E merkure, 30.04.2025, 04:08 PM (GMT+1)

Mendime

Ferit Ramadani: Republika e Iliridës - Opcion zhvillimor

E marte, 06.04.2010, 09:56 PM


REPUBLIKA E ILIRIDËS - OPCIONI ZHVILLIMOR

 

Nga : Kryesia e Republikës ILIRIDA

Zëdhenësi i Kryesisë :

Ferit RAMADAMI

 

Është fakt i pa mohueshëm se Republika e Iliridës, është ndertim i opcionit racional i një kontrate shoqerore të ndergjegjes shqiptare, që kërkon të drejtën natyrore e legjitime ashtu si është e miratuar dhe zbatohet në dokumentet me standarde nderkombëtare demokratike. Gjithë kjo, është synim për të arritur nivelin e mirëqenies së ngarkuar shoqërore, nga pikëpamjet unitare të një shteti, ku dominoj sistemi unitar dhe kriminal, që tregoj njeanëshmeri dhe seleksion të qytetarëve, ku përparësinë e tutorit , gjithmonë i kishte dhe i mban, shumica sllavomaqedonase në bashkëpunim me minorancen serbe e greke , për të realizuar agresionin e vazhdueshem deri në etnocid të shqiptarëve, që janë etnikë në terrtorin e vet, dhe kane identitetin shekullor.

Nënshkrimi i kësaj kontrate ndërmjet shqiptarëve, arriti gadishmerine e 97 % , me Referendumin e mbajtur per Autonomi politike dhe terrtoriale më 11 dhjetor 1992 , i cili , si i tillë, u atakua nga pushteti , por nuk u ndal që të mos mbahet. Kjo aspiratë e shprehur e shqiptareve, me mekanizma të ndryshëm politik, u ngulfat të mos krijohen organet që do të funksionalizonin kërkesat e shqiptarve. Proceset e zhvilluara se shteti dhe pushteti i makosllavise do të ndryshojnë me zhvillimin e proceseve integruese në Evropë dhe Nato, sërish zbuluan gjymtyrët unitare të tyre. Dhe, pas shume proceseve të montuara të vrasjeve, burgosjeve, vjedhjeve, marrjes se tarifave doganore e tatimeve, mos koordinimit të buxhetit, dhe të kredive në zonat shqiptare, deri te shfrytezimi i përçudshëm dhe njeanshem i buxhetit shtetror, që derdhet për krijimin e forcës pushtuese makosllave, Republika e Ilirides, koordinon organet e saj te bejë parandalimin e kësaj fushate kobzezë.

 

Republika e Ilirides, e ka të qartë se stratofia e strategjise makosllave vepron gjithkund. Ajo ka një tendencë të perhershme. Si të dalë fituese duke zhbërë shqiptarët ! Këto skenarë , ma së shumti, dalin nga zgjedhjet, që trumbetohen të lira, por në tërësinë e tyre gjithmon strategjikisht imponohet loja e arritjes deri tek fitorja. Dhe me keto kritere jo të drejta, makosllavet, arritën ta ndryshojnë pushtetin duke u bë udheheqës , herë partia me kontinuitet politik nga komunizmi, LSDM , e herë partia e ideve nacionaliste, VMRO –DPMNE, që për nga imazhi, dallojnë , por, në esencë janë të njejta deri ne ekstrem , për të realizuar diskriminimin shqiptarë. Në ketë strukturë të krijuar , gjithmon u destrukturuan partitë shqiptare , duke humbur forcen politike në elektorat nga strategjia e zeze e pushtetit, u shndërruan në filialla përkuljesh ndaj të pushtetshmive.

 

Prandaj, Republika e Iliridës, e vetëdishme për këtë rrezik i cili, sa më shumë të zgjasë , do të ketë pasoja ma të mëdha, del t’u tregojë shqiptarëve, se kjo përmasë prodhuese e kësaj doze kapilare politike, nuk duhet pranuar nga politika padrone e pushtetit. Sidoqoftë ajo, herë me doza ma të mëdha të kapilaritetit politik, e herë me vonesa të tyre, për realizim, nuk ka arsye të krijojë regjinë përfundimtare të atij filmi, ku viktima janë shqiptarët që shpallen fajtorë të përhershëm.

 

Republika e Ilirides, përmes organeve të veta, ka bëre analiza shumë të sakta se prej nga, dhe si vijnë e realizohen këto skenarë stërkeqjesh. Prandaj, pa dashur t’ua drejtojë gishtin e fajsisë atyre individëve, apo grupeve funksionale, ne parlament e ne qeveri, që ishin bartës të këtyre proceseve të damshme për shqiptarët, e njofton opinionin, se veprimet unitare të pushtetarve të djeshëm , si këto të sotmit, janë jo të pranueshëm . Ne i shpallim te damshme këto synime që krijojnë klimën e disfavorit shqiptar, për të vënë në favor shumicën sllave që nuk ka identitet kombtarë, as gjuhë dhe as territor .

 

Nëse grekët, dhe politika e tyre deri tash ia arriten te pengojne Maqedoninë në pranimin e emrit, ndersa, bullgarët , akoma nuk ia kanë nis, por e kanë venë në shënjestër të kritikës, se një komb i tillë nuk egziston, se në esencë është bullgarë, sërbët , sigurisht, kanë baza, kur synojnë se fetare e makosllavëve është e krijuar në patrikanën e tyre të Svet Saves. Gjithë kjo, nuk është ma reale se sa faktet qe flasin, se maqedonasit, janë në gjysmën e territorit të ndarë nga Shqipëria, padrejtësisht , dhe ushtrojnë administratën dhe dhunën okupuese. Sepse, në atë gjysme të territorit , shqiptarët edhe përkundër zbatimit të fushatave makosllave, të ekzodeve politioke, jetojnë e veprojnë. Ata që nga lindja e deri në vdekje , po në ato troje, e kanë ruajtur shqiptarinë në shpirt dhe ëndrrën e tyre për të qenë të lirë sipas te drejtës natyrore e legjitime. Por, kush i mban me kthetra robërie dhe të ndarë nga amza e tyre ? Makosllavët ? Jo! Edhe bashkëvepruesit e tyre që realizojnë të mirat materiale nga ai pushtet kolonist !

Republika e Ilirides, ështe sinteza harmonike, e këtyre persiatjeve reale e shekullore. Ajo e ka shumë lehtë të flasë për çdo projekt , sepse, realiteti ia ka mundësuar të ketë kapitalin e fakteve. Eshtë reale dhe e domosdoshme , të tregojë, se shqiptarët ishin faktorët kryesor të zhvillimit që me vetëflijim arritën të ndërtojnë shtëpiat, infrastrukturën, institucionet arsimore e kulturore. Se pushteti gjithmonë nuk pati për këta, edhepse , tatimet, me metoda të ndryshme gjithmonë ua mori.Edhepse, pushteti zbatoj ligje pengesash për çdo inisiativë. Edhepse pushteti ndërtoj gjthçka për maqedonasit.

Republika e Ilirides, ka fakte për te gjitha. Edhe për kundërshtimin e faktoreve real politik të kohës, që nuk pajtoheshin me sjelljen e Deklaratës për sovranitetin e Maqedonisë , mbi territorin shqiptarë, ku shqiptarët në atë Kushtetutë nuk determinoheshin shtetformues.

Republika e Ilirides, ka qendrim të veçantë, përkundër misionarve që shkonin , dhe shkojnë nëpër ekipe diplomatike të zgjedhura nga Gligorov, Branko e Ivanov, të luajnë rolin e kukullave pjesëmarrëse të nënshkrimit të dokumenteve dhe akteve te një shteti kolonist, i cili harton strategjinë, që , ka shume data kobi e dhune të zhvilluara në damin e shqiptarëve.

Republika e Iliridës, është struktura e krijuar e shqiptareve, që ka arsye të ngrisë zërin se procesi i privatizimit të ekonomisë, u bë me metodën ma të paarsyeshme, dhe kapitalin shtetror e grabiten kastat politike makosllave. Nëpër këtë trend të recesionit, ata të pushtetshmit, dhe bashkëpunëtorët e tyre, krijuan kapital që të dirigjojnë dhe të organizojnë rrjetin e kriminalitetit !

Është shumë e arsyeshme të jemi të shqetësuar me proceset e sistemit monetar, dhe me politikën bankare. Ministritë e pushtetit të shtetit unitar, edhe kur kanë në udheheqje ministra shqiptarë dhe zavendës ministra, vazhdojnë me logjikën unitare. Pothuajse, gjithmonë u realizuan aktivitete tendencioze dhe me to, u krijua mospërputhshmeria e gjetjes se strukturave reale në sistem. Kështu sot, mund të flitet se shqiptarët jane gjithmone larg çështjeve vendosëse ! Ma shume forcë kanë sërbet dhe vllehët, që në strukturën e përbërjes së popullesisë nuk janë as 2 përqind.

Neë administratën shtetrore shqiptarët janë pa funksionalizim. Ligjet i hartojnë dhe zbatojnë strukturat e hirta që vepruan nëpër qarqet e masonerisë politike. Sot mund te flasim se arrtitën në hierarkinë e pushtetit shumë individë që kanë biografi të dyshimtë. Ata mbeshtesin gjithmonë partinë që është pjesëmarrëse në qeveri, dhe i ndihmon partisë pushtetare të krijojë stabilitet në sjelljet e ligjeve me përmbajtje shumë reaksionare për zhvillimin shqiptar. Jane të shumtë ato ligje, por mjafton të theksojmë Ligjin për flamurin, Ligjin per gjuhën, Ligjin për zgjedhjet , Ligjin për shtesa femijesh, Ligjin për përdorimin e administratës, dhe të tjerë. Mjafton të kujtohemi në emblemen e shtetit dhe himnin e tij, që kanë simbole dometheniesh dhe kushtrim kundër shqiptarëve.

Republika e Ilirides i ka të qarta tendencat e zhvillimit. Ajo e di përse ndalohet dhe pengohet realiteti i zhvillimit shqiptarë . Ajo e di përse digjen xhamiat në Prilep dhe Veles! Ajo e di përse nuk hapen paralelet që të mësojnë nxënësit shqip në Manastir e në Veles.Ajo i di tendencat e kazermës ushtarake në Kërçove, ku duhet të mbajë në gatishmëri forcat speciale . Sepse edhe Jugosllavia i mbante mbi 11000 forca , ashtu si solli dhe mijëra egejca që u vendosën nëpër banesat luksoze, dhe morën vendet e punës në Termoelektranë e, në Minierat e xeheroreve te hekurit.

 

Republika e Ilirides, me këto nuk pajtohet. Ashtu siç nuk pajtohet me politikën shëndetësore, ku ambulancat apo barnatoret e shqiptareve kanë kufizime në dhënie të barërave që janë me mbulesë , ndërsa ato që udhëhiqen nga maqedonasit nuk kane kufi! E njëjta si te politika e kredive. Maqedonasit arritën të marrin githmonë kredi afatgjatë , ndërsa shqiptaret, kanë nis të hyjnë në vallen e tenderve, nëpër ato sfera ku interesi i maqedonasve nuk shprehet. Ku makosllavët, nuk kanë interes! Bie fjala, përse shqiptarët në marrjen e bursave për shkollim të lartë janë me numër simbolik, e maqedonasit kanë përparësi.Apo, përse shqiptarët, kanë mbetur të marrin me vështiresi kredi për ferma, ndërsa , për transakcione të mëdha finansiare, siç është puna me larjen e parave nga firmat e regjistruara, e që nuk funksionojnë , por marrin shuma të mëdha mjetesh, përse mbajnë apo, paraqesin se mbajnë njerëz me të meta fizike. Në mungesë të informatave, shqiptarët janë bërë faktorët e zhvillimit të blegtorisë, sepse , i gjen duke bërë politikën nëpër stane, e nëpër breg liqene peshkimi…!

Republika e Ilirides, nuk merret me këto alternativa defetiste.Ajo ka hartuar programin e politikës me normë ofanzive, për të realizuar me racionalitet normën e zhvillimit, që ka synim zgjidhjen e plotë të çështjes sipas obcionit të zhvillimit!

 

05.04.2010

Tetovë

Pjesëmarrësit e ILIRIDËS, Në Kuvendin e Pajtimit Kombëtar, mbajtur ne Pallat te Kongreseve në Tiranë më 1993
Pjesëmarrësit e ILIRIDËS, Në Kuvendin e Pajtimit Kombëtar, mbajtur ne Pallat te Kongreseve në Tiranë më 1993



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx