Mendime
Agron Ahmetaj: Tani duhet të ecim drejtë Bashkimit Kombëtar
E marte, 06.04.2010, 09:58 PM
BISEDË E LIRË ME INXH. AGRON AHMETAJ, I CILI JETON NË ISNY TË GJERMANISË.
SOT E KEMI REALIZUAR ËNDRRËN TONË SHEKUKLLORE, KEMI FITUAR PAVARËSIN,
TANI DUHET TË ECIM DREJTË BASHKIMIT KOMBËTARË.
Nga RAMIZ DËRMAKU
Nuk e ka fatin çdo komb të ketë nga një Nënë TEREZË si Gonxhe BOJAXHIU, e cila ishte, është dhe gjithëmon do të mbetet simbol i dashurisë njerëzore, i paqës dhe urtësisë, i respektit dhe humanitetit i solidaritetit dhe lumturisë për njerëzit. Në anën tjetër në historinë e lavdishme botërore hyri një mbrojtës i Europës me emrin e madhë SKËNDERBEG. Mirpo, me 2 dhjetor të vitit 1944, lindi një fëmijë në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut në Kosovë , një intelektual, një shkrimtarë, një kritikë letrarë, një poet, një strateg i luftës, një demokrat, një vizionar dhe një gjeni i kombit shqipëtarë i cili nga populli do të zgjidhet edhe PRESIDENTË i parë i shtetit të Kosovës, e ai ishte pra Dr. IBRAHIM RUGOVA.
Pra si çdo popull edhe populli shqipëtar ka gjenitë e veta të cilat me mjaftë sukëses po hyjnë në elitën intelektuale europiane e botërore siq hyri gjeniu ynë Dr. IBRAHIM RUGOVA (thotë inxh. Agron Ahmetaj), i cili me politikën e TIJ PAQËSORE, mahniti tërë rruzullin tokësor. Çdo komb ka arsyet e veta të jetë krenar për vlerat dhe identitetin e vet ! Kjo ndodhë edhe me kombin shqiptarë, kështu e filloi bisedën inxh. Agron Ahmetaj , i cili me familje jeton në qytezën Isny të Gjermanisë. Të gjithë mërgimtarët shqipëtarë por edhe të huajt e njohin aktivistin, humanistin, intelektualin dhe atdhetarin e devotshëm të çështjes kombëtare shqipëtare – Kosovës z. Agron Ahmetaj . Ky intelektual dhe ky atdhetarë impresionant për nga thellësia e mendimit dhe origjinalitetit filozofik që posedon ka bërë shumë në internacionalizimin e çështjes kombëtare tek gjermanët dhe të tjerët; në riorganizimin dhe unitetin e mërgimtarëve të këtij lokaliteti. Ne sot në Kosovë thotë Agroni, kemi mjaftë intelektualë të aftë te të gjitha profileve për ta ndertuar Kosovën dhe institucionet e saj. Sot është detyrë urgjente e institucioneve të Kosovës : Parrlamentit, Qeverisë dhe liderëve tanë që sa më parë ti angazhojnë njerëzit e aftë profesionalisht për drejtimin dhe funksionimin e të gjitha pasurive, resurseve natyrore dhe industriale, gjigantëve të ekonomisë, për punësimin dhe stabilizimin e jetës në Kosovë. Kërkohet nga Parlamenti, Qeveria, dhe organet tjera shtetërore që sa më parë ti marrin të gjitha kompetencat ne duartë e veta-pra të qeverisin vetë. Gjatë tërë historisë populli ynë ishte i maltretuar , i privuar nga liritë dhe të drejtat, i larguar nga puna, shkolla, univerziteti dhe në fundë edhe nga shtëpia, ne dhunë. Kosova posa doli nga lufta e përgjakshme dhe FITOI ! Kombi shqiptarë është i magjishëm, sepse i sfidoi gërmadhat, i sfidoi kazamatet serbo-çetnike, i sfidoi minat.., PO ÇKA NUK SFIDOI… Sot kërkohet kujdes maturi, butësi, tolerancë dhe unitetë për ndertimin sa më të shpejtë të një shteti të fortë dhe neutral. Sot ne nuk duhet të merremi me thash e thëna, por vetëm me të vërtetën dhe realitetin. Vetëm unikë ne do të marëshojmë drejtë ndertimit të shpejtë të institucioneve tona. Në fillim të viteve 80-90 –ta, shtetet e Perendimit na shikonin me një sy tjetër, por kur Europa dhe bota e kuptuan realitetin dhe“luftën“ rezistencën që bënte populli shqiptar i Kosovës , për tu mbrojtur nga regjimi kriminel e barbarë serb , ndërroi mendimin dhe qëndrimin pra kaloi në anën tonë sepse e pau gabimin që kishte bërë. Ata e bënë këtë hap të qëlluar ndaj nesh jo pse na deshën , por për shkakë të realizimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, e drejtë kjo që mbrohet edhe me konventat ndërkombëtare – OKB-ra. Me punën, sakrificat, përpjekjet që bëri populli shqipëtar gjatë viteve të fundit i udhëhequr nga gjeniu i kombit Dr. Ibrahim RUGOVA, i cili udhëhoqi një politikë paqësore la gjurmë, famë dhe bëri jehon ne tërë rruzullin tokësor. Pasë rezistencës paqësore që udhëheqej nga Dr. Ibrahim Rugova dhe luftës së UÇK-ës, e përkrahur nga NATO-ja, u çlirua Kosova nga thundrra serboçetnike. Ne kemi historinë më të dhimbshme por edhe më të lavdrueshme , sepse populli shqiptarë ka luftuar për ta mbrojtur trollin dhe LIRINË, pa ia shkelur kurrë të drejtat dhe territoret të tjerëve. Sot ne e kemi realizuar një pjesë të ëndrës shekullore por kërkohet angazhim për realizimin e amanetit të shumë martirëve pra BASHKIMIN KOMBËTARË.
Vëllëzerë shqiptarë kudo që jeni dhe cilës do parti që i takoni, ju ftojë që ta sfidojmë xhelozinë, urrejtjen, sherret, ti sfidojmë përqarjet sepse lirinë e kemi fituarë me luftë, ndersa bashkimin kombëtarë do ta bëjmë në paqë e liri. Mirpo duhet të koncentrohemi që sam ë parë dhe sa më shpejtë të ecim drejtë sukseseve dhe rezultateve, e kjo arrihet kur ne angazhohemi maksimalishtë për ta ndertuar shtetIn dhe realizuar kerkesën e popullit për bashkim kombëtar. Tani nga ne shqiptarët kërkohet të bëhemi adhurues të punës dhe të njëri tjetrit sepse këtë e kemi amanet nga të gjithë martirët e rënë për çlirimin e Kosovës, por dhe obligim moral .Para këtyre sfidave, lëkundjeve, dridhjeve, dhembjeve dhe halleve ne nuk guxojmë të ligështohemi. Kjo do ta rrezikonte fatin TONË. Nuk e ka fatin çdo komb të ketë në gjiun e vetë një NËNË TEREZË, si Gonxhe BOJAXHIU,e cila është dhe mbeti simbolë i dashurisë, unitetit, tolerancës,humanitetit, respektit etj. Në anën tjetër në historinë Europiane e botërore hyri një VIGAN i kombit shqipëtar, një MBROJTËS i Europës me emrin SKENDERBEG. Gjatë viteve të fundit nga gjiri i popullit shqipëtarë-kosovar dualën shumë atdhetarë, patriotë, intelektualë, strategë armate të cilët me aftësitë e tyre kaluan edhe kufijtë Europian e arritën deri tek ata botërorë. Në mesin e atyre gjenive, penave, ishte edhe pishtari i demokracisë strategu dhe vizionari i demokracisë dhe i lirisë , Dr. Ibrahim RUGOVA, i cili me politikën e TIJ paqësore mahniti tërë botën . Fliste ngadal inxh. Agroni i rradhiste fjalët, ngjarjet ,aksionet ( por nuk harronte të fliste edhe për sfidat ne të cilat kaloi populli i Kosovës gjatë historisë së tij ) si fletët e një romani. Fliste po çka nuk fliste. Por kur e pyetëm për punën kontributin dhe aktivitetet e tij nuk pranoj të fliste?! Tha duke qeshur: Çka tË flasë unë për kontributin timë.., kur në luftë për çlirimin e Kosovës ranë shumë dëshmorë. I ndeuari Ramiz; Populli shqipëtarë ka një mrekulli tradicionale“BESËN“ . Besa jonë është një mrekulli tradicionale e popullit tonë. Populli ynë ka një moral të lartë trimërie, bujarie dhe menqurie . Në fund ai kërkesën tonë për ta zhvilluar një intervistë, e pranoi me kënaqësi.
Punuar me 4.04.2010
Weingarten-Gjermani