E shtune, 27.04.2024, 09:29 AM (GMT+1)

Mendime

Neki Lulaj: Sa atentate duhet të bëhen mbi shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit?

E merkure, 24.03.2010, 10:57 PM


SA ATENTATE DUHET TË BËHEN MBI SHTËPINË E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT?

 

(Reagim kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për hjekjen e emblemës së godinës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga logoja e Kuvendit Komunal)

 

Nga Neki Lulaj

 

Dëgjueshmëria e tepërt e qytetarëve shqiptarë ditë e më shumë po shkakton të papritura tjera të cilat në fakt as që po mund të paramendohën kurse të gjitha pakicave  të tjera që jetojnë në Kosovë çdo gjë shqiptare po i pengon, po ua zë frymën e lirisë dhe diellin e rritës sepse ata më së paku gjatë shekujve sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në bërthamën e vetë ka një histori që nuk e atakon askënd por lufton për sigurimin e egzistencës së vetë. Andaj 10 qershori i vitit 1878 është datë që shënon një kapitull të ri për shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë për herë të parë u promovua Opera e parë shqiptare nga kompozitori shqiptarë Rauf Dhomi me titullin „Goca e Kaçanikut“ , atë botë me 1978 pra edhe pse ishim nën sundimin monist, manifestimi pati jehonën e një Rilindje të re kombëtare.

Regjimi i egër i Sllobodan Millosheviqit dhe solldateska e tij arritën ta plaçkisin të tërë objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe duke vazhduar mllefin e urrejtjës, arritën që brenda nate ta përdhosin shtëpinë e shenjtë të Lidhjes dhe në vend të saj të mbjellin një park me lule. Përmendoret në oborrin e shtëpisë i gllabëruan „lugetërit“ e natës në shenjë urrejtje dhe primitivizmi të ngarkuar me ethet e nacionalizmit të tipit Çubrilloviq-Qosiq dhe Millosheviq si dhe duke zbatuar urdhërat e tyre në terren.

Populli i sakrificave sublime menjëherë pas përfundimit të luftës së Kosovës në themelet e shtëpisë së shenjtë të Lidhjes së Prizrenit ndërtoi prapë godinën dhe për shumë qytetarë të Kosovës kjo e vërtetë nuk u publikua kurrë.

Atentatin e radhës kundër shtëpisë historike tanimë e bënë dhe e egzekuton Gjykata Kushtetuese duke u bërë shumë e dëgjueshme dhe vazale e trashegimtarëve të Millosheviqit të cilët po jetuakan sot në Kosovë dhe ata duke e shprehë nacionalizmin e tyre , idiotësinë, tinzakërinë hipokrite kundër logos-emblemës të Kuvendit Komunal ku është e skalitur shtëpia historike.

Xhemail Kurtishi nga minoriteti boshnjak i cili edhe në mandatin e kaluar ka qenë zëvendës kryesues për komunitete në Prizren, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë dhe emblema duhet hjekur sa më parë ngase kjo emblemë sipas tij po i fyeka minoritetet tjera që jetojnë në Prizren. Trashëgimtari tjetër nacionalist është nënkryetari i Asamblesë Komunale të Kuvendit në Prizren Erxhan Shpat të cilit emblema e shtëpisë historike po ia zëka frymën dhe po ia cënojka identitetin duke u shprehë se vendimi i Gjykatës Kushtetutese për hjekjen e emblemës brenda 3 muajsh është i drejtë dhe duhet respektuar. Asgjë nuk ishte më i mirë qëndrimi i kryesusit aktual të Asamblesë Komunale Njazi Kryeziu nga partia në pushtet(PDK), ma rikujtoi Tefik LLugiqin në Komitetin Qendror të Serbisë.Ju zotëri të nderuar nuk është lehtë të merrni vendime ad-hoc, ose ëndrrat që i shihni natën të ngarkuar nga urrejtja nacionale t’i realizoni në mëngjes.

Duket se janë të tepërta ëndrrat tuaja që i bëtë realitet së pari me flamurin duke e hjekë flamurin e Dardanisë Antike, ëndrrën e Rugovës dhe duke e jetësuar një flamur që nuk simbolizon asgjë shqiptare.Duke e hjekë hymnin kombëtar e duke e marrë një tjetër që nuk simbolizon asgjë.Secili që luan me barot mund të digjet në zjarr, andaj larg duart nga monumentet e shenjta të kulturës dhe historisë kombëtare ngase shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është një simbol i kulturës dhe se me asnjë çmim nuk duhet të hiqet nga logoja e Kuvendit Komunal.

Edhe sa atentate duhet të kryhen mbi këtë shtëpi dhe këto fytyra të ndritura të historisë sonë kombëtare të cilët në atë kohë përpiqeshin për egzistencën e vetë.Ta shëndrrojmë çdo gjë në Tallava në Kosovë se kështu po e do fryma e të huajve dhe e minoriteteve që ishin argatë aktiv i regjimit monist deri pas luftës.Gjykata Kushtetuese e Kosovës me këtë rast po i dëgjon një boshnjak Qemail Kurteshin dhe dy të tjerë të lartëpërmendur të cilët si duket qënkan edhe më nostalgjik se sa i pari për hjekjën e emblemës. A thua Gjykata Kushtetuese i paska kryer të gjitha punët e tjera me kohë dhe sukses dhe se nuk i paska ngelur punë më e menqur se sa kjo e tanishmja.

Unë dhe të gjithë qytatarët e Kosovës dhe shqiptarët kado që janë jemi kundër këtij vendimi,gjykata ka një mal lëndësh dhe probleme të pazgjedhura e sot merret me këtë anipse një boshnjaku i paska rënë ndërmend dhe logoja e shtëpisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit po e fyeka.Jemi kundër çdo vendimi andaj lusim t’i vazhdoni punët e tjera që sjellin prosperitet, autoritet dhe rehati e mos merri me punë që do t’iu sjellin probleme dhe urrejtje ndërnacionale ngase ne  shqiptarët haraqin e kësaj lirie që një shekull e paguam  mjaft shtrenjtë.

 

________

 

RRËNUESIT VANDAL

 

(Poezi e botuar në nëntor të vitit 1995 në gazetën shqiptare „Kosova press“)

 

Ata janë

Rrënuesit vandal e primitiv,

të mjerë dhe shpirtngushtë

të prirë për akte barbare,

e jo civilizuese.

Ata që tani luajnë e tallën,

me fatin,

e shtatëdhjetë pikturave,

e shtatëqind eksponanteve,

duke treguar pafytyrësinë e tyre,

nëpër rrugët e Llumit dhe të turpit,

katilat sllav të Karpateve,

përpiqen t’i zhdukin,

tridhjetë komplete,

veshje, pëlhura.

 

Sagjade, jastek,

e punime artistike,

të kompleksit memorial,

të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,

të histories së motit 1878.

 

Ata janë,

që vodhën unazën e shenjtë të

Bacë Ymer Prizrenit,

orën e çmuar të Ahmet Koronicës.

Dogjën mullirin e Haxhi Zekës,

rrënuan buste e përmendore shqiptare,

ndërruan emra shkollash,rrugësh

e sheshesh.

 

Ata përpiqen,

me skenarët e tyre të errta,

ta shtrembërojnë historinë

e ta shkretërojnë Kosovën.

 

Eh atyre çka nuk u pret mendja

të veprojnë

të këqijtë me të këqija,

të marrëve që u ka humbur arsyeja,

e kontrolla e mendjes.

 

Por Jo.

Aty, atje dhe në mbarë trojet e banuara

me shqiptarë

përherë duhet të ngelën tanat

sepse edhe të tanat prej shekujve ishin,

sepse historinë tone të lavdishme,

neve e shkruam me gjak,

e mbrojmë dhe do ta mbrojmë

me nderë.

 

Ata pra janë,

rrënuesit vandal,

që hapin gojën si lubi

e me tymin e nzirosur,

përpiqen ta zhdukin çdo gjë tonën me,

padrejtësi,

por kompleksi i Lidhjes Shqiptare të

Prizrenit,

aty ku burrat e kuvendeve të mëdha

lidhen fjalë, besë e nderë,

do të ngelen tonat përherë.

 

Neki Lulaj                                          

Kosovapress, nëntor 1995

 



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora