E merkure, 30.04.2025, 06:53 PM (GMT+1)

Mendime

Luan Sharri: Tatëpjeta e arsimimit në Maqedoni

E shtune, 03.04.2010, 01:07 PM


TATËPJETA E ARSIMIMIT NË MAQEDONI

 

Nga Luan SHARRI

 

Në një situatë krize ekonomike, krize deri diku politike, kundërshtimesh fetare e etnike dhe mos kënaqësie, frike e një mase pasigurie, është shumë vështirë të realizohet proces edukativo – arsimor i mirëfilltë, megjithate, të krijohet një gjendje e këtillë amullie e anarkie në procesin edukativo – arsimor është një gabim i pafalshëm për të gjithë institucionet e individët.

 

Nëse do të bëjmë një retrospektivë të zhvillimit apo më mirë të themi mos zhvillimit të procesit edukativo – arsimor në dy dekadat e fundit do të konkludojmë:

 

-          Janë të pa amnistueshme veprimet e pushtetit gjegjësisht qeverive e ministrave të arsimit që në emër të reformave në arsim kanë bërë një katrahurë që sot vështirë mund t’i gjindet zgjidhja. Për mua këto reforma vetëm formalisht kanë patur për qëllim që të ngrisin cilësinë e mësimit ndërsa në esencë këto kanë patur për qëllim çështje tjera për të cilat fjalën e vet duhet ta thonë Partitë politike, Shoqatat e ndryshme dhe Institucionet relevante të cilat kontribuan apo nuk reaguan kur duhej, me të vetmin qëllim të ruajtjes së raporteve të mira me vendim marrësit, edhe se nuk kanë munguar edhe qëllime tjera të natyrave të ndrtshne, ndër të cilat edhe lakmia ndaj të përfitimeve materiale.

 

-          Gjatë prurjes së vendimeve për  reformat e dështuara nuk janë bërë konsultime të duhura e të domosdoshme me ekspert të lëmisë përkatëse të cilët me siguri do të kishin kontribuar nëse jo plotësisht por gjer diku që këto reforma, edhe pse kanë kushtuar shumë, të arrinin efektet e duhura.

 

-          Shumë pak u realizuan çështjet e përmirsimit të infrastrukturës, sa për të mos thënë aspak, si njeri ndër kushtet parësore për të realizuar reforma në një lëmi kaq të rëndësishme e të ndieshme e të domosdoshme për të krijuar kushte për zhvillim të mirëfilltë të shoqërisë.

 

-          Një ndër gabimet më katastrofike që e shoqëroi procesin edukativo – arsimor tek na është depërtimi i politikës në shkolla e institucione tjera edukativo - arsimore. Është krijuar një situatë e tillë që udhëheqësit, drejtorët, të punësuarit dhe deri diku edhe nxënësit emroheshin e pranoheshin nën durektiva të politikës ditore, e cila për fat të keq shpesh ka ndryshuar në nivele të ndryshme, qofshin ato qendrore apo lokale.

 

-          Ka qenë edhe politika e përfitimeve materiale që kanë ndjekur hierarkia vendim marrëse  në procesin edukativo – arsimor, si që ishte çështja e dështuar e furnizimit të shkollave, përkatësisht nxënësve me kompjutorë, për të cilën nuk ka nevojë të shkruaj kur dihet fare mirë se të gjithë u shkatëruan, e nga ana tjetër askush nuk u muar në përgjëgjësi.

 

-          Prurja e ligjit për shkollim të dëtyrueshëm edhe pët shkollat e mesme, që u soll para dy vitesh mendoj se ishte i parakohshëm, pasi më parë duheshte të bëhen përgatiyjet e domosdoshm për aplikimin e tij, si: përmirsimi i infrastrukturës së domosdoshme, ristrukturimi i drejtimeve e profileve ku do të gjenin veten të gjthë nxënësit sipas rezultateve të aritura në shkollat fillore, e të tjera.

 

-          Mendoj se duhej yë bëhej edhe një ndryshim më i përshtatshëm dhe më konkret i planeve e programeve të drejtimeve e profileve në të gjitha nivelet shkollimit e në veçanti të atij të mesëm.

 

Nga këto pak gjëra që u cekën prej shumë tjerave që nuk janë cekë mund të përfundojmë se nuk është koha pesë në dymbëdhjetë por ëhtë një në dymbëdhjëtë, ti këshehemi me vendosmëri situatës, që ta përmirësojmë ate, sado e kushtueshme e e dhimbëshme që të jetë se ndryshe “na morri lumi”, ndërsa gjeneratat e ardhshme do të na dënojnë. Të mbledhim fuqitë të bashkojmë forcat e të krijomë klimë për edukim e arsimim të duhur gjeneratave që vijnë, se fundi- fundit ata janë pasardhësit tanë, janë fëmijët tanë, ata që në të ardhmen do të drejtojnë e udhëheqin shoqërinë e do të zhvillojnë vendin. Dhe ato nëse nuk i aftësojmë që të marshojnë më mirë se tani, shoqëria shkon pas e vendi mbetet pas vendeve të tjera.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx