E merkure, 30.04.2025, 01:01 PM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Luksi i deputetve tanë

E marte, 06.04.2010, 09:33 PM


Luksi i deputetve tanë

 

Nga Gani QARRI

 

Mjerisht gjithandej trojeve shqiptare,jeta e popullit shqiptar sa vjenë dhe bëhet edhe me e vështirë, pa shpresa për ndryshime të shpejta,pa punë,pa sigurim social e as shëndetësorë,dhe pa perspektivë për jetë, për vete e as për familje,e cila përcillet me shpërngulje dhe migrime masive të shumicës së banorve Shqiptar kudo që ata jetojnë e edhe në Kosovën e lirë.

Kjo gjendje e trishtueshme shumë njerz i ka sjellë para tragjedisë Hamletiane ,të jesh apo të mos jeshë,e që mjerisht disa duke u ndodhur në gjendje të pa rrugëdalje,mbetur të vetëm në mëshirën e fatit të ashpër i cili në kët kohë, as u premton e as nuk u sjell shpëtim,si të pa shpres që janë,kanë përfunduar me vetvrasje nga më të trishtueshmet.

Fatkeqsitë e vetvrasjeve të shpeshtuara me kalimin e kohës dhe shpeshtimin e tyre,sikur pa vetëdije,bëhen përpjekje në rritje që të shikohen si „normale“për të cilat gjithnjë e më pak flitet hapur për to,me tendencën e trishtë që të shtyhen tërsisht në harresë.

Pak ditë më parë edhe një ushtarë i UçK-s nga llapi,i dërmuar jo vetëm nga varfëria e rënd por edhe sëmundja,të cilën nuk kishte të holla ta trajtonte te mjeku përkatës e ndoshta edhe ta shëronte, dhe pasi kishte kërkuar pa sukses dy herë ndihma për shërim,pas refuzimit të dytë,duke mos parë rrugëdalje për mundësi jetese në atë gjendje,i tejrënduar nga varfëria dhe deprimuar nga smundja e rënd por e shërueshme që ate nga ky shkak edhe më tepër,një „PSE“ e madhe e mundonte, por që me gjithë ate askush nuk e ndihmonte,duke i humbur të gjitha shpresat për ndihmë dhe shërim në Kosovën e ç`liruar edhe me kontributin e ti,dhe që tani si blente dot as medikamentet të paktën për zvoglim dhimbjesh nga sëmundja që e mundonte vazhdimisht, i sjellë në gjendja të pa rrugëdalje,edhe ai, kishte bër vetvrasje!

Ndaj, për kët rast trishtues, unë pashë vetëm te gazeta „zëri“ një shkrim të shkurtër për te.

Ne sot nuk duhet harruar se kemi njerzit tanë në pushtet,të zgjedhurit e popullit nga vota jonë e qfardo përqindje qoft ajo,dhe deputetët tanë të rehatuar në fotelet moderne në Parlamentin e Kosovës së lirë,një pjesë e madhe e tyre edhe si të ish vuajtur nëpër burgje e përndjekje, hallin e të cilëve e qanim që të gjithë atëbotë,dhe vuanim shpirtërisht bashk me ta, duke i përkrahur me aq fuqi sa kishte ky Popull i shumë vuajtur,sot ata se qajnë b…thën, për gjendjen e mjerë të një pjesë të madhe të këti Populli që e kanë sjellë buzë urisë!

Për të mos u gabuar,dhe për hirë të korrektësisë duhet thën se zëri i ndonjërit dëgjohet më tepër,por,jo edhe aq për hallet e shumta të popullit,jo për papunësinë e madhe,jo për mungesën e sigurisë sociale dhe shëndetësore të këti Populli, madje edhe jo as për varfërin e skajshme të këti Populli, e cila është më e madhja në rajon,dhe mjerisht me tendencë në rritje,që njerzit e sjellur në gjendje të parrugdalje i dërgon deri në vetvrasje…

Këta deputet duke i parë të gjitha këto në rregull,ta mbyllin gojën me patriotizmin e tyre,ta zën frymen me ish vuajtjet, por vetëm të tyre ,dhe të detyrojnë të mendosh vetëm për ta sikur të ishin vet Jezu-i, pasi që për ta dhe shumë të tjerë ,vuajtjet e Popullit përderisa ata vetë, sot jetojnë më mirë se shumë deputet të shteteve europiane me tradit të gjatë shtetërore dhe parlamentare,nuk janë as për tu përmendur e edhe nëse përmenden vetëm atëher kur patjetër duhet,dhe ate shkarazi.

Madje një deputet i ynë sikur i ka fituatr të gjitha betejat,ai e ka mpreh edhe një herë shpatën për tu hedhur në sulm,për fitore të reja që ta fitojë edhe betejën e radhës,duke shpikur një luftë tanimë të re; Luftën me shamija,qoft ajo një dhe e vetme,lufta e ti vazhdon e paepur.Edhe pse shamijat i kanë hequr Etërit tanë që para pes-gjashtdhjet vjetë më parë,ai nuk dëshiron tia lë rastit as kët betejë,por dëshironë edhe kët „luftë“ tia bashkoj historisë së fitoreve të tijë të famshme.Madje edhe përkundër faktit se afro 17 % e teritorit të Kosovës mbetet e pushtuar ku këmba shqiptare e ka të ndaluar ta kalojë vijën e kuqe që kanë vën strukturat pushtuese paralele serbe,dhe as banorët e shpërngulur shqiptar nuk guxojnë të shiqojnë andej,sepse edhe sot e kësaj dite flamujt e serbisë ta terrojnë Qiellin,dhe ajo pjes e pushtuar e vendit vetëm gjuhën e pushtuesit flet,dhe ligjin atje e bëjn strukturat paralele,pushtuese serbe,por që deputetëve tanë patriot, pamjet e tilla për fat të keq, nuk ua vrasin as veshin e as syrin,nga koncentrimi i tërsishëm në luftë për përfitime personale apo edhe kundër ndonjë shamije qoft ajo edhe e vetme në një shkollë të komunës,aty ku një deputet i yni e bën ligjin.

Si nuk kujtohen deputetët e Kosovës së lirë,se njerzit e lodhur nga paaftësia, dembelia, vetëknaqësia dhe mospuna,e mu këtyre deputetve e solli Popullin në kët gjendje,që ti mbështetet gjithkuj nga halli i mbijetesës dhe vuajtja për egzistencë dhe jo nga knaqësia e jetës së mirë luksoze siq e kanë sot,deputetët e Kosovës sonë të „lirë“.

Ngushllaku ësht Derë Hekuri,thotë populli,ndaj një varfëri e tillë të qonë edhe në derë të armikut!Se mos kemi sot pak raste kur Shqiptari i mjerë detyrohet ti paguaj nga 3000 deri 5000 Euro për një Pasaport serbe,që të dali jasht për të gjetë një vend pune,për mbijetesë të tijë dhe Familjes.Dhe këto zyre serbe për prodhim të dokumenteve të serbisë, funksionojnë të lira gjithkund në Kosovë,pa asnjë frikë apo pengesë nga ligjvënsit e Kosovës së lirë.

Apo se mos harruat zotrote edhe mbytjet e sa Shqiptarve me Familjet dhe Fëmijët e tyre në ujërat e lumit Tisa në kufirin serbo-hungarez?!

Sikur kjo pjes e Popullit tonë të varfër ta kishin luksin e jetës suaj,me siguri se nuk do rrezikonin kaq shumë, e ndoshta s`do ndjenin as një knaqësi për vënjen e shamisë,sikur të kishin mundësin e një jete normale,pa nevojë të bëheshin „myftijaq“ i dikujt për mbijetesën e zorshme për të cilën duhet të ndjeni përgjegjësi ju deputetët, e luksit të tepruar,për gjendjen e mjerueshme nëpër të cilën po kalon Populli Shqiptar,-luks të cilin nuk e kanë as deputetët në perëndimë,të cilëve u kërkohet punë dhe përkushtim,për jetë më të mirë të Popullit të cilin e përfaqsojnë,edhe pse ata edhe punojnë shumë dhe pa hile deri në vetë mohim,dhe po nuk u arrit ajo qfar premtohet,ata janë të ndërgjegjshëm për mbajtje përgjegjësie për dobësit e tyre,deri në dorheqje pa presion por në mënyr vullnetare,që mos të pengohet puna por aty të vijnë më të mirët që dijnë ta përmirësojnë jetën e qytetarit dhe qojnë vendin përpara dhe jo si ju që nuk i jepni „pesë- pare“,për asgje e as për gjendjen në të cilën e keni katandisur kët Popull të mjerë dhe të shumë vuajtur,i cili edhe pas kaq shum fatkeqësish dhe mjerimit në rritje,ende tregohet i durueshëm me ju,gjë që nuk do ta bënte as një Popull tjetër në Botë,ndaj edhe shaminë ndodhë që ta vejë dikush edhe nga halli e jo nga luksi,se po ta kishte,luksin e jetës tuaj,më përpara dhe shumë më me dëshirë do shkonte në Parisë e Milano për blerjen e rrobave më të bukura,nga moda më e fundit,se sa sot në kët kohë të vejë dikush shami,gjë që si për ne që ësht e padëshirueshme,ndoshta edhe më e vështirë ësht për personin që aty këtu mund ti imponohet kjo situatë nga gjendja e mjerueshme materiale,që edhe pa dëshirën personale ta bëj një gjë të tillë.

Të mos harrojmë se sot,mu nga shkaku i varfërisë madhe,njerzë të lën vetëm në mëshirën e fatit,shumë sish rrezikojnë edhe jetën për kalimë ilegal,kufijsh e deri në vetvrasje, gjithnjë e më të shpeshta,pranë shtëpive dhe në oborret ku janë rritur dikur me shpresën se në Kosovën e lirë,do jetojnë më mirë ….ndaj veni gishtin kokës se në kët gjendje i sollët ju dhe shokët tuaj deputet me paaftësinë dhe papërgjegjësin tuaj që q`do ditë e tregoni.

Mjerisht njerzit po i bindë Zori i jetës,se përrallat e fajsimit të Europës dhe Botës e kujt jo tjetër,kryesorja që ju të mos të merrni as një faj mbi vete, për të gjitha fatkeqsitë që goditën Kombin tonë,të paktën kësaj radhe nuk janë të vërteta,ngase ky mjerim i katandisjes së Popullit tonë në kët gjendje,kaq mjeruese, ësht merit e jueja dhe me dëshprim dhe frikë për të ardhmen,duhet ta themi se ësht vetëm „PRODHIM VENDOR“!

Ndaj nëse nuk mbahen zgjedhje të lira,por Qeveria dhe Populli i Kosovës mjaftohet vetëm me të ashtuquajturin,riformatizim të pjesëshëm të qeverisë,pa riformatizimin edhe të Parlamentit të Kosovës, i cili mbanë shumë përgjegjësi për gjenjen e tashme jo të mirë,nuk besoj se do ndryshoj diqka në përmirsimin e kësaj gjendje në Kosovë.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx