « multietnike »dhe shkrimi Kuq e Zi mbi te,tanimë kishte kët përmbajtje, me kët Porosi ; !!!
Shqip ; (përkthim) Origjinali;
KUJDES PAZI
KOSOVA REPUBLIK KOSOVA REPUBLIK
MOS E PREK NE DIRAJ
RREZIK PËR JETË ! OPASNO PO ZIVOT!
Dhe kështu u bë një kombinim i mrekullueshëm,i cili do tia tërhiqte vëmendjen q`do lexuesi ,pritës autobusi apo edhe kalimtar rasti që ta lexonte me shumë ëndje duke pyetur shumë herë me dhe pa qëllim edhe ata që se duronin dotë Parullën Kosova Republikë, por që e dinin gjuhën sllave, për kuptimin e fjalëve serbe nga kurreshtja e domethënies së Kombinimit komplet.
Tabelën pasi që e mbajta për pak ditë në shtëpi,mu dasht për ta provuar disa herë që ta vejë fshehtas,ngase edhe pse dilja vonë pas mesnate rastiste që të kalonte dikush me makinë apo kalimtar rasti,dhe se veja dotë ashtu si dëshiroja unë; mirë dhe pa diktueshëm!
Kisha blerë gozhda më të mdha nga ato sa ishin dhe vendet e tyre i gjeta lehtë ngase ishin të ruajtura me shkopinjët e vegjël të vën që në fillim,kur e pata heq tabelën për përpunimin e saj „gjuhësor“ dhe shtimin e përmbajtjes së domosdoshme kombëtare mbi te.
Dhe më në fund arrita ta vejë mu atje lartë ku ishte edhe më parë,ku nuk arrihej lehtë pa shkallë,por ishte në vend- mirë të qarkulluar dhe shumë e dukshme dhe lehtë për tu lexuar
madje nga shumë sish me ëndje dhe knaqësi të veqant!
Disa ditë qëndroi aty,pastaj siq ishte adet i bashkpuntorve shqipfolës të pushtuesit,dikush i kishte lajmëruar edhe policinë,por ngase ishte e vën lart nuk kishin mundur ta heqnin menjëherë.
Dhe kështu jeta e sajë me përmbajtjen e të cilës disa i knaqte së qeshuri e disa edhe i kërcnonte që të mos e preknin nga aty ku ishte „idis“ aq mirë ,për qudinë e shumë kujt ,zgjati disa javë.
Edhe pse më ra shumë herë të dëgjoja sidomos nga ata që ishin të lidhur ngusht me pushtetin e kohës,se kështu po ju prishej rehatia,dhe kështu që do ta hiqnin vetë ata, me dorën e tyre,pa e pritur policinë që ta hiqnin,pas tre javësh qëndrimi krenar,tabela e Republikës ishte hequr.
Njerzit pyesnin shpesh njëri tjetrin,ndoj herë tregonin qfar kishin dëgjuar, por edhe pse nuk e dinin saktësisht, të gjithë besonin se Tabelën e Republikës,atë Tabelë „Hasreti“ dora e zgjatur shqipfolëse e pushtetit serb e kishte hequr nga aty.
Ndaj në atë kohë nuk ishte vetëm pushtuesi,por më me rrezik ishte dora e ti e zgjatur shqipfolëse e cila të shifte dhe përcillte edhe atje ku pushteti i kohës nuk arrinte.
Edhe pse kjo ishte forma e ime e solidaritetit me Ngjarjet e bujshme të Pranverave Shqiptare,dikush që sot pa mëdyshje ushtron funksione komunale,tashmë i armatosur me Patriotizëm të lartë,në zyrat e të cilëve varen shumë Fotografi Heronjësh,dëgjohet muzikë Patriotike dhe flitet pa pardon për bëmat e tyre personale „heroike“.
Dhe ti kur shef gjithë kët metamorfozë kameleonësh politik,të cilët dje ishin patriot të lartë jugosllavë që nga informantët,puntorët e bashksive komunale dhe deri tek policët lokal,të serbisë,gjatë luftës së fundit në Kosovë,kurse sotë janë „heronjë“ të denjë të qështjes shqiptare,pa mëdyshje të vije për të qajtur, madje jo vetëm për kohën për vehten dhe Vendin,por edhe më shumë për të rënët që sot jo rrallë edhe për së vdekuri „nderohen“ nga ata që deri dje i ndoqënn, vetëm e vetëm që të ruanin mrekullinë e jetës së tyre patriotike-jugosllavo-serbe.
Në vend të përfundimit njeriu në këto rrethana,me rastin e ngjarjeve Historike të Marsit, nuk mund të bëj më shumë se sa ti përshëndes dhe përgëzoj ata më të merituarit të cilët shkrinë gjithë jetën e tyre,për lirinë dhe ardhmërin e Vendit,e që ndoshta edhe sotë në Kosovën e lirë,ju mungonë shumë qka, të harruar nga euforia e pushteteve, njerzit dhe koha,për të cilën ata kontribuan më së shumti.
Komentoni
Artikuj te tjere
FDBK: Letër drejtuar krerëve të partive politike shqiptare në Shkup
Intervistë për gazetën Zëri me Uk Lushin
Lidhja Shqiptare e Prizrenit: Aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare Dom Anton Kçira...
Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme para debatit për ndryshim të Kushtetutës!
Ramiz Dërmaku: Deri kur kështu o njerëz?!
Arif Molliqi: Cili politikan dhe qeveritar i Prishtinës i di kufijtë e Kosovës (?!)
Detyra jonë sipas Phd. Përparim Demi
Sadbere Karimani: „Ballkani“ dhe „Klani“
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar - Programi
Vera Dushi: Në përkrahje të demonstratës shqiptare të Kërçovës kundër kolonizimit sllav
Fehmi Ramadani : Emocionet e Metës dhe vallja për Luginën!?
Gani Qarri: Kjo, temë-tabu te shqiptarët
Emin Azemi: A duhet ta shpallim Christoph Heinzle, kampion i të pavërtetave për kompaninë Ecolog
Halit Bogaj: Kushner në Graçanicë
Hilmi Saraçi: Vendim i ngutshëm dhe i dëmshëm për pensionistët e Kosovës
Ilir Dardani: Pse e dua dhe e vleresoj Kadri Manin?
Ilmi Veliu: Njeriu i madh Dom Anton Kçira
Kalosh Çeliku: Kur katundi digjet e plaka krihet
Bardhyl Mahmuti: Federalizimi – kërcënim politik apo perspektivë reale për Maqedoninë? ..
Ekrem Bardha: Të mos keqkuptojmë fjalët e Dom Anton Kçirës