E merkure, 30.04.2025, 02:09 PM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Faza e dytë e riformatimit në Qeverinë e Kosovës

E shtune, 10.04.2010, 09:59 PM


Faza e dytë e riformatimit në Qeverinë e Kosovës

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Në zgjerim të inicitivës së vet ndryshuese, kabineti qeveritar i kryesuar nga Hashim Thaçi, ka paralamëruar nisjen e valës  së dytë  të riformatimit që, përfshin zëvëndësimin e disa zëvendësministrave . Iniciativat nuk do të ngurojnë të sqarojnë  se këto përvoja  riformative  nuk janë mjet i duhur  për të pasur oficencë të duhur të pritshme dhe të sukseshme në qeveri . Kjo edhe do të shihet në të ardhshmjen.  Kjo praktikë e ndryshimeve në qeveri nuk duhet të shikohet si mjet efikas  për ndryshimin e gjendje së krijuar të  qeverisë  dhe në institucionet tona shtetërore ,duke u bazuar në përvojat demokratike dhe ligjore  të cilat mungojnë në Kosovë , qoftë edhe pjesërisht. Shteti i Kosovës është  i tillë, sepse përpjekja e riformatimit  i disahershëm të pushtetit ,sidomos i drejtësisë ,i policisë, i prokurorisë etj.gjat kësaj periudhe të pavarësisë së Kosovës nuk kanë sjell  suksese të duhura  në këto fusha , për arsye të angazhimit të pamjaftueshëm në zbatushmërisë e ligjëshmërisë dhe kushtetutës së aprovuar, sidomos në veriu të Mitrovicës. Për këtë arsye  dihet se me këto ndryshime  po bëhen përpjekje për punë më efikase në qeveri dhe në të gjitha institucionet tona shtetërore, në veçanti në veri të Mitrovicës ku stratëgjia e Qeverisë së Kosovës për veriun është duke u studijuar dhe analizuar me kujdes edhe pse e vonuar. Për stratëgjinë  e Qeverisë së Kosovës është bërë mjaft fjalë . Më në fund edhe zgjedhja e ekipit për këtë , në krye me Ylber Hysën sikur është duke vendnumëruar, sepse kjo nismë duhet të zbatohet me kujdes të veçantë, prandaj   edhe  Ban Ki Mun  për stratëgjinë e qeverisë së Kosovës ka ndërhyrë  se kjo çështje duhet të zgjidhet me një  mirëkuptim dhe pajtim reciprok, pa ndonjë përpjekje tjetër që do të krijonte tensione politike dhe  ndëretnike  

 

A do të rikthehen në Qeveri ministrat e shkarkuar në poste të zëvendësministrave ?

 

Në këtë fushë rikthimi në qeveri i disa nga  ministrat që janë  shkarkuar por tani në poste  të zëvëndësministrave mendoj se nuk do ta përmirësojnë gjendjen e krijuar në qeveri, sa i përket menjanimit të krimit të organizuar, dukurive negative, korrupsionit dhe zgjedhjes së problemit në veriu të Mitrovicës. Të pakten gjashtë zëvëndësministra  në qeverinë aktuale  të Kosovës pritet   që të shkarkohen në kuadër të një marrveshtje  të partnerëve  të koalicionit për ndryshime  në kabinetin qeveritar . Opozita  nuk pajtohet. Ajo (opozita AAK) kërkon zgjedhje të parakohëshme  dhe një qeveri teknike  deri në zgjedhje të rregullta .Tani bëhet me dije  se disa  nga ministrat e shkarkuar kohë më parë , në kuadër të procesit në Qeverinë e Kosovës do të caktohen në cilësinë e zëvendminisrave, por tani në dikastere të ndryshme  nga ato kur kanë shërbyer si ministër. Praandaj ndryshimet në Qeverinë e Kosovës përfunduar kohë më parë  në pajtim me  partnerët e koalicionit të  ndrruar gjashtë  ministra , nga tre për secilën parti është për t’u dalluar si punë e mirë  në Qeverinë e Kosovës.

 

Çështja e dy ulësëve të zyrtarëve politik mbetet pjesë e riformatimit në Qeverinë e Kosovës

 

 Gjatë këtyre ndrrimeve në kabinetin qeveritar çështja  e dy ulësve  të zyrtarëve  politik mbetet pjesë e riformatimit të Qeverisë për të cilën do të vendoset gjatë ditëve në vijim. Ndonse më kushtetuten e Kosovës pushteti ekzekutiv legjislativ dhe ai gjyqësor janë të ndara , çështja e posteve  të dyfishtë nuk është paraparë  në asnjë ligj. Mbështetur në aktet juridike. kryeparlamentari , Jakup Krasniqi ka mbrojtur qëndrimin se mbajtja apo heqja dorë  nga postet e dyfishta  të zyrëtarëve qeveritar, ligjërisht mbeten çështje  individuale  dhe morale” . Mirëpo mendoj se këto ulse të dyfishta  duhet definuar qartë , sepse në Kosovë  vazhdon të ketë mungesë të zbatimit të mirëfilltë  të ligjeve dhe nuk është e drejtë dhe as morale  që të  mbahen nga dy poste , kur  në Kosovë mungon përveç ligjëshmërisë edhe mungesa  e përspektivës demokratike dhe një jetë më e mirë për qytetarët. Një gjë të tillë (këtë iniciativë)  disa deputetë  të partisë në pushtet  e kundershtojnë .  Nga ajo që deri me tani kemi parë  në praktikë , megjithatë  ligjet janë duke  u zbatuar, jo ndoshta  në mënyrë më të mirë , sepse në këtë fushë  ka  vend për përmirësime  të matutjeshme në zbatushmërinë e ligjëshmërisë  dhe të kushtetutës. Faza e dytë  e riformatimit të Qeverisë do t’i sjell disa nga  zyrtarët e lartë qeveritar para vendimit nese duhet të ndajnë postin e deputetit apo të ministrit, sepse mbajtja e posteve  të dyfishta , siq është rasti me deputetët ministra , bie në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës kushtetuese dhe juridike  dhe morale …

Ndersa përcaktimi, kohë më parë i pesë deputetëve  nga radhet e PDK-së të cilët mbajnë pozita  të larta  në qeveri që të lëshojnë njërin nga  postet e dyfishta  është e mirëpritur dhe e qëlluar, por pak me vonesë, megjithse nga ana  ligjore nuk e pengon  ministrin që të  mbajë edhe postin e deputetit, por kjo është një obligim moral i secilit prej tyre që të heq dorë nga njëri post …

                               

Imperativ i kohës regjistrimi i popullatës dhe kompenzimi i dëmëvë të Serbisë në Kosovë gjatë luftës

 

 Mirëpo gjatë këtyre ndrrimeve  duhet pasur parasysh angazhimet me rëndësi të veçantë të ndërtimit të shtetit demokratik të Kosovës . Në këto angazhime , përveç luftimit të krimit të organizuar, dukurive negative , korrupsionit e të tjera është e rëndësishme dhe imperativ i kohës regjistrimi i popullatës , një nga  projektet më të mëdha  që duhet të respektohet pas pavarësisë në Republikën e Kosovës , projekt ky që është  mjaft i nevojshëm dhe i rëndësishëm, sepse mundëson që të kemi të dhëna institucionale  mbi rrjedhat demografike familjare e në veçanti është një faktor  stimulus për zhvillimin e shtetit dhe të ekonomisë së vendit tonë . Kështu të gjitha komunat e Kosovës do të jenë  pjesë e regjistrimit të popullatës, për derisa  për veriun e Mitrovicës paraprakisht duhet një vendim politik. Ky proces do të administrohet sipas standardeve  nderkombëtare , ku të dhënat flasin se në Kosovë  janë  1460 lokalitete, 460 mijë  vendbanime  apo ekonomi shtëpiake  dhe 5100 caqe regjistruese. Është ky projekt më i madh në shkallë shtetërore  kombëtare , 7 herë e gjysmë  më voliminoze, më kompleks se zgjedhjet nacionale , prandaj në këtë fushë  pas këtyre ndryshimeve (riformatimeve) duhet një angazhim dhe kujdes i domosdoshëm. Realizimi i këtij projekti do ta arsyetonte punën tonë gjatë këtyre ndrrimeve (riformatimeve) në qeveri… Pastaj njëra ndër angazhimet pas këtyre ndryshimeve në qeveri , pa dyshim është  kompenzimi i dëmëvë që ka bërë Serbia gjatë luftës. Ekspertët e Kosovës për çështjet ekonomike  konsiderojnë  se Serbia duhet të bëjë kompenzimin e dëmëve  që ia ka shkaktuar Kosovës , pra edhe gjatë luftës së fundit. Kjo çështje  megjithë faktin është vështirë  të realizohet. Mirëpo pala kosovare  nuk duhet të harrojë  këtë kërkesë  pasi që  kjo çështje është  një e drejt që i takon shtetit të Kosovës. Mirëpo Kosova është vonuar për të bërë  një kërkesë të tillë… 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx