E shtune, 27.04.2024, 11:13 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar

E marte, 13.04.2010, 09:59 PM


Luftëtari i Vërtet, mbetet gjithmonë luftëtar

 

Nga Gani Qarri

 

Edhe dy vjet pas shpalljes së  pavarsisë së Kosovës,drejtësia dhe ligjet në vend,pothuajse nuk funksionojnë fare .Për këteë arsye, siq e kishte  cekur edhe Deputeti ynë i nderuar z.Xhevat Bislimi nga këto  zhvillime dëshpruese,Ai kishte dhën edhe DORHEQJE!

 

Dorheqjen e tij do ta quaja,jo vetëm morale dhe praktike, por për gjendjen në të cilën ka ardhë Kosova, edhe patriotike e cila duhet të ju shërbej interesave të Kosovës dhe Popullit shqiptar,ngase ky ka qen edhe qëllimi i mirë i këti Deputeti të nderuar,siq ishte shprehur edhe ai vet në prononcimet e tij.

 

Fatkeqësisht,praktika e jetës në vend na tregon se edhe nëse zbatohet ndonjë vendim në Kosovë jo rrallë ndodhë që  të zbatohet kundër interesave  kombëtare dhe shtetërore ,madje edhe  Gjykata kushtetuese e Kosovës, kishte sjell një vendim kundër Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ,vendim antikushtetues dhe anti kombëtar,për heqjen e logos së kësaj Lidhje.

 

Por  le të  shpresojmë se më në fund,diqka ka filluar të lëvizë ,kundër këtyre rrjedhave  që po e dëmtojnë Shtetin e Kosovës dhe popullin Shqiptar.

 

Nga një numër i mediave u njoftuam se, nënkryetar i Komunës së  Vitisë,zotri Xhevat Bislimi duke mos mundur të duroj edhe mëtej me të drejtë dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Komunës,nga shantazhet dhe presionin ndaj kësaj Komune e cila po tentohet që edhe ajo të shëndrrohet në një Mitrovicë të “vogël”.

 

Disa ditë më par ,më dukej se qe hedhur një aksion,që nuk përkonte me rangun e tij. Por,vendimi i sotëm e dëshmon karakterin e ti luftarak,duke I ndejtur besnik Qështjes Kombëtare,për qka e ka dhe do ta fitoj edhe më tepër besimin e Piopullit tonë të cilit i duhen heronjë të ri dhe njerz  të aksioneve me shpirt veprues dhe të vendosur,për ti ardhur Atdheut në ndihmë për  ndryshimin e gjendjes mjeruese që po mbretëron në vend.

 

Në arsyetimin e dorheqjes  së tij,sipas mediave Zotriu i nderuar ,Deputeti më luftarak dhe tanimë mjaft simpatik në sytë e Popullit të shumëvuajtur Shqiptar, tregon se  mu nga “drejtësia” e cila siq po duket “nuk ka me qfar tjetër të merret”  sikurse edhe  nga EULEXI dhe UNMIKU të cilët edhe ata sikur  i kanë “rregulluar” të gjitha punët tjera për të cilat edhe kanë ardhë në Kosovë, dhe sikur mos të mjaftonin këto,atyre nuk ju mungon as ndihma e institucioneve  qendrore,duke  organizuar dhe zbatuar ,padrejtësi në Kosovë.

Kjo e bën edhe më trishtues faktin kur  pothuajse përgjithësisht anë e mbanë vendit, nuk tregohet kurrfar vullneti politik e as institucionale për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin,kudo në Kosovë,derisa jo vetëm drejtësia por edhe  q`do segment Kosovar vazhdon të kontrollohet si dikur nga UNMIKU  tani nga EULEXI apo tashmë nga të dyja bashkë,UNMIKU dhe EULEXI,të cilët e kanë zhyt Kosovën në kaos total.

Madje ata imponojnë edhe vendime të cilat nuk kanë forcë  ti ndryshojnë , as  kundërshtimet për mes peticionit me nënshkrimet e mijëra qytetarve për mosndarjen e vendbanimeve shqiptare për të krijuar komuna serbe,e me to edhe Mitrovica të reja në shumë vende të Kosovës edhe ashtu të vogël dhe me një pjes bukur të madhe të sajë  nga të ashtuquajturat, struktura paralele që në fakt nuk janë asgjë tjetër veqse agjentë të shërbimeve sekrete serbe, nga ta edhe sot të pushtuar. Ndaj rasti më i ri i dorheqjes së sotme edhe një herë më shumë e ka dëshmuar  se nëse nuk mbahen zgjedhje të lira,vetëm me të ashtuquajturin,riformatizim  të pjesëshëm të qeverisë,pa riformatizimin edhe të Parlamentit të Kosovës, i cili mbanë shumë përgjegjësi për gjendjen e tashme jo të mirë të vendit,Populli nuk mund të shpresoj se do të ndryshoj diqka në përmirsimin e kësaj  gjendje kaq të rënd në Kosovë.

 

Edhe më dëshprues ësht fakti se presioni dhe dhuna politike, e ushtruar si nga EULEX ashtu edhe nga  UNMIKU,sipas Deputetit të nderuar, kanë  miratimin e heshtur të institucioneve të Republikës së Kosovës, e që kjo rrezikon seriozisht interesat e Kosovës, të pavarësisë së saj dhe interesat  e  kombit shqiptar në përgjithësi,madje kjo bëhet edhe  shumë më bindëse, kur këto fjalë i thotë një Politikan  bukur i sprovuar , siq ësht i nderuari Xhevat Bislimi.

 

Një herë në vit duhet ta tregoni veten se jeni Shqiptar

 

Shpresat tona nuk duhet të nëpërkëmben nga njerzit tanë,të cilët gjenden në vendet udhëheqëse,me sjelljet e të cilëve,votuesi përjeton zhgënjime të përditshme.

 

Politikanët shqiptar,nuk duhet të ju takojnë vetëm partive politike,të cilës do partie qofshin ata,por Votuesit i cili i ka sjell deri aty ku janë sot.

 

Ata duhet të mos harrojnë se janë bijë të këti kombi, një pjesë e madhe e të cilit,jeton në kushte shumë të vështira.

 

Pastaj kur ti shtohen edhe problemet e pjesës së pushtuar të veriut të vendit dhe formimi i komunave të reja serbe,para se të ç`lirohen pjesët e pushtuara të Kosovës,siq po tregon praktika e përditshme,shumë lehtë dhe po aq shpejtë ,mund të shëndrrohen në Mitrovica të vogla me të cilat Kosovës do ti duhej q gjat gjithë egzistencës së sajë të luftojë në të gjitha frontet.

 

Së pari të vihet në veprim rendi dhe ligji ashtu siq e thotë edhe Kushtetuta e Kosovës,të shtrihet pushteti në të gjitha pjesët e vendit,dhe pastaj të shihen mundësit e “kompromiseve” dhe vetëm atyre kompromiseve që nuk e rrezikojnë ardhmërinë e Shtetit të cilin me kaq gjak e dhembje e ka arrit ky Popull.

 

Dhe jo vetëm heqja e Emblemës së Lidhjes Shqiptare të Prizerenit në Kosovë,por edhe tendenca e krijimit të „Mitrovicave“ të reja,duke mos u mjaftuar me ate,në gjendjen e saj të mjerueshme qfare edhe sot e kësaj dite ajo vazhdon të jetë, ësht e pa kuptueshme dhe e pa pranueshme për të gjithë shqiptarët në gjithë botën,kudo ata jetojnë.

 

Dihet por kjo edhe duhet të pranohet nga të gjithë se,trojet shqiptare,ashtu si Shqipëria edhe Kosova na takojnë të gjithë neve që jetojmë në to,dhe nuk janë e as nuk mund të jenë pronë vetëm e një parlamenti dhe as e një qeverie, apo gjykate qoft ajo edhe kushtetuese,ngase ato vijnë e shkojnë por Atdheu ësht dhe duhet të mbetet i të gjithve dhe ate duhet ruajtur  të gjithë ,të pa cenuar ,dhe bashk me ruajtjen e tërsisë teritoriale të Atdheut duhet ruajtur edhe simbolet kombëtare,madje edhe jasht kufijve momental të shtetit Shqiptar, gjithkund ku jetojnë shqiptarët,siq i kemi ruajtur me sukses gjer më tani,ngase me to përcaktohet, dëshmohet dhe përfaqsohet një komb.

 

Edhe pse unë në ato kohëra isha nxënës i fillores,dëgjoja me knaqësi kur flitej nga më të rriturit,se si Profesorët e nderuar të Shtetit Amë,të cilët vini për të dhën mësim në Universitetin e Kosovës atëherë,përveq mësimeve të lëndeve “komerciale” kurrë nuk harronin edhe një mësim me porosi kombëtare,për ta përcjell te studentët e trojeve shqiptare,jasht kufijve të Shqipërisë ,porosi e cila tingëllonte kaq bukur;

 

Vllezër të dashur; Një herë në vit duhet të tregoheni se jeni SHQIPTAR!

 

Unë besoj se kjo POROSI,duhet të vlejë edhe tani më shumë se kurrë,mu për gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova,ësht më e nevojshme se asnjë herë më parë që edhe në mënyr praktike të tregohet,për hirë të Atdheut dhe Kombit,i cili për këdo qoft, duhet të jetë mbi të gjitha,edhe pse punoni me EULEX UNMIK e ku ta di unë me sa të tjerë, edhe Ju një herë në vit të tregoheni se nuk jeni vetëm pushtetar,por edhe nga pozitat që mbani, ndjeheni edhe SHQIPTAR!

 

Shembullin më të mirë, se ka edhe në këto kohë, Patriot të tillë Shqiptar të cilët interesat e Atdheut I kanë mbi të gjitha,e dëshmoi ,në vepër I nderuari Xhevat Bislimi

 

Për të mirën e Shtetit dhe Kombit,shembullin e Xhevatit do duhej  ta ndjekin edhe politikan dhe funksionar tjerë,në mënyrë që përfundimisht ta “detyrojnë” vënjen në veprim të  makanizmave  për zbatimin e ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjorë edhe në Kosovë i cili interesat tona kombëtare dhe shtetërore do ti trajtonte me Prioritet.

 

Cyrih,12 Prill 2010



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hysen Ibrahimi: Pas një dekade, Rifat Jashari e Fadil Geci u përqafuan nip e dajë Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG Refik Hasani: z.Tadiq zhgënjeu shqiptarët e Medvegjës Blerim Rrecaj: “Studim, kritikë, veprim” dhe “Java e bibliotekës në Kosovë” me financim Çlirim Daçi & Arbëresha Rozi: “Zullum-kracia” Maqedone Dritan Ylli: Kuti-opozita Blerim Kastrati: Edhe një biznes i ri politiko-mediatik i Bardhyl Sejdiut, djalit të Presidentit të Kosovës Adnan Abrashi: Heqi dorë nga profesioni dhe titulli im Akademik - Jurist i diplomuar!? Bardhyl Mahmuti: Guximi qytetar dhe liria politike! Neki Lulaj: Qytetarët e mbarë Kosovës dhe diaspora shqiptare janë kundër ndryshimit të logos së Prizrenit Bekim Rexhepi: Plaka e lyeme Flet, Lavdie Cani, gruaja e ish nënoficerit të vrarë në depon e armëve në vitin 1997 Nexhmedin Spahiu: Plani i Ahtisaarit nuk mund të interpretohet me koncepte të Stalinit për kombin Vera Dushi: Kosova Lindore ende në tmerrin e terrorizmit shtetëror serb Fadil Sulejmani: UT-ja po pëson të njëjtin fat si dhe UÇK-ja Illiricum Sacrum: Plani Masonik per Shkaterrimin e Kishes Katolike (1962) Kujtim Çela: Projektimi dhe Ndërtimi i Autostradës Fushë Krujë – Milot është e parametrave europianë Hilmi Saraçi: Faza e dytë e riformatimit në Qeverinë e Kosovës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora