Mendime
Shaban Peraj: Mungon edukata për debatin
E merkure, 17.03.2010, 10:57 PM

Për të vlerësuar një njeri nuk duhet shikuar fjalët që i merr era, por veprat që ka bërë gjatë aktivitetit të ushtruar.
Shkruan: Shaban Peraj
Në këtë kohë sikur kanë filluar të jenë më të shpeshta debatet televizive, po edhe ato nëpër kafene të cilët bëjnë të trazohen shpirtërat e atyre që nuk e shohin vetën të sigurtë se ku do të ndodhen pas zgjedhjeve lokale që priten të mbahen në fund të muajit maj apo në javët e para të qershort të këtij viti. Po ti analizosh pamjet e tyre fiton bindjen se të njëjtit kanë filluar qysh tash të skuqen për realitetin ekzistues që e kanë ndihmuar vet ata me sjelljet dhe politikën dështuese që kanë ushtruar, pavarësisht se përmes dhëmbëve deklarojnë për “rezultate” të arritura në këtë përbërje, të bindur se asgjë nga premtimet e dhëna nuk është realizuar, të njëjtit kanë sjellur vetëm telashe ku gjithnjë tentohet të dominojë i forti. Sot, po të ishte mundësia e nxjerrjes së ndonjë sondazhi sigurisht se do të fitohej një pasqyrë reale kush ku është gjetur në këtë legjislaturë, kush sa ka kontribuar për mirëqenie, kush sa ka pasur të drejtë të sjellin tërmete me këtë apo atë partner, dhe kjo për asgjë tjetër vetëm për të dëshmuar atë thënien e Sokratit: “Sa më i paditur, aq më i lumtur”, ku lumturia e qytetarëve buron nga mërzija e cila është akomoduar në shpirtin e tyre. Për ata që sadopak kanë njohuri për të vërteten në shoqëri tani është e qartë se të gjithë zhvillojnë një luftë kundër njëri-tjetrit, gjë që bëjnë opinionin të ndahet në pro dhe kundër atij-atyre, që me punën e atij-atyre e sollën shoqërinë në këtë situatë.
Asnjëri nga këta “aktorë të së vërtetës” nuk mund ta thonë me saktësi se kur vërtet do të ketë mirëqeie, standarte evropiane, të bindur se me këto slogane kemi hyrë në shekullin 21. Këta të debateve mundohen të tregojnë gabimet e njëri-tjetrit pa dhënë alternativa se çfarë zgjidhjesh ofrojnë, cilat mendime i vëjnë në funksion të zgjidhjes së problemeve për të qenë sa më praktik. Katalizatorëve të elitës politike duket se u mungon guximi, kuraja për të qenë autokritik e për të pranuar realitetin e krijuar tani pas njëzetë vjetëve të demokracisë. Të njëjtit vazhdojnë para kamerave televizive duke mos u lënë hapësirë të tjerëve ta thonë ndonjë fjalë, diç të re për politikën e programet për të ardhmen. Hiqen si të mençur duke u ngatërruar punë edhe partive politike dhe thonë: popull i dytë, gjuhë e dytë zyrtare. Ajo që shqetëson është se a e vrasin mendjen këta për të besuar dikush në fjalët e thëna, dhe po të përcillen me vemendje çka flasin del se vetëm përsërisin thashethëmet më të hershme dhe ashtu të hutuar prodhojnë vetëm deklarata patetike e jo punë, jo produkt për t’u besuar dikush.Të gjithë këta kur i shikon se si pozojnë para syve të shikuesve dhe kur i dëgjon se si i përfundojnë fjalët e tyre gjoja se një ditë do të bëhet më mirë të japin të kuptosh se janë të papërgjegjshëm në këtë aspekt.Për sukseset, dështimet e tyre janë vet votuesit që mund t’i ndëshkojnë apo avancojnë, vetëm ata kanë të drejtë të mendojnë me kokën e tyre për të dëshmuar se nuk janë pronë private e partive që përfaqësojnë këta elitarë.
Për këto ndarje politike, krahinore ku vëllau me vëlla shikohen keq a i kanë vënë gishtin kokës këta elitarë politik se kush është shkaktari i kësaj dukurie, kush janë faktorët përçarës në mes të njerëzve, gjë që nga pamja e tyre mund të konkludohet se të njëjtit e kanë humbur torruan dhe nuk janë të vetëdijshëm se kanë hy në bahçe që nuk u takon të vjelin frutet. Është për të ardhur keq që elita e sotme politike nuk ofron standarte për tu besuar ajo masë që me vite mbante shpresë se dikush vërtet interesohet për ta, dhe këta bëhen sikur asgjë e re nuk ndodhë! Natyrisht se ky është dështim i konceptit të tyre për të mbrojtur veprimet dhe deformimet e bëra shqiptarçe. Përgjegjësia bie tek ata të parët të cilët me një politikë pa vizion, pa guxim braktisën ëndrrat e shumë shqiptarëve, pa pasur dëshirë për të bindur dike se vërtetë ka pasur ndryshime, pa bindur dike se politika e udhëhequr prej tyre mund të japë frute në një të ardhme të afërt, gjë që nuk mund të bindë askend se kanë mbetur në frymën e interesave të atyre që i votojnë. Kjo është një klasë politike që ka humbur kredibilitetin brenda korpusit zgjedhor duke na bindur çdo ditë e më shumë se mungon fryma që do të na shpëtonte nga më e keqja e mundshme që na kanoset pikërisht nga këta elitarë.
Kjo nuk është akoma një analizë e asaj çfarë është punuar për këto vite, ajo do të pasojë, megjithatë zgjedhjet vendore që po vijnë do të tregojnë më së miri ballancin në mes të subjekteve politike (për fat të keq i kemi shumë), koalicionet e mundshme që mund të krijohen të përcjellura me dinamikën shoqëruese. Ajo që hetohet në këto debate është se asnjëri nuk ofron programe, nuk ofron vizion se çfarë do të punohet, ajo që dëgjohet janë tensionet e krijuara në mes tyre sikur të ishi bashkim artificial pa pasur rrespekt për njëri-tjetrin, sharje e fyerje nga më të ndryshmet të bindur edhe ata vet se:” kështu e hanë pazari”, disa avantazhues dhe disa disavantazhues të cilëve edhe në debate u kërcënohet dhe u shkurtohet fjala, një acarim politik për shkak të ballafaqimeve të ardhshme që pritën të mbahen në prag të zgjedhjeve lokale. Ajo çfarë është duke ngjarë në debate televizive më tepër i ngjanë një shoqërie që është e prirur për të krijuar skandale pas skandaleve gjë që tek votuesi e shkuesi krijon më shumë mosbesim drejt së ardhmes karshi asaj që presin qytetarët tanë për një rregullim të zhvillimit ekonomik, social e kulturor dhe kjo është loja e radhës me fatin e atyre që presin diçka më mirë në interesë të shoqërisë, individit në një kohë kur shumë të këqija të tjera rëndojnë mbi supet e tyre.
Komentoni
Artikuj te tjere
Gani Qarri: Vizitë Përçmuese
Neki Lulaj: Pse dhe deri kur do të na sundojnë lopët e shenjta të Indisë në Kosovë
Isa Mulaj: Privatizimi i ndërmarrjeve publike nga (pu)shteti privat
Prend Buzhala: Don Anton Kçira dhe filistinët tanë
Xhevat Rexhaj: Labi - Shembull i moderatorit autokton shqiptar
Blendi Fevziu: Shqipëria në Ballkan!
Urim Gjata: Vrasja apo ''vetevrasja'' e drejtorit te sigurimit Shqiptar Sali Ormenit
Faik Krasniqi: Eksperimentet me qytetaret e Kosoves
Bardhyl Mahmuti: Betimi i Hipokratit dhe Kostumi i Demokratit!
Gani Qarri: Tabela e Republikës
FDBK: Letër drejtuar krerëve të partive politike shqiptare në Shkup
Intervistë për gazetën Zëri me Uk Lushin
Lidhja Shqiptare e Prizrenit: Aktivisti i palodhur i çështjes kombëtare Dom Anton Kçira...
Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme para debatit për ndryshim të Kushtetutës!
Ramiz Dërmaku: Deri kur kështu o njerëz?!
Arif Molliqi: Cili politikan dhe qeveritar i Prishtinës i di kufijtë e Kosovës (?!)
Detyra jonë sipas Phd. Përparim Demi
Sadbere Karimani: „Ballkani“ dhe „Klani“
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar - Programi
Vera Dushi: Në përkrahje të demonstratës shqiptare të Kërçovës kundër kolonizimit sllav