E merkure, 30.04.2025, 09:59 AM (GMT+1)

Mendime

Flet, Lavdie Cani, gruaja e ish nënoficerit të vrarë në depon e armëve në vitin 1997

E diele, 11.04.2010, 09:43 PM


Fëmijët i kam rritur duke shitur lule pranë varrezave të Librazhdit

 

Unë jetën e kalova në zi, por dua që fëmijët të shohin një ditë të bardhë.

 

Nga Albert Zholi

 

Një grua që sapo i ka mbush të 50-at, por që pesha e halleve e ka kërrusur shumë mbi moshën. E veshur me të zeza, ajo e ardhur nga Librazhdi qëndron me orë të tëra në postbllokun e Ministrisë së Mbrotjes për të kërkuar ndonjë shpërblim , apo interesim për të zënë një punë. I shoqi  Xhevit Cani, nënoficer i depos së armatimit në ish Divizionin e Librazhdit është vrarë në depot e municionit në vitin 1997, nga turma që u sul drejt repartit për të rrëmbyer armë?!! Prej asaj kohe ì asaj kohe, ajo e veshur me të zeza, e papunë, për çdo ditë me këmbë shkonte në varezat e Librazhdit 3 km, për të shitur lule për të mbajtur 3 fëmijët gjallë.

 

-Znj Lavdie, kur dhe si u vra burri juaj?

 

(Ajo psherëtin një moment dhe loton). Eh. Ishin ngjarjet e zeza të 1997-ës. Im shoq ishte nënoficer në depot e armatimit në divizionin e Librazhdit. Në atë kohë rrebelimi, turmat hynë në repart dhe I kërkuan çelësat e depos. Si më thanë më vonë ai spranoi dhe turma e vuri para.  Aty nën goditjet e tyre mbeti i vdekur (loton përsëri).

 

-Sa fëmijë keni dhe si i rritët, pas vdekjes së burrit tuaj?

 

-Më la me tre fëmijë. Djalin e madh 12 vjeç, vajzën 7 vjeç dhe djalin e vogël 7 muajsh. Kur më dhanë lajmin as e besoja. Ai ishte i dashur me të gjithë, por sidomos me fëmijët. Ishte një humbje që ju se merrni me mend. Unë u vesha me të zeza në moshën 36 vjeç, duke ju përkushtuar të tre fëmijëve. Ata çdo darkë më pyesnin ku është babai? Unë s’dija çtë thoja dhe pija lotët që pikëllimi im, të mos ndikonte tek fëmijët.

 

Ku keni punuar gjatë kësaj kohe që të siguronit bukën e gojës për fëmijët?

 

-Ku punoja? Mos më pyet. Cohesha që në mëngjes dhe me këmbë merrja rrugën për në varrezat e qytetit 3 km larg. Shisja lule para varrezave. Shes ende. Ajo është puna ime. Por shyqyr zotit shumë njerëz më binin aty veshmbathje dhe ushqime. Ashtu duke u tërhequr zvarrë i rrita 3 fëmijët.

 

-Po si keni mundur të mbijetoni, me ato pak të ardhura që siguronit?

 

Mos e pyet. As vetë se di. Fëmijët kishin kërkesa. Burri im u shapll Dëshmor pas disa vjetësh. Me statusin e dëshmorit ne na takojnë çdo muaj 5 mijë lekë të reja. Ndërsa si pension i lidhën 12 mijë lekë plus tre mijë lekë për çdo fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Pra tashmë marr vetëm 12 mijë lekë dhe pse djali i madh është 25 vjeç i pa punë dhe vajza 20 vjeç në shkollë.

 

Në çfarë banese jetoni?

 

Banesë?!  (psherëtin përsëri). Jetojmë në një magazinë afër reapartit ushtarak që e kanë bërë italianët në kohën e luftës për stalla kuajsh dhe më vonë për depo municioni. Kemi pak sipërfaqe sepse nuk jetojmë vetëm ne. E kemi ndarë me dërrasa gjoja si dhoma dy me dy. Shtëpi i thënçin, se çbie jashtë futet brenda.

 

Po Bashkia,a ju ka dhënë ndihmë?

 

Se di kush quhet ndihmë. Unë në Bashki dhe në Ministrinë e Mbrojtjes kërkoj vetëm të më punësojnë djalin. Cfardo pune qoftë, por marr me vete vetëm heshtjen. Vetëm shoqata e NFUV (Në Ndihmë të Ushtarakëve dhe Punonjësve të policisë të rënë në krye të Detyrës), ka marrë përsipër të na sigurojë falas për vajzën një kurs 6 mujor për parukiere, në bazë të një projekti të Bankës Botërore dhe mundësimin e djalit për emigrim të ligjshëm në Greqi.  Njëkohësisht kjo shoqatë po bën përpjekje  që të na strehojë  në godinat e familjarëve në qytetin Studenti, pasi është biseduar me drejtorin Bujar Brovina. A do të realizohen? Do zoti po. Unë jetën e kalova në zi, por dua që fëmijët të shohin një ditë të bardhë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx