Mendime
Refik Hasani: z.Tadiq zhgënjeu shqiptarët e Medvegjës
E hene, 12.04.2010, 09:58 PM
Me rastin e vizitës së presidentit të Republikës së Sebisë Boris Tadiq në Medvegjë
z.Tadiq zhgënjeu shqiptarët e Medvegjës
Shkruan: Refik HASANI
Vizita e fundit e presidentit të Serbisë z.Tadiq në Medvegjë është tepër zhgënjyese. Asnjë fjalë nuk premtoi apo nuk zëri ngoje për të drejtat individuale dhe kolektive të shqiptarëve dhe mundë të themi ishte e dëmshme,jo në interes për plotësimin e të drejtave të shqiptarëve të ksaj Komune.Kjo vizitë,në Komunën e Medvegjës,që para vitit 1999,gjysma e banorëve e përbënin shqiptarët vendas.Sot numron afër një mijë banorë shqiptarë të mbetur nënë kushte tejet të rënda në të gjitha aspektet.Prandaj kjo vizitë përmbanë shumë gjëra të heshtura për një dekadë.Nuk guxon të mashtrohet opninoni i gjërë,veqmas shqiptarët e Medvegjës se:Në këtë Komunë punojn vetëm pesë policë shqiptarë,tre shërbyes civilë,Nënkryetari dhe një drejtor i drejtorisë është shqiptarë.Asnjë gjykatës nuk është përveqë një referenti dhe një pastruese.Prandaj edhe kështu me këto pakë banorë të mbetur shqiptarë,banorët autokton vendas janë komuniteti i dytë për nga numri banorëve,por nuk gëzojn kurrfarë të drejtash dhe lirisht mundë të shprehemi se jan të diskrimnuar në të gjitha lëmit e jetës.Nuk respektohet dy gjuhësia në asnjë institucion publikeduke u mohuar gjuha shqipe.Kjo Komunë përveqë që është në skajin më Jugor të Serbisë,është Rajoni më pakë i zhvilluar së bashku me Medvegjën,Bujanocin dhe Preshevën.Efektin pozitivë në masa të gjëra të popullatës serbe të ksaj komune z.Tadiq e arriti,pasi kjo fletë dhe ju ndihmon serbëve që të mos e braktisin këtë Komunë.Po ashtu efekti tjetër i arritur se Medvegja është afër dhe kufizohet me Kosovën,kjo edhe është një mbështje e fortë për serbet lokal të Kosovës.Për shqiptarët ishte vetëm një tentim mashtrimi dhe asgjë më shumë.Vetëm pas qershorit 1999,mbi 50 mijë banorë shqiptarë u zhvendosën nga Serbia,vlen të cekët se edhe u dëbuan dhunshëm,vetëm e vetëm ti lëshojn trojet e tyre stërgjyshore .Nga ky dëbim më së shumti e pësoi Medvegja ,që sipas statistikës së UNHCR-it ,nga kjo Komunë shqiptarë të dëbuar jan afërë tetë mijë të zhvendosur shqiptarë . Vizita për shqiptarët vendas kishte edhe një porosi : Të mos kenë fare dilema rrethë formimit të këshillit nacionalë të shqiptarëve sipas ligjeve serbe !?.Shqiptarët duhet të kenë parasysh që nuk ishte shumë frytëdhënës trupi Koordinues për këtë pjesë.Shumë sfida dhe dilema do të shfaqen edhe më tej,sa i përket zhvillimit dhe deri te plotësimi i drejtave individuale dhe kolektive të ksaj Krahine shqiptare të mbetur nënë administrimin e serbisë .Asnjë shtëpi për shqiptarët e zhvendosur për dhjetë vite nuk është ndërtuar !.Fakultei i posa hapur në Medvegjë nuk është aspak inkurajues , sepse kjo Komunë vetëm me dy paralele të maturantëve shqiptarë!.Ky fakultet është dashur të hapet në Preshevë dhe Bujanoc e jo në Medvegjë.z.Tadiq duhet të pranoj dhe të vendosë për formimin e një universiteti publikë në gjuhën shqipe.E jo të mashtroi shqiptarët me një Fakultet më së paku ka banorë shqiptarë në krahasim me Preshevën dhe Bujanocin.Sa banorë shqiptarë ka sot Komuna e Medvegjës para dhjetë vitë kishte edhe Komuna e Lebanës,Leskocit,Nishit.Kurse vetëm qyteti i Beogradit në vitet e 80 -ta numronte dyzet mijë banorë shqiptarë.Pse presidenti nuk vendosi dhe ksaj here të përuroj në hapjen e pikës kufitare në mesë të Komunës së Kamenicës,Prishtinë dhe Medvegjës të quajtur ,,Te Kapija “.
z.Tadiq sillet sikur nuk ka patur fare luftë të armatosur ,tenton të na mashtroj,pasi nuk mundë të harron se shqiptarët në këtë Rajon,së paku tri elemente posedojn me peshë dhe rëndësi Ndërkombëtare .
Kan mbajtur dhe organizuar :
- Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992
- Lufta e aramtosur e UÇPMB-së
- Marrëveshja e Konçulit
Serbia deri më ta ni nuk ka patur asnjë ofertë për të zhvendosurit nga Medvegja dhe Krahina shqiptare
Asnjëherë në parlamentë të Serbisë nuk u ngrit çështja se ku janë shqiptarët që kishin prona dhe pasuri nëpër qytete të Republikës së Serbisë si : Beograd,Nish,Leskoc,Vranj ,nuk është diskutuar për shqiptarët as nga kjo Krahinë.Republika e serbisë edhe pas këtyre viteve nuk dëshiron as edhe ta pranoj që në Kosovë,Maqedoni dhe vende të tjera,kemi të zhvendosur që janë jo vetëm nga këta tri Komuna e cekura,por edhe nga qytete të tjera të serbisë.Deri më tani z.Tadiq nuk ka treguar kurrfarë shenje të vullneti,nuk ka një program,një projekt a platform afat shkurtërë,afat mesëm dhe afatgjatë,me një dinamizëm për kthimin e të zhvendosurve për t’ju krijuar kushte për kthim të gjithë atyre që dëshirojn të khehen në trojet e tyre.Kjo është një kërkesë imediate e kategorisë së të zhvendosurve pavarësisht ku janë me qëndrim të përkohshëm.Pse nuk ndërtoi për dhjetë vite as një shtëpi për të zhvendosurit në Medvegjë apo në Banjën e Sijarinës!?.Serbia nuk ka investuar në infastrukturë, sa është investuar për serbët e zhvendosur në Kosovë për gjashtë muaj,nuk është investuar as për dhjetë vjetë për tri Komunat e cekura për kthimin e të zhvendosurve shqiptarë në Serbi.
Reciprociteti - Çfarë të drejtash gëzojnë Serbët lokal të Kosovës, t’ju garantohen edhe banorëve Shqiptarë në Komunat Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës
Asnjë herë deri më tani,nuk u bë krahasimi në mesë të drejtave që po kërkon vazhdimisht Sërbia për bashkëvendasit e vetë pra për serbët lokal të Kosovës.Po ato të drejta duhet dhe ju takojn edhe shqiptarëve që jetojn anekëndë serbisë e veqmas në tri Komunat e cekura .Në Kosovë ,për serbët lokal kemi shumë oferta joshëse,për të gjithë ato që dëshirojn të kthehen edhe ate nga qeveria e Kosovës,ajo Serbisë dhe donator të huaj.Kurse për shqiptarët e Krahinës së mbetur nën serbi askush nuk është interesuar sikur ato banorë të jen të askuj , të mos i përkasin asnjë shteti !
Të bëhet evidentimi i tyre nga organet e Republikës së serbisë,prej organeve ku janë të vendosur në Kosovë apo Maqedoni dhe prej mekanizamve relevant ndërkombëtarë.Republika e Serbisë do të tregoj realisht që nuk është e një anshme vetëm të kërkoj për pjesëtarët e vetë.Por ka interesim edhe për banorët e vetë,pasi ashtu po trumbeton se i mbron të gjithë barabarsisht .Kërkojmë me urgjencë,që një mision i përhershëm paqësor i OKB-së,apo i NATO-së,pasi shqiptarët nuk kan kurrfarë sigurie nga policia,milicia dhe xhandarmëri serbe.Si nevojë urgjente një zyrë që të hapet në Prishtinë,Tiranë dhe Beograd për probleme të çështjes së ksaj Krahine.Serbët lokal të Kosovës kanë beneficione të mdha,shetisin nëpër Kosovë me targa të vjetra marrin rroga,pensione prej buxhetit të Kosovës,Serbisë dhe atij të huaj.Kurse të zhvendosurit shqiptarët gati kan mbetur nënë mëshirën e fatit të tyre.
*****
I kujtojm opinonit të gjërë se Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës përbëjnë një Rajoni i quajtur herë Luginë e Preshevës,Serbi Jugore,Kosovë Lindore.Ne e quajmë:Krahinë shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë.Gjendet në jug të Serbisë, përgjatë vijës administrative me Kosovën,në një sipërfaqe tokësore prej 1249 km2, me 138 vendbanime,85 bashkësi lokale,17 zyre të vendit. Sipas vlerësimit të regjistrimit të vitit 1991 në Komunat me shumicë shqiptare: Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë dhe kanë jetuar 101.549 banorë.Për nga shtrirja gjeografike e përbëjnë një Krahinë,që ka mbetur ende padrejtësisht nënë serbi.Me këto metra katror disa prej shume shteteve,sot janë shtete të pranuara edhe në Këshillin e Sigurimit me të drejta të plota.Që nga koha e prishjes së RSFJ-vetëm ne shqiptarët që ishim për nga numri i banorëve të tretë,ende nuk kemi arritur as për gjysmë të marrim të drejtat që na takojn.Dhe që nga ajo koh,në tri komunat e cekuara më lartë banorët filluan të drojn nga pasiguria,nga ndjekjet e vazhdueshme,bisedat e shumta nëpër satacione të policisë, filluan njerrëzit ti lëshojn trojet e tyre.E në veqanti gjatë luftës së armatosur në Kosovë filluan dhuna e shfrenuar kundër shqiptarëve në këtë Krahinë,sepse po mbështesinin luftën e Kosovës.Pastaj me rastin e tërhjeqjes të gjithë ato forca u vendosën dhe u stacionuan në këtë Krahinë , nëpër lokalitete dhe zona të banuara me popullatë shumicë shqiptare,paramilitarë dhe të tjerë vrastar.Pushteti agresiv i serbisë në vend që të luftoj në front me UÇPMB-në hakmerret kundër civilve të pafajshëm,sidomos në disa zona të ndieshme si në Komunën e Medvegjës , Karadakë të Preshevës dhe Malësin e mbi qytetit të Vranjës.
*****
Me të drejtë popullata shqiptare e Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës do të presin nga Kosova dhe nga udhëheqsia e tyre.Që Kosova ka obligim të ngritë,shtroj dhe mbroj çështjen e shqiptarëve,pasi Prishtina duhet të jetë pasi që edhe kështu konsiderohet si kryeqitet jo vetëm i kosovarëve por i të gjithë shqiptarëve anekëndë kufijve të ish–ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi.
10.04.2010
Autori është publicist nga Krahinë shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë,punon si Prof. i Ekonomisë .
E- majli : refikhasani@hotmail.com