Mendime
BDSH: Gënjeshtër apo mitomani?
E enjte, 18.03.2010, 10:24 PM
Në vend të reagimit!
GËNJESHTËR APO MITOMANI ?
Deklarata e Kryetarit të BDI-së se « shqiptarët e Maqedonisë kanë status shtet-formues dhe kanë realizuar ndryshime rrënjësore në Kushtetutën e Maqedonisë » provokoi një varg reagimesh. Emërues i përbashkët i të gjitha reagimeve( edhe të udhëheqësve partiak shqiptar e maqedonas, edhe të analist të pavarur) është sjellja e fakteve që përgënjeshtrojnë thëniet e lartpërmendura!
Sikur të kishim të bënim me një gënjeshtër të qëllimshme nuk do t’u kishim shtuar asgjë reagimeve të shumta. Këtu nuk kemi të bëjmë me gënjeshtër! Por me mitomani !
Në të shumtën e rasteve kur njerëzit normal detyrohen të sajojnë një gënjeshtër për të kaluar më lehtë ndonjë situatë të vështirë ata janë të vetëdijshëm së gënjejnë.
Kjo formë e sjelljes, sado amorale të duket, nuk është anormale. Por, një kategori njerëzish që sajojnë botën e tyre ireale dhe që jetojnë në kuadër të asaj bote paraqesin shenja patologjike.
Këtë patologji, psikiatri i njohur Ferninand Dupré, që në vitin 1905 e emërtoi si ” mitomani”. Ai u mbëtshtet në fjalët greke “muthos” (që do të thotë tregim johistorik) dhe “mania” (çmenduri).
Derisa rrenacaku ndryshon në mënyrë të qëllimshme të vërtetën për të mashtruar të tjerët, mitomani nuk mashtron të tjerët. Ai ka nevojë që të tjerët të aderojnë në atë që thotë, për t’i besuar vet ngjarjeve dhe thënieve të prodhuara nga imagjinata e tij. Duke mos ecur për toke dhe me kokë të mjegulluar mitomani nuk mund të vetëdijesohet për rrethanat në të cilat ai jeton.
As kritikat dhe as argumentimet me fakte nga ana e atyre që nuk i konsideron të afërm nuk mund ta ndihmojnë mitomanin që të del nga bota e ëndrrave të veta. Përkundrazi, vetëm forcojnë rezistencën e tij!
Për mitomanin, në Maqedoni nuk ka as diskriminim racial ndaj shqiptarëve, as vrasje të shqiptarëve, as maltretime, as procese të montuara gjyqësore,as të dënuar me burg të përjetshëm, as varfëri ekstreme,as.... Për te ka status shtet-formues dhe realizim të të drejtave kombëtare!
Shkencëtarët i sugjerojnë rrethit të tij dhe të afërmve të tij që ta ndihmojnë. E vetmja mënyrë për të ndihmuar mitomanin është mos aderimi në botën e tij të ëndrrave. Në të kundërtën, aderimi në këtë botë ëndrrash sa për t’ia bërë qejfin apo me arsyetim se ai din çka flet rrezikon tërë rrethin e vet. Në këtë rast shkenca nuk mund të bëjë asgjë! Në këtë rast vlen vetëm shprehja popullore: Zoti ua ktheftë mend!
Por, në situatat kur mitomani ka pozicion të rëndësishëm politik dhe aderimi i anëtarësisë në botën e tij të ëndrrave vetëm e vetëm për ti pëlqyer liderit ka rreziqe të mëdha të krijojë një situatë patologjike të përmasave të gjëra. Kjo situatë mund ta kontaminojë një pjesë të madhe të shoqërisë sa as Zoti të mos dijë se çka të bëjë me ne!
Bashkimit Demokratik Shqiptar
Bardhyl Mahmuti
Kryetar
16 mars, 2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Shaban Peraj: Mungon edukata për debatin
Gani Qarri: Vizitë Përçmuese
Neki Lulaj: Pse dhe deri kur do të na sundojnë lopët e shenjta të Indisë në Kosovë
Isa Mulaj: Privatizimi i ndërmarrjeve publike nga (pu)shteti privat
Prend Buzhala: Don Anton Kçira dhe filistinët tanë
Xhevat Rexhaj: Labi - Shembull i moderatorit autokton shqiptar
Blendi Fevziu: Shqipëria në Ballkan!
Urim Gjata: Vrasja apo ''vetevrasja'' e drejtorit te sigurimit Shqiptar Sali Ormenit
Faik Krasniqi: Eksperimentet me qytetaret e Kosoves
Bardhyl Mahmuti: Betimi i Hipokratit dhe Kostumi i Demokratit!
Gani Qarri: Tabela e Republikës
FDBK: Letër drejtuar krerëve të partive politike shqiptare në Shkup
Intervistë për gazetën Zëri me Uk Lushin
Lidhja Shqiptare e Prizrenit: Aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare Dom Anton Kçira...
Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme para debatit për ndryshim të Kushtetutës!
Ramiz Dërmaku: Deri kur kështu o njerëz?!
Arif Molliqi: Cili politikan dhe qeveritar i Prishtinës i di kufijtë e Kosovës (?!)
Detyra jonë sipas Phd. Përparim Demi
Sadbere Karimani: „Ballkani“ dhe „Klani“
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar - Programi