E hene, 06.05.2024, 04:25 AM (GMT+1)

Mendime

Luan Çipi: Feineja

E premte, 26.03.2010, 09:43 PM


FEINEJA

 

PORTRET FISNIKERIE, nga Luan Çipi

 

Sa here me vjen rasti te takoj apo te njoh nje njeri te mire ne kuptimin e vertete te kesaj fjale (dhe kjo me ndodh shpesh), mendja  me shkon menjehere te Feineja, vjehra ime e dashur, vdekur shume vite me pare. Kjo me ben qe te humbas nder vite, ne rrjedhen e kujtimeve te shtrenjta.

Pa prirtmas me del para syve nje grua burrneshe, trup gjate e hunde zhgabonje, gjithnje buzagaz, gati te te perqafoje, perkedhele e ledhatoje, me dore e me goje. Gjithe jetes, Feineja, ishte nje persosmeri, perfaqsuese tipike, per ckish me te miren, nena shtepiake shqiptare: E perkushtuar deri ne lodhje  e vetmohim per te ritur e edukuar femijet e saj; e gatshme, deri e pagjume, per ti sherbyer e ndihmuar burrit, vjehres dhe vjehrit, duke kryer, e stermunduar, detyrat e shumta te mirmbajtjes, pastrimit dhe rregullimit te shtepise, per te gatuar, lare e hekurosur robat dhe llustrosur kepucet e te gjithve; e qeshur dhe krahehapur, per te pritur e percjelle miqe e shoke te shumte te burrit e deri farefisni te larget, ne cdo kohe.

Jeta e Feinese percjell kulme miresjelljeje te pakrahasuara me tjeter kend. Le te kujtojme ate te casteve te fundit te jetes se saj, qe e kam fare te fresket e me godet ne tru e me grish: Thuaje, sa me shpejt, Luan, qe ta mesojne te gjithe ata qe nuk e  kane perjetuar ate bisede, qe duket si e cuditshme, po qe shpreh krejt virtytet dhe qenien e saj, mrekullisht te pazakonte.

Ishin momentet e fundit te jetes se saj te mundimeshme, kur edhe mjeket ia kishin prere shpresen per jetese. Ne dhomen e madhe te katit te dyte te shtepise ne lagjen Muradie, te Vlores, reze Budakut, ishin mbledhur ne pergjim, gjithe familja e stermadhe, me kater djeme e kater vajzat e Feines, me niper, mbesa, motra, dhendure e farefis. Feineja, gati 80 vjecare, e shtrire ne krevat, mbledh forcat e fundit jetesore dhe me ze urdherues e bindes, sic e kish zakon, thote:

-“Tani, ju vajza, djem, niper e mbesa dilni ne koridor, apo zbrisni poshte. Keto pak caste jete, qe me kane mbetur, dua ti mbyll vetem, koke me koke me Idajetin, kunaten time te mire e te gjendur, qe nuk me eshte ndar ne cdo hall te jetes, packa se u helmua shume keto kohet e fundit, me vdekjen e djalit, Fatosit te dashur. Na sillni nga nje kafe e na ndizni nga nje duhan te forte armeni”.

Dhjete minuta me vone, pasi kunatat e dhemshura numeruan dhe perseriten, te pershkuara si ne film, hallet dhe dertet me pikante te jetes se tyre te gjate te perbashket, Feineja i mbylli syte, per mos ti hapur me.

E kush mund te vepronte keshtu? Kunatat gjithandej, me se shumti, si vajza bote te mbledhura ne nje shtepi, jo vetem qe nuk harmonizohen, por, perkundrazi, shpesh, per xhelozi e kapricio, zihen e mbajne meri gjithe kohes, gati per ti nxjere dhe syte njera tjetres.

Feineja ishte njera nga kater vajzat e pa vella, bije e Ariz Aliut, nga Kanina e Vlores dhe e Hankos se Shyte, nga fshati Tragjas. Familjet e degjuara ne krahine, si zakonisht, lidhnin krushqi me njera tjetren, per te ruajtur forcen dhe pasurine. Per kete arsye edhe Feinen e kishin martuar ne Banajt e Vlores, ndersa motrat e saj, gjithashtu, ne dyer te degjuara te krahines: Motra e madhe , Shaveri kishte burre Myslym Batallin, burre zemani, nga lagjia Karabash e Vlores; Rukia u martua  ne Sevaster, me komunarin e degjuar Rapo Celo, ish Komandant Cete ne Luften e Njezetes, ndersa vajza e vogel, Meleqja, morri per bure Ahmet Muken, ushtarak dhe familje  e degjuar patriote,  e shquar ne krijimin e Pavaresise se Shqiperise, perkrah Ismail Qemal Beut.

Babai i Fenos, Arizi, nga familja e kamur Aliaj e Kanines, nje nga dyert, ku, sic thone per veten e tyre me krenari te ligjshme edhe te tjere kalinjote, kish dale dhender vete Skenderbeu. Arizi, blegtor i pasur, ne krye te kopeve me dhen  e dhi ishte vete, po kishte vella te degjuar per zgjuarsi e trimeri si rralle te tjere, trimin deshmor Halim Aliaj.  Ata  vertet ishim me toka, blegtori e pasuri, po emri i Arizit nuk ju trashegua, se nuk pati djale, ndaj edhe sot nje siperfaqe e madhe me ullinj, qe la trashegim, e pa trasheguar faktikisht, quhet parcela me “Ullijte e Cupave”.

Hankua, nena e Feinese, nje kreatyre teper e bukur dhe shume interesante, deri ne moshen gati 100 vjecare sa rojti, ishte bije nga fisi i madh i Shytajve te Tragjasit dhe motra e patriotit veteran, nderit te qytetit te Vlores, librarit vlonjat Ibrahim Shyti.  Madje ajo me te, ne te njejten strehe, i ngrysi dhe vitet e fundit te jetes se saj te gjate.

Feineja e bukur dhe e re, qe trashegoi virtytet me te mira fisnike te sjelljes njerezore: trimerise, bujarise, mikpritjes, jetoi ne familjen Aliaj ne Kanine deri ne moshen 17 vjecare, kur u martua me Haxhi Ali Banin nga Vlora, nje i ri qytetar i kamur dhe i pashem, profesionist e shume i lidhur me punen dhe pasurine. Banajt, me origjine  te lashte nga malsia e Beratit, jane ngulur qindra vjete me pare, duke blere toka  e dyqane tregtie e artizanati, ne qytetin e Vlores dhe me te drejte quhen qytetar te hershem vlore. Ata banonin ne nje familje te madhe, ne lagjen Muradie te Vlores, ku degjohej zeri i vetem i Ali Banit, nje bure trupmadh e autoritar, qe me dy djemte e tij Haxhi e Gjysh Bani, (qe kish per grua Idajete Veshin dhe 6 femije), dalloheshin per harmoni e mirkuptim shembullor. Per rreth tyre, po me kete mendim te mire njiheshin dhe vlonjatet e tjere te fisit te madh te Banajve, artizane e tregtare te ndershem e punetore dhe te kushtuar nder

 breza per patriotizem e shqiptari.

Feineja me Haxhiun linden  e riten 8 femije: kater vajza dhe kater djem dhe se bashku me prindet e moshuar, Aliun dhe Eminene, me te vllain, Gjysh Banin , gruan e tij Idajete dhe 6 femijet e tij, numuroheshin 20 pjestare, te kesaj familjeje te madhe patriakale, unike, qe vepronte si  nje ze i perbashket, per te perballuar veshtiresite e shumta te kohes dhe te jetes ne grup.

Ishte harmonia e plote dhe drejtimi i mencur i baba Aliut dhe nene Eminese, ne fillim dhe i Haxhi Banit dhe Feinese, me pas, qe i dha emer te mire kesaj familje ne qytetin e Vlores dhe ne  krejt krahinen jugore te Shqiperise.

Familja e madhe, pa tjeter, si te gjithe qytetaret e kohes, me halle e veshtiresi, problemet i zgjidhte brenda saj dhe jashte percillte vetem miqsi e dashuri.

Shtepia e Ali Banit, nje godine  e madhe , si kala me dy kate, ishte e ndertuar, rreze Kodres se Budakut, ne lagjen Muradie, karshi Xhamise se Kuqe dhe fare afer Shkolles “Ismail Qemali”, shkolles se pare shqipe te Vlores.

Qysh ne kohen e “Mbreterise”, sapo hyje te porta e madhe me qemer guri, te Shtepise se Banajve, ne krahun e majte, shihje autoveturen e vogel shtate vendeshe “Fiat 22” te punes se Haxhiut, nje nder shofert me te vjeter te Vlores, me tej  garazhin dhe vegla e paisje pune, ndersa lart, ne koder shtriheshin bace me peme frutore, pjergulla rushi, hije dhe freski te perhereshme. Nje tunel i nendheshem deshmonte per masat eventuale mbrojtese dhe qe perdorej, njekohesisht si kantine per depozitim vere, rakie dhe vai ulliri, ndersa ne nje magazine te madhe aty prane ruheshin materjale per prodhim kepucesh, makina qepse e vegla pune per kepucari, rezerve  e dyqaneve te kepucarise, ne qender te qytetit. Parcelat e tjera me ulli ishin ne Kuzbba, Zadra, Pusi Mezinit, Qaf e Kocit, Karshi Spitalit dhe gjetiu, per rreth qytetit.

Banajt ishin aktive ne jeten kulturore, artistike, sportive e patriotike te qytetit te vete: Perkrahes te Ismail Qemalit, ne perpjekjet per pavaresi; pjesmares direkt ne Luften e Vlores, ku Haxhi Bani vuajti burgosjen dhe internim ne ishullin e Sazanit; ne 24 me Fanolin dhe ne Luften Nacional Clirimtare, ku krejt familja, rreze Budakut, u be mbeshtetje e fuqishme dhe Rexhep Bani, jep edhe jeten e tij te re.

Ishin vitet e Luftes Nacional Clirimtare, qe evidentuan edhe me shume solideritetin, mikpritjen dhe besen e kesaj familje te madhe vlonjate. Ketu, ne lagjen Muradie, ne qender te Vlores, ku ne nje ane ishte familja Cakeri, ne tjeter Halim Bejto, aty prane Reiz Malilja dhe Fejzo Binua dhe ne mes te shtepise, gjithnje Ymer Veshi, u shqua edhe me shume gatishmeria dhe vlera e Feinese,   ( pa tjeter dhe e Idajetes, halles se Ymerit), qe kishte ngelur figura kryesore vitale e familjes, ndersa te tjeret ishin larguar maleve, apo fshiheshin, se ndiqeshin per burgosje e internim. Duheshin strehuar partizane e drejtues kryesor, duheshin pergatitur ushqime e veshmbathje, duheshin pritur e percjelle te rinjte e famijes ne lufte, duheshin duruar e mjekuar plaget e luftes dhe  hidhrimi i thelle nga vdekja e njerezve me te dashur.

Po, erdhen dhe vitet e “Clirimit”. Feineja  dhe familja Bani, si gjithe populli shqiptar, u ndesh me zhgenjime e te papritura: U burgos fillimisht nje dhendri i saj, qe megjithese student ne Bolonja te Italise u kthye i rreshtuar ne cetat e para partizne ne lufte me okupatorin, po ne operacionin e e ger e te pashprese te dimrit 44, u terhoq i maskuar per tu mjekuar ne qytet, cka ja quajten dezertim; u konfiskua  e u shtetezua dhunshem pasuria, ullinjte, autoveturat, dyqani, duke  nenshtruar te gjithe popullin ne regjim te racionuar ushqimi me triska; u be i detyruar kooperimi dhe kolektivizimi dhe jeta veshtiresohej gjithnje e me shume. Gjithe familja e madhe per mbijetese u detyrua te punoje me sqepar ne dore, ne pune artizanale, po pa kenaqur as kerkesat minimale, ne kundershtim me traditen e bollekut dhe te pasurise normale. Edhe per te folur duhej bere kujdes, se te priste demaskimi masiv e deri burgu. Duhet te beje kujdes dhe te rezervoheshe

 edhe ndaj njerezve te far e fisit.

-Kujdes, djema, mos e leshoni gojen “pa dogane” kur kini prane njerez te qeverise, se do gjeni belane,  porosiste  Feineja e kujdeseshme.

Feineja kishte qef, si zonje rende e kahershme, te pinte disa kafe ne dite, madje, te ndizte dhe ndonje cigare, qofte dhe te dredhur. Dhe, me qe kafeja mungonte, pranonte e dhe leng elbi. Kafene e deshte me shoke e shoqe dhe kur “interklubi”, sic quhej ne imitim, dhoma e saj e gatimit, ishte pa njeri, Feineja e mire, dilte  jashte shtepise, te porta me hark dhe priste e kthente te parin njeri te njohur qe shihte ne rruge, per ta pire se bashku  me te, kafene e deshiruar, per ta shijuar ate, sic i pelqente,  ne grup.

Kenaqsine me te madher Feineja e gjente kur gatuante. I kishte lezet dora. Gatuante, pa pertuar, duke perdorur vetem vaj ulliri, gjithfare byrekesh, suprash, sallatash, qoftesh, gjelle e embelsira,  ne furre e ne sac, me emra e cilesi te harruara ne kohe, po me shije te vecante. Ishte mjeshtre ne perdorimin e beharnave dhe pikanteve. Cdo jave atje do piqej bida, apo do kishte dollme pate, zoge te skuqur me veze, rose me oriz, mish qengji te pjekur, apo rosto vici, shoqeruar, me se shumti, me vere cilesore.

Ne  pasdite, kur ishte me e ngeshme, Feineja te servirte fruta te fresketa cilesore. Atehere kishte deshire edhe per muhabete te lira. I vinte mire per origjinen dhe ndjente  kenaqesi kur bashkebiseduesi ishte nga fisi i  nderuar.

-Nga e kemi kete dhendrin tuaj te ri, pyeti njehere, duke pertypur ca ftonje te shijshem, nje mik, i pa njohur me mua.

-Nga Vlora eshte, po origjinen e ka nga nje fshat i madh, u pergjigj Fenua, e gezuar. Dhe vazhdoi me tej: E kemi me origjine gjirokastrite. Fshat i madh Kanina e saj, pse te mos ishte e madhe dhe Gjirokastra e dhendrit?

Shtepia e Fenos ishte gjithnje plote me miq e dashamires. Ngrohtesine dhe afrimin per te afertit, miqte dhe dashamiresit e diktonte ajo, qe ishte lezeti i shtepise, i mikpritjes dhe muhabetit, po nga kjo dhe te gjithe pasardhesit ishin shembelltyre e merituar e saj. Ne epiqender vinte djali i madh, Skenderi, qe, vec te tjerave u kujdes shume, per mos ti mungur asgje se emes deri ne pleqerine e thelle. Edhe me pas ai e mbajti deren hapur dhe ndoqi nje per nje shembllin dhe keshillat e Fenos se mencur,  te urte e punetore.

Fenua, Haxhiu, burri i saj i nderuar, Skenderi, Murati dhe Enveri, djemte e saj te devotshem tani nuk jane me , edhe ne nuk do jemi, po te portreti i Feine Banit, per kedo qe e ka njohur, ngelet nje shembull frymezues per brezat e ardheshem, nje model miresie, devotshmerie  e dashurie njerezore.

Vlore, 24 mars 2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora