Mendime
Çlirim Daçi & Arbëresha Rozi: “Zullum-kracia” Maqedone
E hene, 12.04.2010, 09:33 PM
“Zullum-kracia” Maqedone
Nga Çlirim Daçi & Arbëresha Rozi
Duket se gjatë 20 vjeçarit të fundit në Maqedoninë “multietnike”, nuk po mundemi kur se si ta deshifrojmë modelin e funksionimit të shtetit . Kjo si rezultat i mosdijes të politikanëve apo si shprehi e krijuar se gjithëçka në këtë shtet të ri duhet qenë unik dhe e dalluar nga bota e civilizuar ku aparat e funksionimit të shtetit janë të testuar me shekuj !!!
Forma e veprimeve e organizimeve qeverisese në botën bashkohore ka ardhur si rrjedhojë e formave të ndryshme të qeverisjes që nga kohërat e lashtë greke, romake, bizantine, otomane etj. duke evoluar e evituar gjitha mangësitë që paten ata organizime shtetërore .
Ndër më të përhapurat në botë është sistemi demokratik i qeverisjes i cili rrjedh nga fjalet greke “demos” që do te thotë “popull” dhe “kratos” “forca” ose te dyja së bashku “forca e popullit” .
Filzofi i njohur grek Aristoteli ka përshkruar 6 mënyra të funkcionimit të shteteve ose organizimit qeverises edhe ate në kalsifikim nga 3 tre si forma të mira të veprimit, e 3 tre si forma të këqija të veprimit. Ai në përshkrimet e veta klasifikoi këta organizme
Monarkinë, Aristokracinë, Demokracinë,Tiraninë, Oligarhinë, Ohlokratinë.
Më sa duket në organizmim politik të shtetit Maqedoni nuk mund ta gjesh me plotë kuptimin e fjalës në asnjë formë të këtyre organizmeve sepse është marrur nga të gjitha nga pak, e duke marrë të gjitha mangësitë e çdo sistemi të lartpërmendur kemi arritur më sa duket të zbulimi i një sistemi të ri të funksionimit shtetëror që kur më parë as që ëshët menduar nga njerëzit që përpiluan këta koncepte të funksionimit të shtetit.
Me ardhjen e fundit në pushtet të partisë nacionaliste të VMRO-DPMNE-së e me përdorimin e politikes populiste e shvlerësimin e çdo sendi e populli që nuk ka prapashtesën “ski” me sa duket ky shtet i ri e i brishtë mori teposhtën siç thotë populli.
Në kërkimin e identitetit antik arritem deri te piksynimi i këtyre skenareve tragjiko-komike duke pretenduar se shteti maqedon e popullsia maqedone kanë një prejardhje të Mbretit “Aleksandar Makedonski” . E kjo na solli edhe dhuratën e vet largimin nga rruga e duhur kyqja në strukturat Euro-Atlantike, po qëllimi i sunduesit Nikolla u arrit se dikur para shum shekujsh kemi qenë një Monarki me emrin Maqedoni .Kjo edhe u vërtetua në sytë e popullit maqedon me pjesen teatrale të ardhjes për vizit të mbretit Hunz në Maqedoni i cili nuk dinte as një fjalë nga maqedonishtja e sotshme po me rëndësi që populli maqedon e besoi këtë gënjeshter, me plot humor e skandale.,
Duke vazhduar ne vazhdimësi të na udhëheqin njerëz të cilët në çdo SV të veten politike mbushur me plot gënjeshtra kinse për prejardhjen e tyre qytetare. Tregim ky që po tregohet ende i suksesshëm se kemi tradita te qeverisjes nga njeqrëz aristokrat ku e vërtetë ësht larg atij termi, per shkak se prejardhjet e tyre janë që të gjithë nga njerëz që në brezin e dytë nuk dinë se cilët shtetsi kanë apo kanë pasur e as cilit popull saktësisht i perkasin, të humbur në identitetin e tyre (sllav ,bullgar , antik).
Ky problem i mosfunskionimit të shtetit daton që nga vet akti i shpalljes së pavarsisë së shtetit Maqedon e daljen nga bashkësia e Jugosllavisë . Që nga dokumenti kyq sjellja e kushtetues së vendit ku edhe bëhet regullimi shtetëror, si çdo herë u bë një gabim i rëndë me dashje apo pa dashje, u soll kushtetuta e shtetit pa pëlqimin e më se 35 % e populates vendase të quajtur shqipatre . Kjo kushtetutë ngjason me regullimin e shteteve në kohën e demokracive antike siç ka qen në kohën e Platonit në greqi, ku vendimet i binin në mënyrë demokratike drejtpërdrejtë qytetaret por duke anashkaluar pjesën e qyatetrëve të quajtur laikos ku në atë grup binin (të varfërit, gratë ,fëmijtë e robërit ) ky fat i përcjelli edhe shqipatrët duke i lënë si pjesë e cila nuk ka të drejtë në asnjë vendimë shtetëror edhe pse janë popull autokton në këta troje . Me kalimin e kohës gjatë dekadës të fundit kinse u bë një lëvizje për të reviduar këtë shkelje u arrit deri te një kompromis “Marrëveshja e Ohrit “ që u nënshkrua me shumë sakrificë por shohim se rezulatet janë aspak të kënaqshme pas 10 viteve periudhë implementimi e ndryshimi i apartit shtetëror. Edhe kësaj radhe u humbëm ne literaturën e rregullimit shtetëror sepse vet ata që që duhet implemetuar e reviduar këtë gabim nuk di tjetër pos fjalëve se u realizua 90 % . po në fakt zëri i lartë a brenda Boshë .
Kuptimi i termit “demokraci” nga gjithë qeveritë qe 20 vite me sa duket kuptohet vetëm në pjesën se populli duhet sjellë vendimet deri në ditën e dhënies së besimit ose votimin e këtyre politikanëvë, Shafqja e dhunës ne proceset zgjedhore ku ndonjë herë edhe fjalën vendimtare e kanë armët e automatikët e militantëve partiak, kontrollimi i fjalës së lirë, gjyqësori i shëndrruar në një kasphane e popullit e fabrikë për rritjen e popullaritetit të partive maqedone në kurriz të popullit Shqiptar, më shumë do kishtë të ngjajë në një Tirani e as se si me një demokraci bashkohore.
Gjendja e rend socio-ekonomike e populatës e në veçanti të asaj shqipatre ku në arkën e shtetit nuk kemi drejt në asgjë tjeter pos një korre bukë edhe pse në populli shqiptar jemi pjesa e cila mbush këtë arkë në forma të ndryshme . Qe në transformimin e kapitalit shoqëror në fabrikat të cilat i ndertuar në sistemin e Bashkëshfrytzimit Jugosllav nuk na u dha e drejta për të marrë asnjë qekan e jo më shumë, po u blen për hiç pare nga oligarhët maqedon, u trasferua i gjithë ai kapital nga shoqëror në xheporë, e si sa herë të përzgjedhurit tanë e heshtën duke mos menduar se heshtja do te thotë pranim i fajit ose pajtim me të keqen.
Partitë politike shqipatre duke mos qenë të vetëdijshëm se çka flasin e shkruajnë në media për qendrimet e tyre në lidhje me këtë represion edhe mospërfishmëri që kanë e sidomos në qeveri po i bëjnë edhe goditjen e fundit popullit që vet i solli në ata pozita. Deklaratat mbrojtëse se gjithëçka në Maqedoni shkon në frymën e demokracisë, bisedimeve të hapura e tjerë ësht vetëm pjesëmarrje në këto akte barbare e asgjë tjetër . fshehja e problemeve nuk bjen zgjedhjen e tyre po bjen zmadhimin e tyre . Tentavi e juaja për tu tregu demokart e konstruktiv ndaj partnerit tuaj si duket ju bëri Ohlokrat “struktur njerzish që punojn në dëmin e popullit të vet “ Po nëse as gjë nuk keni aritur për këta 20 vite shetitje pantollonesh në institucijon një pun të mir keni bër , Aritët në krimin e një sistemi të ri Ky system I përpilaur vite e dekada me radhë me funksionimin e tijë në mënyr të të qeverisjes I cili ka vyrtite të një shteti të qfrenuar e të pakontrolluar nga as kushë, e do kishit bër tja lini emrin Zulumkraci. Ku në përkthim do kishte kuptimin “zullum – dëm” dhe kratos “ forcë “ , se ju me veprimet e juaj keni dëshmuar se i bëni vetëm dëm dhe tregoni vetëm “forcë” ndaj popullit tuaj.