E shtune, 27.04.2024, 06:54 AM (GMT+1)

Mendime

Obligim kombëtar dhe moral që të mbështesim Joe DioGuardin

E merkure, 24.03.2010, 10:56 PM


Te nderuar zonja dhe zoterinj,

 

Ju lutem lexoni me poshte, shperndajeni, dhe behuni aktive ne kampanjen e Joe DioGuardi per Senatin Amerikan!

 

Luan Mazreku

Albanian Americans for DioGuardi

www.albaniansfordioguardi.com

 

Për Publikim të Menjëhershëm

 

Kontaktoni:     Faton Bislimi

 

faton@albaniansfordioguardi.com

 

+1 902 452 2881

 

23 Mars 2010

 

Shpallja e kandidaturës se Joe Dioguardit për Senatin amerikan i jep shqiptaro-amerikanëve një mundësi të shkëlqyeshme që të sjellin në Capitol Hill një zë të fuqishëm dhe përfaqesues të tyre. Joe DioGuardi po garon si republikan kundër senatorës së emëruar, demokrates Kirsten Gillibrand, për të përfaqësuar shtetin e New York-ut në Senatin e SHBA-ve në Washington, DC.  Të gjithë shqiptaro-amerikanët duhet ta mbështesin fuqimisht DioGuardin sepse ai është i mirë për Amerikën e me i mirë për shqiptaro-amerikanët!

 

Më pak se dhjetë ditë nga shpallja zyrtare e kandidaturës së DioGuardit, Shqiptaro-Amerikanët për DioGuardin (www.AlbaniansForDioGuardi.com) u lansua si platformë elektorale për të gjithë shqiptarët anekënd Amerikës në përkrahje të fushatës së DioGuardit.  “Kandidatura e DioGuardit paraqet një mundësi unike dhe historike për komunitetin shqiptaro-amerikan për të pasur një zë të fuqishëm e të vërtetë të interesave kombëtare shqiptare në Senatin e SHBA-ve,”  ka theksuar Faton Bislimi, një aktivist i njohur shqiptar në SHBA, në emër të platformës Shqiptaro-Amerikanët për DioGuardin. “Nëse serbët arritën të ndihmojnë në zgjedhjen e nje guvernatori të Illinois-it dhe një Senatori të SHBA-ve nga Shteti i Ohio-s, të dy këta me prejardhje serbe, shqiptaro-amerikanët definitivisht kanë mundësi dhe duhet të ndihmojnë në zgjedhjen e Joe DioGuardit me prejardhje shqiptare në Senatin e SHBA-ve. Andaj, ata duhet të bashkohen dhe ta përkrahin pa reserve DioGuardin tani,” ka shtuar Bislimi.

 

Gjatë sherbimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve (1985-1989), Joe DioGuardi paraqiti rezolutat e para në mbështetje të kërkesave legjitime të shqiptarëve të Kosovës për trajtim të barabartë dhe liri në ish-Jugosllavinë e atëherëshme. Në atë kohë, shumica e anëtareve të Kongresit dhe publiku amerikan nuk kishin dëgjuar për Kosovën, e aq më pak për trajtimin e tyre mizor nën Jugosllavinë e dominuar nga serbët. Pas largimit nga Kongresi amerikan, DioGuardi themeloi Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane që të perfaqesojë shqetësimet e popullit shqiptar në Washington, DC, e vecanërisht të punojë për pavarësinë e Kosovës. 

 

Veprimtaria e LQSHA-se nën udhëheqjen dhe vizionin e Joe DioGuard-it dhe gruas se tij, Shilrey Cloyes, pati suskes në sensibilizimin e Kongresit amerikan dhe komunitetit ndërkombëtar ndaj gjendjes së vështirë politike  të shqiptarëve që jetonin në Kosovë, Mal te Zi, Luginën e Preshevës, Camëri, dhe Maqedoni. Joe dhe Shirley inicuan dëshmi dhe ndëgjime në  Kongresin amerikan për te shpalosur kushtet politike dhe ekonomike që vazhdimisht përkeqësoheshin dita-ditës në Kosovë. Gjithashtu, me ftesë të tyre, disa anëtarë të Kongresit amerikan shkuan në tokat shqiptare për të dokumentuar dhe informuar Kongresin amerikan dhe publikun botëror për brutalitetin e tmerrshëm të ushtruar nga Slobodan Milosheviqi kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë dhjetë viteve të okupimit, që kulminoi me luftën gjenociale në vitet 1998-1999, dhe për represionin ndaj shqiptarëve të Malit të Zi.

 

Prandaj, si shqiptaro-amerikanë, ne e kemi një obligim kombëtar dhe moral që të mbështesim Joe DioGuardin ne garën e tij për Senatin amerikan sepse që nga viti 1985 ai ka shërbyer si mbrojtësi i lirisë dhe sigurisë së popullit shqiptar. Ne Senatin amerikan, DioGuardi do të vazhdojë me pasion që t’i shtojë trashëgimisë së tij të promovimit dhe mbrojtjes së interesave të shqiptareve për liri, demokraci, zhvillim ekonimik, dhe paqe në Ballkan.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora