E merkure, 30.04.2025, 10:02 PM (GMT+1)

Mendime

Xun Çetta: Thirrje për viktimat politike...,dhe për veprimtarët pa pushtet dhe hapësirë mediatike

E hene, 05.04.2010, 06:36 PM


Thirrje për viktimat politike...,dhe për veprimtarët pa pushtet dhe hapësirë mediatike

 

Nga Xun Çetta

Xun26@hotmail.com

www.info-çetta.blogspot.com

 

Për mes kësaj shkrese emëruar si thirrje publike ju bëj thirrje :

 

1. Për ta kundërshtuar dhe luftuar krimin politik,ekonomik dhe atë klasik më marrje jete njerëzish në Kosovë.

 

2. Për ta kundërshtuar falsifikimin e historisë kopje nga format e falsifikimeve në të kaluarën,pra duke eliminuar aktorët real nga ndikimet politike dhe jo pak aty këtu duke vrarë ata të cilët nuk po i ndaleshin  ndriçimit të këtyre realiteteve.

 

3. Për ta kundërshtuar dhe luftuar krimin e medieve në Kosovë,krim ky i cili në format më të pa skurpullta po i shërben krimit të lartë shënuar.

 

4. Më në fund thërras që ta ndalim të keqën e cila falë këtyre krimeve,në Kosovë po gjenerojnë krimet e reja të cilat janë shumë më të rënda për kohën dhe pozitën në të cilën gjendet dhe do të kalon vendi.

 

Nuk është thirrje kjo,për të i venë sanksione politikës aktuale në Kosovë siç do ta  trumbetonte politika e krimit,e as thirrje për sanksione medieve siç do ta trumbetonin mediat e krimit,përkundrazi është thirrje që Kosovës të i hiqen sanksionet politike çfarë po aplikohen për mes kaq kriminelëve politikë e kryesisht është thirrje që të lirohet viktima,veprimtari dhe luftëtari nga sanksionet e kriminelëve politik. Këto janë dy gjëra të kundërta të cilat në mungesë sqarimi edhe mund të keq shpjegohen për të spekuluar dhe mashtruar elektoratin.

 

Vetëm për mes këtij shkrimi publik jo edhe në adresa veç e veç kësaj radhe U bëjë thirrje viktimave politike pa dallim,veprimtar a luftëtar të UCK-së dhe politikanëve të ndershëm të cilët janë zënë keq në organizim aty ku pa fajin e tyre po sundon krimi,pra u bëj thirrje të tillëve qoftë në pozitë,opozitë apo në institucionet më të larta të shtetit ku ata janë ,u bëj thirrje qytetarëve pa dallim e kryesisht atyre të cilët po e ndijnë krimin dhe kanë gatishmëri ta luftojnë atë. U bëj thirrje gazetarëve,publicistëve dhe historianëve që të kenë kujdes në këtë vërshim krimi i cili të parët do të i përmbyt ata si gazetar,publicist e historian. I bëj thirrje faktorit ndërkombëtar UNMIK-ut të mbetur dhe EULEX-it të vendosur në Kosovë.   

 

Unë nuk mund ta përballoj krimin e medieve të kontrolluara,kund nga pushteti e shumë nga vetja dhe mëkatet çfarë kanë menaxher të shumë të medieve në Kosovë. Lidhur më këtë paralajmëroj edhe faktorin ndërkombëtar që ta kupton realitetin e përgjakshëm dhe të ndërmarri diçka ndaj medieve komplet të njëanshme në Kosovë,njëanshmëri kjo e cila po rrezikon ta fut konfliktin më të pa parë pas këtyre 20 viteve të proceseve të quajtura demokratike 1990-210.

 

Unë do doja që para gjyqit të përgjigjëm për ,,akuza të pa baza“nëse verifikohen si të pa baza këto edhe pse të gjitha janë fakte në arkiv,e jo të përgjigjëm për krim klasik si hakmarrje ndaj krimit i cili po vazhdon mbi mua dhe viktimat në Kosovë,pra nuk dua të shendohem në kriminel në mungesë të ligjit dhe shtetit të së drejtës. Gjithashtu do doja që pas zbardhjes së realiteteve çfarë do i bëj ,e që për shumë kë realitete të hedhura do jenë këto,të mos verbohet tjetri dhe revanshohet me krim klasik për ballë meje derisa unë jam i hapur dhe me pa durim pres kundërvëniet me argumente e jo me krim klasik e pa besi duke mos u shtruar problemi .

 

Unë nuk i mohoj përshkrimet e ngjarjeve të historisë sonë çfarë bëjnë të tjerët edhe atëherë kur nuk pajtohem, pra qoftë edhe kur ato bëhen në lidhje klanesh,fryrje veprimtarish,shfrytëzim parash e pushtetesh dhe hapësirash mediatike çfarë i kanë pas dikur dhe i kanë sot po ato klane. Pra nuk merrem më to ngase janë tepër të shkapërderdhura,nuk jam dëshmitar i tyre ashtu siç ata nuk janë dëshmitarë i tjera ngjarjeve edhe pse Shefat e tyre ishin në rrjedha të organizimeve të cilat më dhunë i ndalën,më shërbime të fshehta i sabotuan,më gjitha mjetet i luftuan dhe sot duan që ato të mos përkujtohen.

 

Unë nuk i mohoj as që merrem më ta por njëkohësisht nuk do pajtohem qe paraja ,pushteti dhe lidhjet e klaneve ta varrosin të vërtetën e viktimave dhe veprimtarëve jo vetëm pa pushtet e pa  hapësira mediatike por pa bukë dhe pa kulm mbi kokë këta veprimtar e luftëtar të harruar vetëm e vetëm për të u falsifikuar historia dhe për të u bërë e përgjakshme nga vet shqiptarët kjo.

 

Unë mbaj mend dhe i kam krejtësisht të freskëta kujtimet e propagandës mediatike pa dallim të shkruara apo elektronike,duke filluar nga ,,Rilindja“,RTP dhe Radio Prishtina etj,media këto të cilat edhe nëse 70%- shin i tyre e kishim në frymë pozitive nga ku u ngrita edhe unë vet duke lexuar por jo duke shkruar në ato media,mjerisht 30% -shi i mbetur ishte vendimtar për tmerrin çfarë po i sillnin vendit,popullit të pushtuar e kryesisht veprimtarëve që nuk po ndaleshin në rrugë drejt çlirimit. Pse po ndalëm këtu për të vazhduar me tjera media dhe shtegtimet e tyre deri në ditët e sotme kur jemi me kaq shumë media numerike por mjerisht më të njëjtën materie tmerri për vendin ? E them këtë për arsye se pa dallim emrave të mediave dhe vend përqendrimit të tyre në kohë të pushtimit klasik çfarë përjetoj Kosova,ky 30% -shi i tmerrit mediatik ka ushtruar krimin propagandistik,politik dhe kështu ka përfunduar në krim ekonomik ku tani Kosovën e ka mbuluar po ky krim.

 

E përsërita disa here duke filluar me unë,ngase dua qe uni im të rezistoj përball unit që ka bërë krimi në Kosovë,kjo mund të i vret veshin dikujt por shpresoj se shpejt do me kupton cilido që keqkupton këtë përsëritjen time më unë.

 

Nëse ,,Rilindja“emigroj në vendet Evropiane kryesisht në Zvicër ,Gjermani e më vonë në Shqipëri,mjerisht  kjo u bë akoma më e kriminalizuar ngase ky 30%-shi tani ishte shumicë për ta bërë krimin pa asnjë frikë llogaridhënie.

 

,,Bota Sot“ po ashtu do duhet treguar fytyrën e vërtet të saj dhe të të financimit në themelim të saj si dhe ta ndriçon faktin se miku i madh dhe besnik i kësaj gazete ishte në vende udhëheqëse të LPRK-së. Nuk e them këtë sikur po kjo gazetë të mos trajtonte LPK-në si organizim jo Shqiptare për kohen kur po flasim...

 

,,Koha Ditore“ nuk ka nevojë të sqarohet kur më këtë gazetë kujtohet emri Veton Surroi,sado i ngritur,politikan a diplomat ky i cili po të kishte demokraci dhe shtet,ai do përgjigjej për fondet e përvetësuara dhen Kosovës për Media pas luftës e kryesisht të përgjigjët për ato të ,,Mediahilfe CH“,Sorrosit etj.

 

,,Express“ka filluar me Baton Haxhiun pa dallim levizjeve të tija sa në shërbim të atij apo tjetër agjencioni mediatik e diplomatik nderkombëtar e vendor për të u ndal tek ,,TV Klan“ dhe për ta themeluar këtë  edhe në Kosovë ku dorën në zemër,ai aktualisht po bënë një punë shumë me vlerë por gjithsesi njëanshmëria e krimit shumë e koordinuar dhe më qëllime të qarta po len pasojat e veta të cilat vështirë të i përballojmë.

 

Gjenerata e re është dhe rrezikon të mbetet viktimë e mos njohjes së realiteteve të para kohës së tyre si dhe falsifikimeve në të cilin krim mund të fundosen edhe shumë publicist,gazetar e historian të ndihmuar nga falsifikatorët qe po dominojnë biznesin,mediat dhe pushtetin në Kosovë.

 

Vandalizmi i vjetër i improvizuar dhe gati i harruar mbi varrezat Serbe në Kosovë shtrohet pyetja pse përsëritet kjo e keqe sot në Kosovën e pavarur??? Ndodh kjo për arsye se politika e vjetër qe nuk bën asgjë veçse me të tilla improvizime problemesh në bashkëpunim me vet struktura të vjetra Serbe vazhdojnë të mbijetojnë në politikën shterpë të vendit tonë.

 

Helmimet e shfaçura kohët e fundi kopie e helmimeve dikur po ashtu janë vet forma e politikave të vjetra të cilat nuk kanë kapacitete të bëjnë politik të shekullit të ri. Gazetari,publicisti dhe historiani i ri aq më tepër kur ngritët nga të tilla biznesesh politike nuk ka si ta kupton realitetin i cili po sillet vetëm në baza krimi...

 

Edhe nëse qeveria Thaçi aktualisht ka bërë ndryshimet më përzgjedhjen më afirmative siç i ka mbetur si shprehi kjo kryeministrit aktual Thaçi,unë garantoj se ai kësaj radhe ka bërë përzgjedhjen më të dhimbshme dhe më jetëshkurtër të kësaj qeverie dhe vendit tonë.

 

Krejt çfarë them dhe e përshkruaj si pozitë politike aktualisht në Kosovë,dëshmon rasti i Ministrit sapo të shkarkuar Valton Beqiri njeri ky,politikan dhe personalitet i formuar mbi nivelin e jetës politike  aktualisht në Kosovë. Kush ka përcjell situatat por jo të vetëmashtrohet ka mund ti vëren dy shkarkime të gëzueshme nga vet të shkarkuarit  por që dallimet janë të dukshme.

 

Më buzëqeshje dhe pa shqetësime u pranua shkarkimi nga vet të shkarkuarit Valton Beqiri dhe Zenun Pajaziti por realiteti i atyre buzëqeshjeve ishte i kundërt ku z.Pajaziti ishte dakorduesi  i politikës së partisë derisa z.Beqiri tregonte se politika nuk qenka për ata që nuk janë tifoz,të besueshëm dhe të dëgjueshëm të partisë...Këtu zonjusha Tahiri u orvat të arsyetoj emërimin e saj më arsyetimin se ka përvoja dhe nuk do ndikohet nga urdhërat,madie kjo shkoj aq larg sa që po të mos jesh njeri i partisë nuk ke shancë të jesh as ministër dhe as i emëruar diku në politikë tha Edita e stolisur me postin Ministresh. Pas reagimit në këtë çfarë tha Edi ndërhyri me shumë të drejtë Meli më çka në fund zonjusha Tahiri e zbuti qëndrimin e vet por mundësisht pa e demantuar vetën çfarë tha.

 

Edita Tahiri,më respektin që dua ta mbaj edhe pse të dobësuar,ajo bëri edhe një gaf tjetër politik kur tha : këto shkarkime ishin më të pa shëmbullta në vendin tonë,duke harruar Shkarkimin e Dacit dhe kryeministrit Kosumi si rast akoma më të pashembullt pa dashur të prononcohem pro apo kundër ngase për këtë kam shkruar në momentet e caktuara madie jo pak edhe mbi konfliktet Daci-Sejdiu.

 

Kjo qeveri duke pasur Lutfi Hazirin,Bujar Bukoshin,Bajram Rexhepin si dhe po ta kishte edhe Agim çekun që të i ketë tre ish Kryeministra të dështuar besoj se do ta kishte shpejtuar procesin e fatit të saj si qeverie.

 

Revolta e pa përshkrueshme që u reflektua tek ish ministresh Kelmendi po ashtu dëshmon formën e shkarkimeve pa dallim pse zonja Kelmendi nuk ka të drejtë të revoltohet ngase edhe vet do ta shkarkoja.

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx