E shtune, 26.07.2025, 08:17 AM (GMT+1)

Mendime

Kujtim Çela: Projektimi dhe Ndërtimi i Autostradës Fushë Krujë – Milot është e parametrave europianë

E diele, 11.04.2010, 09:57 AM


Flet Z. Kujtim Çela Drejtues Ligjor i i Firmës “Iliriada pks” shpk e cila  ka projektuar Autostradën   Fushë Krujë – Milot

 

Projektimi    dhe  Ndërtimi i  Autostradës   Fushë Krujë – Milot është e parametrave europianë

 

Nga Albert Zholi

 

Një nga veprat e rëndësishme që është duke u ndërtuar në vendin tonë kohët e fundit për përmirësimin e sistemit rrugor në Shqipëri është ai i ndërtimit të Autostradës   Fushë Krujë – Milot e cila është tërësisht e përmasave të standarteve europiane. Për të njohur më mirë publikun e gjerë me këtë vepër të madhe,  ne i morëm një intervistë Z. Kujtim Çela Drejtues Ligjor i i Firmës “Iliriada pks” shpk e cila  ka projektuar kete  autostrade.

       

Zoti Kujtim   ju jeni drejtues i projektit dhe  projektues  i autostradës   Fushë Krujë – Milot ,  Çfarë  përfaqëson  kjo autostradë në  rrjetin rrugor shqiptar?

 

  pari duhet të ve në dukje që  një rrugë dhe në mënyre të vecantë  një autostradë e niveleve të tilla bashkëkohore e  projekuar   dhe   zbatuar  mirë  është monument i një kombi, pasi ajo jo vetëm rrit mirëqënien e komunitetit  nëpërmjet shpejtësisë  së lartë, lehtësimit dhe sigurisë së lëvizjes,  por  është  bazë për zhvillimin social  ekonomik  dhe turistik te vendit. Dihet që niveli i zhvillimit të një vendi pikësëpari dallohet fare qartë nga rrugët, nga këto aorta të mëdha të qarkullimit të ekonomisë, pa të cilat sot nuk mund të kuptohet asnjë vend i zhvilluar. Jetojmë në kohra gjithmonë e më dinamike, ku shpejtësia dhe përfitimi në kohë për lëvizjen e mallrave dhe të njerëzve është bërë kriteri i parë i mirëqënies. Pa rrugë të niveleve që dikton zhvillimi I vrullshëm i ekonomisë globale nuk ka prosperitet.

        Autostrada Fushe Krujë – Milot    e cila është në proces ndërtimi  dhe së shpejti vihet në shfrytëzim  është pjesë përbërëse e aksit kryesor  rrugor që lidh Shqipërine Qendrore, Jugore dhe  Juglindore  me Veriun dhe Verilindjen e Shqipërisë  si dhe me tutje Kosoven e Malin e Zi.  Ky segment rrugor  shtrihet përgjatë segmentit ekzistues që lidh Fushe-Krujën me Milotin.

        Duhet të theksojmë që segmenti ekzistues nuk i përgjigjej  më kushteve të reja për trafikun e krijuar  mbasi projekti i saj ishte hartuar para viteve 1990  si rrugë  e kategorisë së parë  me dëndësi lëvizje në të dy  drejtimet me 1500 mjete në 24 orë.

        Shpejtesia e projektuar ka qënë 60 km/orë.  Të gjithë elementet teknik të projektimit  të kësaj rruge për vitet kur është projektuar kanë qenë  brenda standarteve dhe kushteve teknike (KTP – 22,23-19780). Duhet të vemë në dukje se   trafiku automobilistik në atë kohe ishte i kufizuar  dhe peshën më të madhe të transportit e zinte transporti hekurudhor.

 Natyrisht, në kushtet  e ekonomise së Tregut kjo rrugë nuk i përgjigjej më  trafikut të krijuar dhe u bë shkak për shumë aksidente që kanë ndodhur në këtë aks rrugor . Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë shqiptare e bëri të detyrueshme rindërtimin e kësaj rruge me një rëndësi të madhe e jetike duke kërkuar standarte të një niveli krejtësisht të barabartë me ato të rrugëve më të mira europiane.

Para marrjes se vendimit nga punëdhenësi për hartimin e projekt zbatimit  për këtë aks rrugor u hartua fizibiliteti dhe projekt idea në disa variante.

 

Studimi Fizibilitetit ka patur  për qëllim të vleresoje nga pikëpamja tekniko-ekonomike punimet rrugore  të cilat duhet të bëhen në këtë seksion rrugor si dhe të llogarise  përfitimet ekonomike që do të rezultojne pas ndërtimit të këtij seksioni rrugor. Pra objektivat e studimit të fizibilitetit kane  qenë:

         a. Analiza lidhur me nevojen për ndertimin  e infrastruktures së re  rrugore

     b. Vleresimi nga pikëpamja tekniko-ekonomike e investimit

 

        Nga pikëpamja ekonomike përqindja e kërkuar e brendshme e kthimit të investimit është 12% në  vit , shifër kjo e përdorur nga Banka Boterore në të gjithe studimet e bëra në Shqipëri . Ndërsa në përfundim të studimit të Fizibilitetit për këtë aks rrugor  kthimi i investimit doli  19% / në vit nga 12% që kërkohej. Pra ndërtimi i autostradës ishte i domosdoshëm dhe ekonomik .

 

        Me  miratimin e Fizibilitetit dhe projekt idesë  nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në muajin Qershor 2008 filloi puna në hartimin  e projekt zbatimit dhe në një kohë shumë të shkurtër, në datën 10.10.2008  u miratua projekt zbatimi nga punëdhënesi dhe objekti u prokurua për zbatim .

 

A është marrë mendimi i komunitetit në  hartimin e këtij  projekti ?

 

E vlerësoj shumë të rëndësishme këtë pyetje. E çmoj sepse për ndërtime të tilla kaq të mëdha mbetet një detyrim i madh mendimi i komunitetit për të cilin ndërtohen këto rrugë. Ky është një parim jetik i standartit demokratik që gjithmonë duhet respektuar me seriozoitet.

 

        Me dorëzimin e fizibilitetit dhe projekt idesë, investitori që është  Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve u ka derguar një kopje të këtij projekti Qarkut të  Durrësit dhe Qarkut të Lezhës për ta diskutuar në strukturat e pushtetit lokal.  Miratimi i projekt idesë së këtij projekti nga ana e Drejtorise së Përgjithshme e rrugëve është bërë duke marrë  parasysh dhe vëretjet me shkrim nga strukturat e Pushtetit Lokal dhe konkretisht:

?        Mendimi i Bashkise F.Kruje nëpërmjet shkresës Nr. 420 prot. Dt.20.03. 2008.

?        Mendimi i Komunes Thumanë  nëpërmjet shkresës Nr. 192 prot. Dt.19. 03. 2008

?        Mendimi i Këshillit të Qarkut të Lezhës  nëpërmjet shkresës  Dt.21.03.2008.

 

Si do të jenë parametrat e kësaj Autostrade dhe a i përmbush ajo standartet europiane ?

 

Projekt  Zbatimi   i  rrugës Fushë - Krujë - Milot u hartua   në bazë të  Vendimit të Këshillit  Teknik   më datë 30.04.2008  sipas  Variantit të  Parë të Projekt- Idesë  me  perspektivën e trafikut  për periudhën 20 vjecare. Duke  u nisur  nga ky  trafik  për  këtë rruge u zgjodh  kategoria  A.   (Sipas  standartit Italian CNR –se) të  datës   22.04.2004,   me këto  parametra: 

       Autostrada ka 4 korsi   2x2 në të dy drejtimet me  gjerësi  ( 2x3.75m), ka korsi  shërbimi (ose korsi  emergjente)  me gjerësi 3m  në të dy drejtimet .

              dy karrexhiatet janë të ndara midis tyre me brez Qendror me gjelbërim (ose  mesore) me gjerësi 2,6m. Gjitashtu në të dy anët e korsive janë parashikuar kunete  betoni 2x1,25 m si dhe shpatulla  të pashtruara (përfshi  dhe mbulesën e gjelbërt) 2x1,0m. Duke u nisur nga këto rruga përveç parametrave teknik fiton edhe një nivel estetik duke i dhënë asaj pamjen e një vepre të këndëshme në harmoni me ambientin përreth.

 

Shpejtësitë  e projektimit  për këtë  Autostrade janë:

Shpejtesia minimale  V min = 80 km/ore  dhe shpejtësia maksimale  Vmax. = 140 km/orë.

Shpejtesitë  e projektimit  për Rruget e  Sherbimit janë: V min = 40 km/orë dhe shpejtesia  Vmax. = 60 km/orë .

 

Gjithashtu në hartimin e këtij projekti janë marrë parasysh: -

 

        Projektimi i Kyqëzimeve dhe nënkalimeve

        Vendosje e barrierave mbrojtëse dhe rrethimi

        Dimensionimi  dhe rivendosja e shtresave bashkë me punimet për drenazhimin

        Projektimi i rrjetit të kanaleve  (kanale dhe  kuneta etj.)

        Shenjat rrugore vertikale dhe horizontale të rruges

        Vendosje e shenjave të reja të qarkullimit

        Ndërtim i urave të reja dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuse

        Rivendosje e mbrojtjes nga gerryerja

        Riparime të përgjithshme betoni

        Trajtim mbrojtës i betonit nga korrozioni

        Projektimi dhe spostimi i linjave elektrotelefonike të intersektuara me Autostradën

        Projektimi dhe spostimi kanaleve Kullues dhe vadites që intersektoheshin me Autostraden

        Studimi i Ndikimit Mjedisor

        Të gjithe elementet gjeometrik të Autosrades janë të standarteve Europiane

 

  figurën e mëposhtme jepet  seksioni tërthor tip  për këtë Autostradë.

 

Sipas  zgjidhjes së dhënë  fillimisht   u kërkua        bëhej  karrexhata   e  re (së bashku  me tombinot për të dy karrexhatat)  dhe mbas vënies së saj në punë   të fillojë  rikonstruksioni total  i rrugës eskzistuse. Kështu  rruga ekzistuse me   gjerësi të shtresave  asfaltike  8- 8, 4 m  dhe gjerësi të trupit të  rrugës   11, 20 m, bëhet me  gjerësi të shtresave asfaltike 11,2 m dhe gjerësi të trupit të rrugës  14.75m .

        Mbas  këtij  rikonstruksioni  në dimensionet që përmendem  më sipër  gjeresia e   dublimit   e  rrugës për ta kthyer në autostrade Tipi A1  shkon 29,50 m. Fillimi  Autostrades për  fazën e parë  është  në afersi  të Thumanës   dhe përfundon  në kryqëzimin e Rrugës së Kukësit (rruga  e re)  me Rrugën e Lezhës .

        Gjatësia  totale  e  saj eshte 13, 535.64 ml. Në  këtë gjatësi për të respektuar kërkesat që kërkon autostrada sipas  standarteve europiane  janë ndërtuar një sërë vepra arti si  ura, mbikalime e nënkalime. 

 

Sa  është kostoja për një km e kësaj autostrade?

 

 Preventivi i dhënë për ndërtimin e autostrades për gjatësinë prej 13,535km është 42,5ml.€   ndërsa vlera për 1 km është  3,138,312 € .

 

Cfarë masash janë marrë në projekt për sigurine rrugore ?

 

Në hartimin e projektit janë marrë të gijtha masat e kërkuara nga standartet Europiane për sigurine rrugore. Kështu të gjithë elementet e autostrades i përgjigjen shpejtesisë së projektuar, gjithashtu barrierat mbrojtëse i përgjigjen këtyre standarteve dhe  janë të tipit H3 .

        Sinjalistika Vertikale dhe Horizontale  është  e plotë ndërsa në të dy anat e autostrades është projektuar rrethimi me tel gabioni dhe tel me gjemba në lartësinë  2.0 m nga toka në të gjithë gjatësinë në mënyrë që të reduktohet në maksimum rreziku i përplasjes së kafshëve me automjetet  sidomos lëvizjet shtegëtuese të kafshëve .

Rendesi te vecan I eshte kushtuar mbikalimeve dhe nenkalimeve automobilistike dhe kembesore . Keshtu ne kete autostrade me gjatesi prej 13,535km jane parashikuar  tre mbikalime dhe kater nenkalime automobilistike

 

Cilat kanë qenë prioritetet në studimin Mjedisor ?

 

Projektimi për Mjedisin, në   projektimin e  autostrades  ka  qënë  një domosdoshmëri dhe  është mbështetur   në standartet e reja të projektimit Mjedisor për rrugët (MPRrSh 7) të miratuara të cilat  janë hartuar në përputhje me ato të Bashkimit  Europian.

        Në studimin e dhënë  përshkruhen mënyrat dhe zgjidhjet    e bëjnë  projektin e  rrugës më miqësor ndaj mjedisit. Metodologjia  me zgjidhjet e saj kanë  synuar  të sigurojë një sistem të qendrueshem për përcaktimin dhe arritjen e objektivave mjedisorë .

        Që në stadin e Përcaktimit të Projektit,  projektuesit  kanë   vleresuar ndikimin  potencial  mjedisor    projektit  me  anë  të Përmbledhjes së Klasifikimit Mjedisor. Në stadin e Përcaktimit të Projektit, projektuesit  të të gjitha disiplinave kanë kryer studime të vazhdushme që në fillim të procesit, të cilat janë thelluar gjatë përparimit të projektit dhe  janë finalizuar me përfundimin e këtij projekti. Të gjithë pjesëtarët e skuadrës teknike që janë marrë me projektimin dhe veçanërisht inxhinerët e rrugëve, kanë marrë  në konsideratë në mënyrë konstante mjedisin dhe ndikimin që do të ketë projektimi i rrugës në fjalë (në mjedisin e njeriut dhe në mjedisin natyror) dhe janë përpjekur  ta reduktojnë këtë ndikim në mënyrë konstante me anë të modifikimeve të bëra në projektim.

        Rrugët,  ashtu  si  e  gjithë pjesa tjetër e  infrastrukturës,  kanë ndikim  mbi komunitetet ku  ato janë  ndërtuar, ndërsa  shumë  projekte  infrastrukturore  kanë  një  ndikim  neto  pozitiv  të jashtëzakonshëm  mbi  mjedisin.  Projektuesit  kanë punuar      çdo  stad  të projektimit    gjejnë  zgjidhje  krijuese    e  reduktojnë    maksimum  ndikimin  e  tyre  negativ.

        Disiplinat  e  ndryshme  profesionale    përbëjnë Stafin Teknik të hartimit të projektit (përfshirë inxhinierët  e rrugëve  dhe  ekspertët e  mjedisit )  kanë punuar    mënyrë  interaktive  me njeri-tjetrin .

 

Në hartimin e projektit është punuar me stafin teknik të firmës apo keni marrë dhe specalistënga jashtë vendit?

 

I gjithë projekti është hartuar nga stafi i firmës “Iliriada pks” ku është punuar me një  angazhim maksimal, duke patur parasysh rëndësinë e ketij objekti. Gjithashtu  krahas punës projektuese rëndësi i është dhënë dhe njohjes nga ana e stafit projektues  me literaturen bashkëkohore  në të tillë objekte të ndërtuara vitet e fundit në Europë.

Këtu nuk mund të le pa  falenderuar  firmen Luksemburgase  DU  PONT e cila me shpenzimet e saj bëri kualifikimin në Luksemburg të një pjese të stafit tonë projektues për hartimin e këtij  objekti në mënyre të veçantë  në një  zonë ku kuota e   tokës ku kalon autostrada me  një gjatësi prej rreth 500ml është në kuotën e nivelit të detit .

Si staf të jashtëm në hartimin e këtij projekti kemi bashkpunuar  dhe me ekonomistin e njohur Z. Edmond Alite .

Gjithashtu në hartimin e projektit ka qenë i vazhdushëm bashkëpunimi me specialistët e Drejtorisë së Përgjitheshme të Rrugëve  .



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx