E diele, 28.04.2024, 05:57 AM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Kryediplomati shqiptar z.Ilir Meta , në vizitë në Beograd , Preshevë dhe Bujanoc...

E shtune, 20.03.2010, 04:18 PM


Nëse kryediplomati shqiptar  z.Ilir Meta nuk ka njohuri për shqiptarët në Krahinën  e mbetur nënë administrimin e Serbisë  të merrë mësime së paku nga reciprociteti . Çfarë të drejtash gëzojnë Serbët lokal të Kosovës , minimum t’ju garantohen edhe banorëve  shqiptarë në Komunat :  Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë . Por edhe çfarë bënë dhe ju ndihmon Republika e Serbisë , sërbëve lokal të Kosovës , po ashtu Shqipëria ti mbështet  shqiptarët  në Republikën e  Serbisë  . Kjo  vizitë e  z.Kryeministri dhe Ministrit të  punëve të jashtme  z.Ilir Meta  është jo në nivel  . Gati se pa infomata  të nevojshme  , kjo sjellje dhe  këto  veprime  nuk ndihmojnë    realizimin e aspiratave dhe synimeve të popullatës shumicë të tri Komunave . Kjo vizitë kaloi pa asnjë kritikë apo kërkesë  së paku gojore drejtuar pushtetit  të Serbisë dhe pa asnjë këshillë për shqiptarët  autokton nuk u mendua fare së paku t’ ju premtoj se do të kenë përkrahjen e Shtetit Shqiptarë   . Me kët vizitë  z.Meta së paku  , pse nuk ju premtua studentëve shqiptarë  që do të ken kuotën e rritur në shkollimin e kuadrove të ksaj Krahine apo në çështje tjera shumë të nevojshme .

****

Deri më tash janë tri elemente , veprime që kanë peshë edhe me aktet më të larta ndërkombëtare që Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës  si një tërësi rajonale  kan bërë dhe po bëjnë përpjekje të vazhdueshme që të dallohet , të fomojë një identitet të vetin si me :

I - Referendumin më 1992  ,

II - Formimin e UÇPMB-së dhe

IIII - Marrëveshjen e Konqulit

 Me rastin e vizitës të kryediplomatit të republikës së Shqipërisë në Beogrda , Preshevë dhe Bujanoc ishte një vizit simbolike  , shumë domedhënjëse  dhe që ngjalli  emocione  tek  shqiptarët  autokton të ksaj Krahine   . Kjo vizitë përfundoi  vetëm me këto dhe asgjë nuk u tregua konkretisht  që është dashur të jetë  më e pregaditur  , pasi ishte e para e këtij niveli të lartë pas përfundimit të luftës së fundit . Kjo vizitë së pari është e vonuar tepër , por edhe kur u arritë të kuptohet që vertetë shteti shqiptarë të kujdeset për Krahinën  e mbetur nën administrimin e serbisë të banuar me popullatë shumicë shqiptare . Para se të bëhet kjo vizitë është dashur të mirren parasysh shumë rrethana , ngjarje të tjera që kanë ndodhur  që nga fillimi i prishjes se ngrehinës artrificiale të quajtur Jugosllavi .  z. Meta ka harruar  : Që shqiptarët në këtë pjesë kan  organizuar dhe mbajtur më 1 e 2 mars 1992  referendumin ku , pjesëtarët e popullit ton që jetojn në Komunën  e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës shpallën  dhe organizuan  referendumin , e shpallën këtë Krahinë si Autonome . Është  themeluar edhe Kuvendi për  Autonomi  territoriale - Politike të Shqiptarëve të tri komunave të cekura më lartë , me të drejtë bashkimi me Kosovën . Ku përherë të  parë shqiptarë në këto troje jashta kufijve administrative të Kosovës  problemin e ngritën në nivelin më të lartë të organizimit duke organizur dhe mbajtur referendumin , duke matur vullnetin dhe  verdiktin e popullit  në mënyrën më plebishitare  , ku votuan  një përqindje prej 98,43%  . Ky ishte një akt sublim  i ksaj Krahine shqiptare   Por megjithëatë , mungon finalizimi dhe konkretizimi , vënja në jetë e rezultateve të Referendumit për një  Autonomi Territoriale – Politike dhe me të drejtë bashkangjitje me Kosovën amë . Nuk duhet harruar për asnjë çastë që pas referendumit u bënë përpjekje të shumta që Shqiptarët e ksaj zone mos të pajtohen me gjendjen e tyre në shumë sfera , kur edhe organizuan dhe bënë luftën e armatosur nga përfaqësuesit më të mirë të popullit  . Pra kjo Krahinë ka ngritut dhe  formuar  edhe formacionin ushtarakë  UÇPMB-në  , ku mendojm se ka krijur një identitet si Krahinë me shenja dalluese edhe në nivelin politik dhe ushtarak ndërkombëtarë .

Pas shumë betejave dhe luftërave heroike u arritë që Shqiptarët të faktorizohen në nivelin më të lartë dhe të ulen të tryezën e bisedimeve . Marrëveshja e Konqulit ishte bisedim në mes të tri palëve     . Është ndalur lufta e armatosur duke  u nënëshkruar  kjo  marrëveshje nën  prezencën e faktorit politikë dhe ushtarakë ndërkombëtarë  .   Prandaj  është dashur  ta  posedoj  informacionin e saktë z. Meta  se ka pasur luftë të armatosur  për  realizimin e të drejtave  . Është  dashur të  kërkohet  demilitarizimi i ksaj Krahine  . Ku këto ishin edhe  kushte konkrete  trë marrëveshjes lidhur me ndërprerjen e luftimeve . Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konqulit dolën në shesh shumë çështje si shkatrrime që bëri shteti Serbë për dëbimin dhe zhvendosjen e shumë lokaliteteve Shqiptare si të infrastrukturës dhe të qindra shtëpive , të mijërave banorë të dëbuarë që lëshuan trojet e tyre . Si pasojë e luftës vetëm pas qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 vetëm në Komunën e Gjilanit të ardhur prej tri Komunave janë 1742 familje me 11.783 banorë , kurse në tërë Kosovën mbi 50 mijë banorë ,  këto  shifra  pranohen edhe nga UNHCR-i .  Kategoria e të zhvendosurve në veqanti nga Komuna e Medvegjës , Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës janë problemi shumë i mprehtë që asnjëherë qeveria Serbe nuk dëshiroj , as të ndëgjoi se le të pregadisë dhe t’ua afroj , bëjë një ofertë serioze dhe të interesohet , të investoj për rikthimin e tyre në shtëpit dhe pronat e veta . Nga Këshilltarët e tij politikë z.Meta është dashur të kërkoj infomata shtesë  se  janë mbajtur disa  seanca të përbashkëta  të gjithë Këshilltarëve Komunal shqiptarë  të zgjedhurit e popullit , ku kanë miratur edhe platforma të përbashkët politike .  Qeveri e Shqipërisë  është dashur të mbaj qëndrime  të prera dhe të kërkoj kushte për pjesëmarrjen e shqiptarëve  për zgjedhjet nacionale për   parlamentin  e  serbisë  .  Është  miratuar  një platformë Politike në tri pika themelore : Parimet ku ka edhe  kërkesa të  veqanta dhe dispozita përfundimtare ku nga Këshilltarë Komunalë është miratuar  , kjo mbledhje e këshilltarëve shqiptarë është  përsërit edhe më 25.01.2009 .

           z.Meta në vend që Beogradit t’i shtrojë ngrisë  dhe  parashtroj  problematikën para  qeveritarëve

                                                            të Republiksë së Serbisë se :

Nuk është  investuar fare në kthimin e të zhvendosurve , në investime por edhe nuk po i ndalen arrestimet dhe burgosjet politike  . Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën Komunale të tri Komunave si : Në policin multietnike numri i policëve shqiptarë ku duhet të përfaqësohen në edhe në hirarkin komanduese të saj .   Kuadri  komandues nuk përputhet me numrin e popullatës shumicë të ksaj Krahine  . Po i detyrojnë Policët shqiptarë të shërbejn jashta Komunave të veta . Në  gjykata ka numër shumë të paktë shqiptarë . Në shëndetësi  po ashtu duhet të shkohet për një kontrollë të rëndomtë në Prishtinë , Vranjë , Leskoc apo Beograd . Kërkesat gati se nuk kanë ndërruar që nga ajo kohë për ndërtimin e një Spitali të maternitetit dhe atij të përgjthshëm Rajonal . I kujtojm z.Meta se ka  një  psikozë të mbështeteur dhe të arsyeshme , për shkak që në këtë Rajon kemi 30 baza ushtarake me një arsenal të madh armatimi të përqendruar  krejt  afër  kufirit me  Kosovën . Cepotini një bazë ushtarake afër qendrës së Bujanocit , po përhap një psikozë të frikës dhe të pa sigurisë . Demilitarizimi i ksaj zone  dhe kontrollimi  i këtij  Rajoni në bazë të marrëveshjes së Konqulit nuk është duke u respektuar  . z. Meta është dashur ta dije  se : Mungon shkollimi i lartë në gjuhën amtare , shqiptarët pse të mos ken një Universitet publikë në gjuhën shqipe . Neve shqiptarëve duhet të na lejohet edhe me dispozita ligjore dhe me kushtetutë , përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare .
- Të ndërtohet një Spital i përgjthshëm Rajonal në Preshevë .
- Të lejohet dhe rregullohet me ligj përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet .
- Të ndahen mjete për nxitjen e zhvillimit të Rajonit ku shqiptarët jetojn nëpër lokalitete .
- Të paguhen dëmet dhe shktarrimet e shtëpive si pasoj e luftës .
- Policia dhe ushtria të kthehen nëpër kazerma dhe mos të krijojn psikozë të frikës sikur që është baza ushtarake në Cepotin 7 km afër qytetit të Bujanocit , Malësi të Bujanocit , livadhi të Shehut mbi Preshevë e në disa pika të Komunës së Medvegjës .
- Zona e kufirit dhe tër teritori i tri Komunave të jet nën kontrollën dhe monitorimin e vazhdueshëm të forcave ushatarake të NATO-s apo OKB-së  së bashku me policin multi-etnike e jo ushtar e gjandarmëri .
- Të ketë liri të plotë të lëvizjes nëpër të gjitha lokalitetet shqiptare veqmas nëpër brezin kufitar Kosovë –Serbi .
- Të krijohen kushte për kthimin e të zhvendosurve në trojet e veta .
- Sa i përket Republika e Serbisë duhet ti pranoj zyrtarisht që ka patur zhvendosje të popullatës si pasoj e luftës .
- Të ndahen mjete për kthimin e tyre nëpër shtëpit e veta .
- Duhet t’ju njifet të gjithë shqiptarëve që janë të lindur në Republikën e serbisë pas viti 1945 e deri më sot ti posedojn nga dy nënështetësi , pra të ruajn nënështetësin e serbisë dhe nëse dëshirojn mundë ta marrin edhe të Kosovës , Shqipëris , Maqedonisë apo Malit të Zi  kjo të rregullohet më ligjë .
- Të rregullohet ngritja dhe themelimi i Këshillin Nacional shqiptare me ligjë nga tri Komunat , e jo për çdo muaj të riemërohet dhe komponohet një grupim i quajtur ,, Trup Koordinues ‘’ .
                                                       Kryediplomati shqiptar z.Ilir Meta është dashur ta ngritë se  :
- Duhet të shpallet e vdekur apo të plotësohet marrëveshja e Konqulit nën prezencën e faktorit shqiptar , serbe dhe Ndërkombëtarë si ushtarak edhe politike . Nëse nuk plotësohen këto kushte atëher shqiptarët nuk kanë nevoj të marrin pjesë në zgjedhje për parlament nacional të Republikë së Serbisë .
- Të rikonfirmohet edhe një herë : Referenedumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 ,
- Duhet të ruhen , konzervohen monumentet e trashigimis kulturore nga e kaluara historike shqiptare .
- Të lejohet ngritja e shtatores së heroit tonë kombëtarë Skënderbeut në qendër të Bujanocit .
- Të ndalohen kurdisjet , montazhet dhe inskenimet për gjykime politike jo vetëm për ish-lutëtarët e UÇPMB-së , por edhe figura tjera publike me ndikim .
- Shqiptarët të përfaqësohen në ndërmarrjet Publike, sistemin bankar , në shërbimin konzulor dhe diplomatikë nëpërë dikastere të ministrive dhe Komisione paralamentare nëse dëshirojn për pjesëmarrje në pushtetin qendror . Këto të drejta serbët lokal të Kosovë i gëzojn , kurse shqiptarët në Serbi ende ballafahen me plotësimin e tyre . Kjo vizitë nuk e ka patur kuptimin dhe ndikimin që të jetë për Kosovën sepse tashmë Kosova është shtet i pavarur dhe i njohur nga 65 shtete më të fuqishme të botës Kjo vizitë është dashur të bëhet exluzivisht për hirë të pozitës tejet të  palakmueshëm të shqiptarëve në  Komunënë e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës dhe në pjesët tjera të Republikës së Serbisë .
 Gjendja e të drejtavë të shqiptarëve në këtë Krahinë është tejet alarmante dhe e vështirë , prandaj është dashu kërkuar që sa më par të plotësohen  këto kushte pse jo edhe standard   .  Është dashur  të pregaditët shumë më mirë me njohuri dhe informacione të mjaftueshme z. Meta për mos investimet dhe shpërnguljet e heshtura të shqiptarëve nëpër Europë . Shpesh ka vizita të diplomatëve dhe konzujve të ndryshem sidomos Evropian në këto tri Komuna , por gjendja e tyre nuk është aspak e përmisuarë  . Prandaj edhe kjo vizit e z. Meta asgjë nuk ka sjellur për shqiptarët në këtë Krahinë .

z. Meta është dashur të kërkoj nga  Kryetarët e tri Komunavë  , këshilltarët Komunal shqiptarë  dhe nga njërzit tjerë me     

                                                   ndikim dhe subjektete e tjera politike që :

- Të unifikohen  qëndrimet dhe kërkesat  e  faktorit politikë dhe ish-ushtarakë  i  Shqiptarëve të tri Komunave . Të ndertojn një strategji veprimi

- Të këmbëngulin  në kërkesën e tyrë që të  ftojn  bashkësin Ndërkombëtëre për monitorim dhe pranim të tyre  duke  ftuar forcat ushtarake të OKB-së ose të NATO-s për një prezencë të përhershme  në këtë Krahin . Qeveri e Shqipërisë shumë më shumë bëri për sërbët lokal të Kosovës se sa për shqiptarët nga Krahina e mbetur nënë admisnistrin e serbisë .  Të kujtojm së në Tiranë në fillim të këtij viti ishte një delagacion i lartë i sërbeve lokal të Kosovës  në krye me dy Ministra aktual serbe në qeverin e Kosovës  ku u pritën në nivelin më të lartë edhe nga Kryeministri  Shqiptarë z.Sali Berisha dhe  Presidenti  z.Bamir Topi , ku ju premtuan një donacion prej katër qindë mija euro për Komunën e Graqanicës .  Herave te tjera para se të marrin vendim përë ti vizituara këtë Krahinë të banuara nme shumicë shiptarë të merrë infomacione të duhura e tek pastaj të marrë vendim çë  ti vizitoj këtë krahinë shqiptarë . Mbesim me shpresë që në vizitën e ardhshmë të Presudentibn të Shqiptrësis në beogradë të përashtroj dhe kërkoj çë çështjë e shqiptarëve ende nuk është zghidhur dhe kërkon një zgjidhje . Po ashtu edhe nëse realizohet vizita e paralajmruar e presidetendit e Serbisë në Shqipërëis duhet  të jetë në këtë drejtim që shteti shqiptarë të kërkon prej serbisë se shqiptarëve që kan mbetur nën administrimi e serbisë ende nuk gëzojn kurrfarë të drejte ! .

****

Le    jetë  një mësim , herave të tjera , më mirë mos  të vizitohet nga krerët e shtetit shqiptarë Beogradi ,  Mesdvegja ,  Bujanoci dhe  Presheva  , se sa të bëhet  një vizitë dhe kjo mos të  jetë në interes të drejatve të shqiptarëve të ksaj Krahine !  

 

E- majl  : refikhasaniani@hotmail.com       18.03.2010     

 

Autori   është prof. i Ekonomisë  nga  kjo Krahinë e mbetur nënë administrimin e Serbisë , mirret me publikime , ka kërkuar themelimin  e një Universiteti  publik në gjuhën shqipe dhe  vendosjen e shtatores së heroit tonë kombëtar ,,Skënderbeu’’ në qendër të Bujanocit  në vitin 2007 .             

 


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora