E enjte, 01.05.2025, 01:51 AM (GMT+1)

Mendime

Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme para debatit për ndryshim të Kushtetutës!

E diele, 14.03.2010, 10:55 PM


Apel për Amnisti të Përgjithshme para debatit për ndryshim të Kushtetutës!

Bashkimi Demokratik Shqiptar përcjell me shqetësim indiferencën e udhëheqësve të partive politike lidhur me fatin e njerëzve që padrejtësisht mbahen nëpër burgjet e Maqedonisë.
Pranimi publik nga të gjitha forcat politike maqedonase se në Maqedoni gjyqësia ka qenë dhe është nën ndikimin e partive politike paraqet momentin e favorshëm që të ngremë zërin fuqishëm për riparimin e pasojave të kësaj “politike gjyqësore”.
Vullneti për të hequr ndikimet e partive politike në gjyqësor dhe krijimin e një gjyqësie të pavarur dëshmohet, para se gjithash, me qëndrimin e qartë dhe pa ambiguitet ndaj viktimave të kësaj përzierje partiake dhe etnike në gjyqësinë e Maqedonisë. 
Ky vullnet nuk mund të shprehet ndryshe pos përmes shpalljes së menjëhershme të një amnistie të përgjithshme!
Prandaj, Bashkimi Demokratik Shqiptar u bën apel udhëheqësve të partive politike shqiptare që do të marrin pjesë në takimin e sotshëm që unanimisht të kërkojnë si parakusht amnistinë e përgjithshme dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara ndaj personave që  kanë përjetuar tmerret e kësaj “politike gjyqësore”.
Pa lirimin e menjëhershëm të të gjithë atyre që padrejtësisht mbajnë mbi kurrizin e vet pasojat e gjyqësisë së komanduar nga partitë politike, iniciativa e Nikolla Gruevskit për ndryshime kushtetuese në këtë fushë është iniciative e spastrimit të gjyqësorit nga ndikimet eventuale të partive tjera dhe krijimin e strukturës që i bindet atij.


Bashkimit Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti
Kryetar
11 mars, 2010 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx