E enjte, 01.05.2025, 03:21 AM (GMT+1)

Mendime

Nevoja për të bashkëvepruar, shqiptarët

E diele, 28.03.2010, 02:05 PM


Në vend të thirrjes

 

Nevoja për të bashkëvepruar, shqiptarët

 

Bashkësia Ndërkombëtare ka kohë që ka hyrë në “hak” me shqiptarët e Shqipërisë Etnike, për shkak se ata dhe trojet e tyre i ka ndarë në gjashtë shtete të ndryshme të Rajonit. Sot, Ribashkimin i shqiptarëve në një Shqipëri Etnike do të ishte puna më e mirë që do ta bënte Bashkësia Ndërkombëtare në njërën anë dhe në anën tjetër Ribashkimi Kombëtar do të ishte faktor stabiliteti në gjithë Rajonin. Lidhur me këtë edhe shumë subjekte të shoqërisë civile dhe jo vetëm të shoqërisë civile nga Shqipëria Londineze kanë themeluar një organizëm për të vepruar në këtë frymë. Shi për këtë Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar bashkë me Partinë Nacional Demokratike Shqiptare si edhe me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të udhëhequr nga veprimtari i palodhur prof. Hazir Shala janë pajtuar që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe subjektet e Kosovës dhe jo vetëm subjektet por edhe qytetarët tjerë. Mendohet të themelohet një organizëm në mënyrë që nesër këto dy organizma ta themelojnë një organizëm të vetme mbarë shqiptare në mënyrë që të bëhet një kërkesë Bashkësisë Ndërkombëtare që të organizohet një Londër 2, rezultat i së cilës do të ishte RIBASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR.

 

Për këtë gjë në Kosovë tashmë disa subjekte politike, asociacione qeveritare dhje jo qeveritare, organizata dhe individë janë duke biseduar dhe duke bërë përpjekje që të krijohet një organizëm që do të vepronte në këtë drejtim. Këtë “bashkim” hë për hë e kanë mbështetur më se tetëmbëdhjetë subjekte në programet e të cilëve është Ribashkimi Kombëtar. Vlen të thuhet se idenë për këtë organizëm e kanë pasur shumë e shumë veprimtar të kohës, madje edhe ata të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, këtë ide edhe sot e kanë shumë njerëz, veprimtar të devotshëm të kauzës kombëtare shqiptare. Për fillimin e jetësimit të kësaj ideje në Kosovë kohë më parë, është mbajtur një takim konsultativ lidhur me te, në selinë e Partisë së Unionit Republikan të Kosovës në Prishtinë, të udhëhequr nga z. Musa Bajraktari. Në këtë takim ndihmë të madhe kanë dhënë edhe veprimtarët e tipit të Ferat Imeri dhe të prof. Hazir Shalës e të tjerë. Për këtë qëllim deri tash janë mbajtur edhe disa takime të tjera, dhe në çdo takim është vërejtur fryma tejet optimiste se tashmë shqiptarët e Kosovës kanë harmonizuar qëndrimet e tyre kur është fjala e Ribashkimit Kombëtar. Nismën e Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim  Kombëtar, të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare, të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të Unionit Republikan të Kosovës si edhe “Besëlidhjes” së veprimtarit të dalluar z. Emil Kastriotit, e kanë përqafur dhe janë zotuar se erë e terr do të punojnë në këtë drejtim.

 

Ky organizëm do ta ketë për qëllim sensibilizimin e idesë në fjalë në mënyrë që të krijohen kushtet e volitshme që në një ditë të afërme të përgatitet platforma përkatëse  nëpërmjet të cilës do të mblidheshin shumë e shumë subjekte dhe asociacione të tjera për ti quar proceset përpara. Asociacionet e sipërpërmendura me këtë rast fton  subjektet politike, asociacionet qeveritare dhe jo qeveritare, organizata e individë që të bashkohen me ne në mënyrë që nesër të jemi të gjithë ulur në sofrën e madhe vëllazërore. Të interesuarit të lajmërohen në e mail adres: shaibkprishtina@yahoo.com 

 

Qendra Informative Kombëtare e Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, Prishtinë, 26 mars 2010

 

Ferat Imeri, d.v.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx