E shtune, 27.04.2024, 06:36 AM (GMT+1)

Mendime

Abas Fejzullahi: Letër e hapur për z. Qemajl Kurtishin, Kryesues për Komunitete pranë KK, Prizren

E merkure, 14.04.2010, 09:58 PM


Letër e hapur  për z. Qemajl Kurtishin, Kryesues për Komunitete pranë KK, Prizren

 

Nga Abas Fejzullahi

 

Z.Qemajl Kurtishi, ende po e marrka malli për bashkim-vllazrimin e rrejshem serbo-jugosllavë..!

 

         

 

            Bosnja dhe boshnjakët e paguan shumë rëndë besimin apo mashtrimin në bashkim-vëllazërimin e rrejshëm, e të propoganduar afër 50 vite rrjesht, nga vëllezërit  serbë e boshnjakë, të një gjuhe, por jo edhe të një besimi- e feje (edhe pse pati shumë martesa të përziera), çmimi ishte: mbi 200 mijë viktima boshnjake, të gjitha të moshave, afër gjysëm miljoni dhunime dhe gjenocidi i kryer në të gjitha drejtimet, nga vëllez ërit serbë në mënyrë istitucionale!

 

          Mjafton të përmendet vetëm masakra e Srebrenicës e kryer në praninë e ndërkombëtarëve nga ushtria Serbe!

 

           Si duket, z. Qemajl Kurtishi, ende s`qenke mbushur mend si boshnjak, nëse je i tillë me të vërtetë, këtë vetëm ti e di më së miri, ndërsa sipas kërkesave që ti bënë, në emër të pakicës boshnjake dhe të tjerëve, sjell dyshime, për mua?!

 

            Kërkesa e juaj, parashtruar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, siç u pa nga reagimet e deritashme, ekziston mundësia e çrregullimit të marrëdhënieve në mes të shqiptarëve dhe boshnjakëve, të cilat s`kanë qenë as në të kaluarën e as tani asnjëherë të rrezikuara nga shumica shqiptare. Ti, në emrin e njëfarë bashkim-vëllazërimi, po ashtu të rrejshëm, me kërkesën tuaj, se gjoja po i mbron interesat e boshnjakëve e të tjerëve, je duke vepruar për interesat dhe pozitën tuaj, i këshilluar me këshillëtarë jo të ndërgjegjshëm ose me veten tuaj, për qëllime jo të mira e aq ma pak për ruajtjen e marrëdhëneve të mire ndëretnike, por praktikisht, për prishjen dhe acarrimin e tyre... për të krijuar parakushte e kushte për çrregullime në Prizren e më gjërë, sipas planeve të shumta, që hartohen në Kosovë, qoftë në forma e mënyra ilegale, gjysëm legale apo legale… nga dreqi dhe i biri në emrin e misioneve dhe organizatave të ndryshme, që janë me qindra dhe ndoshta me mijëra… e që në të vërtetë s`ja duan të miren Kosovës si shtet i posalindur, në kushte dhe rrethana të jashtzakonshme... pa pasur të drejtën e Vetëvendosjes ende sot e kësaj dite...!

 

Sa për dijeni z. Qemajl Kurtishi:

 

Në vijim keni disa të dhëna shkurtimisht, e që mund të dëshmohen me fakte:

Nga përvoja ime, si mësues në rrethinën e Prizrenit dhe Sharrit-Dragashit, kam shumë dëshmi, për qëndrimet e veprimet e pakicave tjera në ish sitemin Jugosllavo-Serb!

 

Pakicat të cilat regjistroheshin gjatë regjistrimeve, herë si muylimanë, e herë si jugosllavë nëpër fshatrat e Shullajës së Sreckës (në përjashtim të fshatit Mushnikovë dhe Struzhje) dhe fshatrat e regjionit të Gorës, shumica e banorëve të këtyre fshatrave, kanë qenë lojalë dhe përkrahës të ish sistemit, e në veçanti ata të cilët kanë qenë në shërbim, në strukturat politiko-shoqërore dhe institucionale të asaj kohe, përkrahnin qëndrimet serbe, kundër shqiptarëve në forma dhe mënyra të ndryshme.

 

 Tani z. Kurtishi, si boshnjak, ndoshta qenka konvertuar nga mysliman-apo jugosllav në boshnjak me prejardhje nga ato vende që i ceka... e që është e drejta e tij të deklarohet ashtu si e ndien veten dhe i pelqen atij.

 

Z. Kurtishi, përseri përpiqet të zë vend e pozitë siç paska zënë dhe po i mbrojka të drejtat e pakicës boshnjake (fare të pa rrezikuar) e si duket në emër të pakicave, sipas llogarisë së tij për të shfrytëzuar situatën e krijuar në Kosovë me Pakon e Ahtisarit, të cilën e gëlltiten deputetët e selekcionuar negativisht të Parlamentit të Kosovës, e që tani kanë filluar të vërejnë disa prej tyre, se ky lloj ushqim politikë i pa kontrolluar, në vete ka pasur e ka mjaft virusë destruktivë që tanimë kanë filluar të veprojnë në mënyrë aktive duke dhënë shenjat e para, se është kah vie erë çrregullimi, duke vepruar e dalur në sipërfaqe fillimisht me kërkesa, siç i bënë z. Kurtishi!?

 

Ky është vetëm fillimi

 

Le të presin deputetët e seleksionuar negativisht në Parlamentiin e Kosovës, në të ardhmen se çfarë ka për t`ju pjellur nga pakica e perkdhelur serbe me Pakon e Ahtisarit dhe diskriminimin e pakicave.rome e turke  vërtet ekzistuese dhe pakicave tjera të pjellura…!

 

Pakica ashkali-rome, mund të kërkojnë me të drejtë, se janë diskriminuar, sepse i kanë  harruar e lënë anash, magjyp e gabel, pa i përfshi si pakica, kështu e quajn ata veten po edhe kështu u thotë populli, pa dashur në asnjë mënyrë për t`i nënçmuar), edhe pse janë një dhe njihen si rom, e që kemi raste konkrete në Prizren se kanë pasur qëndrim të drejtë e parimor ndaj shqiptarëve edhe kur Serbia ushtronte dhunë institucionale ndaj shqiptarëve si shumicë.

 

Po egjiptianë, kur ka pasur në Kosovë?

 

Kur erdhen e nga erdhen ata?

 

Ish sitemi Jugosllav gjatë regjistrimeve të popullatës ka hartuar plane dhe skenare të ndryshëm për t`i paraqitur shqiptarët në Kosovë si pakicë, për qëllimet e tyre, shpikën edhe pakica tjera të paqena kurrë më parë, si myslimanë, goranë, ndërsa pakicën serbe si kolonizator gjithnjë e rritnin me shifra, ndërsa pakicën turke dhe bosnjake i shfrytzonin  për qëllimet e tyre, duke u thirrur në bashkim-vëllazërimin e rrejshëm shumë të propoganduar...!

 

Edhe ndonjë ditë, nuk është çudi, se në Kosovë qarqet e ndryshme do të bëjnë përpjekje për t`i ringjallur, vëllehët dhe cincarët, tanimë të shkrirë në sllavë, apo të shpikun edhe ndonjë pakicë tjetër, të paqenë, për të treguar Kosovën si multietnike... e cila s`ka qenë kurrë e as s`është, sepse edhe me të gjitha pjelljet e pakicave të paqëna, Kosova është vendi më i pastër etnik në rejon me mbi 90% shqiptarë vendorë.

 

Ndërsa të njejtat pakica me përqindje shumë ma të madhe gjinden në Serbi e të mos flasim për Maqedoninë dhe Malin e Zi, dhe asnjëra prej këtyre  shteteve  nuk quhen multietnike...?!

Pakica serbe, kolonizatore në Kosovë, s`ka më shumë se 4-5%. Përfaqsohet në Parlamentin e Kosovë, sikur të ishin 20%, pa numruar privilegje të shumta që s`i kanë pakicat tjera e as 90% e shqiptarëve vendorë!

 

Dhurata e Dan Eversit, për Serbët kolonizatorë në Kosovë:

 

Dan Eversi, i derguari i BE në Kosovë, në kohën e administratës civile të UNMIK-ut- një proserb dhe antishqiptar i përbetuar, pasi gjeti shesh të gatuar nga UNMIK-u për të bërë përshesh, me fajin e vazalëve vendorë të cilët luftonin për pushtet e jo për të bërë shtet, të ndarë e të përçarë në shumë parti dhe ideologji, pa kurrfarë vështërsie e kundërshtimi e bëri këtë dhuratë për serbët… që të përfshihen në parlamentin e Kosovës, votuan apo nuk votuan, duke ju siguruar 20% të vendeve, edhe pse janë 4-5%, dhe haptas kanë qenë, janë e do të jenë, kundër pavarësisë së Kosovës, dhe me të drejtë vetoje, për këtë veprim e qëndrim edhe paguhen nga buxheti i Kosovës!

 

Dan Eversi duke pasur të dhëna të mjaftueshme për përçarjet brenda subjekteve politike shqiptare, duke vërejtur se lakmia e tyre për emër e për pushtet, ua ka tretur trutë, për të menduar e vepruar për të bërë shtet, arrijti që të krijoj dy etnitete shtetformuese në Kosovë, pa kurrfarë vështërsie e kundërshtie: Shqiptarët vendorë me mbi 90% dhe 4% -5% serbë kolonizatorë, që edhe pse kanë kryer krime ndaj shqiptarëve, në vend të dënimit,  u shpërblyen… dhe po shpërblehen vazhdimisht!

 

Dan Eversi në këtë mënyrë diskriminon pakicat tjera, të cilat s`kanë kryer krime institucionale ndaj shqiptarëve, sikurse serbët.  Ju bëni të padrejtë turqve, dhe romëve,  vetëm pse ata nuk ishin sllavë dhe të një besimi me sllavët, e të përfaqsohen në parlamentin e Kosovës edhe ata sikurse serbet me shumizimin  e përqindjes nga 1% në 5%, boshnjakët 5%, egjiptasit 5%, ashkalitnjtë 5%, romët 5% edhe nja 10%, me i siguruar për pakicab të tjera që do të pjellin më vonë nga mbarsimet e qareve të ndryshme, pasi që Kosova është shndërruar në një laborator eksperimentesh dhe lindjesh nga epruveta, të pakicave sipas udhëzimeve dhe propozimeve politike…edhe pse sipërfaqja e saj territoriale edhe ashtu e cunguar, pikrisht nga veprimet e emisarëve dhe komesarëve të qarqeve të caktuara të ndryshme të ndërkombëtarëve të infiltruara në BE  si soj i Dan Eversit, Hakerupit dhe shumë të tjerë, me ndihmën e vazalëve vendorë, të cilët ngrejnë gishtat si në të kaluarën dhe tani duke miratuar e pranuar çdo lloj ligji e propzimi, që s`prek, në interesat e tyre klanore, fisnore dhe ekonomike.

 

Se gjoja, kjo mënyrë e përfaqsimit sipas Dan Eversit ja rrit namin dhe zemërgjërsin ë Kosovës në aspektin ndërkombëtar, me fjalë boshe e të thata, ndërsa praktikisht i ngrit kurthe e ndërskamca Kosovës e cila sa herë që do të ecë drejt e si duhet, merr në thue dhe o rrëzohet o bie në gjujë, pikërisht duke shndërruar shumicën e popullatës shqiptare vendore nga mbi 90% në pakicë, pa pasur kurrfarë mundësie në vendimmarrje për të mirën dhe ardhmerinë e Kosovës, pa pëlqimin e pakicës serbe që si e privilegjauar e veçantë, e ka drejten e vetos,   dhe ja rezultati i këtyre  eksperimenteve është :

Kosova në varësi dhe mëshirë të pakicës kolonizatore serbe!

 

Realiteti  ekzistues në Kosovë:

 

  • Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe demokratik, nuk e ushtron kontrollin e pushtetit në tërë teritorin e saj, edhe ashtu të cunguar, e cila nuk njihet nga serbët kolonizatorë, shumë të privilegjuar dhe nga Serbia e kriminalizuar, e cila ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve dhe tani përkëdhelet nga qarqet e caktuara të faktori ndërkombëtar në BE!

 

  • Këto rregulla të demokracisë të kësaj natyre vlejnë, vetëm për Kosovën, të sjellura nga emisarët e komesarët e qarqeve të caktuara të BE, me plot gojën demokraci, ku në vendet e tyre nga vijnë ata për ta bërë këtë zierje e përzierje në Kosovë, në emër të ndihmës e demokracisë, nuk mund ta gjesh as kund në botë, e leremë në vendet nga vijnë ata, të vepronin kështu, dihet se ku do ta kishin vendin!

 

  • Këto rregulla, nuk gjenden e as që vlejnë, për Serbinë, Malin e Zi e Maqedoninë.

 

  •  Për këto dhe shumë privilegje të tjera për serbët kolonizatorë, heshtet!

 

  • Vazhdojnë të heshtin deputetët e seleksionuar negativisht të Parlamentit të Kosovës dhe institucionet e Kosovës edhe nga ana e faktorit ndërkombëtar!

 

  • Por nuk hesht pakica serbe në Kosovë, provokon me përkrahjen e Serbisë, edhe pse nga pakica u shndërrue në shumicë-shtet formues e me të drejtë vetoje, e cila  do të pengojë në të ardhmen çdo vendimmarrje për interesat e Shtetit të Kosovës, pa pasur më nevojë të përzihet Serbia haptas si tani, mjafton vetem shenja e dhënë, e këtë e dinë shumë mirë qarqet e caktuara të faktorit ndërkombëtar të BE, dhe pastaj, do t`ju thonë vendorëve vazalë, keni miratuar kushtetutën dhe ligjet dhe duhet t`i zbatoni.

 

  • Shembulli konkret: Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të etnitetit serbe si shtetformues, që ka të drejt vetoje.

 

  • Ku ka në botë, që 5% të bëhet etnitet dhe të barazohet me 90% për vendimmarrje dhe drejtë vetoje?!

 

  • Kjo nuk ndodh në Serbi që pakicat e ndryshme kalojnë më shumë se 20%.

 

  • Kjo nuk ndodh në Maqedoni ku vetëm shqiptarët janë mbi 30% dhe s’janë etnitet dhe shtetformues, luhet me ta sot e kësaj dite.

 

  • Po ashtu edhe me Malin e Zi, këto rregulla nuk vlejnë.

 

  •  UNMIK-u  me Kornizën kushtetuese, gjatë administrimit të tij dhjetëvjeçarë bëri ndarjen e Mirtovicës, lejoi dhe me ndihmën e tij krijoi enklavat serbe, lejoi dhe lejon sot e kësaj dite organizimin e zgjedhjeve të organizuara nga Serbia, të cilat haptas veprojnë kundër pavarësisë së Kosovës, lejoi  korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet e institucioneve të Kosovës edhe për fatin e Keq të Kosovës edhe pasardhësi i UNMIK-ut, EULEXI, si duket po vazhdon të njëtën melodi dhe valle, të gjitha këto me bekimin dhe pranimin e qarqeve të caktuara të faktorit ndërkombëtar në kuadër të BE.

 

·         Serbia ka vepruar në mënyrë shumë perfide, por edhe e ndihmuar dhe e përkrahur  nga qarqet e caktara të faktorit ndërkombëtar, në shkatrrimin e ish Jugosllavisë, fillimisht plaçkiti pasuritë e valutat bankare në emrin e Jugosllavisë, gjoja se është për ruajtjen  dhe  mosshkatrrimin e saj, ndërsa vepronte në shkatërrimin e saj, dhe varrosjen e saj, të cilën dhe e varrosi sipas planifikimit, por me përfitime jo edhe të vogla,  nga plaçkitjet para dhe gjatë luftës në Bosnjë dhe Kosovë, ajo mbeti sot e ksaj dite trashëguese e pasurisë së ish Jugosllavisë.

 

  • Në vend që Serbia të dënohet, gjykohet e të paguaj dëmshpërblimet e luftës  që ajo ishte edhe nxitëse edhe shkaktare e tyre në Ballkan, ajo po përkëdhelet, ndihmohet e shpërblehet, ndërsa kushtëzohen dhe ndëshkohen viktimat e saj, mu nga ato qarqe të caktuara të faktorit ndërkombëtar që thirren në drejtësi e  demokraci në kuadër të BE.

 

Krahasimi:

 

Shembull konkret kemi Kosovën Lindore të okupuar nën Serbinë me shqiptarë vendorë, s`kanë privilegje, ashtu siç kanë serbët kolonizatorë në Kosovë, ata shtypen dhe kërcënohen vazhdimisht, në forma nga më të ndryshmet institucionale të Serbisë, duke detyruat ta lëshojnë vendin e tyre dhe në këtë mënyrë kryhet spastrimi etnik në heshtje dhe për këtë heshtet, si në Serbi, si në Kosovë e Shqipëri, për fat të keq, edhe nëse del ndonjë zë i mekur atykëtu me ndonjë deklaratë për shtyp pa ndonjë ndikim për ta ndërruar gjendjen reale, që është e vazhdon të jetë, e rëndë e rrezikshme dhe pa shenja për një ardhmëri  ashtu siç e dëshiron dhe kërkon populli shqiptar i Kosovës Lindore.

 

            Kam dro, se nga këto veprime të qarqeve të caktuara të faktorit ndërkombëtar në kuadër të BE, me eksperimentet që po ushtrohen në Kosovë qe dhjetë vite, por jo edhe pa fajin e vendorëve vazalë, do të përseritet ndonjë konflikt i ri, me përmasa edhe më të rënda,  nga ajo që ndodhi së fundi para 11 vitesh, nga këto padrjtësi që i bëhen popullit shqiptar, duke ngacmuar vazhdimisht ndjenjat dhe durimin e tij, e duke heshtur për veprimet e serbëve e të Serbisë!

 

E vetmja shpresë mbetet ndihma nga miqtë e shqiptarëve që e shpëtuan nga gjenicidi serb, dhe nga vendimi që populli do të merr një ditë nëse dhe nuk është bërë vonë, që do t`duhet, për t`u përballë me dinjitet, kundër këtyre veprimeve të shëmtuara por të sinkronizuara, që po e përcjellin që dhjetë vite, pas lufte!

 

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Visar Bardhi: Zoti Kardinal Walter Kasperm, edhe unë po i lutem zotit që t’i falë këto mëkate! Bardhyl Mahmuti: Minaret me kryq! Lawrence Marzouk, Petrit Çollaku: Miqtë e ministrit të Kosovës përfitojnë nga “miniera” e rrugëve Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar Kalosh Çeliku: Gomari e ka mendjen te kashta dhe samari… Hysen Ibrahimi: Pas një dekade, Rifat Jashari e Fadil Geci u përqafuan nip e dajë Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG Refik Hasani: z.Tadiq zhgënjeu shqiptarët e Medvegjës Blerim Rrecaj: “Studim, kritikë, veprim” dhe “Java e bibliotekës në Kosovë” me financim Çlirim Daçi & Arbëresha Rozi: “Zullum-kracia” Maqedone Dritan Ylli: Kuti-opozita Blerim Kastrati: Edhe një biznes i ri politiko-mediatik i Bardhyl Sejdiut, djalit të Presidentit të Kosovës Adnan Abrashi: Heqi dorë nga profesioni dhe titulli im Akademik - Jurist i diplomuar!? Bardhyl Mahmuti: Guximi qytetar dhe liria politike! Neki Lulaj: Qytetarët e mbarë Kosovës dhe diaspora shqiptare janë kundër ndryshimit të logos së Prizrenit Bekim Rexhepi: Plaka e lyeme Flet, Lavdie Cani, gruaja e ish nënoficerit të vrarë në depon e armëve në vitin 1997

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora