E shtune, 27.04.2024, 11:15 AM (GMT+1)

Mendime

Teki Dervishi: Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë

E enjte, 15.04.2010, 09:59 PM


Serbët në Shqipëri, shqiptarët në karantinë

 

Shkruan Teki Dervishi

 

Ilir Meta: Serbët hyjnë pa viza në Shqipëri, shqiptarët me viza në Serbi!

 

Kur e pyeten një politikan të vjetër (në Tiranë) se “cili është qëndrimi i Berishës ndaj Kosovës”? - ai u përgjigj: “Është qëndrim në funksion të pushtetit të tij”! Dhe shtoi, “Kosova njëherë është mashtruar me Enverin, le të mos mashtrohet edhe me Berishën”! Çdo ditë e më shumë po dalin largpamëse qëndrimet indiferente të Rugovës ndaj Sali Berishës. Se qëndrimi i Berishës është “në funksion të pushtetit të tij” (që do të thotë jo të shtetit të Shqipërisë), u pa kur ky Zotëri bëri koalicion me socialkomunistin Ilir Metën, dhe më shumë se kaq, kur Ilir Metën e emëroi ministër të jashtëm, duke e ditur çfarë qëndrimi antikombëtar kanë socialistët e Shqipërisë, e sidomos Ilir Meta, Edi Rama, Gramoz Ruçi, Namik Dokle, etj.

Por që ende po vazhdojmë të mashtrohemi (si njëherë për Enverin), u pa më së miri kur Tirana zyrtare (me vizitën e Ilir Metës në Beograd) proklamoi marrëdhënie të mira me Serbinë. Duke zbatuar politikë evropiane e jo atë kombëtare, barkcullakët ish-proletarë të Tiranës harrojnë miliona viktima shqiptare të Kosovës që emigruan dhe u persekutuan qe 100 vjet nga ana e shteti policor rus të Serbisë. Dhe ende pa kërkuar falje Serbia, dhe ende duke deklaruar se “kurrë nuk do ta pranojë Kosovën shtet”, Shqipëria vendos marrëdhënie miqësore me armikun e përbetuar të Kosovës. Ata kujtojnë se dikush i ka akredituar ta falin gjakun shqiptar. U dëshmua edhe një herë e dhëna historike se që nga dita e parë e Pavarësisë së Shqipërisë (1912), të gjitha pushtetet e Tiranës u vendosën me ndihmën e implikimeve ose direkte të Serbisë, ose indirekte (nëpërmjet instrumentit të saj politik në strukturat e influencës antishqiptare evropiane). Edhe kësaj here, si gjatë historisë, Kosova bëhet viktimë e pushtetit të Tiranës, pushtetit pa mbamendje historike për përmasën e Tragjedisë Kombëtare që e shkaktoi polic-klerikalizmi politik serb! Shqiptarët janë të copëtuar në pesë shtete! Janë në vijim përpjekjet histerike që fitoren me luftë të Kosovës (1999), ta shesin në tavolinën diplomatike të Evropës antishqiptare që hon e don punoi për interesat e Serbisë, siç punon edhe sot bashkë me Ilir Metën.

Por është këtu gjallë Kristofer Delli që pardje (13 prill 2010) deklaroi në mënyrë të saktë se Kosova dhe Serbia mund të bëjnë dialog vetëm e vetëm si dy shtete sovrane. Pra po dëshmohet fakti se shtetin e Shqipërisë e bëri Austro-Hungaria, ndërsa shtetin e Kosovës e bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë të tjerët, bashkë me shqiptarët antikombëtarë, zyrtarisht e shpallin veten (dhe janë) aleatë të Serbisë policore-terroriste.

Më 8 prill 2010, sa ishte në vizitë zyrtare Kosovës zv.sekretari amerikan i shtetit Shtajmberg, që tha se dialogu me Serbinë duhet të jetë “pragmatik”, po atë ditë në Tiranë, pas bisedës me Ylber Hysën e ICO-së, Ilir Meta deklaroi se Kosova dhe Serbia të kenë dialog “institucional”. Do të thotë fjala “shtet” u zëvendësua me “institucion”, sepse, sipas tyre, shqiptarët nuk marrin vesh në nocione politike. Për të hyrë në dialog me “Prishtinën”, Serbia do t’i pranojë “institucionet” e “Prishtinës”, por jo edhe shtetin e Kosovës. Si u bëka kjo? Në gazetën “Die Presse” (6 prill 2010) në artikullin “Serbia vë në lojë ndarjen e Kosovës” citohet deklarata e Dragolub Micuneviq-it (kryetar ky i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Serbisë) i cili, gjatë një qëndrimi të tij zyrtar në Lubjanë, tha se “ndarja e Kosovës është një nga opsionet e mundshme të Serbisë”.

Kronologjia e ngjarjeve në vijim të “opsioneve konfidenciale” në linjë të “dialogut” për “ndarje”, nis me deklaratën e Gjukanoviqit që tha se Serbia në Evropë nuk mund të hyjë pasi që nuk ka marrëdhënie të mira me asnjë shtet të saj fqinj. Për ta demantuar kryeministrin e Malit Zi Gjukanivq, ja ku del Ilir Meta i Sali Berishës dhe udhëton në vizitë zyrtare miqësore në Beograd, dhe atje konstaton kategorikisht se Shqipëria dhe Serbia kanë marrëdhënie të mira politike dhe fqinjësore, kështu siç nuk e paska ditur Kryeministri malazias. Pra “pragmatizmi” i dialogut të mundshëm sipas (edhe) zv/sekretarit amerikan të Shtetit, zotit Shtajmberg, mund të deshifrohet me ndihmën e analizës së Seth Cropsey, që në trajtesën e tij “Teoria dhe praktika e politikës së jashtme të presidencës ‘Obama’ reduktohet në qëndrimin si (citoj) “në qoftë se SHBA-ja distancohet nga aleatët e saj dhe afrohet me kundërshtarët e saj, konfliktet do të reduktoheshin”. A mos vallë “pragmatizmi” i ri i Obamës demokrat qenka mundësi e evitimit të konfliktit të mundshëm midis Serbisë dhe Kosovës? Mund të jetë, sikur të mos e kishim të qartë se as Serbia, as Kosova - nuk mund të hyjnë në konflikt të ri luftarak pa lejen e dikujt më të madh në Evropë (Rusia).

 

Ka më shumë se një vit që diplomacia “ndërkombëtare” në deklarime kontekstuale (nganjëherë edhe të drejtpërdrejta) paralajmëroi “dialogun” e Kosovës me Serbinë. Ata thonë - dialogun e “Prishtinës” me “Beogradin”, duke e zbritur nivelin shtetëror në nivel qytetesh të një shteti të paragjykuar. A mund të jetë trase e këtij “dialogu” edhe Strategjia mbi Veriun, autor i së cilës është ICO-ja, kurse nënshkrues i saj Qeveria e Kosovës? A do të bëhet “dialogu” edhe për ta zyrtarizuar zbatimin e 6 pikave të UN-it (që është projekt për ndarjen e Kosovës)? “Prishtina” është prononcuar moti se do ta pranonte çdo lloj “dialogu” me Serbinë, por vetëm në shkallë të dy shteteve sovrane (që nënkupton se prologu i bisedimeve do të ishte pranimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë zyrtare). A do të hyjë “Prishtina” në “dialog” “pragmatik” edhe para se “Beogradi” ta pranojë Pavarësinë e Kosovës, e jo vetëm legjitimitetin e “institucionit” të Ilir Metës. Jo, sepse Tadiqi insiston: “Serbia kurrë nuk do ta pranojë Pavarësinë e Kosovës”!

“Terri diplomatik” folklorik feudal i Kosovës i konverton deklarimet e Tadiqit si “Tadiqi flet kështu për ta mashtruar popullin serb”, që përkthehet si “Serbia zyrtare do ta pranonte Pavarësinë e Kosovës, por populli serb nuk lejon”! Rrafsh si përgjigjja e Komitetit Qendror të Serbisë kërkesës “Kosova Republikë” të vitit 1981! Pra edhe sot, “dialogu” u dashka të bëhet asisoj që të mos revoltohet radikalizmi pashiqian klerikal i popullit e jo i shtetit serb (!!!). Por nëse “kurrë” e Serbisë është kategorike ortodokse radikale “në mashtrim e sipër të popullit serb”, kjo “kurrë” e Prishtinës për të mos biseduar pa status shtetëror të Kosovës - menjëherë bie në ujë, posa Ylber Hysa (i ICO-së) dhe Ilir Meta “i zgjidhin” kontekstet “institucionale” (jo shtetërore të Kosovës) në Tiranë. Derisa pushteti serb u rrezikuaka nga populli serb, pushteti i Kosovës nuk u rrezikuaka nga populli i Kosovës, madje edhe nëse “Prishtina” hyn në dialog “institucional” e jo shtetëror me Serbinë. Populli i Kosovës kështu nuk ekzistuaka politikisht, por vetëm fizikisht!

Por përvoja e historisë na mëson vetëm një gjë: në fund vendos populli! Dhe si të dojë e si ta meritojë - le t’ia bëjë!



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Everest Haxhi: Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009 Abas Fejzullahi: Letër e hapur për z. Qemajl Kurtishin, Kryesues për Komunitete pranë KK, Prizren Visar Bardhi: Zoti Kardinal Walter Kasperm, edhe unë po i lutem zotit që t’i falë këto mëkate! Bardhyl Mahmuti: Minaret me kryq! Lawrence Marzouk, Petrit Çollaku: Miqtë e ministrit të Kosovës përfitojnë nga “miniera” e rrugëve Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar Kalosh Çeliku: Gomari e ka mendjen te kashta dhe samari… Hysen Ibrahimi: Pas një dekade, Rifat Jashari e Fadil Geci u përqafuan nip e dajë Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG Refik Hasani: z.Tadiq zhgënjeu shqiptarët e Medvegjës Blerim Rrecaj: “Studim, kritikë, veprim” dhe “Java e bibliotekës në Kosovë” me financim Çlirim Daçi & Arbëresha Rozi: “Zullum-kracia” Maqedone Dritan Ylli: Kuti-opozita Blerim Kastrati: Edhe një biznes i ri politiko-mediatik i Bardhyl Sejdiut, djalit të Presidentit të Kosovës Adnan Abrashi: Heqi dorë nga profesioni dhe titulli im Akademik - Jurist i diplomuar!? Bardhyl Mahmuti: Guximi qytetar dhe liria politike! Neki Lulaj: Qytetarët e mbarë Kosovës dhe diaspora shqiptare janë kundër ndryshimit të logos së Prizrenit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora