Mendime
Demë Çetta: Istogu - Vatër e rezistencës për liri dhe demokraci
E marte, 06.04.2010, 09:57 PM
ISTOGU - VATER E REZISTENCES PER LIRI DHE DEMOKRACI
Fshatrat e Podgurit, me qendër në Istog, përgjatë historisë, kanë nxjerrë burra trima, që janë shquar në luftën për liri dhe demokraci. Lëvizja kaçake, si rezistencë ndaj pushtuesëve serbë dhe malazezë, ishte e organizuar mirë dhe veprimtaria e kësaj lëvizjeje shtrihej në të gjitha fshatrat e kësaj ane. Kamber Loshi në Belicë, Bajram Gashi në Uçë, Selman Kadria në Cërcë, Bardh Isufi - Gashi në Orroberdë dhe të tjerë burra dhe djem të Podgurit, me rezistencën e tyre kundër pushtuesit bënë histori, duke lënë emër dhe krijuar traditë atdhetare për brezat e ardhshëm.
Pjesë e Rrafshit të Podgurit u bë edhe Familja Rugova, e ardhur nga Malajt e Rugovës. Luftëtari Sadri Elezi , babai i Rrustë Rugovës me vëllezër, ishte ndeshur në beteja me cubat e Kral Nikollës, në mbojtje të kufijve të Rugovës, përkatësisht Kosovës, në Velikë dhe fshatrat tjera përrreth. Tani, në vendbanimin e ri, në Podgur, u ballafaquan me serbët vendorë dhe kolonët, të vendosur në Istog, Dobrushë dhe fshatrat tjera të komunës të Istogut. Në këto ndeshje, pikërisht në Dobrushë, bie martiri i lirisë Ibish Rugova, gjyshi i kandidatit aktual të LDK-së për kryetar komune të Istogut - Haki Rugovës.
Në janar të vitit 1945 ekzekutohen nga forcat çetnike, të konvertuar në komunistë - babë e bir - përkatësisht, Rrustë dhe Ukë Rugova - babai i Ibrahim Rugovës.
Në rrjedhën e traditës atdhetare për liri dhe pavarësi, Podguri i dha Kosovës dhe kombit mbarë, njeriune shekullit, personalitetin që nuk ka ndërmjetës tjetër në Shqiptari, që nga Skënderbeu i lavdishëm e gjer në ditët tona, mendimtarin vizionar, themeluesin e pluralizmit politik në Kosovë, të urtin dhe njerëzorin - Presidentin Historik dr. Ibrahim Rugovën.
Lidhja Demokratike e Kosovs, e themeluar nga madhështori dr. Ibrahim Rugova, parti e cila bllokoi pushtuesin serbo-sllav, me krijimin e institucioneve paralele, rezistoi me mjete paqësore dhe, më vonë, bëri luftën e armatosur, duke bërë miq forcat madhore, qendrat e vendosjes, me Amerikën në ballë, arriti ta sjell NATO - Paktin në Kosovë, duke përzënë pushtuesin mizor.
LDK-ja kurorëzoi lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Pas shuarjes fizike të Kryetarit Rugova, klanet karieriste dëmtuan rëndë LDK-në. Por, ajo përsëri mbetet parti e fortë, me parime dhe ideale fisnike të dr. Rugovës.
LDK-ja në Istog, e udhëhequr nga heroi i demokracisë Shaban Manaj, i vrarë nga forcat komuniste-staliniste-fashiste të Kosovës, i pasuar nga i mençuri e dinjitozi Fadil Ferati, ka një bazë solide dhe është e denjë për ta udhëhequr komunën e Istogut.
Kandidati aktual, shok pune dhe ideali i kryetarit të ndjerë Fadil Ferati , Haki Rugova, pinjoll e i familjes të zëshme të Rugovëve të Cërcës, prej nga doli edhe Presidenti Rugova, është dëshmuar për punë dhe sjellje korrekte, për ndershmëri e përkushtim drejtimi.
Zoti Haki Rugova, për asnjë çast nuk mund ta harrojë dhe as ta shqelmojë gjakun e derdhur për liri e demokraci, që nga stërgjyshi Sadri Elezi, gjyshi Ibish Rugova me vëllezër dhe nipa e deri tek babai Ymer Rugova, i vrarë sëbashku me 8 (tetë) anëtarë të Familjes Rugova, në luftën e fundit në Kosovë.
Komuna e Istogut, nën dreejtimin e LDK-së, ka njohur një zhvillim real, si në ndërtimin e rrugëve dhe të infrastrukturës në fshatra. Ajo ka administruar në mënyrë përfekte buxhetin komunal në shërbim të popullatës vendore. Larg çdo nepotizmi apo shpërdorimi të pushtetit, LDK-ja është shquar për korrektësi edhe me subjektet tjera politike, që veprojnë në këtë komunë.
LDK-ja nuk jep dhe nuk ka para për të blerë vota, siç vepron e majta komuniste - PDK-ja dhe AAK-ja, por, garanton, si gjithmonë, qeverisje efikase dhe përmbushje të premtimeve të dhëna përgjatë fushatës.
QYTETARE TE PODGURI! - Votoni për kandidatin e LDK-së, Inxhinier Haki RUGOVEN!
Votoni për të djathtën e Kosovës!
Votoni për demokracinë, e cila është e rrezikuar, madje, më shumë se kurrë, nga forcat e majta errëtake!
Votoni për idealet e shenjta të Presidentit gjenial dr. Ibrahim Rugova, shtetbërësit të Kosovës!
Votoni për LDK-në, votoni për të ardhmen Tuaj!
Respekt dhe nderime për të gjithë elektoratin numerikë të LIDHJES DEMOKRATIKE TE KOSOVES!
DEMË ÇETTA, veprimtar i LDK-së në München, Bavari, Gjermani
München, më 05 prill 2010