Mendime
Kim Paci: Veç të dal, s'më pengon as Çirillica
E marte, 06.04.2010, 09:58 PM
VEÇ TË DAL, S’MË PËNGON AS ÇIRILLICA
“Skâmja âsht e rond’, t’çon edhe n’der’ t’hasmit!” (shqiptare)
Nga Kim Paci
Profesori nga Prishtina me inicialet M.K, ditëve të fundit interesohet për lidhjen e cila do t’i ndihmonte për marrjen e Pasaportes se re biometrike të Serbisë. Profesori dëshiron të udhëtojë te e motra në Gjermani, pa u lëshuar në procedurën e gjatë, të ndërlikuar e të shtrenjët për nxjerrjën e vizës.
“Mjaft më me patriotizëm. Do shkoj të pyes në Graçanicë, ose do gjejë dikë të më rregullojë Letërnjohtimin dhe Pasaportën e Serbisë, përshkak së vetë nuk guxoj të hyjë në Serbi. Kështu po jetojmë si në një getto”, thotë profesori M. K. duke u lutur që mos t’i zbulohet identiteti.
“Të mos më shiqojnë në punë dhe komshia si tradhtarë,apo, mos e thashtë Zoti, të më vizitojë policia”, vazhdon të shpjegojë profesori.
Anipse vet ka frikë nga etiketimi, M. K. e di mirë se ideja e tij nuk është aspak e thjeshtë.
Pas heqjës se rexhimit të vizave, Pasaportat e Serbisë, por edhe ato të Maqedonisë e të Malit të Zi, si dhe ato të vendeve tjera, me të cilat mund të udhëtohet jashtë Kosovës pa procedure të gjatë e të ndërlikuar për nxjerrjën e vizës, janë mallë shumë i kërkuar në Kosovë.
Me Pasaportë, në të cilën shënon “REPUBLIKA E KOSOVËS”, pa vizë mund të udhëtohet vetëm në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri dhe Turqi.
Ndërkaq SHBA-ës dhe shtetet e BE të cilat kanë pranuar Pavarësinën e Kosovës dhe Pasaportat të cilat i lëshojnë në Prishtinë, parashikojnë procedurë të komplikuar të dhënies se vizave.
Në “Çarshinë” e Prizrenit, lidhur më Pasaportat biomtrike te Serbisë, qytetarët nuk flasin më zë të lartë, ama të interesuarin e iformojnë kjartë se ku duhet paraqitur për dokumente të Serbisë. Jo vetëm këtu, por edhe në shumë qytete në Kosovë, disa agjensione, të cilat pasagjerëve të vet u ofrojnë biletat e udhëtimit dhe aranzhmane turistike, në ofertë kanë të paraparë edhe “shërbime ndërmjetësuese”, për të arritur sa më shkurt gjer të Pasaporta biometrike e Serbisë.
Meqenë se shumë qytetarë të Kosovës, veqanërisht ata të rinjët, nuk kanë dokumente të Serbisë, ndërkaq me dokumente të Kosovës, nuk mundë të kalojnë kufirin (Serbia nuk ua pranno),kështu që u lajmërohen ndërmjetësues të cilët u ofrojnë marrjen e dokumenteve përkatëse të Serbisë.
“Për momentin, dokumentët e Serbisë nuk mund të merren, sepse janë arrestuar 8 veta në Krushevc, prandaj ejani pas dy javëve e do t’ju tregojë sa do të kushtojnë që të gjitha dokumentet!” – thotë njëri nga pronarët e agjensionit.
Agjensioni “Megasitis konstalting” në Prishtinë, u bërë shumë e njohur kur Gazeta Slovene e Lubjanës “Dnevnik” përhapi lajmin se ky agjension, për 10 mijë euro, ofron Nënshtetësinë Gvajane, me të cilën mundë të udhëtohet në Evropën Perëndimore dhe Kanada.
Po kjo firmë, për të cilën pronari pati deklaruar se “punon krejtësisht legal”, me çmim prej 6 mijë euro ofron edhe Nënshtetësinë e Namibisë, si dhe vizat dyvjeçare dhe pesëvjeçare për në Britaninë e Madhe dhenë Qipro.
Situata e rëndë ekonomike, si në Kosovë si edhe në shumë vende, i shtërngon njerëzit të kërkojnë jetë më të mirë. Në këtë situate, sigurisht së nuk është parandalesë e as pëngesë, as udhëtimi me posaportë të Serbisë, të shkruar në çirillicë.
“Skâmja âsht e rond’, t’çon edhe n’der’ t’hasmit!” – na thojshin t’ moçmit.