| E merkure, 24.03.2010, 10:57 PM |
SA ATENTATE DUHET TË BËHEN MBI SHTËPINË E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT?
(Reagim kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për hjekjen e emblemës së godinës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga logoja e Kuvendit Komunal)
Nga Neki Lulaj
Dëgjueshmëria e tepërt e qytetarëve shqiptarë ditë e më shumë po shkakton të papritura tjera të cilat në fakt as që po mund të paramendohën kurse të gjitha pakicave të tjera që jetojnë në Kosovë çdo gjë shqiptare po i pengon, po ua zë frymën e lirisë dhe diellin e rritës sepse ata më së paku gjatë shekujve sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në bërthamën e vetë ka një histori që nuk e atakon askënd por lufton për sigurimin e egzistencës së vetë. Andaj 10 qershori i vitit 1878 është datë që shënon një kapitull të ri për shqiptarët me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë për herë të parë u promovua Opera e parë shqiptare nga kompozitori shqiptarë Rauf Dhomi me titullin „Goca e Kaçanikut“ , atë botë me 1978 pra edhe pse ishim nën sundimin monist, manifestimi pati jehonën e një Rilindje të re kombëtare.
Regjimi i egër i Sllobodan Millosheviqit dhe solldateska e tij arritën ta plaçkisin të tërë objektin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe duke vazhduar mllefin e urrejtjës, arritën që brenda nate ta përdhosin shtëpinë e shenjtë të Lidhjes dhe në vend të saj të mbjellin një park me lule. Përmendoret në oborrin e shtëpisë i gllabëruan „lugetërit“ e natës në shenjë urrejtje dhe primitivizmi të ngarkuar me ethet e nacionalizmit të tipit Çubrilloviq-Qosiq dhe Millosheviq si dhe duke zbatuar urdhërat e tyre në terren.
Populli i sakrificave sublime menjëherë pas përfundimit të luftës së Kosovës në themelet e shtëpisë së shenjtë të Lidhjes së Prizrenit ndërtoi prapë godinën dhe për shumë qytetarë të Kosovës kjo e vërtetë nuk u publikua kurrë.
Atentatin e radhës kundër shtëpisë historike tanimë e bënë dhe e egzekuton Gjykata Kushtetuese duke u bërë shumë e dëgjueshme dhe vazale e trashegimtarëve të Millosheviqit të cilët po jetuakan sot në Kosovë dhe ata duke e shprehë nacionalizmin e tyre , idiotësinë, tinzakërinë hipokrite kundër logos-emblemës të Kuvendit Komunal ku është e skalitur shtëpia historike.
Xhemail Kurtishi nga minoriteti boshnjak i cili edhe në mandatin e kaluar ka qenë zëvendës kryesues për komunitete në Prizren, thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i drejtë dhe emblema duhet hjekur sa më parë ngase kjo emblemë sipas tij po i fyeka minoritetet tjera që jetojnë në Prizren. Trashëgimtari tjetër nacionalist është nënkryetari i Asamblesë Komunale të Kuvendit në Prizren Erxhan Shpat të cilit emblema e shtëpisë historike po ia zëka frymën dhe po ia cënojka identitetin duke u shprehë se vendimi i Gjykatës Kushtetutese për hjekjen e emblemës brenda 3 muajsh është i drejtë dhe duhet respektuar. Asgjë nuk ishte më i mirë qëndrimi i kryesusit aktual të Asamblesë Komunale Njazi Kryeziu nga partia në pushtet(PDK), ma rikujtoi Tefik LLugiqin në Komitetin Qendror të Serbisë.Ju zotëri të nderuar nuk është lehtë të merrni vendime ad-hoc, ose ëndrrat që i shihni natën të ngarkuar nga urrejtja nacionale t’i realizoni në mëngjes.
Duket se janë të tepërta ëndrrat tuaja që i bëtë realitet së pari me flamurin duke e hjekë flamurin e Dardanisë Antike, ëndrrën e Rugovës dhe duke e jetësuar një flamur që nuk simbolizon asgjë shqiptare.Duke e hjekë hymnin kombëtar e duke e marrë një tjetër që nuk simbolizon asgjë.Secili që luan me barot mund të digjet në zjarr, andaj larg duart nga monumentet e shenjta të kulturës dhe historisë kombëtare ngase shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është një simbol i kulturës dhe se me asnjë çmim nuk duhet të hiqet nga logoja e Kuvendit Komunal.
Edhe sa atentate duhet të kryhen mbi këtë shtëpi dhe këto fytyra të ndritura të historisë sonë kombëtare të cilët në atë kohë përpiqeshin për egzistencën e vetë.Ta shëndrrojmë çdo gjë në Tallava në Kosovë se kështu po e do fryma e të huajve dhe e minoriteteve që ishin argatë aktiv i regjimit monist deri pas luftës.Gjykata Kushtetuese e Kosovës me këtë rast po i dëgjon një boshnjak Qemail Kurteshin dhe dy të tjerë të lartëpërmendur të cilët si duket qënkan edhe më nostalgjik se sa i pari për hjekjën e emblemës. A thua Gjykata Kushtetuese i paska kryer të gjitha punët e tjera me kohë dhe sukses dhe se nuk i paska ngelur punë më e menqur se sa kjo e tanishmja.
Unë dhe të gjithë qytatarët e Kosovës dhe shqiptarët kado që janë jemi kundër këtij vendimi,gjykata ka një mal lëndësh dhe probleme të pazgjedhura e sot merret me këtë anipse një boshnjaku i paska rënë ndërmend dhe logoja e shtëpisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit po e fyeka.Jemi kundër çdo vendimi andaj lusim t’i vazhdoni punët e tjera që sjellin prosperitet, autoritet dhe rehati e mos merri me punë që do t’iu sjellin probleme dhe urrejtje ndërnacionale ngase ne shqiptarët haraqin e kësaj lirie që një shekull e paguam mjaft shtrenjtë.
________
RRËNUESIT VANDAL
(Poezi e botuar në nëntor të vitit 1995 në gazetën shqiptare „Kosova press“)
Ata janë
Rrënuesit vandal e primitiv,
të mjerë dhe shpirtngushtë
të prirë për akte barbare,
e jo civilizuese.
Ata që tani luajnë e tallën,
me fatin,
e shtatëdhjetë pikturave,
e shtatëqind eksponanteve,
duke treguar pafytyrësinë e tyre,
nëpër rrugët e Llumit dhe të turpit,
katilat sllav të Karpateve,
përpiqen t’i zhdukin,
tridhjetë komplete,
veshje, pëlhura.
Sagjade, jastek,
e punime artistike,
të kompleksit memorial,
të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
të histories së motit 1878.
Ata janë,
që vodhën unazën e shenjtë të
Bacë Ymer Prizrenit,
orën e çmuar të Ahmet Koronicës.
Dogjën mullirin e Haxhi Zekës,
rrënuan buste e përmendore shqiptare,
ndërruan emra shkollash,rrugësh
e sheshesh.
Ata përpiqen,
me skenarët e tyre të errta,
ta shtrembërojnë historinë
e ta shkretërojnë Kosovën.
Eh atyre çka nuk u pret mendja
të veprojnë
të këqijtë me të këqija,
të marrëve që u ka humbur arsyeja,
e kontrolla e mendjes.
Por Jo.
Aty, atje dhe në mbarë trojet e banuara
me shqiptarë
përherë duhet të ngelën tanat
sepse edhe të tanat prej shekujve ishin,
sepse historinë tone të lavdishme,
neve e shkruam me gjak,
e mbrojmë dhe do ta mbrojmë
me nderë.
Ata pra janë,
rrënuesit vandal,
që hapin gojën si lubi
e me tymin e nzirosur,
përpiqen ta zhdukin çdo gjë tonën me,
padrejtësi,
por kompleksi i Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit,
aty ku burrat e kuvendeve të mëdha
lidhen fjalë, besë e nderë,
do të ngelen tonat përherë.
Neki Lulaj
Kosovapress, nëntor 1995