E shtune, 27.04.2024, 07:17 AM (GMT+1)

Mendime

Bardhyl Mahmuti: Minaret me kryq!

E merkure, 14.04.2010, 09:56 PM


MINARET ME KRYQ!

 

Nga Bardhyl Mahmuti

 

Divergjencat e identiteteve fetare edhe në një shtet me traditë demokratike si Zvicra nxitën konfrontime politike dhe fetare. Referendumi për ndalimin e ndërtimit të xhamive me minare krijoi një situatë paradoksale në debatet publike për dhe kundër.

Ky paradoks arriti kulmin kur disa “tolerant” propozuan që minaret të kenë edhe ndonjë simbol në përputhje me trashëgiminë historike të këtij vendi:  krahas hënës në maje të minares të vendoset edhe kryqi!

 

Vota kundër ndërtimit të xhamive me minare ishte një votë që tregoi se aktualisht 57.5 % e votuesve të Zvicrës nuk ishin të gatshëm të pranonin në vendin e vet këtë simbol të fesë islame. Mirëpo nuk u lejua as të propozohet për votim paradoksi i llojit të vet: xhami me kryq!

 

Ajo që mund të duket paradoksale dhe e palejueshme në Zvicër është plotësisht logjike me logjikën e funksionimit të institucioneve shtetërore të Maqedonisë.

 

Para se të vendosej nga komunistët jugosllav në Mbledhjen e Jajces (qytet në Bosnje që shqip përkthehet me fjalën“vezë”) që të krijohet INKUBATORI i një kombi të ri me emrin maqedonas dhe i një formë të organizimit shtetëror (Republikën e Maqedonisë), popullsia sllave e këtij territori identifikohej si serb të jugut (madje pretendonin se janë më serb se serbët e Beogradit! ), mbanin flamurin serb për të tyrin, përpiqeshin të flisnin gjuhën serbe dhe udhëhiqeshin nga Kisha Ortodokse Serbe!

 

Gjatë okupimit Fashist të periudhës së Luftës së Dytë Botërore, sllavët e pjesës nën Bullgarinë ndërruan përkatësinë etnike dhe rrihnin gjoks se janë më bullgar se bullgarët, përpiqeshin të flisnin gjuhën bullgare, të identifikohen me flamurin bullgar....! Ndërsa sllavët e territoreve të “Shqipërisë së Madhe”, të administruar nga fashistët italian, nuk e dinin as çka janë!

 

Krijesa komuniste në INKUBATORIN e Jajces, e quajtur Republika Socialiste e Maqedonisë, u shndërrua në laborator eksperimentesh: u krijua një komb maqedonas (as serb as bullgar); u krijua një gjuhë maqedonase (as serbisht as bullgarisht); u krijua një flamur maqedonas (as serb as bullgar); u krijua një Kishë (as serbe as bullgare); u krijua një... as MISH as PESHK!

 

Në laboratorin e eksperimenteve komuniste të INKUBATORIT të Jajces u krijua “etnia makedonski myslimani” me qëllim te asimilimit të një kategorie të caktuar të shqiptarëve, dhe jo vetëm që nuk u krijua “etnia makedonski ortodoksi” si përkatësi fetare krahas të parës, por u ndalua edhe kategoria e regjistrimit të popullsisë si “shqiptarë ortodoks”, u ndalua gjuha shqipe, u ndalua flamuri shqiptar, u shkatërruan gjurmët ilire, u shkatërrua trashëgimia katolike dhe ortodokse shqiptare, u shkatërruan monumente të fesë islame... u shkatërruan shumë gjëra!

 

Me shpartallimin e Federatës jugosllave u krijua shtet i ri i pavarur i Republikës së Maqedonisë. Iu ndërrua ngjyra si ngjyra e vezëve për Festën e Pashkëve!Ju hoq fjala “Socialiste” nga emërtimi i shtetit dhe mbeti shpirti komunist!

 

U ndërrua flamuri (për të pestën herë për 50 vjetët e fundit!), u ndërrua historia (në vend të prejardhjes sllave trumbetohej prejardhja antike maqedonase!), u ndërrua ...shumë çka!Vetëm një gjë mbeti e njëjtë: POLITIKA ANTISHQIPTARE!

 

Vendosja e kryqit mbi kështjellën iliro-shqiptare të Shkupit është një gur në mozaikun e politikës shkatërruese të atyre pak gjurmëve që kanë mbetur. Nuk habitemi që në një të ardhme të afërt të shohim edhe kryqet përmbi minare.

Prej jush që identifikoheni me emrin e një territori antik (Maqedonisë) që ishte i banuar me ilir dhe grek, e që s’jeni as ilir as grek, as mish as peshk... prej jush nuk mund të pritet asgjë e mirë!

 

Mos harroni! Produktet e INKUBATORËVE të Jajces nuk mund të shkulin rrënjët tona!

Mos harroni! Nëse kthehen në origjinën e vet etnike shqiptarët ortodoks të asimiluar, bullgarët e asimiluar, romët e asimiluar, makedonski myslimanët e asimiluar nga kombi maqedonas i krijuar në INKUBATORIN e Jajces do të mbeten vetëm lëvozhgat e vezëve!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Lawrence Marzouk, Petrit Çollaku: Miqtë e ministrit të Kosovës përfitojnë nga “miniera” e rrugëve Maks Velo tregon gëzimin e të burgosurve, historianët e huaj analizojnë ndarjen e vështirë të Shqipërisë nga diktatura Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar Kalosh Çeliku: Gomari e ka mendjen te kashta dhe samari… Hysen Ibrahimi: Pas një dekade, Rifat Jashari e Fadil Geci u përqafuan nip e dajë Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG Refik Hasani: z.Tadiq zhgënjeu shqiptarët e Medvegjës Blerim Rrecaj: “Studim, kritikë, veprim” dhe “Java e bibliotekës në Kosovë” me financim Çlirim Daçi & Arbëresha Rozi: “Zullum-kracia” Maqedone Dritan Ylli: Kuti-opozita Blerim Kastrati: Edhe një biznes i ri politiko-mediatik i Bardhyl Sejdiut, djalit të Presidentit të Kosovës Adnan Abrashi: Heqi dorë nga profesioni dhe titulli im Akademik - Jurist i diplomuar!? Bardhyl Mahmuti: Guximi qytetar dhe liria politike! Neki Lulaj: Qytetarët e mbarë Kosovës dhe diaspora shqiptare janë kundër ndryshimit të logos së Prizrenit Bekim Rexhepi: Plaka e lyeme Flet, Lavdie Cani, gruaja e ish nënoficerit të vrarë në depon e armëve në vitin 1997 Nexhmedin Spahiu: Plani i Ahtisaarit nuk mund të interpretohet me koncepte të Stalinit për kombin Vera Dushi: Kosova Lindore ende në tmerrin e terrorizmit shtetëror serb

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora