E merkure, 30.04.2025, 08:35 PM (GMT+1)

Mendime

Justina Pali: Heshtja që flet shumë

E premte, 26.03.2010, 10:44 PM


NË KUJTIM TË DEMONSTRATËS TË 26 MARSIT 1981

 

HESHTJA QË FLET SHUMË

 

Nga Justina Pali

 

Më në fund u thye heshtja e “eminencës gri” mbi të vërtetën historike mbi ngjarjet e vitit 1981.

 

Një shkrim të këtyre ditëve të fundit, mbi jetën dhe veprën e Skënder Ibishti, që e pash të botuar në disa faqe të internetit, te unë zgjoi kureshtjet që të hulumtoj në internet dhe të flas me njerëz të ndryshëm mbi këtë temë. Mund të thuhet se kjo është një temë tabu. Pak dihet rreth PKMLSHJ, kush ishin njerëzit e saj para e pas 1981 dhe cilat ishin veprat e tyre? Nga të dhënat e pash se kjo ishte një organizatë e vetme ilegale që platformën e vetë i´a arriti të e shndërron një lëvizje të përgjithshme për Republikën e Kosovës ne pranverën 1981. Lëvizje e cila e solli zhvillimin historik deri te çasti ku jemi sot. Informacionet që morra, te unë shkaktuan një rekcion emocional dhe një habi trishtuese se pse mbi këtë temë deri me tani, ose është shkruar e fol pak ose as pak !? Çka fshihet pas kësaj heshtje publike të institucioneve relevante ?!

 

Organizata ilegale, në udhëheqjen e se cilës ishin kuadrot profesionale, si Skënder Ibishi, vëllezërit Prapashtica, , vëllezërit Maqedonci, vëllezërit Ahmeti, Mr. Halil Alidemaj, Mr. Ukshin Hoti, Mentor Kaçi, Ekrem Kryeziu, Ali Kryeziu, Nezir Haliti, Hilmi Ratloceri, Muharrem Fetiu dhe disa qindra pjesëtar të PKMLSHJ, që në ilegale ishin hyrë familjarisht dhe që nga viti 1981 e këtej u burgosën dhe u dënuan me përjashtimet nga shkolla, fakulteti, vendi i punës e deri në dënimet me burg deri në 14 vite burg dhe deri te dënimi me vdekje.

 

Por, ata gjatë këtyre 30 viteve të kaluara nuk u treguan fare të zëshëm. Dhe as të tjerët nuk u treguan shumë të zellshëm në respektimin e veprimtarisë së tyre! Përkundrazi ajo u tentua të heshtet ose të injorohet nga injorantet e meskinët! Heshtja e tyre flet më shumës se sa zhurma nga autoparlantat e agjitpropit demagogjike të atyre që nga pozitat titiste, qëllimisht e hidhnin vellon e dyshimit mbi ngjarjet e 1981 për të fshehur tradhtinë e vet kombëtare, ose të atyre që nga periferia e shihnin veten në krye të ngjarjeve edhe pse as sot nuk e kanë të qartë se si ndodhën ato.

 

PKMLSHJ edhe për kah praktika edhe për kah teoria dhe sidomos për kah kualiteti dallonte dhe dallon prej grupimeve tjera patriotike të spektrit klasik edhe për kah metodologjia e veprimet edhe konsekuenca e mbajtjes së qëndrimeve të pa lëkundshme në rrugën e vetë parimore drejtë realizimit të kauzës nacionale. Serioziteti dhe kompetenca e këtyre kuadrove shqiptare do të mbetët shembull dhe shkollë e etikës dhe moralit modern patriotike, e cila nuk len hapësire për kompromise të kalbura në dëm të Kombit dhe atdheut ton.

 

Vetë qëndresa e këtyre njerëzve dëshmon për të kaluarën, për të tashmen dhe të ardhmen e ndritshme të kombit tonë, pavarësisht nga këto lajthitje momentale të krerëve aktual në pushtetin e tanishëm të korruptuar.

 

Shqipëria do të bëhet me ndihmën e Zotiti dhe me punën e ndershme e të heshtur të këtij soji të urtë të luftëtarëve të lirisë, që nuk ka dhelpër diplomatike që mund ti mashtroi, që nuk ka para që mund ti korruptoi dhe që nuk ka mundësi as kush ti frikoi as ti ndalë, në rrugë e lirisë dhe të bashkimit kombëtar!

 

PËRSHËNDETJE

me konsideratë lartë për luftëtarët e rënë

dhe për luftëtarët e gjallë

të Shqipërisë së bashkuar

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx