E enjte, 01.05.2025, 01:30 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Diktati i jetës nën dirigjimin e paketës ose bëni çfarëdo që u themi

E enjte, 25.03.2010, 10:24 PM


Diktati i jetës nën dirigjimin e paketës ose bëni çfarëdo që u themi

 

Nga Blerim Rrecaj

 

Jeta vazhdon se s’ka tjetër punë. Me tik-take orësh e zemrash. Pa na pyetur. Dielli lind dhe perëndon. Ditët dhe netët i lënë vend njëra tjetrës me ritmin e frymëmarrjeve tona. E cilat fjalë t’i përzgjedh për të vazhduar më tej. Për të thënë të paktën diçka. Ca fjalë. Nga kjo geto e ngulfatje koloniale që mbizotëron në këtë pjesë shqiptare.Dikush tha se kishte parë ëndërr shtëpi të djegura. E dikush drita të ndezura. Dikënd e shoqëron një dhembje. E dhembja prej dhembjes dallon. Mendimet bredhin prej një vendi në një tjetër. Nga bregu në breg. Nga njëri shpat në tjetrin. Nga kodra në kodër. Edhe qiellit a qiellrave të llojllojshëm. Nga njëri kufi te tjetri nëpër etnikumin e hapësirën tonë. Rrugët e hapat tanë kah po na shpiejnë. Nga po na çojnë? Drejt, majtas , djathtas, kthesave, qorrsokaqeve, rrugëve me e pa kthim…Cfarë shqetësimesh na mundojnë dhe ç’kujtojmë nga ajo që ngjau nëpër ëndërr nëpër jetë siç thuhet në një varg? Të cilën e kemi dhuratë ashtu siç e kanë edhe të tjerët . Dhe të cilën e përbëjnë copëza nga ambienti familjar e shoqëror. Cdo të citojmë a çdo të ngjasojë me atë që na ra e na bie për ta parë, dëgjuar a lexuar? Cdo të themi për fatin e përbashkët njerëzor e kombëtar. Nga çfarë lëngojmë dhe në çfarë gjendje i kemi plagët? Po me kujtesën, harresën, përpjekjet për mbijetesë që vazhdojnë? Ditët e edhe çastet i shtohen moshës sonë. Flokët kur na rriten i prejmë dhe me to kanë punë berberët.Kostarët kanë punë me barin tashmë kur po hyjmë në pranverë.”Ju kujtohet mirë e dini ndodhi Prizreni e më parë Berlini” këndon këngëtari i Minatorit në këngën “Mos harro Evropë”…”Sikur të çlirohej Kosova me vjersha unë do ta çliroja i pari” thonte dikur Dritëro Agolli. Me shpresë le të jetojmë se çështja e pazgjidhur shqiptare s’do mbesë e pazgjidhur përjetësisht…Vazhdoj të lexoj për t’u kujtuar për fajet, gabimet mëkatet e politikanëve. Lëshimet, dredhitë, dinakëritë marrëveshjet në dëm të kombit për të cituar diçka që lexova: “…këta aktorë politikë që mbizotërojnë historia ka për t’i parë me turp e nënçmin” përfundon shkrimi i Adri Nurellarit i titulluar “Patriotizmi Shqiptar”. Dhe vazhdojnë sulmet e gjithanshme ndaj kombit shqiptar, hapësirës e qenies së tij. Sulmi i fundit është ai i Gjykatës Kushtetuese të Ahtisarit për stemën e Komunës së Prizrenit për të na kujtuar një mori veprimesh kundër qenies shqiptare si marrëveshja me ujërat për Greqinë, enciklopedinë faqezezë dhe planet maqedonasve për Shkupin, shpërnguljet nga zonat shqiptare nën pushtimin serbomalazezomaqedon, marrëveshje për uzurpim hektarësh… Në kohën kur antishqiptarizmi ka ngritur krye si asnjëherë më parë mediat me urdhër nga lart sidomos Rtk, Ktv e Rtv 21 etj., na flasin për ditën e madhe të 24 Marsin duke shenjtëruar fillimin e bombardimeve të Nato-s e duke iu shmangur Luftës çlirimtare të Uçk-së për vetëvendosje e bashkim kombëtar. Thuajse gjithçka filloi dhe përfundoi me ato bombardime. Ashtu siç po tentohet të thuhet se gjithçka fillon në mënyrë ekstreme totalitare si me emërtimin e Termocentralit të ashtuquajtur “Kosova e re”. Historia e njëanshme ashtu siç u munduan të na paraqsnin mediet e nënshtruara sevile e kanë vendin në deponitë e bërrllogut së bashku me Paketën made in Ahtisari pavarësisht se atë mund ta mbrojnë Politikoviqët, Ico-viqët, UnmikEuleksoviqët, Kforoviqët, Mediumoviqët të cilët kanë marrë detyra të vështira për imponimin me çdo kusht të multietnicitetit. Mos të harrojmë se kantat e bërrllogut janë pagëzuar me emrin e kësaj pakoje kaherë. Shqiptarët do të fitojnë jo vetëm sepse janë shqiptarë por se e drejta është në anën e tyre. Kuptohet nëse vazhdojnë të përpiqen. Ne kemi të drejtë të jetojmë si të tillë na njohin shekujt. Pazari po bëhet pa hanxhiun sido që të jetë secili le të bëjë llogaritë e veta…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx