E enjte, 01.05.2025, 05:38 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Shqiptarët në udhëkryqin e zhbërjes?!

E hene, 05.04.2010, 07:58 PM


SHQIPTARËT NË UDHËKRYQIN E ZHBËRJES?!

 

Nga Gani Qarri

 

Ngjarjet zhvillohen në formë kronologjike,shpejt dhe papritur, përcjellin njëra tjetrën me shpejtsi të pakapshme për ne,për shqiptarët që jetojnë si në ëndërr,derisa ujqërit grabitqar përrrethë na kafshojnë herë pas here dhe tanimë haptas,të futur thellë në torishtën tonë.

Edhe pse në Europë as nuk ka dhe as që ka patur ndonjë herë edhe një Popull tjetër,gjat gjithë historisë së egzistencës së tijë,Popull më të vuajtur se ky yni,ne nuk arritëm dot kurr që të bëhemi faktor as rajonal,as Zot të vetvetes e aq më keq as përcjellës të aftë të zhvillimit të ngjarjeve.

Mjerisht mungesa e një organizimi dinjitoz,kundërshtitë ndërshqiptare dhe lufta për pushtet edhe pa shtet ,ka qenë dhe mbetet shkaku kryesor i gjendjes në të cilën jemi.

Edhe pse,asnjë herë as në shkolla dhe as në familjet tona nuk na u tha e vërteta ashtu siq ishte rreth zhvillimit të ngjarjeve dhe arsyes së vërtetë të ndarjes së Kombit në shumë pjesë,ku rrallë apo fare nuk përmenden dhe sikur harrohen,me dëshirë-të metat tona që i kemi,siq janë;lufta e mbrendshmee,organizimi i mangët, i vonuar dhe jo i fuqishëm, konfuzioni i përgjigjes dhe përgjegjësisë ndaj agresionit propagandistik deri te ai politik dhe ushtarak, paaftësia e gjetjes së miqve të fort dhe ruajtja e miqësis me ta,paaftësia e organizimit për përballim fatkeqësish nga lufta e deri te mbrojtja e vendit si shkak i së cilës ishte dhe mbetet edhe robëria e gjatë ndër më të gjatat në rajonë e cila për një pjesë të mirë të Popullit,mjerisht edhe në kët shekull të ri,pa ndonjë dallim të theksuar, vazhdon.

Madje edhe në këto kushte dhe rrethana,luftat e mbrendshme,që nga thash e themet e pa bazuara e deri te vrasjet e hapura dhe ato tinzare të „kundërshtarve“mbrenda kombit edhe në këto kohë,gjithë andej ku jetojnë shqiptarë,vazhdojnë.

Pa të drejtë, në q`do rast dhe rrethan,përkundër këtyre fakteve, mbetej dhe edhe sot, shiqohet në sytë tanë si fajtore kujdestare e të gjitha dobësive tona„vetëm“ „Europa Plakë“

Gjithmonë na thuhej se Shqiptarët ishin të bashkuar, mirë të organizuar, luftuan me shumë trimëri,dhanë q`do gjë nga vetja dhe bile edhe luftra „fituan“ por ja që Europa plakë na tradhëtoi dhe pa ndihmën dhe përkrahjen e sajë ishte e pa mundur një arritje më e madhe,për ne shqiptarët e shkapërderdhur.

Dhe kështu vazhzdonte ëndrra jonë,derisa të tjerët okuponin trojet topna ne knaqeshim siq knaqemi edhe sotë, vetëm duke kënduar këng dhe thur legjenda deri te ato më të famshmet,fryti i të cilave,mungon pasi që,kur e krahasojmë me gjendjen në të cilën jemi si Popull,askush tjetër më i ndar,pushtuar dhe poshtruar edhe sot,në Europë nuk egziston.

Madje arsyetimet se ne nuk kishim kurr njerzit tanë aty ku vendosej,që nga pushteti vendor e deri te personeli përfaqësues në organizmat ndërkombëtar,më nuk pi ujë…..

Ne vuanim gjithmonë se në vendet udhëheqëse kishim njerz të shitur të cilët pushtuesi i kishte sjellur aty dhe se ata nuk na ishin njerzit e duhur,për postet të cilat mbanin…ndaj skishim se si të përparonim.

Por tani shtrohe pyetja,kur një pjesë e Kombit,në Shqipëri dhe Kosovë, jetonë e lirë dhe udhëheqësit e tanishëm të cilët thirren si të zgjedhur nga vota jonë e gjer te ata udhëheqës shqiptar dhe shqipfolës gjithandej viseve shqiptare që nga viset nën mal të zi,serbi dhe fyrom,kujt ti mvishet faji sot për vuajtjet në rritje të Popullit Shqiptar,gjithkund ku ai jeton?!

Dhe si ësht puna sot,nëse përcjellim me vëmendje historikun e ngjarjeve në gjithë hapsirën Shqiptare me udhëheqës të zgjedhur „pa“ imponim,nga vet ne me votën tonë,ku jeta jonë mbetet ëndërr e cila vazhdon me trauma,gjersa kopeja e ujqërve përrrethë jo vetëm që vazhdonë të ushqehet nga naiviteti ynë politik e kombëtar,por edhe rrezikon seriozisht qenien tonë,jo vetëm me thirrje për derdhje gjaku të „derrit“ shqiptar,me lëkurën e të cilit do mbaroj këpucë për rimarshim në vendin e krimit,anembanë trojeve tona,duke rrezikuar edhe atë pakë hapsirë të pjesve të lira të Kombit Shqiptar,nga greko-sllavët.

 

Flamujt e serbisë dhe lufta me shamija

 

Mjerisht jeta e popullit shqiptar në Dardani sa vjenë dhe bëhet edhe me e vështirë pa shpresa për ndryshime të shpejta,pa punë,pa sigurim social e as shëndetësorë,dhe pa perspektivë për vete e as për familje, të shumicës së banorëve që sot jetojnë në Kosovën e lirë.

Kjo gjendje e trishtueshme shumë njerz i ka sjellë para tragjedisë Hamletiane ,të jesh apo të mos jeshë,e që mjerisht disa duke u ndodhur në gjendje të pa rrugëdalje,kanë përfunduar edhe me vetvrasje nga më të trishtueshmet.

Fatkeqsitë e vetvrasjeve të shpeshtuara me kalimin e kohës dhe shpeshtimin e tyre tragjik,sikur pa vetëdije,bëhen përpjekje në rritje që të shikohen si „normale“për të cilat gjithnjë e më pak flitet hapur për to,me tendencën e trishtë që të shtyhen tërsisht në harresë.

Pak ditë më parë edhe një ushtarë i UÇK-s nga llapi,i dërmuar jo vetëm nga varfëria e rënd por edhe sëmundja,të cilën nuk kishte të holla ta trajtonte te mjeku përkatës e ndoshta edhe ta shëronte,pasi kishte kërkuar pa sukses dy herë ndihma për shërim,pas refuzimit të dytë,duke mos parë rrugëdalje për mundësi jete,i tejrënduar nga varfëria e skajshme dhe deprimuar nga smundja e rënd por e shërueshme që e mundonte,por askush nuk e ndihmonte,duke i humbur të gjitha shpresat për ndihmë dhe shërim në Kosovën e ç`liruar edhe me kontributin e ti,por që tani si blente dot as medikamentet për zvoglim dhimbjesh nga sëmundja që e mundonte vazhdimisht,i lën vetëm në gjendjen e pa rrugëdalje,kishte bër vetvrasje!

Shih,për kët rast trishtues, unë pashë vetëm te gazeta „zëri“ një shkrim të shkurtër për te.

Dhe ne sot kemi njerzit tanë në pushtet,të zgjedhurit e popullit nga vota jonë e qfardo përqindje qoft ajo,dhe deputetët tanë të rehatuar në fotelet moderne në Parlamentin e Kosovës së lirë,një pjesë e madhe e tyre edhe si të ish vuajtur nëpër burgje e përndjekje hallin e të cilëve e qanim që të gjithë atëbotë,dhe vuanim shpirtërisht bashk me ta, duke i përkrahur me aq fuqi sa kishte ky Popull i vuajtur,sot ata se qajnë b…thën për popullin buzë urisë!

Për të mos u gabuar,dhe për hirë të korrektësisë duhet thën se zëri i ndonjërit dëgjohet më tepër,por,jo edhe aq për hallet e shumta të popullit,jo për papunësinë e madhe,jo për mungesën e sigurisë sociale dhe shëndetësore, madje edhe jo as për varfërin e skajshme të këti Populli, e cila është më e madhja në rajon,dhe mjerisht në rritje,duke i sjellë shumë njerzë në gjendje të parrugdalje të cilët dërgon deri në vetvrasje…

Këta deputet duke i parë të gjitha këto në rregull,ta mbyllin gojën me patriotizmin e tyre,ta zën frymen me vuajtjet vetëm të tyre për atdhe,dhe të detyrojnë të mendosh vetëm për ta sikur të ishin vet Jezu-i, pasi që për ata dhe shumë të tjerë vuajtjet e popullit përderisa ata vetë, sot jetojnë më mirë se shumë deputet të shteteve europiane me traditë shumë vjeqare të Shtetit,nuk janë as për tu përmendur e edhe nëse përmenden vetëm atëher kur patjetër duhet,dhe ate shkarazi.

Madje një deputet i ynë sikur i ka fituatr të gjitha betejat,ai e ka mpreh edhe një herë shpatën për tu hedhur në sulm,për fitore të reja që ta fitojë edhe betejën e radhës,duke shpikur një luftë tanimë të re; Luftën me shamija,qoft ajo një dhe e vetme,lufta e ti vazhdon e paepur.Edhe pse shamijat i kanë hequr Etërit tanë që para pes-gjashtdhjet vjetë më parë,ai nuk dëshiron tia lë rastit as kët betejë,por dëshironë edhe kët „luftë“ tia bashkoj historisë së fitoreve të tijë të famshme.

Madje edhe përkundër faktit se afro 17 % e teritorit të Kosovës mbetet e pushtuar ku këmba shqiptare e ka të ndaluar ta kalojë,bile as banorët e saj shqiptar nuk guxojnë të shiqojnë andej,sepse edhe sot e kësaj dite flamujt e serbisë ta terrojnë Qiellin,dhe ajo pjes e pushtuar e vendit vetëm gjuhën e pushtuesit flet,por deputetëve tanë patriot, pamjet e tilla nuk ua vrasin as veshin e as syrin,nga koncentrimi i tërsishëm në luftën triumfale kundër një shamije qoft ajo edhe e vetme në një shkollë të komunës ku deputeti e bën ligjin.

Si nuk kujtohen deputetët e Kosovës së lirë,se njerzit e lodhur nga paaftësia, dembelia, vetëknaqësia dhe mospuna,e mu këtyre deputetve e solli Popullin në kët gjendje,që ti mbështetet gjithkujt nga halli i mbijetesës dhe vuajtja për egzistencë dhe jo nga knaqësia e jetës së mirë luksoze siq e kanë deputetët e Kosovës sonë të „lirë“.

Ngushllaku ësht Derë Hekuri,thotë populli,ndaj një varfëri e tillë të qonë edhe në derë të armikut!Se mos kemi sot pak raste kur shqiptari i mjerë detyrohet ti paguaj nga 3000 deri 5000 Euro për një Pasaport serbe,që të dali jasht për të gjetë një vend pune,për mbijetesë të tijë dhe Familjes.Se mos harruat zotrote mbytjet e sa Shqiptarve me Familjet dhe Fëmijët e tyre në ujërat e lumit Tisa në kufirin serbo-hungarez?!

Sikur ta kishin ata luksin e jetës suaj,me siguri se nuk do rrezikonin kaq shumë, e ndoshta s`do ndjenin as një knaqësi për vënjen e shamisë,sikur të kishin mundësin e një jete normale,pa nevojë të bëheshin„myftijaq“ i dikujt për mbijetesën e zorshme për të cilën duhet të ndjeni përgjegjësi ju deputetët, e luksit-luks të cilin nuk e kanë as ata në perëndimë,të cilëve u kërkohet punë dhe përkushtim,për jetë më të mirë të Popullit të cilin e përfaqsojnë,dhe jo si ju që nuk i jepni „pesë- pare“,për gjendjen në të cilën e keni katandisur kët Popull të mjerë dhe të shumë vuajtur,i cili edhe pas kaq shum fatkeqësish dhe mjerimit në rritje,ende tregohet i durueshëm me ju,gjë që nuk do ta bënte as një Popull tjetër në Botë,ndaj edhe shaminë e venë dikush edhe nga halli e jo nga luksi,se po ta kishte atë mundësi më me dëshirë do shkonte në Parisë e Milano për blerje të rrobave të modës më të fundit,.

Por mu nga shkaku i varfërisë disa rrezikojnë edhe jetën për kalimë ilegal,kufijsh e deri në vetvrasje,në oborret dhe shtëpitë ku janë rritur me shpresë se do jetojnë më mirë në Kosovën e lirë….Kët knaqësi jetese ua sollët ju dhe shokët tuaj deputet!

Mjerisht njerzit po i bindë Zori i jetës,se përrallat e fajsimit të Europës dhe Botës e kujt jo tjetër,kryesorja që ju të mos pranoni as një faj, për të gjitha fatkeqsitë që goditën Kombin tonë,të paktën kësaj radhe nuk janë të vërteta,ngase ky mjerim i katandisjes në kët gjendje,nuk ësht tjetër veqse „PRODHIM VENDOR“!

 

Derdhja e gjakut të „derrave“ Shqiptar dhe Votimi në Parlament e Shqipërisë

 

Gjendje pothuaj se e njejtë ësht edhe në Shtetin Amë në Shqipëri,ku deputetët e stërmajmur me mish e dhjamë, harrojnë se janë të ngarkuar jo vetëm nga përgjegjësia e detyrës së përfaqsimit,por të obliguar edhe me Kushtetutën e Shtetit, për mbrojtjen edhe të pjestarve dhe trojeve të Kombit të cilat gjinden jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, me të gjitha mundësit, Shtetërore dhe Kombëtare, ata jo vetëm që e shesin shumë lehtë,por shkojnë deri në tradhëti të këtyre interesave dhe mbrojtjes së pjestarve të Popullit Shqiptar në trojet e tyre,jasht kufijve të Shtetit të sotëm Shqiptar.

Dhe jo vetëm kaq por japin shembullinë më të keq të mundshëm për të gjjithë pjestarët e Kombit Shqiptarë e edhe të atyre që kanë ushqyer Shpresat se nëse përfaqsuesit e Shqiptarve në pjesët e pushtuara nuk dijnë e as punojnë si duhet për interesat Shqiptare,ësht Shteti amë ai i cili do korigjojë dhe orientojë edhe ata në rrugën e duhur kombëtare!!! por jo! mjerisht vetë Parlamentarët e Shtetit Amë bëhen shembulli më tragjikë,për të gjithë shqiptarët kudo,duke vottuar dhe pru vendime që seriozisht rrezikojnë si integritetin territorial edhe kompaktësinë e vetë Shqipërisë edhe brenda këtyre kufijve që sotë i ka.,duke humbur q`do shpres edhe te optimistët më të devotshëm kombëtar.

Unë nuk gjejë shpjegim,për të arsyetuar veprimet e tilla të pa shembullta,si të Qeverisë Shqiptare,që nga Kryeministri Sali Berisha,Zëvendësi i ti dhe Ministër i punëve të jashtme të Shqipërisë Ilir Meta, dhe jo vetëm ata,dhe jo vetëm për tendencën e prodhimit të komunitetit inegzistent sllav në Shqipëri,por edhe veprimi tradhëtues i deputetve të Parlamentit Shqiptar që mu në ditën kur ushtarët grekë në mes të Athinës kërcnonin me derdhjen e gjakut të „derrave“ shqiptar,Parlamenti i Shqipërisë në Tiranë,votonte për ngritje Varrezash-memoriale Pushtuesve grek,në tokat Shqiptare, derisa,po ajo ushtri vazhdonin kërcnimet që me lëkurën e shqiptarve do mbaronin opingat e tyre për ripushtimin e Shqipërisë,dhe tanimë me një „Dëshmi“ të “ pa kontestueshme“ të Votuar dhe vulosur nga vetë Veprimi tradhtues i parlamentit Shqiptar.Shembuj të tillë janë të pa imagjinueshëm,kudo qoftë në Botë.

Anipse Opozita nuk mori pjes në këto votime,vetë indiferenca dhe moskundërshtimi fare i kësaj Opozite për kët tradhëti të lartë kombëtare,por që në anën tjetër bën thirrje të përditshme demonstratash për kolltuqe por jo edhe për kundërshtim të akteve të tilla të rrezikshme,ndaj Shtetit dhe Kombit,nuk ësht hiq më pak tradhëtar sesa votim-veprimi i parlamentit,në të cilin mjerisht pjesmarrës ishin edhe Deputetët e Qamërisë të cilët bën sikur e kundërshtuan madje kërkuan edhe shtyrjen e votimit,por më në fund as këta nuk e lëshuan parlamentin duke u bër pjesë e plotësimit të kuorumit,si kusht i domosdoshëm për votimin e këti vendimi tradhëtues ndaj Shtetit dhe Kombit Shqiptar.

Dhe derisa grekët vazhdojnë me thirrje për « Autonomin » e « Vorioepirit » tanimë me shkas, duke u bazuar edhe në VARREZAT e tyre të famshme,ngritur edhe në Memorial,me lejen dhe miratimin e Qeverisë dhe Parlamentit të Republikës së Shqipërisë!

Edhe përkundër të gjitha këtyre,edhe Populli Shqiptar,vetë-bëri një veprim shumë të zbehtë kundërshtues,dhe këte vetëm në Shkodër, Durrës, Tiranë dhe Gjilanë duke u djegur vetëm disa flamuj grek,por jo të trandej i gjithë vendi me një kundërshtim të fuqishëm dhe të vendosur deri në vetflijim, nga Veriu në Jug,fatkeqësisht jo!...mjerisht, po thuajse nuk reagoi askush,bile në jugë të Shqipërisë,për të mos thën fare,u reagua shumë pakë.

Këte unë vërtet nuk mund ta kuptoj!

Por një gjë tanimë e dijmë të gjithë,dhe Populli Shqiptar kudo se Europa sigurisht nuk ka faj në kët mes.

Vallë deri aty ka vajtur puna sa Shqiptari të pajtohet me q`do gjë deri në vetshkatrrim?!…..

 

Heqja e Emblemës sëLidhjes Shqiptare të Prizerenit në Dardani dhe lejimi i Memorialeve të Pushtuesit grek në Shqipëri.

 

Tendencave të asgjësimit shqiptar nga pushtuesit greko - sllavë ,me vetëdije apo pa te  u vijnë në ndihmë edhe disa komentime dhe veprime Shqiptare, që nga tendenca e futjes së përqarjes fetare e deri te vendimi i turpshëm dhe antishqiptar i „gjykatës kushtetuese“ të Kosovës për heqjen e Emblemës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga ballina e Kuvendit Komunal në Prizren.

Ne ishim për afro një shekull nën pushtim,por Flamuri Kombëtar dhe Simbolet Historike

Janë kërkuar ruajtur dhe mbrojtur deri në vetflijim,gjatë gjitha kohrave sado e vështirë dhe e pa mundur të jet dukur ajo,Populli Shqiptar i mbrojti me dinjitet dhe i solli me krenari deri këtu,ku sot quhet Kosovë e lirë!

Por q`po ndodhë sotë,në Dardaninë antike,Shqiptarët Autokton,Popull shumicë me mbi 95% të banorëve në Vendë,nuk janë hiq më shumë se vetëm një Komunitet,madje edhe më keq se konglomerati i pakicave,ku ne nuk kemi më as Flamur Kombëtar,as Festë të ati Flamuri as festim datash Historike Kombëtare.

Kurse pakicat i kanë që të gjitha bile ndjehen dhe trajtohen si komb,edhe me Kushtetutën Ahtisariane e që shembuj të tillë nuk ka kund tjetër në gjithë Europën e as në Atdheun e vetë Ahtisarit,në Finlandë.

Madje tanimë shkohet aq largë në veprimet anti shqiptare,sa që lufta zhvillohet për zhveshjen e plotë të Popullit Autokton Shqiptar nga q`do gjë e Historisë së tijë Kombëtare,e që kësaj radhe nga konglomerati i ashtuquajtur „Gjykatë Kushtetuese“u pru vendimi për heqjen dhe zhvlersimin edhe të simbolit të fundit të mbetur,pothuaj të vetëm të Krenarisë Kombëtare- EMBLEMËS së Lidhjes Shqiptare,nga Logo-ja e Komunës së Prizerenit!

Populli Shqiptar ka kalu nëpër pushtime dhe pushtues gjithëfare,por edhe në ato kohëra zhveshje të tilla nga q`do simbolikë Kombëtar, në kohë kaq rekorde nuk thuhet se kanë mundur të ndodhin.

Në anën tjetër,në Shtetin amë,në vend se Parlamenti dhe Qeveria të kërkojnë avansimin e të drejtave për Shqiptarët në Iliridë,Trojet Shqiptare nën Mal të Zi dhe Serbi,dhe të drejtën e Popullsisë Qame për kthimë në Vendin e tyre,në Qamëri,ata premtojnë edhe prodhimë sllavësh,e deri te miratimi për ngritje Memorialesh për ushtarët pushtues grek në Shqipëri,duke përgadit terenin ndoshta edhe për një pushtim të planifikuar, apo coptimin e jugut të Shqipërisë….në emër të „autonomis“ apo „çlirimit“ të „vorioepirit“!!!

Po me pushtuesit tjer të shumtë,si do veprohet?! qka do tu ipet atyre dhe qfar do të ndërtohet për ta?!

Vallë edhe qfar duhet ti ndodhë këti kombi,që Populli të vazhdojë të mendojë se kjo ësht vetëm një ¨“Endërr“ e keqe derisa ujqërit sllavo-grek pëtrgaditin goditjen vendimtare për asgjësimin përfundimtarë të qenies sonë Kombëtare?!....

 

Cyrih, 02 Prill 2010



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx