E merkure, 30.04.2025, 11:51 PM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: Aksham-pazari" dhe parada ministrore

E hene, 05.04.2010, 07:56 PM


Aksham-pazari" dhe parada ministrore

 

Sa ishte serioz procesi i riformatimit apo ai i "fshesës" i kryeministrit Thaçi u ilustrua shumë bukur nga deputeti i AAK-së Naim Maloku i cili vendosjen e ministrit të bujqësisë e "pagëzojë" kështu: "Blerand Stavileci e ka parë lopën vetëm në çokolatat 'Millka' ".

 

Nga Agim Vuniqi

 

Kush thotë që qeveria e Kosovës nuk është efikase? Kaluan dy vite që nga dita e shpalljes së pavarësisë dhe ka mbetur akoma një vit e gjysëm para zgjedhjeve të reja qendrore, dhe kryeministri vendosi "të rris" efektivitetin e qeverisë, symbylltas u ndërruan gjashtë minsitra, ka lënë pas vetëm habi, as pyetje e as pergjegje, kjo është formula e riformatimit. Zërat për ndryshime në qeveri filluan nga mbrëmja e "halloween" në lokalin "Zanzibar", në atë mbrëmje u ndërrua pushteti qendror, u krijuan koalicione të përshpejtuara, presidenti u njoftua se duhet të ndërroj petkun e të parit..., zhurmë..deri në agun e ditës së nesërme. Të nesërmen Thaçi dhe Sejdiu thanë se koalicioni është i qëndrueshëm, nuk ka lëvizje nga marrëveshja e partneritetit..

 

Kritikat e parreshtura të ministrit të sapo-instaluar Hazirit në adresë të partnerit në koalicion e shprehur përmes slloganit "Guns N' Roses" si përmbledhje e koalicionit qeverisës PDK-LDK, gjatë zgjedhjeve lokale, që asocion në "Guns"-armë-PDK dhe Roses-trëndafila-LDK, e që publiku  artdashës e ndërlidhë me bendin e njohur amerikan të hard rock-ut..., fitoi në përmbajtje..., ai u shpërblye me ulësen e ministrit të kulturës...Në të njejtat frekuenca, qëndronte edhe ish kryeministri Bukoshi, sigurisht që këto ndërrime kishin më tepër karakter tregtarë sesa politik. Rivaliteti gjatë luftës i kryeminstrit Thaçi dhe i atij që njihet si kryeminitri në ekzil, z. Bukoshi, përfundimisht u shua. Pazarllëqet e hershme gjatë luftës i pranim-dorëzimit të parave po kryhet butë. Çdo gjë përfundoi me marrëveshje gjentëlmene  "mos më pyet për mjetet e fondit Vendlindja Thërret-as unë nuk të pyes për fondin e 3 përqindëshit", bile tash duhet të kujdesen të rrumbullaksojnë partneritetin edhe me një ligj të cilin do ta aprovonte parlamenti, ku qartas do të thuhet, "po ia nisim prej së pari"...; apo do lë të shiten-privatizohen të gjitha asetet e Kosovës dhe pastaj do e ndalim korrupsionin. 

 

Parashikimet se pranvera kosovare do të jetë e nxhetë e paralajmërojë sindikata e mantelbardhëve, ka caktuar afatin e rehatisë së ministrit të ri, 10 ditë për plotësimin e kërkesave të mëhershme akoma të papërmbushura të pagesës së shujtës mujore, se a do të realizohen kërkesat e tyre mbetet të shihet, nëse jo, mantelbardhit do të dalin në rrugë.

 

Ende pa u ulur mirë në karrikën e ministrit Edita Tahiri nuk hezitoj t'i rikthehet kohës Wilsoniane, nëse kështu starton në detyrën e re do të sillet në rrethin viciozë..., harrojë se shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Nga ajo që u publikua në shtypin vendor nga shpejtësia marramendëse e vendimit të kryeministrit Thaçi, ajo as kishte arritur të njoftohet  me stafin administrativ , nuk kishte marrë informacione të mjaftueshme se çka është kryer deri më tash në këtë ministri, çka ka mbetur pa u kryer, cila është pakoja buxhetore, sa është ajo e mjaftusheme për të realizuar idet e reja..., apo kjo klithje kaq e hershme është një invencion teorik "eureka"-bile le të ketë konotacion amerikan..

 

Institucionet demokratike në Kosovë janë sa për sy e faqe, ashtu siç janë edhe subjektet politike në koalicion. Vendimet e rëndësishme i vulosin dy të parët, kryetari dhe kryeministri, për parlamentin kjo është e mjaftueshme, e çka duhet të debatohet kur as qeveria e as ministritë përkatëse nuk bënë publike "itinerarin" e angazhimeve të tyre, është për keqardhje që u bë kaq shpejt pranim-dorëzimi i funkcioneve ministrore, as nuk pat kohë për ndonjë nënshkrim të pranimit të dokumentacionit përkatës që i dorëzohej ministrave zëvendësues, asgjë...asgjë, Thaçi lexoi emrat e atyre që u detyruan të shijojnë lakmuesin e hidhur të dorëzimit të foteleve ministrore, që edhe ashtu nuk kishin ndonjë pozicion stabil në partitë prej nga vinin, ata as që ishin pjesë e ndonjë grupi të interesit, e pa atë nuk ka karrierë stabile, edhe më keq ata u ndanë edhe të turpëruar...

 

Sa ishte serioz procesi i riformatimit apo ai i "fshesës" u ilustrua shum bukur nga deputeti i AAK-së Naim Maloku i cili vendosjen e ministrit të bujqësisë e "pagëzojë" kështu: "Blerand Stavileci e ka parë lopën vetëm në çokolatat 'Millka' ". Ky konstatim i Malokut është i saktë, por nuk duhet harruar se në pozita ministrore më heret ishin ulur edhe të tillë që dinin si mjelet lopa, duke e vazhduar zejen e mjeljes edhe gjatë instalimit në qeveri... Për ata që janë kuriozë u mbetet të përcjellin trajnimin e suksesshëm të Blerandit, në mjelje, ngaqë është iluzore të pritet ndonjë rezultat menagjerial në bujqësi, ngase do të zhgënjehet që në kontaktin e parë me bujkun kosovarë, është iluzore ai të flet diçka për kulturat vjeshtore, pranverore, farën, rasadin, plehërat...

 

LDK-ja veç ishte e përgatitur; për poteze të guximit politik, kishte përvojë, qysh nga koha kur u "zëvendësua" Daci me Berishën, në pozitën e kryeparlamentarit. Tog-fjalëshin "miqtë ndërkombëtarë na sugjeruan" e kuptuan më së miri Nekibe Kelmendi, Alush Gashi dhe Valton Beqiri, ata u "zëvendësuan" pa ndonjë paraljmërim të mëhershëm. Këtë recetë të hidhur e shijuan edhe minsitrat e PDK-së: Arsim Bajrami, Zenun Pajaziti dhe Idriz Vehapi, mëlmesa e zëvendësimit e huazuar nga ndërkombëtarët po bëhet shumë joshëse për kryeminstrin Thaçi dhe degustratorin e parë Sejdiu, i cili dha vizën për nus produktin. Disa nga ministrat që u rikthyen në politikë po pasurojnë karrierën e tyre të pasluftës, falë edhe lidhjeve të vjetra... Ndërrimet janë ba sipas vendimit të kryeministrit, ministrat e shkarkuar edhepse nuk kuptuan domethënien e vendimit,  u dakorduan se nuk duan të sakrifikojnë karrierën politike,  dhe se më me dëshirë do të mbeten në politikë, pa zë, këtu qëndron edhe mjerimi i këtyre politikanëve të cilët u treguan të pamoralshëm; është kjo vazhdimësi e një politike të korruptuar dhe dashakeqe që nga shitja e statusit autonom të Kosovës, kur një profesor i fakultetit juridik, atëherë, anëtar i Gjykatës kushtetuese pat deklaruar se pranon ndryshimet kushtetuese në emër të disiplinës partiake..., që nga ajo kohë u shkatërruan të gjitha institucionet kosovare. A po ndodhë diçka e tillë para uraganit provokativ serb në Mitrovicën veriore mbetet të shihet, por Bajram Bexhepi do t'a bartë një barrë të rëndë të përgjegjësisë, si ministër i brendshëm për ngjajet që do të pasojnë në atë pjesë të territorit të Kosovës. Sinjalet e para janë dëshpruese, EULEX-i do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin kosovar, edhe pse ato janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet vendore në fuqi. Ministrat nga pozita "gatitu" do të kalojnë në atë "qetsohu"; pazari politik mbetet i hapur, athua shitblerja u bë në kohën e "aksham-pazarit", atëher kur shitet lirë dhe blehet lirë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx