Mendime
Gani Qarri: Heqja e Emblemës së Lidhjes Shqiptare të Prizerenit në Dardani dhe miratimi i memorialeve të ushtarve pushtues grek në Shqipëri
E marte, 06.04.2010, 09:58 PM
Heqja e Emblemës së Lidhjes Shqiptare të Prizerenit në Dardani dhe miratimi i memorialeve të ushtarve pushtues grek në Shqipëri.
Nga Gani QARRI
Kudo jetojnë Shqiptarët në trojet e tyre,gjendja lë shumë për të dëshiruar,gjendje pothuajse e njejtë ësht si kudo ku jetojnë shqiptarët edhe në Shtetin Amë në Shqipëri,ku deputetët e stërmajmur me mish e dhjamë, harrojnë se janë të ngarkuar jo vetëm nga përgjegjësia e detyrës së përfaqsimit,por të obliguar edhe me Kushtetutën e Shtetit, për mbrojtjen e Shqipërisë dhe tërsinë e saj teritoriale nga q`do rrezik i mundshëm por edhe të pjestarve dhe trojeve të Kombit Shqiptar të cilat gjinden jashtë kufijve të Shqipërisë londineze,
Por mjerisht,veprimeve të quditshme të faktorit vendor dhe tendencave të asgjësimit shqiptar nga pushtuesit greko - sllavë ,me vetëdije apo pa te, u vijnë në ndihmë edhe disa komentime dhe veprime Shqiptare, që nga tendenca e futjes së përqarjes fetare,vendimi i turpshëm dhe antishqiptar i „gjykatës kushtetuese“ të Kosovës për heqjen e Emblemës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga ballina e Kuvendit Komunal në Prizren.,e deri te Vendimi tradhëtar,i Parlamentit të Shqiptëris për ngritjen,me eshtrat e shqiptarve të vdekur, memoriale varrezsh për ushtarët pushtues grek në Shqipëri.
Ne ishim për afro një shekull nën pushtim,por Flamuri Kombëtar dhe Simbolet Historike
Janë kërkuar ruajtur dhe mbrojtur deri në vetflijim,gjatë gjitha kohrave,sado e vështirë dhe e pa mundur të jet dukur ajo,Populli Shqiptar i mbrojti me dinjitet dhe i solli me krenari deri këtu,në kët kohë dhe në kët vend,ku sot quhet, Kosovë e lirë!
Por q`po ndodhë sotë,në Dardaninë antike,Shqiptarët Autokton,Popull shumicë me mbi 95% të banorëve në Kosovë,nuk janë hiq më shumë se vetëm një Komunitet,madje edhe më keq se sa konglomerati i pakicave,ku ne nuk kemi më as Flamur Kombëtar,data e Festës për Flamur kombëtar ësht hequr nga agjenda e festave bashk me pothuaj të gjitha festat tjera të datave Historike Kombëtare Shqiptare,kurse pakicat i kanë që të gjitha bile ndjehen dhe trajtohen si komb,edhe me Kushtetutën Ahtisariane e që shembuj të tillë nuk ka kund tjetër në gjithë Europën e as në Atdheun e vetë Ahtisarit,në Finlandë.
Madje,shkohet aq largë në veprimet anti shqiptare,sa që tanimë lufta zhvillohet për zhveshjen e Popullit Autokton Shqiptar nga q`do gjë e Historisë së tijë Kombëtare,e që kësaj radhe nga konglomerati i ashtuquajtur „Gjykatë Kushtetuese“u pru vendimi i radhës,për heqjen dhe zhvlersimin edhe të simbolit pothuajse të fundit dhe të vetëm që na ka mbetur nga festimi i Kujtimit të përbashkët të Krenarisë gjithë Kombëtare,Kujtimit të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit. Por që me vendimin për heqjen e Emblemës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,e cila bashk me Datën historike të kësaj Lidhje gjithkombëtare,ishte Simbolika e fundit e festimit të përbashkët mbarëkombëtar me heqjen e së cilës,edhe nga Vendlindja e Lidhjes Shqiptare, Qyteti i Prizrenit,si bastion i fundit i ruajtjes së një Simbolike të përbashkët mbarkombëtare,përfundimisht kjo simbolikë e fundit e përbashkët kombëtare po hiqet edhe nga Kosova në përgjithësi! A thu a mund të mbeten edhe kështu, Shqiptarët një Kombë ?!
Populli Shqiptar ka kalu nëpër pushtime dhe pushtues gjithëfare,por edhe në ato kohëra zhveshje të tilla nga q`do simbolikë Kombëtar, në kohë kaq rekorde nuk thuhet se kanë mundur kaq lehtë dhe pa diktueshëm të ndodhin.
Në anën tjetër,në Shtetin amë,në vend se Parlamenti dhe Qeveria të kërkojnë avansimin e të drejtave për Shqiptarët në Iliridë,dhe trojet tjera Shqiptare nën Mal të Zi dhe Serbi,dhe të drejtën e Popullsisë Qame për kthimë në Vendin e tyre,në Qamëri,dhe në vend të orientimit edhe të Politikanve shqiptar në trojet tona jasht kufijve të sotëm të shtetit amë ,në vija kombëtare,ata premtojnë prodhimë sllavësh,dhe me eshtra të grave dhe fëmijve të vdekur shqiptar,miratojnë ngritjen e Memorialeve për ushtarët pushtues grek në Shqipëri.
Kështu përgaditet terenin ndoshta edhe për një pushtim të planifikuar,dhe coptimin definitiv
të jugut të Shqipërisë….në emër të „autonomis“ apo „çlirimit“ të „vorioepirit“!!!
Edhe pse sipas një raporti të gazetës “Tirana Observer” vetëm nga viti 92 e deri me 1 Janar 2006 Vrasjet e shqiptarëve,në greqi kanë arritë shifër tronditëse me 147 shqiptarë të vrarë,
megjithate, Shqipëria kurrë nuk ka kërkuar hetime serioze nga greqia,për këto vrasje.
Duke qenë gjithmonë e provokuar rëndë nga greqia dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk kanë qenë kurrë marrëdhënie as të mira e as miqsore.
Ndaj edhe fyerjet e rënda e të herpashershme,në të kaluarën dhe tash që forcat e ushtrisë greke bëjn ndaj Popullit Shqiptar dhe Shqipërisë nuk janë as të rastit e as të fundit.
Me 28 qershor të vitit 1993 Shqipëria ishte e detyruar që Priftin grek Kristostomu Maidonis, ta dëboj nga Shqipëria.për shkak të veprimeve antishqiptare të këti prifti i cili në Gjirokastër, në kishat ortodokse shqiptare, shpërndante haptas, harta të Vorio-Epirit,në të cilat Jugu i Republikës së Shqipërisë paraqitej si greqi. kurse Athina akuzonte atëherë Shqipërin për këtë incident,dhe Kryeministri grek,Miçotaqis, ngjajshëm si serbia para pak kohësh Kosovës,ai kishte paraqit një plan nga 6 pika për jugun e Shqipërisë të hartuar nga këshilltari i tij, Nikolas Gejxh.ku kërkohej që Shqipëria të pranonte rikthimin pa kushte të po ati priftit,të hapte shkolla greke në tër jugun e Shqipërisë dhe i ashtuquajturi« Vorioepir », të kishte të njëjtin status që do të merrte Kosova.
Rast më vete dhe shumë trishtues deri në veprime shtazarake ishte edhe veprimi i ushtarve grek në maj të vitit 1995 kur ushtarët grek,kishin ndaluar një grup shqiptarësh duke kalur kufirin,në mesin e tyre edhe një çift nga Shkodra.ku po ata ushtarët grekë para syve të bashkshortit të lidhur shqiptar e përdhunojnë në grup,nusen e ti të re,duke u tallur me Shkodranin e lidhur i cili duhej ti shifte të gjitha shfryrjet shtazarake të grekve,mbi femren e mjer shqiptare, me syt e ti.Pas përdhunimit i kishin kthyer prap në Shqipëri.Dhe pas kthimit në Shqipëri, tri ditë më pas,i riu shkodran i tmerruar nga rasti ipërdhunimit të bashkshortes para syve të ti,shkon te posta e ushtrisë greke dhe vret tre prej ushtarëve përdhunues grek.Grekët e kishin pasqyruar aktin e Shqiptarit si terrorist,duke arrestuar dhe kthyer rreth 8 mijë emigrant shqiptarë në Shqipëri
Madje me 2002 riu shqiptar Gentian Çelniku,duke pirë një kafe në një restoran të Athinës Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos,pa asnjë shkas kishte qëlluar me pistoletë Çelnikun duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe pa u dënuar fare është liruar nga gjykata greke.
Po vrasja e Aleksandër Lufo-s me thikë nga një qytetar grek me 2003, Vrasja e Vullnet Bytyqit me 23 shtator 2003 në kufi,Vrasja e Gramoz Palushit me 5 shtator 2004. Vrasja e Edison Jahja me 1 Janar 2006 e sa e sa vrasje tjera shqiptarësh në greqi,këto nuk ishin pak,por vetëm gjer me 1 janar 2006 ishin 147 shqiptar të vrar,dhe në ndër kohë gjat këtyre
4 vjetve të kaluara kush e di se edhe sa shqiptar mund të jenë vrar,por,gjykatat greke,pa marrë parasysh shkakun e as numrin,e shqiptarve të vrarë,kanë liruar thuajse të gjithë grekët ushtar dhe civil, që kanë vrarë shqiptarë.
Në anën tjetër,Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrë përsipër mbledhjen e eshtrave të ushtarëve pushtues grekë,duke bër zhvarrime në varreza dhe fshatra shqiptarësh ku ushtritë greke nuk kishin kaluar kurrë.Por kur Policia shqiptare kishte provuar me 5 qershor 2006 të verifikoj eshtrat në kishën e fshatit Kosinë të Përmetit.Konsulli grek nuk kishte lejuar që policia shqiptare të bëj kontroll,as në Shqipëri.
Dhe derisa ushtarët grek në mars të vitit 2007 këndonin se me zorrët e shqiptarve do bënin lidhëse këpucësh duke vazhduar „muzikën“ e tyre trishtuese deri me 25 mars të këti viti,me kërcnim për derdhjen e gjakut të „derrit“ shqiptar me lëkurën e të cilit do bënin opingat, lidhëset e të cilave nga zorrët tona do ti ken përgaditur shumë kohë më parë që nga viti 2007, Parlamenti i Shqipërisë me Vendimin tradhtar të po 25 marsit 2010 pruni Vendim që edhe eshtrat e shqiptarve të zhvarrosur ,të burrave por edhe të grave dhe fëmijve të vdekur Shqiptar në fshatrat e tyre,ti shkombëtarizojë për së vdekuri duke i kthyer në mënyrë të pa lejuar,të përdhunshme dhe tradhtare në MEMORIAL varrezash të „ushtarve“ grek.
Mjerisht Parlamenti i Shqipërisë bashk me Qeverinë dhe Opozitën e vendit, jo vetëm që nuk e kann fare në agjendën e tyre ,mbrojtjen e pjestarve të Popullit Shqiptar në trojet e tyre,jasht kufijve të Shtetit Amë, por votojnë dhe bijnë vendime tradhëtare që seriozisht rrezikojnë si integritetin territorial edhe kompaktësinë e vetë Shqipërisë edhe brenda këtyre kufijve që sotë i ka. Anipse Opozita nuk mori pjes në këto votime,vetë indiferenca dhe moskundërshtimi fare i kësaj Opozite për kët tradhëti të lartë kombëtare,por që në anën tjetër bën thirrje të përditshme demonstratash për kolltuqe por jo edhe për kundërshtim të akteve të tilla të rrezikshme,ndaj Shtetit dhe Kombit,nuk ësht hiq më pak tradhëtar sesa votim-veprimi i parlamentit,në të cilin mjerisht pjesmarrës ishin edhe Deputetët e Qamërisë të cilët bën sikur e kundërshtuan madje kërkuan edhe shtyrjen e votimit,por më në fund as këta nuk e lëshuan parlamentin,por në vend që ta lëshonin parlamentin,që votimi në munges të kuorumi të mos mbahej fare,ata qëndruan aty,dhe duke marr pjes në votim edhe pse votuan kundër,u bën edhe ata vet pjesë e plotësimit të kuorumit për votimin e këti vendimi tradhëtues ndaj Shtetit dhe Kombit Shqiptar.
Me kët akt të parlamentarve shqiptar, grekët „fituan“ edhe një arsye më shumë,të vazhdojnë me thirrje e tyre për « Autonomin » e « Vorioepirit » tanimë me shkas duke u bazuar edhe në VARREZAT e tyre të famshme, të plotësuara edhe me eshtra shqiptarësh,por të ngritura dhe emërtuar si Memorial Varrezash të ushtarve pushtues grek.
Edhe përkundër të gjitha këtyre,Populli Shqiptar,bëri një veprim shumë të zbehtë kundërshtues,dhe këte vetëm në Shkodër, Durrës, Tiranë dhe Gjilanë duke u djegur disa flamuj grek,por jo të trandej vendi me një kundërshtim të fuqishëm dhe të vendosur deri në vetflijim, nga Veriu në Jug si Komb Shqiptar.
Fatkeqësisht jo!...dhe aq më keq,në jugun e vendit po thuajse nuk reagoi askush,atje pothuajse nuk u reagua fare, apo u reagua shumë pak.
Këte unë vërtet nuk mund ta kuptoj!dhe as di ti jap shpjegim këti fenomeni se si vallë deri aty ka vajtur puna sa Shqiptari të pajtohet dhe të mos refuzoj asgjë, deri në vetshkatrrim?!…..
Edhe qfar duhet ti ndodhë këti kombi,që Populli të vazhdojë të mendojë se kjo ësht vetëm një ¨“Endërr“ e keqe derisa ujqërit sllavo-grek me ndihmën e pa kursyer të dorës së zgjatur shqipfolse e cila kohët e fundit ka kaluar q`do kufi,përgaditin goditjen vendimtare për asgjësimin përfundimtarë të qenies sonë Kombëtare?!....