E enjte, 01.05.2025, 02:00 AM (GMT+1)

Mendime

Lidhja Shqiptare e Prizrenit: Aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare Dom Anton Kçira...

E diele, 14.03.2010, 10:56 PM


Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Albanian League of Prizren
Kryesia me Qendër
New York, U.S.A. 

Aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare Dom Anton Kçira, nuk mund të gjykohet negativisht nga pjesë të shkurtuara të një videomontazhi 

DEKLARATE mbështetëse për punën dhe veprën e madhe atdhetare e fetare të klerikut të shquar Dom ...Anton Kçira 

Ne Kryesia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke parë vidion e montuar dhe të hedhur në internet para disa ditëve, jemi shumë të shqetësuar dhe indinjuar për shkëputjen e frazave dhe vendosjen e fotografive fyese të Sllobodan Milosheviqit, në mënyrë që të diskriminojnë dhe poshtërojnë figurën e madhe të shërbestarit të shquar të Atdheut dhe Fesë, bashkëpunëtorit dhe aktivistit tonë të palodhur klerikut katolik Dom Anton Kçira. 

Ne qysh në ditën e parë i kemi qëndruar afër aktivistit tonë të shquar Dom Anton Kçirës, duke e telefonuar e biseduar gjatë me te. 

Ne hedhim poshtë më indinjatë të madhe çdo tendencë, që bëhet për të fyer prestigjin dhe respektin e madh që gëzon ky personalitet i madh në komunitetit tonë në Amerikë dhe mbarë botën shqiptare, që për 43 vjet i ka shërbyer me devocion dhe dashuri shëmbullore Atdheut dhe besimtarëve të vet.

Reagimet e shpejtuara të mediave shqiptare në trojet etnike dhe komentet denigruese ndaj këtij personalitetit të shquar të komunitetit shqiptaro-amerikan, nuk janë gjë tjetër veçse veprime të zakonshme që bëjnë dashakeqësit e trojeve tona shqiptare. 

Gjatë një takimi në Michigan me bashkëatdhetarët në vitin 1997, Dom Anton Kçira, ishte i indinjuar thellë, sepse 5 ditë përpara takimit disa shqiptarë të familjes Duka, sipas deklaratave të Qeverisë Amerikane, kishin planifikuar akte terroriste në bazën amerikane Fort Dix në New Jersey. Kujtojmë se këtu, janë strehuar nga Qeveria Amerikane 20.000 shqiptarë. 

Dom Antoni (sikurse shihet edhe nga vidioja e montuar) në atë takim ishte shumë i revoltuar dhe indinjuar me rastin e këtij veprimi fyes për popullin shqiptarë, të cilët nga drejtësia amerikane i gjykoi me burgim të përjetshëm. 

Fjalimi emocional dhe fjala e tij e thënë në një moment të tillë, këto ditë është bërë shkak keqinterpretimi nga një numër bashkëatdhetarësh në trojetë etnike shqiptare.

Ne Kryesia e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit dhe degët e saj të shpërndarë në shumë shtete të botës, si gjithnjë ruajmë me një konsideratë të lartë vlerësimin dhe respektin të pandryshuar ndaj bashkëpunëtorit tonë Dom Anton Kçira dhe komunitetit e nderuar dhe respektuar në shtetin e Michiganit. Ata gjithnjë kanë qënë një krah i djathtë në aktivitetet dhe lëvizjet kombëtare për të mirën e Atdheut tonë. 

Edhe ne bashkohemi me mendimin e Dom Antonit, se gjithmonë duhet t’u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve tanë senatorë dhe kongresistë, që për shumë dekada na kanë mbështetur vazhdimisht në fitoren e lirisë dhe demokracisë në Kosovë dhe nënën tonë të shtrenjtë Shqipërinë. 

Lavdi Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!Rroftë Kosova dhe Shqipëria!

Zoti e bekoftë Amerikën aleatën tonë të shtrenjtë!

I urojmë punë të mbarë shëndet dhe bekime Dom Anton Kçirën, për punën e madhe që ka bërë dhe bën çdo ditë për çështjen kombëtare. 

Kryetari i Lidhjes së Prizrenit
Ismet Berisha




(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx