E shtune, 27.04.2024, 12:15 PM (GMT+1)

Mendime

Nora Gashi: Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit përball pallateve të Beogradit

E merkure, 24.03.2010, 10:22 PM


SHTËPIJA E LIDHJES SË PRIZRENIT PËRBALL SARAJEVE TË BOSFORIT DHE PALLATEVE

TË BEOGRADIT E TË BRUKSELIT

 

Nga Nora Gashi

 

Shtëpia e Lidhjes se Prizrenit është shtëpia e RILINDJËS SHQIPTARE. Në gjithë historinë ton kombëtare nuk ka ditë as ngjarje më të shenjët se dita e 10 qershorit 1878. Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit është simboli i ndërgjegjes ton nacionale. Është vlera e jonë. Aty shqiptarët u bashkuan rreth flamurit të Skënderbeut dhe e shkunden dheun 500 vjeçar të varrit osman mbi Shqipërinë dhe u ngritën për t´i dal zot atdheut të vet. Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit nuk është simbol vetëm për Prizrenin por për gjithë Kosovën, për gjithë Shqipërinë dhe për gjithë shqiptarët kudo ku gjenden në botë.

 

Prandaj ky gjest i ulet i Brukselit përmes të marionetave të Gjykatës Kushtetuese të tyre, është një ofendim i radhës që i bëhet KOMBIT SHQIPTAR. E dimi se në Gjykatës Kushtetuese shumica janë jo-shqiptar. Edhe disa shqiptar të reduktuar që rrinë aty sa për të e maskuar sundimin kolonial të perandorisë të Bashkimit Evropian mbi vendin ton, nuk kanë ndonjë vlerë. Ata shërbejnë që vendimet kundër shqiptarëve të legalizohen në emër të "shqiptarëve". Të tilla kukulla si Enver Hasani me kompaninë “lla-kapanella” janë të dislokua nëpër tëra institucionet. Përmes tyre sot po merret nëpër këmbë kombi shqiptar. Brukseli me këtë po synon që me gjeste të tilla të prishë marrëdhëniet e sotme miqësore mes shqiptarëve e turqve dhe për ri vampirizmin e armiqësive te varrosura bashkë me perandorinë osmane. Dje Beogradi e sot Brukseli po punojnë që shqiptarët të harrojnë sa më parë historinë dhe identitetin e vet kombëtare. Prandaj heqja e SHTËPSË TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT nga emblema e komunës së Prizrenit është pjesë e aksioneve të shpëlarjes së turit nga identiteti nacional. Minoriteti turk dhe minoritete tjera në këtë lojë janë vetëm vegla dhe as gjë më shumë. Pra, janë viktima të Brukselit.

 

Shqiptarët dje nuk kishin arsim dhe nuk dinin vlerën e objekteve të veta historike. Shumë kohë u la pas dore SHTËPIA E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT, dhe asaj ju kthye vlera vetëm kur e dogjën barbaret serb në 1999. Por, nuk mund të jemi aspak të kënaqur e as krenar me veten, kur e dimi se edhe KULLA ku u mbajt Konferenca e Bujanit, në ndërrimin e viteve 1943/1944, kur u vendos bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe SHTËPIJA e cila ishte selia SHTABIT PËR ORGANIZMIT TË DEMONSTRTAVE të 1981, me kërkesën për REPUBLIKË E KOSOVËS në Prishtinë, as që përmenden e le më të gëzojnë njohje dhe kujdes institucional. Nuk ka dokument historik i cili flet për Konferencën e Bujanit e të mos kujtohet KULLA ku ndodhi kjo ngjarje. Komuna e Prishtinës nuk po kujdeset as për VARREZAT E LUFTËTARËVE TË UÇK, në Velani, sikur me Prishtinën të qeveriste struktura e vjetër titiste.

 

Nuk ka shqiptar i gjeneratës së vitit 1981 që nuk është informuar, përmes të Shtypit, Radios dhe Televizionit, gjatë gjykimeve të organizatorëve të demonstratave të 1981 për SHTËPINË ku ka qene selia e SHTABIT PËR ORGANIZMIT TË DEMONSTRTAVE të 1981, me kërkesën për REPUBLIKË E KOSOVËS. Ku janë mbajt, mbledhjet ilegale, ku janë nxjerr traktet, afishet, gazetat dhe ku janë strehua ilegalët e PKMLSHJ, mu nën hundën e armikut, në qendër të Prishtinës. Aty ku lindi REPUBLIKË E KOSOVËS dhe aty ku u varros Jugosllavia e Titos! Aty ku KASOLLA SHQIPTARE e ka përgatitë luftën e suksesshme kundër PALLATEVE të sundimit SERB i cili nga 1981 më nuk u qua në këmbët e veta.

Shtëpia e SHTABIT PËR ORGANIZMIT TË DEMONSTRTAVE të 1981 si para 1981 ashtu edhe pas 1999 ishte seli e SHTABIT të organizimit të rezistencës ndaj sundimit koloniale të UNMIK-ut. Prapë, nga aty organizoheshin demonstrata e forma tjera të rezistencës! Aty ku pas 1999 prapë takoheshin nxënësit, studentet, intelektualet, punëtorët e bujqit, fshatarët e qytetarët, oficerët ushtarak e policorë, ministra e deputet dhe personalitete nga Adem Demaçi e deri te Albin Kurti. Ata përsëri takoheshin aty me u marrë me hallet e atdheut dhe me e organizua rezistencën ndaj sundimeve të huaja. Të bindur se pa u realizua programi kombëtari i Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit të 1878 nuk mundet të flitet për kur far lirie.

 

Kulla e Bujanit dhe Shtëpia e SHTABIT PËR ORGANIZMIT TË DEMONSTRTAVE të 1981 në Prishtinë janë shndërrua në rrënoja të cilave po ju kërcënohet shkatërrimi. Ndërsa Institucionet po heshtin!

 

Ato ekzistojnë akoma vetëm fal pronarëve të tyre që me fanatizëm nuk u lan të rrënohen ato, sepse aty ndodhën kthesat e mëdha historike të kombit ton. Ato as sot nuk e gëzojnë statusin e objekteve historike, sepse lufta nuk ka mbarua dhe vendi nuk është lirua. Këtë e vërteton më së miri i ky VENIDM I KËSAJ FAR GJYKATE KUSHTETUESE të Brukselit me paralele në Prishtinë!

 

Ku janë Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Instituti për Përkujdesje të Objekteve Historike??!! Ku janë institucionet e Prizrenit, të Gjakovës e të Prishtinës dhe ato Republikane që i kanë fut veshët në lesh??!! Për çka ata ekzistojnë dhe pse paguhen ata pos për të e krater pune e vet. Por si po duket më me zell po e kryejnë punën e huaj!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora