E diele, 28.04.2024, 06:18 AM (GMT+1)

Mendime

Sokol Demaku: Cdo pjesëtar i mërgatës shqiptare në diasporë është një ambasador

E shtune, 20.03.2010, 02:06 PM


Cdo pjesëtar i mërgatës shqiptare në diasporë është një ambasador

Kështu thot Flamur Gashi nga Kinna e Suedisë i cili tri vite me radhë ishte në trupen ushtarake suedeze në kuadërt ë KFOR për ruajtjen e paqës dhe ndihmë banorëve të Kosovës në kohën e pas luftës.

Nga Sokol DEMAKU

Ishtin vitet e nëntëdhjeta kur trojet shqiptare u zbrazën.
Ishte loja me e ndyrë e kohës që luhej në Gadishullin Ballkanit. 
Një lojë që kishte për qellim zhdukjen nga faqja e dheut të shqiptarëve nga trojet e tyre jetike.
Kjo ishte një politikë e përpunuar nga kuzhinat e fqinjeve tanë verior, pra nga kuzhinat sllave për largimin përgjithmonë të shqiptareve nga troejt e tyre.
Karvanet e të pambrojturëve drejt dyerve të Europës ishin sa trishtues edhe tragjik, një popull i terë ishte ne egzod.
Në këtë egzod të kësaj kohe ishte edhe familja e personazhit tonë Flamur Gashi nga fshati ish Kryshevc  i komunës së Skenderaj në Drenicë.
Familja e tij para nentëmbdhjetë vitesh kur ky ishte nëntë vejqar mësyn dyertë e perendimit për të gjetur shpetim nga rreziku që u kanosej shumë familje shqiptare nga shfarosja slave.
Po sa me kujtohet atëhere une isha shumë i ri por mbaj mend se ishte shume interesant per mua ai rrugëtim i pazkont me autobus nga kosova për ne përendim thotë Flamuri i cili sot me krenari fletë per vetren dhe punene tij që ai ka berë në kaudër të KFOR në Kosovë për tri vite me radhe sa ai ishte atje.
Erdhem ketu në Skandinavi. 
U vendosëm në shtetin Suedez. 
Si zakonisht mbaj mend se ne fillim nuk ishte leht per ne ti pershtateshim jetës ne vend të huaj, por fal kujdesit dhe ndihmes se shtetit suedez ia dolëm.
Une fillova shkollen fillore e me pastaj pas marrjes se lejes së qendrimit të familjes sime u vendosem ne nje qytet të vogël në Suedin perendimore ku edhe sot jetojme e ky quhet Kinna.
Kam kryer gjimnazin dhe pas kesaj ne vitin 2000 pasi e ndjeja veten mire vendosa te lajemrohem per te kryer sherbimin ushtarak ne Ushtrine suedeze ku edhe ia arrita qellimit.
Gjatë sherbimit deshira ime ishtre, pasi mudnesia egzistonte që të sherbej ne trupat paqruajtese suedeze te cilat ishin te vendosura ne Kosovë.
Ia arrita qellimit keshtu qe në vitin 2000 qendrova per gjashte muaj me ta në Kosovë.
Ishte kjo ide e imja pasi që në kohen kur Kosova kishte envoje per mua, kishte nevoje per ndimë unë isha i ri dhe mudnesia ime per kete ishte shume e vogël, vendosda tani ta kryej këtë obligim ndja vendit tim. Ishte edhe një qeshtje tjeter qe me shtyu të marre kete vendim. Ishti viti i pare qe vizitoja Kosovën , vendlindjen time Skenderjanë pas lufte. Aty në qytezën time pash duke shetitur shume unshtar franqezë të cilët ishin në trupat paqruajtese në Kosovë e kjo më dha edhe me shume kurajo që edhe une të jem një nga ata të cilët do ti montribuojnë vendit tim.
Pra kjo eshte ajo që mua me shtyu të jem në kosovë së bashku me paqruajtësit suedez.
Flamuri thotë se ka qene edhe tri here tjera nga me paqruajtësit suedez ne sherbim në Kosovë dhe se ka pershtypje të mira nga koha që ka kaluar atje. Ishte inetresant jeta ne Kosovë, kontaktete me bashkekombasit dhe me suedezet.Isha pra herëne  parë në vitin 2000, pastaj per të dytën herë gjatë vitit 2002 dhe të tretën ne vitin 2003. Me duhet të them se ushtarët suedez në bashkepunim me Organiztata Joqeveritare nga Suedia atje kanë dhe kanë pasur edhe një detyrë tjetër që për at popull atje ka nje domethen je shumë të madhe e kjo ka të beje me ndihmat që keta u kanë dhenë shqiptareve dhe të gjithe atyre që jetojnë ne Kosovë dhe kanë nevojë për to. Me kujtohet një rast konkretr kur ishim  në teren ne disa fshatra të rrethit të Prishitnës në vitin 2002 kur hasëm në një familje të cilës i ishte shakterruar cdo gjë nga lufta, fëmija flenin në cadra e kjo la një përshtypje tek koleget e mi ushtar suedez. Menjëhere filloj aksioni per ndihmë kësaj familje, ne i ndihmuam se bashku me organizatën humanitare suedeze “Erikshjälpen” ta ndertojë shtepin e grupi tjetër i cili do vazhdoj misonin pas nesh atyre ua ka moblua shtëpin, pra ka vazhdue aksionin që ne e kemi fillue. Kjo ishte një vetëm prej atyre rasteve të cilat unë mund ti përmendi gjatë sherbimitm tim në trupën paqruajtëse suedeze në kuadër të KFOR në Kosovë.
Çdo pjesëtar i mërgatës sonë në diasporë, është një përfaqësues, që prezenton jo vetëm
veten si individ, familjen por edhe trevën, ai është një përfaqësues tipik dhe i drejtë i popullit dhe kombit shqiptar, është një ”plis-dheu” i humanizuar i vendlindjes dhe atdheut të vet,
i cili kudo që të shkojë në rruzullit tokësor, ai përveç mallit e nostalgjisë, respektit dhe dashurisë ndaj atdheut, bart me vete edhe mikpritjen e bujarinë, sinqeritetin e fisnikërinë, besën e zemërgjerësinë, virtyte këto që e shquajnë dhe e stolisin si pjesëtar të denjë të një populli me kulturë të lashtë autoktone, banor i Ballkanit dhe Evropës, nga ana tjetër. Ky është identiteti i tij kombëtar, kudo që gjendet ai. Me një fjalë, pjesëtari i mërgatës shqiptare në diasporë është si një ambasador tipik  origjinal që në mënyrën të denjë manifeston cilësitë dhe tiparet e kombit dhe shtetit tonë. Kjo është ajo cka ne si komb na bën të jemi ata që jemi dhe të kem respekt në cdo skaj të botës pa marrë parasysh ku ndodhemi.
Edhe sot pas perfundimit të sherbimit tim në trupen  paqeruajtese suedeze në Kosovë kam kontakte me shumë familje të cilave ne u dualem ne ndihmë, u dham mkurajo per jetë dhe i ndihmuam në kapërcimin e probmeve jetësore me të cilat ata hasnin në cdo pore të jetës. Edhe shumë miq të mi suedez me të cilët edhe sot kam kontakt këtu në qytetin ku jetoj me admirim me flasin për ditët që kaluam në Kosovë. 
Edhe sot shume organizata humanitare suedeze janë ende prezente ne Kosovë dhe së bashku me KFRO suedez ndihmojn shumë banor në përballimin e jetës në kushtet në të cilat ata sot janë. Kjo ka një rendësi të madhe për ne, por edhe ne si diapsorë jemi shumë aktiv në këtë drejtim por duhet bër edhe më ne mënyrë qe tu dalim në ndihmë të gjithe atyre që kanë nevojë, sepse nevoja per ndihmë pas luftës tek kjo popullat e shtetit me të ri në botë është më se e domosdoshme dhe e nevojshme.
Po të me ipet rasti edhe sot me siguri do isha atje tu ndihmoj bashkëkombasëve te mi.


(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora