Mendime
Blerim Rrecaj: “Studim, kritikë, veprim” dhe “Java e bibliotekës në Kosovë” me financim
E hene, 12.04.2010, 09:57 PM
“Studim, kritikë, veprim” dhe “Java e bibliotekës në Kosovë” me financim
Nga Blerim Rrecaj
Shoh në internet njoftimin për hapjen e një qendre të Lëvizjes Vetëvendosje në Universitetin e Prishtinës me moton “Studim, kritikë, veprim”. Dhe marr rrugën për te Biblioteka Kombëtare Universitare aty ku bëhet edhe dalja publike e kësaj qendre. Mbërrij pak para ores dymbëdhjetë.Strehohem në hyrje të Filozofikut pas fillimit të rënies së shiut i cili do të ndalet pas pak çastesh. Dhe pak hapa do të hedh për t’u gjendur para bibliotekës plisbardhë. Përreth të pranishmëve dhe gazetarëve do të vërtiten me sa shoh edhe pesë-gjashtë ushtarakë të Kforit për ta vëzhguar këtë ngjarje. Njëri nga aktivistët do të shpërndajë logot me kapëse metalike të rrumbullakëta me moton brenda saj duke na thënë nëse doni mund t’i merrni. Gjithashtu shpërndahet edhe materiali për qytetarë dhe gazetarë në të cilat shpjegohen në mënyrë mjaft të përmbledhur e të detajuar arsyet e formimit të kësaj qendre. Për të na përkujtuar me të gjitha ato probleme që përballen sot studentët si vrapimi me ditë dhe humbja e gjithë asaj kohe pas nënshkrimeve, paraqitjeve të provimeve, regjistrimit të semestrit e kështu me radhë me përballjet e tmerrshme burokratike. Pastaj vonesën e profesorëve në ligjërata dhe vendet e tyre të tjera të punës duke shkelur nenin 8 të Statutit të UP-së, botimet e tyre të llojllojshme pa kriter shkencor e më pas shitja e imponuar e këtyre botimeve studentëve. Ndonjëherë edhe ofrimi i materialeve të gjymta shpeshherë edhe me përkthime të çala e të pasakta. Hakmarrja e tyre ndaj studentëve që e shprehin hapur pakënaqësinë për ndonjërën nga të drejtat e tyre. Por studentët përpallen çdo ditë edhe me mungesë hapësire gjatë ligjeratave e me fare pak mundësi hulumtimi, vrojtimi e punë praktike varësisht nga lëndët që studiojnë, mungesa e debateve në ligjërata dhe fenomeni “distancë” në relacionin student-profesor. Shto kësaj edhe gjendjen e rëndë higjienike që mbretëron mbrenda objekteve ku studiohet. Këto janë vetëm disa nga problemet që i mundojnë studentët. Por edhe pse krijon ky kaos i përgjitshëm zgjidhja nuk është e pamundur. Administrata mund të kompjuterizohet dhe orët e pritjes së studentëve të shndërrohen në orë leximi. Zbatimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies, vlerësimit dhe punës, e lehtëson punën e profesorit dhe të studentit. Një bashkëpunim me Universitetin e Tiranës do t’ia lehtësonte studentit kërkimin për literature në gjuhën shqipe. Një menaxhim i drejtë i fondeve do të rezultonte me objekte më të përshtatshme për studim, furnizim të bibliotekave me libra, kuadro më të kualifikuara për ligjërim. Kompjuterizimi, pajisjet si protektori dhe zërimi, do t’i ndihmonin studentit në përgatitjen e prezantimeve dhe hulumtimeve shkencore. Marrëveshjet e UP-së me institucione të ndryshme do t’i ndihmonin studentëve në zhvillimin e punës praktike në mënyrë që ata të mos mbesin sikurse janë shndërruar sot burokratikisht në qenie pritëse, kurse funksionalisht në qenie dëgjimore. Në përgjithësi profesorët janë përfaqësues të interesave partiake dhe mundohen t’ua imponojnë edhe studentëve një gjë të tillë e nganjëherë ligjerata shndrrohet në propaganda politike. Duke jetuar e frymuar çdo ditë nën propozimin e padrejtësive si brenda universitetit dhe në shoqërinë ku jetojmë e fiilluam këtë nismë e cila synon ta kthej situatën nga një Universitet për ata që drejtojnë në një Universitet për ata që studiojnë. Eshtë investuar shumë që studentëve t’u mbillet frika se gjërat për të mirë s’mund të ndryshojnë. Nëpër shumë vende të botës studentët kanë lëvizje e organizime të ndryshme përmes të cilave luftojnë për kushte më të mira studimi, zhvillim ekonomik e social, pastërti mjedisore e deri te ndryshimet rrënjësore politike. Të gjitha këto probleme mund të luftohen po qe se bashkohen studentët në një trup të vetëm dhe luftojnë kundër padrejtësive që iu bëhen atyre dhe vendit tonë sepse studenti është edhe simbol i rezistencës shoqërore kundër çdo padrejtësie, thuhet ndër të tjera për qëllimet e kësaj qendre. Derisa motoja “Studim, kritikë, veprim” e vendosur qëndronte pranë hyrjes së Bibliotekës dhe studentëve mbi dyert e kësaj biblioteke ishte vendosur mbishkrimi “Java e Bibliotekës në Kosovë