E merkure, 30.04.2025, 11:54 PM (GMT+1)

Mendime

Nysret Ismajli: Ri(de)formatizimi i Qeverisë

E hene, 05.04.2010, 07:55 PM


Q e v e r i a      Thaçi     s i      n ë      f i l m a t      A K S I O N

 

Ri(de)formatizimi i Qeverisë

 

Shkruan: Nysret Ismajli

             

Për shumë kohë është përfolur e është përfolur për njëfar riformatizimi të Qeverisë Thaçi. Më në fund Kryeministri së bashku me partnerin e kualicionit mori vendim për ndrrimin e disa ministrve në kabinetin e tij. Interesante ishte se të gjithë ministart të cilët Thaçi i largoi nga kabineti i tij, asnjëherë nuk kanë qenë të përfolur për afera korruptive. Edhe më befasuese për mua, mbase edhe për qytetarët e tjerë ishte se dy ministrat e kabinetit Thaçi, që vinë nga subjekti politik që e udhëheqë vetë kryeministri, qëndruan imun dhe të paprekshëm në pozitat e tyre ministrore. Ani pse disa nga zyrëtarët ndërkobëtar që veprojnë në Kosovë patën kërkuar që të largohen nga Qeveria të paktën dy nga ministrat që shumë shpesh janë përfolur për afera korruptive, shpërdorim të detyrës etj.

Veprimi i kryeministrit Thaçi ma kujtonë një filmë që pak ditë më parë e kam parë në TV. Në atë filmë policia ishte në njdjekje të dy kriminelëve kryesor në një shtet të amerikës latine. Për një kohë të shkurtë, policia i arrestojë kriminelët e kërkuar, por,  sharra i hasi në gozhdë policisë sepse ishte komandati i tyre i cili kishte bashkëpunuar dhe ndihmuar ata në krime.  Komandanti i asaj policie urdhëroi policët e tij që t’i lirojnë kriminelët dhe në vend të tyre t’i arrestojnë dy persona tjerë krejtë të pa fajshëm në mënyrë që ta arsyetojnë punën e tyer para qytetarëve. Por duhet mbajtur ne mend që ky ishte vetëm një filmë televiziv me aktorë profesionist, skenar e regji, vetëm filmë ama filmë.

A thua! A ka aktorë, skenaristë e regjisorë të tillë në këtë Qeveri?  Sigurishtë që organet e drejtësisë një ditë do ta thonë fjalën e tyre se a ka pasur a jo të tillë.Duke  uruar që kjo Qeveri të mos jetë si në filma, dhe duke uruar që kjo Qeveri të mos i hedhë pluhur syve të qytetarëve, urojë që në Kosovë një ditë të zhduket varfëria dhe së bashku me të, të zhduket edhe fenomeni i korrupcionit. 

Kur e dëgjojmë kryeministrin Thaçi në konferenca për shtyp, krijojmë përshtypjen se në Kosovë çdo gjë është në rregull. Fitohet përshtypje se në vendin tonë të gjithë jetojnë të lumtur dhe pa brenga. Mbase kryeministri i Kosovës nuk e di se gati gjysma e qytetarëve të vendit tonë jetojnë në varfëri të skajshme, këtë secili mund ta sheh nëse e kalon vetëm pak kohë duke shkuar dhe duke i vizituar familje të ndryshme në çdo Komunë të Kosovës. Se gjysma e kosovarëve janë të varfër mund ta shoh kryeministri Thaçi nëse afrohet te një bank një ditë të zakonshme kur pagat mujore të jenë derdhur në gjirollogaritë e pensionistëve të Kosovës. Atë ditë radhët do të jenë të gjata nëpër bankat tonë për të marrë ato pak para që i kanë pensionistët e Kosovës. Po të dëgjosh ministrat “e sukseshëm” në konferenca për media si p.sh atë të MASHT-it z Enver Hoxhaj fitonë përshtypjen se sistemi i arsimit në Kosovë është me të gjitha të mirat. Ndryshe ndodh kur qytetarët frekuentojnë institucionet arsimore dhe e shohin që ky ministër çdo ditë të vitit e ka si ditën e parë të muajit prill. Këtë më së miri e dinë mësimdhënësit të cilët punojnë në kushte shumë të vështira edhe pse ata, në çdo fushatë elektorale marrin premtime për rritje të pagave të tyre, pastaj manipulohen dhe nuk rriten pagat e premtuara. Thënë shkurt e shqip, për të qenë ministër “i sukseshëm” në kabinetin Thaçi, ai duhet që mundësisht të jetë i përgatitur që të flasë në mediat tona shpesh për problematika dhe startegji që kurrë nuk zbatohen, të jetë i pashëm, të ketë zë radiofonik, të di të shtiret her ashtu e her kështu, të jep premtime boshe, të mos punojë asgjë etj.etj... Ndërsa nga partneri i kualicionit ai i cili dëshiron të bëhet ministër në kabinetin Thaçi duhet që ta kritikoi atë sa më shumë, kështu ndodhi dje me ministrin e ri të kulturës. Kjo ndodhë si duket sepse kryeministri ynë me këtë formë ia mbyllë gojën duke e inkuadruar në kabinetin e tij qeverisës. Por duhet kuptuar një gjë, ai i cili e korrupton dikë është më i korruptuar se korruptuesi.

 Me gjasë këtë strategji të cilën po e shohim çdo ditë populli nuk do ta kapërdi në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Kjo do të jetë mënyra  e  vetme për të ndikuar vërtetë në njerëzit të cilët do ta qeverisin vendin për mandatin e ardhshëm. 



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx