Mendime
Prend Buzhala: Don Anton Kçira dhe filistinët tanë
E marte, 16.03.2010, 10:58 PM

Nga Prend BUZHALA
Tashmë don Anton Kçira ka hyrë në mesin e atyre personaliteteve shqiptare që janë mallkuar fundbotshëm dhe që u janë ngritur apologji. Për të, tashmë ka qindra artikuj, por ka edhe libra monografikë. Dhe “analizat” rreth Kokës së zotnisë (të na falni që e përdorim fjalën zotni, sepse kështu të krishterët e rëndomtë e thërrasin tradicionalisht meshtarin e tyre), nuk pushojnë së linçuari rreth tryeza histerike nëpër llumpen-facebbok-ët shqiptarë e, aty-këtui, edhe nëpër mediat tjera: të shpallet tradhtar, të varet, të shpallet persona non-grata, u quajt satana, beelzebul e çka jo tjetër!
Një parabolë nga Bibla – për “të pagabueshmit” dhe joblasfemistët e shkrimeve e komenteve në këtë radhë shkrimesh:
Nga shkrimet sipas Dhjatës së Re, në Malin e Ullinjve Jezu Krishti kishte tempullin e tij të zgjedhur, ku i takonte dhe zhvillonte debate farisenjtë, me njerëz skeptikë, po edhe me besimtarë të rëndomtë… Pra, me të gjithë. Ja si përshkruhet kjo në Bibël:
” Dhe Jezusi shkoi në malin e Ullinjve. Por, si zbardhi dita, u kthye përsëri në tempull dhe gjithë populli erdhi tek ai; dhe ai u ul dhe i mësonte. Atëherë farisenjtë dhe skribët i prunë një grua që ishte kapur duke shkelur kurorën dhe, mbasi e vunë në mes, i thanë Jezusit: `Mësues, kjo grua është kapur në flagrancë, duke shkelur kurorën. Por në ligj Moisiu na ka urdhëruar të vriten me gurë gra të tilla, por ti ç`thua?`. Flisnin kështu për ta vënë në provë dhe për të pasur diçka për ta paditur. Por Jezusi, duke u shtënë se nuk dëgjoi, u përkul dhe shkruante me gisht në dhe. Dhe, kur ata vazhdonin ta pyesnin, ai u drejtua dhe u tha atyre: “Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj!`. Pastaj u përkul përsëri dhe shkruante në dhe. Atëherë ata, e dëgjuan këtë dhe të bindur nga ndërgjegjja, u larguan një nga një, duke filluar nga më të vjetrit e deri te të fundit; kështu Jezusi mbeti vetëm me atë grua, që qëndronte atje në mes. Jezusi atëherë u ngrit dhe, duke mos parë tjetër përveç gruas, i tha: `O grua, ku janë ata që të paditnin? Askush nuk të dënoi?`. Dhe ajo u përgjigj: `Askush, Zot`. Atëherë Jezusi i tha: `As unë nuk të dënoj; shko dhe mos mëkato më’.”
E pra, është habi mbi të gjitha habitë, kur paska në mesin tonë kaq njerëz “të pagabueshëm”, “të përsosur”, sa Perëndia vetë! Si farisenjtë e kohëve biblike! Dhe “analizat” rreth Kokës së zotnisë (edhe njëherë: të na falni që e përdorim fjalën zotni, sepse kështu të krishterët e rëndomtë e thërrasin tradicionalisht meshtarin e tyre), nuk pushojnë së linçuari rreth tryeza histerike nëpër llupmen-facebbok-ët shqiptarë: të shpallet tradhtar, të varet, të shpallet persona non-grata, u quajt satana, beelzebul e çka jo tjetër! … Dhe e keqja shkon edhe më tutje me anë të linçimit të tillë, duke ftuar mijëra e mijëra të rinj të Kosovës (është e njohur metoda e manipulimit me masat) për ta dënuar priftin tradhtar, kriminel etj etj. dhe për t’iu dhënë shkas të shfryhen fundbotshëm… Pa çka se familja e don Anton Kçirës, me prindin intelektual (të shkolluar para luftës së dytë botërore) Pashk Kçirën, shpërngulet në Maqedoni për shkak të përndjekjes politike serbe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore; asgjë nuk qenka se A. Kçira vazhdoi traditën e shkollimit – diplomoi Fakultetin e Filozofisë – drejtimin e teologjisë kishtare; pa çka se në vitet ‘60 e ‘70 u angazhua në pajtimin e familjeve të hasmuara dhe këtu bashkë me hoxhën e Baranit dhe shumë veprimtarë tjerë pajtuan familjet e hasmuara, pra kudo hynte don Antoni shtrihej dora e pajtimit; u harrua se zëri i tij nuk pushoi së reshturi kundër gjenocidit dhe padrejtësive serbe që ushtrohej ndaj këtij populli paqedashës që në ato vite deri më 1989, kur shumëkush kokën e fuste në rërë dhe kur edhe vetë detyrohet të migrojë në Amerikë, në Detroit, për shkak se e kërcënuan me njëmijë shantazhe; se nuk la pa udhëhequr dhe marrë pjesë në asnjërën demonstratë që është organizuar nëpër metropolet euro-atlantike; nuk la portë të kancelarive të Evropës e Amerikës pa depërtuar për t’i hedhur dritë të vërtetës shqiptare; në shumë takime në Shtëpinë e Bardhë me ish-kryetarin e Amerikës, Bill Klintonin, në Vatikan me Atin e Shenjtë – Papa Gjon Palin II, në Paris me Zhak Shirak, në Londër me Toni Blerin, në Bon me Shrëder e shumë e shumë përfaqësues dhe zyra tjera diplomatike me ndikim në Evropë e Amerikë…
Ja disa vlerësime të të tjerëve:
Pjetër Arbnori, Shkrimtar, ish i burgosur Politikë për 28 vjet dhe Kretar i Parlamentit të Shqipërisë: “Mbeta shumë i kënaqur me shqiptarët e Detroitit në Kishën e Shën Palit. Eshtë MERITA E FAMULLITRARIT QË KA MBAJTUR TË GJALLË BESIMIN NË ZOTIN DHE KOMBËTARE. Dhënte Zoti, që të gjithë shqiptarët ta ndjejnë veten të bashkuar kudo që janë.”
Dr. Ibrahim Rugova, President i Kosovës:
“Me nderimin më të madh për Tempull të Zotit, që ruan shpirtin shqiptar e fetare të besimit. Kisha e Shën Palit, qoftë bekuar me fjalënderim për atë që KA BËRË PËR KOSOVËN e TË GJITHË SHQIPTARËT. E falënderoj veçantë Imzot Dom Antonin për shpirtin e Tij të madh. Zoti na bekoftë!’
Vlerësime të shumta kanë dhënë edhe shumë e shumë të huaj.
Por le të më lejohet këtu ta përkujtoj edhe një ngjarje, atë të Ramë Bllacës, i cili, mbas përpjekjeve të tij për të mos nënshkruar dokumentin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi (Turqia as sot nuk e ka hequr atë dokument të nënshkruar nga krajli serb në fillim e nga kryekasapi serb Rankoviq, pas Luftës së Dytë Botërore, më vonë, për shpërnguljen e shqiptarëve nën firmën turq)…donin ta vrisnin më të afërmit; por pasi ua bën një pyetje: matni të mirat e të këqijat që ua kam bërë, atëherë vendosni, – ata heqin dorë nga qëllimet ogurzeza.
Për fund: cili nga ne nuk paska bërë një gabim të ngjashëm shfryrjesh e zemërplasjesh! Vetëm shkoni nëpër disa tubime dhe i shihni “të përndritshmit” tanë! Vetëm lexoni intervistat e tyre dhe i shihni se sa me bollëk janë ato!
Të gabosh është njerëzore, por të qëndrosh në gabim, është djallëzore – thuhet në Bibël. Don Anton Kçira e tha të veten edhe pas këtij linçimi mediatik. Ndërsa djallëzia jonë nuk ka të sosur. Ajme!
Komentoni
Artikuj te tjere
Xhevat Rexhaj: Labi - Shembull i moderatorit autokton shqiptar
Blendi Fevziu: Shqipëria në Ballkan!
Urim Gjata: Vrasja apo ''vetevrasja'' e drejtorit te sigurimit Shqiptar Sali Ormenit
Faik Krasniqi: Eksperimentet me qytetaret e Kosoves
Bardhyl Mahmuti: Betimi i Hipokratit dhe Kostumi i Demokratit!
Gani Qarri: Tabela e Republikës
FDBK: Letër drejtuar krerëve të partive politike shqiptare në Shkup
Intervistë për gazetën Zëri me Uk Lushin
Lidhja Shqiptare e Prizrenit: Aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare Dom Anton Kçira...
Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme para debatit për ndryshim të Kushtetutës!
Ramiz Dërmaku: Deri kur kështu o njerëz?!
Arif Molliqi: Cili politikan dhe qeveritar i Prishtinës i di kufijtë e Kosovës (?!)
Detyra jonë sipas Phd. Përparim Demi
Sadbere Karimani: „Ballkani“ dhe „Klani“
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar - Programi
Vera Dushi: Në përkrahje të demonstratës shqiptare të Kërçovës kundër kolonizimit sllav
Fehmi Ramadani : Emocionet e Metës dhe vallja për Luginën!?
Gani Qarri: Kjo, temë-tabu te shqiptarët
Emin Azemi: A duhet ta shpallim Christoph Heinzle, kampion i të pavërtetave për kompaninë Ecolog
Halit Bogaj: Kushner në Graçanicë