Mendime
Xhevat Rexhaj: Istogas, më 11 prill votoni sikur Prishtina në nëntor
E marte, 06.04.2010, 09:57 PM
ISTOGAS ME 11 PRILL VOTONI SIKUR PRISHTINA NË NENTOR-PA BALOTAZH
Nga Xhevat Rexhaj
Respekt për të gjithë knadidatët konkurrues për garën zgjedhore në Istog- meritë punës së Haki Rugovës dhe LDKsë në Istog
Viti 2006 ishte një vit i mbrapshtë, ishte shumë i ftohët dhe i pakursyer për popullin shqiptarë, pra janari i atij viti mori me vehte Njeriun e kombit shqiptarë të Madhin Ibrahim Rugova-Presidentin e Kosovës. Dimri i vitit 2009, prap janari na bëri të ndihemi edhe më ftohët se të ftohtit e mori nga jeta njeriun e dytë të madh nga Istogu, kryetarin e zgjedhur vazhdimisht nga populli Z. F adil Ferati, istogasit u dobësuan dhe u ligësuan ngase mbeten edhe pa një burrë të ndritur shqiptarë, njeriun që Istogun e shëndërroi në oazë të mkrëqenjes dhe qetësisë në çdo nivel dhe fushë jetësore.
Me rastine humbjesë së të Madhit të kombit Presidentit Rugova u trondit e tërë shqiptaria, njerëzit e urtë dhe të mirë që pritnin vazhdimin e politikës së tij në nivel Kosove pas disa muajsh u tronditen për së dyti ngase fatkeqësishtë ata që kishin qenë afër dhe rreth Rugovës përjetuan sulme në kokat e tyre dhe filluan degradimin e një filozofie dhe vizioni politik, ata me dhe pa fajin e tyre hapen gropat për tatpjeten e LDKsë...
Ndryshe nga ata të mëdhenjët në Prishtinë aso kohe, në LDKë në Istog pas vdekjesë së hershme të Z. F. Ferati nuk ndodhi asnjë e papritur, simpatizuesit, anëtarët dhe qytetarët e Istogut në mënyrën më të mirë të mundshme organizuan një ceremoni të nivelit më të lartë të varrimit të F. Feratit. Kryesia e LDKsë më në krye me Z. H. Rugova nënkryetar i LDKsë dhe njëherit nënkryetar i komunës nuk lejuan asnjë zbrastësi për asgjë, ata edhe udhëhiqnin punët në komune dhe kryenin detyrat e tyre institucionale por në të njejtën kohë ishin shumë të mobilizuar që të përcillnin në mënyrë të dinjitetshme për në banesën e fundit Kryetarin e Istogut Z. Ferati, këto i arriten me unitet dhe me përkushtim. Ka pas të atillë që kan menduar se tani do të ketë dridhje në Istog, pra LDK për poste dhe për kandidim, por fatmirësishtë Dega e LDKsë në Istog, Kryesia e saj me unitetin më të madh tregoi se është vërtet vendlindja e Dr. Rugovës, është bastioni dhe përcjellësja më dinjitoze e vizionit Rugovian, unifikimit dhe vazhdimit të punës për të mirë të qytetarëve istogas, ata pra zgjodhën për kandidat njeriun e duhur dhe më të merituar për momentin për të udhëhequr me Istogun, njeriun që vërtet ishte krah i F. Feratit dhe ishte bartës direkt i zhvillimit dhe infastrukturimit të komunës së Istogut, Z. Haki Rugova, njeri jo i fjalëve të mëdha por i punëve të mëdha. Me këtë u pa se Istogu nuk është pjatë ku mund të hajnë shumë njerëz me lugë të ndryshme aty hahet njësoi, Istogu para dhe pas luftes nuk është përmendur për korrucion, për kriminalitet dhe marrina tjera, Istogu dhe udhëheqësit e saj e kishin shembull F. Feratin se si duhet të punohej për qytetarët pa vjedhur e shumë here duke i lënë edhe familjet e tyre keq vetëm që mos të përgojoheshin për korrupcion. Asnjë zyrtar i LDKsë në Istog nuk ishte dhe nuk është nen hetime për punë të pista, e kta ishin dhe janë të gjithë aktivistë të LDKsë pasi që me vite e udhëheqin këtë komune.
Pamje të tilla shihen vetëm në qytetet e evropës demokratike-kështu është Istogu i ynë gjithashtu
Qytetarë të dashur të Istogut, dalja e juaj në votime është më se e nevojshme, e domosdoshme dhe prioritet për vetë juve ngase 4 vite nuk janë pak, dhe nese jeni realistë athere dihet se votën do ia jepni H. Rugovës dhe degës së LDKsë në Istog, duhet ta ruajmë atë që e kemi kultivuar, frymën rugoviane, nuk guxojmë te¨lejojmë që Istogu të shëndrrohet në arenë të të paditurve dhe të “trimave”, Istogu ka punuar dhe duhet të punoi me kokë, me dije, me urtësi dhe me kombëtarizëm të pastër shqiptarë e jo me llafe e kang çiftelijash të mesjetes. Istogu e meriton që të jetë Prishtina e dytë, pra Prishtina kryeqyteti e Istogu qyteti i rugovizmit,besoi se vetë klima dhe natyra e jonë e kërkonë këtë, vetë uji i pastër si loti e dëshironë këtë, dhe vetë qytetarët e meritojnë këtë, athere nëse kemi kërkuar demokraci dhe liri duhet të i shfrytëzojmë këto resurse të afruara, qebesa mos të ishte i Madhi i kombit shqiptarë Ibrahim Rugova s`na e kish mbërri ymri me votu kurrë, athere votoni Ibrahim Rugovën dhe ardhmërin e Istogut, aty është Haki Rugova me Degën e LDK së, janë qytetarët e Istogut, kur të votoni mos mendoni për Kryesinë e LDKsë në Prishtinë , as për Sejdiun as për Eqen e as për Luten, por votoni për ata që i keni në Istog se ata e duan Istogun e kjo është LDKja në Istog me Haki Rugovën.
Prishtina si qytet i dijesë, universitetit dhe intelektualizmit votoi kandidatin e LDKsë, pra vizionin rugovian, Istogu si qytet i vogël me njerëz të urtë, të vyeshëm dhe të dijesë do të votoi vizionin rugovian, pse jo në raundin e parë të zgjedhjeve mu si Prishtina, delni në votime istogali e mos pritoni se mund të pendoheni...
Me respekt për istogasit
Xhevat Rexhaj