E merkure, 30.04.2025, 01:09 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Kur mërgimtarët tanë, do të marrin pasaportën e Republikës së Kosovës?

E merkure, 07.04.2010, 10:00 PM


DROMCA  JETE    MËGIM

 

KUR  MËRGIMTARËT  TANË     DIASPORË,

DO    MARRIN  PASAPORTËN E  REPUBLIKËS     KOSOVËS ?

 

Nga RAMIZ DËRMAKU

 

Do të ishte e rrugës që organet kompetente ( për regjistrimin dhe lëshimin e dokumentacionit –pasaportës, etj) të Republikës së Kosovës  të marrin vendim që sa më parë mërgimtarët tanë të cilët nuk posedojnë pasaportën e Kosovës, tu mundësohet paisja sa më e shpejtë me këtë dokument udhëtimi-pasaportë të shtetit të Kosovës. Shumë mërgimtarë tanë që jetojnë e veprojnë në diasporë konkretishtë në Gjermani, akoma po ndeshen me probleme të shumëta sa i përket marrjes së pasaportës së Republikës së Kosovës. Këta mërgimtarë në mungesë të neglizhencës së institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës që janë të autorizuara enkas për dhënjen e dokumenteve zyrtare; lejes së njoftimit, pasaportës, nënshtetësisë, certifikatës së lindjes , etj, po maltretohen nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.

Posë problemeve të shumta që kanë mërgimtarët tanë në diasporë; mallit e dhembjes ndaj Atdheut, disa prej tyre janë duke u ndeshur edhe me një problem të madh jetsor, pra mungesën e dokumenteve te udhëtimit-pasaportës së Republikës së Kosovës. Edhe pasë 12 viteve të çlirimit të Kosovës nga regjimi kriminel serb , e mbi 2 vite të shpalljes së pavarësisë ssë Kosovës, në mungesë të pasaportës së shtetit të Kosiovës disa mergimtarë  janë frekuentues të shpeshtë të ( pa dëshirën e tyre) të përfaqësive të konsulatave të ish. Jugosllavisë. Mërgimtarët tanë posë shkuarjeve të shpeshta në përfaqësit konsulare serbe, pritjeve të gjata para dyerve e sporteleve të përfaqësive konsulare serbe në Gjermani, shpeshë po maltretohen e ofendohen nga personeli i konsulatës. Por edhe nëse nuk ofendohen .., e maltretohen ata për marrjen e një pasaporte duhet të paguajnë shuma të mëdha (200 deri 300 euro)   përjashtuar shpenzimet për nxjerrjen e nënshtetësisë. Për marrjen e një nënshtetësie nga organet kompetente serbe duhet pritur 2,3,muaj deri në dy vite. Mërgimtarët tanë të shtyrë nga organet kompetente gjermane u bejnë presionë  ( kjo është normale sepse ata respektojnë ligjin ) humbin kohë dhe dëmtohen materialishtë vetëm në munges të mos përgjegjësisë së institucioneve të shtetit të KOsovës të cilat jo që nuk kanë hapur përfaqësi konsulare për dhënjen e dokumenteve zyrtare, Pasaportës, regjistrimin apo evidencimin e të lindurve, lëshimin e certifikatave të lindjes ,etj , kur ne shkojmë në kosovë jo që nuk na kryejnë punë.., por kur fillon të bisedosh, ata thonë, këtu nuk është GJermani….,këtu është KOsovë, dhe pa fije turpi qeshen. Unë një ditë isha vizitorë i përfaqësisë konsulare serbe në Shtutgart.Kur hyra  aty gjeta një numër të konsideruar të bashkëathetaarëve tanë, të cilët prisnin ftesat nga personeli konsular serbë. Orvatjet e mia për të biseduar me ta ishin të kota sepse ata siq më tha i riu nga Peja , H.Z, i nderuari gazetarë po më vie turp që ndodhem këtu, por s#kam qare. Por më besoni se edhe ata mërgimtarë që ishin nuk komunikonin në gjuhën shqipe …, Po kalon edhe viti i 12 , i çlirimit të kosovës, organet tona shtetërore, caktojnë apo emërojnë përfaqësues të konsulatave ; Berlin, Mynhen, Shtutgart.., etj , Ne i pyesim ata ? Pse nuk emërohet një punëtorë për dhënjen e dokumenteve të udhëtimit  (të jetë vizitues i përfaqësive tona konsulare që i cekëm më lartë), dmth: të punojë nga dy ditë në javë( nëkëto përfaqësi) . Ose të emrohet në përfaqësin konsulare në Berlin, ku mërgimtarët tanë mund të marrin dokumentet e udhëtimit. Lidhur me këtë z.LEONID  BIDNEY, përgjegjës pranë UNMIKUt për këtë lëmi ai  thotë( vite më parë): Ne, në fillim do ti regjistrojmë banorët-qytetarët  të cilët Jetojnë në Kosovë, e pastaj ata në mërgim. Kjo ishte deklaratë e vitit 2002, ndersa sot është 2010, e ne akoma jo që nuk kemi marrë dokumente të udhëtimit por disa akoma nuk janë registruar pranë zyreve të ofiqarisë në Kosovë. Shumë herë liderët tanë po rrahin gjoksë dhe pa fije turpi, po krenohen gjëja me sukëseset që kanë arritur. Unë do i pyesja se sa herë ata i kanë pyetur mërgimtarët tanë për problemet me të cilat ndeshen ata  ?!  Pa hamendje themi kurrë. Do të ishte obligim moral dhe kombëtar i të gjitha kuvendeve komunale që gjatë kohës së verës të organizojnë tubime me bashkëatdhetarët tanë dhe ti dëgjojë hallet, problemet, sfidat, kërkesat, me të cilat po ndeshen mërgimtarët . Kërkoj që organet kompetente të SHtetit të Kosovës, ti ndërrmarrin hapat konkret dhe urgjentë ne mënyrë që mërgimtarët tanë të paisen sa më parë me dokumente të nevojshme. Si po duket Parrlamenti i Kosovës ka haarruar se vite më parë po kjo mërgatë bëri të pamundurën vetëm e vetëm për të mbijetuar populli ynë e sot , kur ne kthehemi në pushime, jo që na quajnë.budallët e diasporës ! Kur ne u ofrohemi sporteleve ose zyreve të ofiqarisë, ku cdo herë numri i personave që kërkojnë të rregullojnë apo marrin dokumente është i madhë, vie deputeti i Parlamentit të Kosovës, vie mjeku, polici, eprori i TMK-ës, kryetari i komunës e shumë të tjerë që nuk po i shënojë, dhe ata pa fije turpi, çka është më tragjike.., ata le që hyjnë pa rendë.., por edhe nuk kërkojnë falje palëve të cilat orë apo ditë të tëra presin për të kryer punë. Ka edhe shumë e shumë dobësi e probleme tjera me të cilat po ndeshet mërgata jonë, por ata që janë kompetentë heshtin e pasë tyre edhe të tjerët. Mendoj se kjy shkrim do ti bie në sy ndonjërit prej përgjegjësve të këtyre detyrave.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx