Mendime
Zef Mulaj: “ Çfar ka vegshi brënda e din Luga”
E diele, 28.03.2010, 02:00 PM
“ Çfar ka vegshi brënda e din Luga”
(Një shprehje e vjeter popullore)
Populli e ka perdore shprehjen “çfar ka vegshi brënda e din vetem luga”. Vegshi ështe një ene guzhine e vjeter e perdorur në veriun e shqiperis. Vegshi ështe i bër nga balta per të zier ushqime në zjarr me dru.
Shpegova pak rreth kesaj thënje të lashte popullore, sepse sote shum mund dhe mos ta din se çfar eshte vegshi prej balte.Pra per te ditur se çfar ka brenda munde ta dim vetem duke perdorur lugen. Problemet greke i din vetem politika shqiptare , dhe ajo greke . Vegshi i vjeter ka nevoj per tu kontrolluar me lug se çfar ksa brenda dhe me siguri do ta din se çfar ashte ka zihet në kete vegsh. Vegshi i baltaosur, i ndryshkur i oksiduar, vetem populli shqiptare e din mire historin, marrveshjet , dhe ne funde varrezat e ushtarve grek.
Parlamenti shqiptare duhet të merret me varrezat e partizanve të popullit Shqiptare, pastaj me ato greke.Shqiperis i ka borç europa dhe jo shqipetaret europes.Shqipetaret nuk duhet te pranojn fyerje, apo kercenime, nga askush. Shqiperia dhe shqiptare nuk duhet të cenohen , per te perfituar, me pretendimin e lirimit te vizave , apo hyrjen ne bashkimin europian. Sepse qarqe te caktuara kerkojn ti shfrytzojn keto momente delikate ne dam te shqiperis.Koha do thote se çfar ka vegshi brenda , do jete vone , prandaj duhet perdorur luga e popullit per te ditur se çfar , dhe kush e ka gatuar kete “vegshe”per popullin shqiptare. Ketu eshte artikulli i gazetes ship i botuar sot 27/03/”010 Ndersa parlamenti shqiptare duke diskutuar marrveshje Shqiptare – Greke.
Paradat e ushtris Greke fyejn dhe kercenojn popullin shqiptare.
Nga Dr. Zef Mulaj ,27/03/010
Skandali, ushtarët grekë fyejnë shqiptarët. Meta: Kërkuam sqarime
Thirrje raciste në Athinë. “Grek lind, nuk bëhesh, gjakun tënd do derdhim, mor derr shqiptar”
Ceremonia festive e përvjetorit të pavarësisë së Greqisë ka risjellë edhe një herë përpara opinionit publik inercinë e ekstremizmit nacionalist që prej kohësh sundon edukimin ushtarak në Ballkan. Thirrjet antishqiptare, antiturke dhe antimaqedonase janë rishfaqur gjatë parakalimit të forcave speciale detare greke, një ritual që mban të konservuar klishetë historike si armë e agresionit moral ndaj fqinjit, që me sa duket ende perceptohet si armik. “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar”, që në greqisht thuhet “Elinas gjeniese, dhen gjinece pote, to ema su tha hisume, guruni Alvane”. Një tjetër thirrje ishte “U thonë shkupjanë, u thonë shqiptarë, rrobat e mia do të qep me lëkurën e tyre”. Kronika e kësaj ngjarjeje të përsëritur me ushtrinë greke përfshin ndërkaq edhe tregues të rinj për sa i përket reagimit politik dhe mediatik në vendin fqinj, që gjithnjë e më tepër po i kundërvihet këtij manifestimi ekstremist. Sipas informacioneve të bëra publike edhe nga shtypi grek, një togë e forcave speciale të policisë detare, pasi ka lënë pas kuadratin e parakalimit para tribunës së politikanëve, është nxitur nga një person civil në fillimin e thirrjeve me karakter antishqiptar, antiturk dhe antimaqedonas. E filmuar nga një gazetar i “Eleftherotypias”, ngjarja është bërë e njohur në të gjithë Greqinë dhe ka provokuar reagime të menjëhershme. Kështu bëhet e ditur se pas një mbledhjeje të ministrit të Mbrojtjes dhe atij të Rendit, është vendosur shkarkimi nga detyra i komandantit të togës përgjegjëse për atë që është cilësuar nga media greke si “turp”. Po dje u deklarua se janë shkarkuar dhe kanë shkuar për ndjekje penale Forcat Speciale të Misionit të Njësisë Zhytëse të Rojës Bregdetare të Marinës Luftarake Greke. Një element jo pa rëndësi është edhe fakti se protagonistët e kësaj ngjarjeje janë trupa speciale profesioniste, pra me pagesë dhe jo ushtarë të ushtrisë greke. Gjithsesi incidenti i bën jehonë metodave edukative që përdoren rëndom nga ushtria greke, të trashëguara nga e shkuara dhe që flasin në emër të saj, por që pavarësisht kësaj me përsëritjen e vet, ngrenë pikëpyetje rreth spontanitetit apo organizimit të tyre dhe klimës që sundon në fqinjët tanë. Ministri grek për mbrojtjen e qytetarëve, Michalis Chrisochoidis, dënoi ashpër incidentin e një dite më parë. Menjëherë kanë filluar hetimet deklaroi ai, ndërsa shtoi “njerëz të tillë nuk kanë vend mes rojeve bregdetare”. Në një prononcim për “Alsat” reagoi dje edhe zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm shqiptar Ilir Meta. “Shumë shpejt do të kemi dhe një reagim zyrtar pasi po konsultohemi dhe me ambasadën tonë dhe me palën greke lidhur jo vetëm me evidentimin e asaj që ka ndodhur po masat që pritet të merren nga autoritetet greke ndaj këtyre elementëve ekstremistë që kanë fyer shqiptarët dhe që synojnë të nxisin një valë urrejtjeje dhe konflikti për të cilat askush nga vendet tona nuk ka nevojë”, theksoi Meta. Jam i bindur, tha ai, që kjo do të jetë në kundërshtim me frymën e përgjithshme të miqësisë, bashkëpunimit, harmonisë midis dy popujve tanë. “Duke pasur parasysh edhe faktin që ne kemi qindra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi dhe jam i bindur që ky incident dhe shpresoj shumë shpejt do të ndëshkohet nga autoritete greke dhe do te izolohet”, u shpreh Meta. Unë, vijoi ai, nuk besoj se ky incident ka një prapavijë serioze politike. “Elementë ekstremistë dhe të papërgjegjshëm mund të gjenden kudo për të krijuar incidente por unë besoj se ndaj këtij incidenti do të ndërmerren qëndrime të duhura nga aurotietet greke dhe në këtë mënyrë besoj se nuk do të ndikojë në rritjen e një vale të re përplasjesh, deklaratash politike andej këndej”, insistoi kryediplomati shqiptar. Ne, tha ai do të ndërmarim të gjitha veprimet tona me autorietet greke, ministrinë e Jashtme të Greqisë dhe autoritetet e tjera dhe unë besoj se vetë qeveria greke janë të interesuar për të ndëshkuar ato incidente, që nuk besoj se ekzistojnë interese për të dëmtuar klimën pozitive të marrëdhënive mes Greqise dhe Shqipërisë.