Mendime
Jeton Ameti: Lidhja Shqiptare e Prizrenit është pasuri e shejntë për mbarrë popullin shqiptarë
E marte, 06.04.2010, 09:33 PM
Lidhja Shqiptare e Prizrenit është pasuri e shejntë për mbarrë popullin shqiptarë
Nga Jeton Ameti
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës,për largimin e stemës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,nga Kuvendi Komunal të këtij qyteti heroik tregonë në mënyrë të qartë se faktori ndërkombëtarë,dhe pakoja e Ahtisarit nuk përfillin fare vullnetin dërmues të shqiptarëve të Kosovës,dhe në përgjithësi të mbarë popullit shqiptarë që jetonë dhe vepronë në hapsirat ballkanike,i ndarë në mënyrë të padrejtë politikisht dhe i rrobëruar nga fqinjët shovinist sllavo-helen.
Kjo Kushtetutë antishqiptare që konsiderohet si akt më i lartë i vendit nëpër periudha të ndryshme kohore arrin të shuajë çdo gjë shqiptare në Kosovë,duke mosë njohur simbolet kombëtare,festat kombëtare,kulturën shqiptare,dhe vlerat e përgjithshme të popullit shqiptar.
Ky vendim antishqiptarë dhe antidemokratik injoronë në mënyrë të thellë historinë e lavdishme të shqiptarëve,ku jehona e popullit shqiptarë në arenën ndërkombëtare u bë e njohur me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit që u themelua më 10 qershor të vitit 1878.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit lindi nga vrrulli i shtresës së popullit shqiptarë,për të rruajtur çdo gjë shqiptare nga armiku,dhe për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut nga grabiqarët ballkanikë,të cilët kishin programe për të asimiluar në përgjithësi popullin shqiptarë.Jehonën atdhetare të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e ngrritën fuqishëm në arrenën ndërkombëtare figurat e pavdekshme të popullit shqiptarë si Abdyl Frashëri,Pashko Vasa,Iljaz pashë Dibra,Ymer Prizreni,Sulejman Vokshi,të cilët punuan dhe vepruan deri në frymën e fundit për të rruajtur nderrin e atdheut.
Shqiptarët dhe politika shqiptare në Tiranë,Prishtinë,dhe në Shkup nuk duhet të heshtin,ndaj këtij vendimi uligant të Kushtetutës së Ahtisarit,dhe planit gjashtë pikësh të Ban Ki Munit,që po realizohet në mënyrë të fshehur në hapsirën shqiptare të Kosovës,dhe marrin vendime antishqiptare për të larguar stemën e Lidhjes së Prizrenit nga Kuvendi Komunal dhe për të realizuar kërkesat minoritare (serbe dhe ato turko-boshnjake) të cilët minoritete në mënyrë të padrejtë mbështeten edhe nga faktori ndërkombëtarë në të gjitha mënyrat,si në decentralizimin territorial,dhe në shtymin e kopetencave juridike dhe politike.
Pavarësia e Shqipërisë Etnike më 28 nëntor të vitit 1912,dhe Pavarësia e trungut të Shqipërisë Etnike e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008,këto dy shtete të cilët janë një komb etnik themelet historike,shtetërore,dhe politike i kanë të vendosura prej te periudha e lavdishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,dhe të programit të saj.
Ky realitet historik e mbarëkombëtar duhet të jetë e qartë ndaj minoritarëve të ndryshëm që jetojnë në hapsirat shqiptare dhe ndaj faktorit ndërkombëtar.