Mendime
Bekim Rexhepi: Plaka e lyeme
E diele, 11.04.2010, 09:57 PM
PLAKA E LYEME
18% të territorit të Kosovës edhe pse me pavarësi dhe shtet, po mbahen të okupuara nga disa banda minore të serbeve kriminel, të menaxhuar nga sigurimi serb i shtetit të Serbisë... Këtë mani e sheh edhe bota, por bota s’ka pse të marrë çudi të madhe, përderisa ne nuk e bëjmë transparencën tonë të shqetësimit. Mënyra e të vepruarit politik, mbase po denigron deri në dinjitet kulturor, politik e kombëtar, duke krijuar situata nonsensi edhe për vet qytetarin.
Nga Bekim REXHEPI
Duket se formatizimi i Qeverisë së Kosovës më shumë të ngjanë me vesin e sëmur, të plakës që përpiqet të duket me lymje e re, duke mos përfillë realitetin e dokës. Sido që të jetë zgjidhja e plakës, na mbetet ta shohim edhe këtë lojë marifeti deri diku apo me fund jo përtej parashikimeve tona!...
Qe prej kohesh jem bërë të pa rehatshëm me qeverinë e pavarësisë, e cila pos se ka pasur fatin e saj në këtë shpallje, nuk na ka dhënë dashurin e domosdoshme të pavarësisë. Pavarësia e tillë, më shumë duket si një emblemë “shtet” se sa shteti vet, gati në të gjitha rastet kapet mendësisht vetëm nga pushtetet politike dhe madje duke i afirmuar veçse interesat e tyre personale.
Pavarësia dhe shteti i ri i Kosovës, e shohim sikur i janë shkëputur qytetarit të saj. Madje qytetari harron mbrojtjen e vet legale pranë këti shteti, dhe para tribunaleve të ndryshme dhe të komploteve ndërkombëtare, që i bëhen lirisë dhe qytetarit (shqiptar) në veçanti. Kosova duket si një shtet i krijuar për inat të vjehrrës, ne mos ndryshe rregullat për këtë shtet do ti qartësonin gjërat funksionale të tij karshi me qytetarin. Kontrata me qytetarin dhe politikën shkëputet nga dita e mbas votimit në zgjedhje, gjë qe nuk duhet të ndodhë në demokraci, por ne nuk mund të flasim për kaq kuptim, sa mbart në të vërtet demokracia. Zgjedhjet mbahen dhe votimet ndodhin e vjedhën nga politika, madje për ta bërë kontratën me qytetarin të pavlefshme dhe të panevojshme, deri në fund të mandatit të ati pushtetit politik mbërrihet më gënjeshtra. Kjo praktikë politike nuk është ecje e demokracisë se vendit dhe shërbesës së tij, por më shumë i përgjigjet interesave personale dhe afirmimit të autokracisë. Dhe këtu nuk kemi limit të politikës sepse ne shohim dhe devijime të tjera politike, kur qeverisja në vend se të merret me plotësimin e vlerës së pavarësisë dhe të sovranitetit të vendit, brenda kufijve të përcaktuar, ndërsa ka kohë dhe gjen kohë të merret me formatizime ministrash, sikur është një shfaqje me cirkularitet dhe me plotë absurditet. Duke e bërë disiplinë të përshtatshme formatizimin, më këtë ajo synon të fashit qytetarin, por kjo nuk është zgjidhja, sepse siç kuptojmë plaka mund të sëkëlldiset me vetën e saj, por lymja veçse i ndihmon të mashtroj pamjen e saj, të duket si e re, po qe ne realitet ajo është e harxhuar.
Ne dimë se kemi më në fund një shtet të ri, madje të krijuar tash se voni, gjërat në të mund të mos përmbushin të gjitha kërkesat, dëshirat tona. Por, nuk mund të pranojmë gjithashtu se gjithçka fillon nga dita e themelimit të shtetit, kjo qasje është e dëmshme për vet shtetin, sepse asgjëson organizimin e shoqërisë, kontributet historike kulturore të saja edhe në rrugëtimin e krijimit të shtetit. Fakti se kemi një histori, një kulturë, një etnitet autoktone të organizuar brenda një territori, është edhe tregues themelor i një politike të caktuar, mbi të cilën spekulimi nuk nderon qeverinë aktuale dhe subjektet e tjera përfaqësuese.
Gama e personazheve tona politike nuk është aq modeste, sepse shumë më pak ata na vijë nga fusha e politikës, e pak më shumë na vijnë nga fusha të jashtë politikës, vetëm e vetëm për ta marruar politikën në duar të tyre. Kjo gamë bën çmos mbi shtetin dhe idenë e pavarësisë së Kosovës. Mbi idenë e pavarësisë së Kosovës po ndodhë përjashtimi i identitetit kombëtar, madje ky identiteti i Kosovës, pas pavarësisë duket identitet fare kozmopolitë. Elita e vetëquajtur politike, e cila (mban pushtetin me 35% të gjithë votuesve shqiptar) mbetet më shumë egoiste duke bërë sondazhe suksesi për vetën e saj dhe në anën tjetër mbartë padrejtësi të mëdha duke përdhunuar edhe mbi retorikën e domosdoshme nacionale të shqiptarëve. Kjo do të ishte e kuptueshme po të ndodhte në një shtet modern me demokraci të gjatë dhe të zhvilluar, vetëm atje gjërat nacionaliste duken të qullta politikisht sepse brenda shtetit dominon shtresa e (hipokritokracisë) vetëkënaqur. Të preksh në karakterin kombëtar të një populli do të thotë të bëhesh pjesë ose/dhe bashkëpjesëmarrës në krimin qe tenton ta fshijë kujtesën kolektive të një populli. Në këtë zgjedhje politike qe po aprovon politika e 90-2007, e Prishtinës zyrtare, secili qytetar shqiptar mbanë frikë se do ti le pa kënaqësinë dhe devotshmërinë për atdheun. 18% të territorit të Kosovës edhe pse me pavarësi dhe shtet, po mbahen të okupuara nga disa banda minore të serbeve kriminel, të menaxhuar nga sigurimi serb i shtetit të Serbisë... Këtë mani e sheh edhe bota, por bota s’ka pse të marrë çudi të madhe, përderisa ne nuk e bëjmë transparencën tonë të shqetësimit. Mënyra e të vepruarit politik, mbase po denigron deri në dinjitet kulturor, politik e kombëtar, duke krijuar situata nonsensi edhe për vet qytetarin. Ky ambient sikur po kundërmon, duke i rrënuar edhe ato pak simbolika të mbetura, si kode (kombëtare) shqiptare.
Qeveria bashkë me subjektet tjera politike që përbëjnë organizimin e tanishëm, merren me politik servile duke mos i përfaqësuar drejtë interesat kombëtare të shqiptarëve. Ndërsa i citoj këta rreshta, po harroja në ndër dije se plaka e lyme nuk mund të bëjë dot punët e nuses, edhe pse me disa pamje mashtruese, plaka na duket e re nga lymja.