E enjte, 24.07.2025, 10:55 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Letër zotëriut Isa Mustafa - Kryetarit të Prishtinës...

E enjte, 18.03.2010, 10:55 PM


LETER ZOTËRIUT ISA MUSTAFA-KRYETAR I PRISHTINËS DHE NJERIUT TË ADHURUAR NGA ANËTARËSIA E LDK-së

Nga Xhevat Rexhaj

I nderuar Kryetar i kryeqendrës sonë, Zotëri Isa Mustafa

Që në fillim më duhet të kërkoi falje për vendimin tim që e mora që një personaliteti si juve të u drejtohem me letër, por vetë rrethanat dhe momentet e bëjnë këtë gjë të arsyeshme ngase formë tjetër nuk po ka që të prezantohen shkrimet e mia dhe shumë të tjerëve që janë me ide dhe moral të fortë Ldkistë edhe në vetë faqetë e ndryshme të internetit të administruara nga struktura të LDKsë ngase ne nganjëher po jemi kritikë ndaj didsa dukurive negative që po ndodhin në taborinë e shtëpisë sonë të quajtur LDK.

Zotëri kryetar, ne jemi shumë aktivistë që jetojmë dhe punojmë në shtetet demokratike perëndimore, jemi njerëz me referenca dhe njrëz të dijesë në shumë fusha, por edhe jemi të mësuar me funksionimin e një demokracie me principe të forta morale dhe ligjore. Të tillë ka më shumë në Kosovë andaj une mendoi se edhe ne nga perëndimi mund të kontribuojmë me ide, me, gjykime të mira dhe me vërejtje për një më të mirë për partinë tonë në veqanti e ndoshta edhe më gjerë. I nderuar shumica absolute e simpatizantëve dhe anëtarëve të LDKsë me entuziazërm dhe me krenari kanë përcjellur fushatën e juaj elektorale, fushtë të një niveli të lartë karakterizuar nga një personalitet me ndërgjegje të pastër, me moral familjar dhe politik, me afinitete të forta dhe me përgjegjësi të gjithanshme, ju ishit vetë personifikimi i LDKsë dhe figurës madhore të Presidentit Rugova, ju nuk shanit, nuk kërcënonit dhe nuk shantazhonit kundërshtarin tuaj, por me pijetet dhe 
Prof. Dr. Isa Mustafa
Prof. Dr. Isa Mustafa
me me një intelektualitet të lartë jepnit sinjale se LDKja do të forcohet dhe se gjërat do të merrnin rrugën për së mbari. Ju Zotëri ngritet moralin e lëkundur dhe të nepërkembur të antarësisë së LDKsë, ju dhatë shenja se kur LDKja do athere edhe fiton, ju na bëtë që të ndihemi krenar për punën  e dhe angazhimin e qindra mijra aktivistëve të LDKsë të cilët gjithhere dhanë maksimumin për Kosovën e e pavarur, për një shtet ku njerëzit çmohen, ku njerëzit shijojnë të mirat për të cilat edhe vetë kishin kontribuar, ju dhatë mesazhe se në demokraci ecet përpara vetëm me demokratë që kanë së pari kulturë familjare dhe pastaj njerëzore. I nderuar ne jemi, pra anëtarësia të prirur që të kemi udhëheqës që ka një personalitet që ka vlera por edhe që është i fortë në mbrojtjenë e vlerave, as ne nuk jemi kundër asnjë partie në ekstremitet por thjeshtë e duam partinë tonë e duam se jemi të vetëdijshëm se aty ka vlera të çmuara, pra ne jemi thjeshtë shqiptarë që duam mirëqenje por edhe udhëheqës me kapital njerëzor siq jeni ju.

Tani më do ndalem në atë për çka kam marr mundin të ju shkruaj.

Votimet lokale LDKja i humbi, por fal jush disi nuk na rroku infrakti ngase ju treguat se si luftohet për vota dhe kryeqytetatist, ose thënë thjeshtë prishtinasit me shumica apsolute ju besuan edhe 4 vite udhëheqjenë e Prishtinës, pra ju na e shpëtuat fytyrën. Përseritja në 3 komuna na bëri edhe më shumë nervoz, humben komunat, humbi Prizreni dhe Gjilani, dy qendra të mëdha të Kosovës, humbi pra LDKja.

I nderuar me 11 prill mbahen zgjedhjet në komunën e Istogut në vendlindjen e Presidentit Rugova për të zgjedhur pasardhësin e njërit nga më të af¨rmit që ishte me të pra për të zgjedhur kryetarin e Istogut pas vdekjesë dhe humbjesë së adhe me F. Feratin. I nderuar në Istog ka kandiduar një njeri që ishte kryeshef i ekzekutivit, një njeri që me vite zbatoi dhe finalizoi projekte madhore për Istogun, një njeri që posedon vlera morale dhe kombëtare, një njeri që në familjen e ngushtë ka të gjithë me fakultet dhe profesione të duhura, një njeri që ishte dhe është i përkushtuar për Istogun, një njeri që nuk ka nevoi për asnjë korruptim, një njeri që edhe është antarë i KP të LDKsë dhe mik shumë i ngushtë i të ndjerit F. Ferati.

I nderuar Z. Mustafa, jam i vetëdijshëm se jeni kryetar i Prishtinës, por edhe jam i vetëdijshëm se keni një pbligim madhor që në këto votime në Istog ju personalishtë të jeni pjesë e shtabit zgjedhor, ju të jeni prezent në Istog sa më shumë dhe ju të jeni në fushatë, jeni të mirëptitur nga istogasit, këtë kam patur rastin ta vërtetoi edhe gjatë qëndrimit tim në Istog me rastin e vdekjesë së F. Feratit një mikut tim të afërt dhe të dashur për jetë e mot, pra istogasit do të ndiheshin të privilegjuar që ju të jeni pjesë e fushatës, keni integritet dhe keni personalitet të fuqishëm, ju jeni ai që më së shumti do e ndihmoni fitoren e Haki Rugovës dhe LDKsë në Istog, ju jeni të thirrur që të bëni të mundur vazhdimin e projekteve të LDKsë për qytetarët e Istogut, pra ju jeni të kërkuar nga qytetarët e Istogut ju thërret edhe Cerrca e I. Rugovës.

I nderuar Z. Mustafa këto që po shkruaj janë nga zemra dhe nga dëshira jo vetëm e ime që ju të jeni pjesë e fitorës së LDKsë në Istog, kandidati për kryetar është njeri me merita të mëdha për ndertimin e infrastrukturës istogase, ai duhet të vazhdoi tani më si kryetar punët që e presin dhe ju jeni ndihma më e mirë.

Për terë këtë besoi se do ta keni edhe përkrahjen e vetë Kryesisë së LDKsë

 

Xhevat Rexhaj- LDK-istë

Publicist - intermediator në Zvicerr


(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx