Mendime
Faik Krasniqi: Nexh, ti je nje manipulues
E marte, 23.03.2010, 10:55 PM
Nexh, ti je nje manipulues
Nga Faik Krasniqi
Ju jeni nje manipulues rigid. Ju shume mire e dini se ka etni Shqiptare dhe komb Shqiptare i cili ka mbetur jashte shtetit te vet, por insistoni se insistoni ne teorine tuaj te kombit ''kosovare''.Tek e fundit , me nje synim esencialist qe ju e beni, as etnia nuk do te thote gje, edhe ajo eshte nje konstrukt,koncept,model i te kuptuarit dhe nuk munde te pretendohet ne pasterti gjaku e gjuhe as te etnia. Edhe etnia eshte rezultat i perzierjes dhe interferimit te grupeve te ndryshme. Lexoje dhe interpretoje librin e E.Gellnerit, Kombi dhe Nacionalizmi dhe shpresoj te i sqaroni keto gjera definitivisht. Nje gje duhet ta dini, nuk ka model uniform ne shoqeri, sepse secili grup shoqerore ( psh, kombi, etnia, katuni, rajoni , etj) e ka veqantine e vet. Weberi kesaj menyre te kuptuarit te problemeve shoqerore i refereohet me termin Werstand. Pra per te e kuptuar nje individ, grup apo agregat social, ju duhet se pari te e kuptoni ate e pastaj munde ta definoni apo te e thuani nje mendim mbi te.Ju e kuptoni kete por se pse insistoni ne teorine tuaj, kjo eshte e cuditshme. Pra ka shtetesi kosovare por s'ka komb ''kosovare''. Ka shtet Kosovare, per aq sa do te kete fuqi te cilat munde te e ndalojne bashkimin e Shqiperise, kete duhet ta dini, sepse kur keto forca nuk do te munde te e ndalojne kete ,bashkimi do te ndodhe, dhe per cudi kombi kosovare do te avullohet, ashtu sikurse idete tuaja dhe te shume pseudointelektualeve dhe pseudoanalisteve per krijimin e kombit''kosovar''.Gabimi i juaj eshte se e aplikoni teorine aksiomatike , matematike ne shoqeri, nuk je i vetmi qe ke deshtuar, por une kam dyshimin se ju perveq kesaj mos jeni edhe pas ndonje projekti i cili stimulohet nga paraja per te bere kete qe ju beni, perndryshe se di se si do te munde te flisnit keshtu si flisni. Kjo eshte absurd.Me mire eshte te mirresh me gjera konkrete sesa me ide te coroditura,sepse keto ide te tua kurre nuk do te jetesohen.