Mendime
Xhevat Rexhaj: Labi - Shembull i moderatorit autokton shqiptar
E marte, 16.03.2010, 10:57 PM

LABI- SHEMBULL I MODERATORIT AUTOKTON MODERN SHQIPTARË
Nga Xhevat Rexhaj
Televizioni edhe sot e tutje mbetet një dritare në të gjitha familjet dhe shtëpit ku jetojnë njerëz. Kjo ishte dukuri edhe në të kaluarën dhe është edhe sot e tutje një realitet që njerëzit i bënë të ulen në sofat e tyre dhe të jenë me sy nga dritarja që quhet TV.
Fatmirësishtë edhe ne shqiptarët sot kemi mundësi thuaja të pakufizuara që të mund të përcjellim aq shumë programe dhe emisione që ia vlejnë të shikohen ,dhe disi truri i ynë të freskohet me ngjarje të ndryshme që ngrejnë kërshërin tonë. Thënë të drejten ka TV të cilat edhe të neverisin me programe të përqudnueme dhe fare të papërfillshme për vetë reaklitetin tonë shqiptarë. Me këtë rast nuk do të ndalem te emisionet informative dhe politike pasi që ato janë të tërat si në kohën e komunizmit, pasi që çdo emision fillon dhe mbaron me emra dhe foto të qeveritarëve dhe profiterëve politik, por do të ndalem te emisone që disi të detyrojnë që të qendrosh para ekranit dhe të kënaqesh me pamje dhe momente interesante që kanë të bëjnë me realitetin dhe përditshmërin tonë si dhe me të kaluarën dhe të tashmen shqiptare. Thënë të drejten këtu një rol të rëndësishëm e luan edhe faktori njeri, pra moderatori apo thënë më mirë njeriu që udhëheq atë emision.

Në gjithë këtë mishmash mediatik për mua një emision është thuaja se më i veqanti dhe më interesanti, që pas vehtes ka një njeri të ri, një mediator, një person dhe një njohës shumë të mirë të vetë relacioneve shqiptare, e ai është 1 kafe me Labin. Labinot Gashi një dukagjinas nga Peja, një i ri me plot motivacion dhe me plot sinqeritet tregon tiparet e vërteta të një shqiptari pa komplekse, të një njeriu të guximshëm dhe të dinjitetshëm për atë që e bënë, dhe ai vërtet ka kapacitet dhe intelekt që të bëjë shumë në disa sfera jetësore, që për shumë moderator të tjerë thuaja se janë tabu. Labi siq jemi mësuar ta njohim të gjithë përpos shumë arritjeve të tija me skenare dhe regji të ndryshme ishte edhe një udhëheqës vërtet i përkryer, i thjeshtë dhe shumë modest, ai bënte dhe bënë që me moderimin e tij të jetë i pranishëm në zemrat e të gjitha shtresave të qytetarëve, ai është aty ku duhet dhe në momentin kur duhet.
Veqantia e tij erdhi në shprehje me emisionin e tij për të vequar tradidat e shqiptarëve nepër fashatra, kullat e vjetra, familjet e mëdha, të mirat si respekti, morali, dashuria familjare, mirëqenja familjare dhe bujaria si veqanti e jona. Në realizimin e emisioneve të tija nepër fshatrat kosovare Labi na e ofroi edhe një here pamjen e familjesë dhe pamjen e fashatit, idilen dhe grotesken e dikurshme, na ofroi atë që shumica e gjeneratave më të vjetra e kanë përjetuar por edhe ua ofroi të rinjëve një fotografi të një realiteti që nuk ka qenë aq i keq siq mendojnë gjeneratat e reja, pra ua dha mundësin edhe gjeneratave të tanishme që të shofin dhe të kuptojnë se edhe në fshatra është jetuar mirë, ka pasur rregull dhe ka pasur respekt, dashuri dhe mirësjellje, të tilla që sot fatkeqësishtë në një mas të madhe nuk funkcionojnë më në shoqërin tonë të përtej demokratizimit!
Labi iu dha mundësin shumë njerëzve, burra, gra, pleq, të rinj dhe të reja që të jenë pejsazh dhe objekt i një emisioni, pra ua dha hapësirë aq shumë njerëzve që të jenë të parë dhe të prekshëm në dritaren e TV 21 shit.. Labi ecte këmbë nepër rrugica të fshatrave të ndryshme, hynte nepër shtalla, nepër lama, nepër lloq dhe nepër shi vetëm që shikuesit të i ofronte pamje reale dhe natyrale të një realiteti tonë pra fshatit. Labi nuk frikohej se po përlloqej apo po ndihej keq jo ai me të vërtet ishte vetë i ngazëllyer nga të gjitha ato pamje dhe ato pejsazhe të bukura të fshatrave, Labi bisedonte me lehtësi me njerëz të moshave të ndryshme, shihej kjartë se ai ishte i dashur dhe i adhuruar nga të gjithë ngase ai vetë i donte dhe i adhuronte ata njerëz, kjo është një madheshti që nuk e kanë shumë apo hiq, njerëz me fytyrë publike siq është Labi. Përmes Labit shikuesit kishin mundësi të shihnin se sa mirë është kur njeriu me thjeshtësin e vetë bëhet edhe më i adhuruar dhe më i dashur, bëhet më i madh dhe ngritet nga vetë modestia e tij, sa mirë ishte kur Labi ulej në sofër buke, luante kapuça, luante me filgjana dhe vërtet ndihej vetë si moderator i kënaqur që gjindej mes njerëzve pra qytetarëve të vetë, kjo është një burrëri dukagjinase, është një meritë e edukatës së mirëfilltë familjare dhe e një kulture të fituar qysh në fëmijëri.
Labinot Gashi-Labi është vetë biri i të gjitha familjeve të mirëfillta shqiptare, është vetë biri i të gjitha shtresave të qytetarëve, është thjeshtë vetë Labinot Gashi nga Peja, i dashur dhe shumë i dashur nga vetë qytetarët.
Labin e duam edhe më tutje në dritaren e TV 21, e duam ngase edhe ai na don ne qytetarëve të thjeshtë të Kosovës.
Komentoni
Artikuj te tjere
Blendi Fevziu: Shqipëria në Ballkan!
Urim Gjata: Vrasja apo ''vetevrasja'' e drejtorit te sigurimit Shqiptar Sali Ormenit
Faik Krasniqi: Eksperimentet me qytetaret e Kosoves
Bardhyl Mahmuti: Betimi i Hipokratit dhe Kostumi i Demokratit!
Gani Qarri: Tabela e Republikës
FDBK: Letër drejtuar krerëve të partive politike shqiptare në Shkup
Intervistë për gazetën Zëri me Uk Lushin
Lidhja Shqiptare e Prizrenit: Aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare Dom Anton Kçira...
Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme para debatit për ndryshim të Kushtetutës!
Ramiz Dërmaku: Deri kur kështu o njerëz?!
Arif Molliqi: Cili politikan dhe qeveritar i Prishtinës i di kufijtë e Kosovës (?!)
Detyra jonë sipas Phd. Përparim Demi
Sadbere Karimani: „Ballkani“ dhe „Klani“
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar - Programi
Vera Dushi: Në përkrahje të demonstratës shqiptare të Kërçovës kundër kolonizimit sllav
Fehmi Ramadani : Emocionet e Metës dhe vallja për Luginën!?
Gani Qarri: Kjo, temë-tabu te shqiptarët
Emin Azemi: A duhet ta shpallim Christoph Heinzle, kampion i të pavërtetave për kompaninë Ecolog
Halit Bogaj: Kushner në Graçanicë
Hilmi Saraçi: Vendim i ngutshëm dhe i dëmshëm për pensionistët e Kosovës