E marte, 30.04.2024, 03:58 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Haki Rugova - Personalitet me veti njerëzore dhe intelektuale

E premte, 26.03.2010, 10:58 PM


 

HAKI RUGOVA- PERSONALITET ME VETI NJERËZORE DHE INTELEKTUALE

 

Të dashur istogas-e

 

Rrugët e jetës janë vërtet të paparashikuara, por zakonishtë disa gjëra në jetë ndodhin edhe duke i prirë fatit e jo vetëm duke prirë fati. Fatin e kisha që u rrita në fshatin Cerrcë, një vendbanim si thuaja të gjitha të tjerat në komunën e Istogut, por ama disi cerrca ka disa veqori të saja vetanake si me territor ashtu edhe me qytetarë. Nga an tjetër  realiteti e deshi që une të isha pjesëtar i një gjenerate të vitit 1957, një gjenerate që ato vite bënte ecjen drejtë shkollimit në gjuhën amtare shqipe, një gjenerate që shtytej nga prindërit që të mësonim dhe të bëheshim pjesë e një mozaiku shqiptarë për të dhenë diq për vitet që do të pasonin në të ardhmën. Nisur nga ky aspekt disi të gjithë ishim të interesuar që të jepnim sa më shumë nga vetja e jonë në mësime dhe në aktivitete tjera kulturore e sportive, pra ndoshta padashas ishte një garë se kush është më i mirë në këto sfera jetësore edhe pse ishim të rinjë, pr interesant disi kishim edhe një miqësi ndermjet vetes në ketë gjeneratën e 1957-es. Nder shumë moshatarë që ishim e që me këtë rast nuk do i përmendi me emra ishte edhe Haki Rugova, një shok dhe një nxenës me veti dhe karakteristika shumë interesante, i qetë, i urtë, nxenës shembullorë dhe sportistë i madh në të gjitha lamitë e sportit. H. Rugova nuk të jepte kurr shkas që të ngacmoheshim si të rinj, ai ishte gjithhere mbi ato ngucajaket e rinisë, ishte shembull se si duhet ruajtur gjakftohësia dhe menquria, këto i përdorte gjithhere për të mirë dhe si në fillore ashtu edhe në shkollën e mesme ishte vërtet shembull i disciplinës dhe përfaqësues i një edukate dhe kulture familjare,vërtet edhe sot e ndiej veten shumë mirë që isha gjeneratë por edhe shokë me Haki Rugovën.

Rrugët e jetës u hapen pas shkollës së mesme, shumica shkuam në studime pra në drejtime të ndryshme, H. Rugova mbaron studimet në afat në një fakultet që ato kohë kishte kuadër deficitarë dhe ky tregon vehten si një kuadër i duhur për kohën e duhur, me kohë punësohet në Prishtinë dhe ndihmon edhe vëllezërit që të kenë studime të mira, pra të gjithë vëllezërit e Hakiut kryen fakultete të duhura në lami të duhura, pra që të gjithë, madhështi.

 

Pas lufte Z. Rugova ishte i angazhuar si kuadër i LDKsë dhe së bashku me të ndjerin mikun e tij F. Feratin me radh i fitojnë zgjedhjet në komunën e Istogut. Z. Rugova ishte kryeshef ekzekutiv, njeriu më pergjegjës për rindertimin dhe zhvillimin e Istogut, njeriu që kishte kapital moral dhe intelektual për të bërë ndryshime në Istog, dhe ato edhe ndodhën, Istogut dhe mbarë rrethinës iu ndryshua pamja, uji, rryma, rrugët, trotuarët, kanalizimet e çka jo tjeter ndodhen në Istog, ato preken dhe shihen edhe nga kundërshtarët politik çmohen. Z. Rzgova kurr  nuk kishte nevoi për skandale dhe afera korruptive ngase me punën dhe me angazhimin edhe të vëllezërve të cilët hapen vende pune për Istogasit ishte mirë materialishtë, pra ky zotëri çdo taks të taksapaguesve istogas i furi në ndryshime infrastrukturore për qyetarët e vetë. Te personaliteti i Z. Rugova shihet një njeri që është kudo me qytetarët, në dukje të parë hijerendë por në afri me te shumë i afërt dhe burrëror tipik njeri me sensin e të Madhit I. Rugova, kur nuk e kam dëgjuar të fletë keq për dike pas shpine, kur nuk është marr  dhe nuk merret me thashetheme, nuk i deshiron as në tavolinë me shoqëri këto të meta të shoqërisë sonë. Z. Rugova ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i Zotëriut F. Ferati, edhe në kohëzgjatjen e sëmurjesë së të ndjerit haki Rugova kreu me sukses të gjitha detyrat dhe obligimet ndaj qytetarëve istogas, pra Z. Rugova tregoi me sinqeritet se është i aftë dhe i zoti ta drejtoi komunën pas shkuarjesë se dhimbshme të të dashurit tonë Z. F. Ferati.

Të dashur istogas-e, jetoi larg istogut por çdo ditë jam në Istog dhe me Istogun në mendjen time, e dua Istogun shumë sa here që vij shoh ndryshime të mëdha, por një moment kurr nuk do ta harroi në jeten time, pas perfundimit të rrugës së asfaltuar Istog- Vrellë isha në Istog dhe si zakonisht takimi i im i parë gjithere ka ndodhur në komune aty kam vizituar gjithere miqët e mi në krye me të ndjerin Ferati, atë ditë Haki Rugova pas përshendetjes së parë më thot” O Xhevat Tali çohu se dua të të tregoi diç se e di që e dëshiron, ngrihemi dhe më fut në automjet dhe më thot, cerrcen tonë do e shkelim për dy minuta nepër rrugën tonë të asfaltuar që në shkollën fillore e shkelshim këmbë nepër lloq. Ishte kënaqësi dhe besomëni lotët më rrodhën gjer në Vrellë, ngase drunjët dhe shtëpitë e reja disi më buzëqeshnin, çdo gjë dukej bukuri ngase aty përmbi shiheshin hijerendat Bjeshkete e Nemuna, pasuri kombëtare e Kosovës.”

Të dashur istogas-e sot të gjitha fshatrat tona janë të lidhura me asfaltë, kemi internet, Istogu është i pastër, trotuaret të mirëmbajtura, ndriçimi i mirë vërtet Istogu për rrethanat kosovare është shëndrruar në një qytezë Pejton. Për këtë kan meritë të gjithë qytetarët e Istogut, të gjitha subjektet politike por më së shumti LDKja e Istogut me udhëheqësit e vet.

Tani më ka ardhur koha që pa dashjen tonë pra të qytetarëve të Istogut të kemi zgjedhje, ngase Zoti na e mori F. Feratin në perjetësi, andaj pa e nënqmuar asnjë kandidatë tjetër të Istogut ne qytetarë të dashur e kemi obligim që ta përkrahim dhe ta votojmë më të mirin e mundëshëm për kryetar të ardhshëm të Istogut Z. Haki Rugova e këtë për hirë të meritave dhe kontributit të tij për të mirën e Istogut në përgjithësi. Të nderuar istogas-e vota e lirë është e shtrenjët, ne e kemi kërkuar ketë me shekuj andaj shfrytëzojeni ngase përfitimet janë tonat, nuk ka mirëkuptim për ata që thonë se jo more pse nme votu, çka po fitoi une, se na shqiptarët fatkeqësishtë nganjehere kqyrim se çka mue po më del mirë prej diçkafit e nuk e shikojmë interesin e përgjithshëm, pra delni në votime dhe votoni se 4 vite janë të gjata e për 4 vite Istogu ec edhe më shumë drejtë përparimit dhe mirëqenjes për qyetarët në përgjithësi, dhe ai që mund ta bëj këtë është vërtet njeriu që ka shumë referenca vërtet të mëdha dhe është thjeshtë njeriu që ishte është dhe do të jetë në Istog dhe për Istogun.

Të nderuar ketë shkrim e bëra pa kurrfarë qëllimi personal, por e bëra si borxh ndaj një njeriu dhe miku që e njoh nga mosha 7 vjeqare dhe e njoh edhe sot si një personalitet që nuk ka shumë fjalë por ama ka veprim, njeri që posedon vlera të mirëfillta kombëtare dhe qytetare njeri që ka edukatë të mirëfilltë në të gjitha rrafshet njerëzore që i gjen edhe në botën demokratike perëndimore.

Votoi Haki Rugovën

 

Xhevat Tal Rexhaj

Publicist-Intermediator



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora