E merkure, 30.04.2025, 02:11 PM (GMT+1)

Mendime

Kalosh Çeliku: Gomari e ka mendjen te kashta dhe samari…

E marte, 13.04.2010, 09:59 PM


GOMARI E KA MENDJEN TE

     KASHTA DHE SAMARI

 

Nga KALOSH ÇELIKU

 

         E kam shumë lehtë të merrem me Bariun: e kuptoj dhe më kupton si shkrimtar. E lexoj dhe më lexon mes këtyre rreshtave, faqeve. Po, shumë vështirë e kam të merrem vesh me gjysmanalfabetët: nuk më kuptojnë, nuk i kuptoj, nuk më lexojnë, nuk i lexoj në Ditën e soçme “demokratike”.

         Halli?! Populli thotë: Halla do burrë! E këtyre gjysmanalfabetëve në këtë kohë, ec e gjeju një burrë! Jo, nuk ka. Nuk ka burrë me mustaqe për këta “gra” me pashterka të kuqe, që mund t’i nxjerrësh ta heqin vallen në Lëmë. Pragun e Shtëpisë ta fshijnë heret në mëngjes, ende pa dalë drita. Edhe atë: duke kënduar këngë. E hequr valle me dajre. Bërllokun të na e flukin matanë portës, në kontinierë.

         Unë u them e shkruaj tjetër e ata, diçka tjetër: “kodër mbas bregut”. Mendjen e kanë te kashta dhe samari. O gjysmanalfabetë, nuk e dua kashtën, as edhe samarin! Gjithë jetën po i bie me thupër samarit, që t’i teket Gomarit. Fatkeqësisht, Gomari me të dyja këmbët në batak, e ka mendjen te kashta… Dhe, samari…

         Unë u them: nuk dua punën time ta vlerësojë Bozaxhiu dhe Hoxha! Shkaku se: nuk dinë, nuk e njohin kulturën dhe letërsinë shqiptare. Edhe ata e dinë se nuk dinë, po ja i ka zënë në befasi natën vonë partia me qerre në rrugë. Dënimi i partisë është i rëndë, duhetë të jenë të lumtur që nuk kanë përfunduar në Qeveri… Ose: në ndonjë ministri, kabinet… Fati madh i tyre, që kanë përfunduar në ministrinë e kulturës. Merreni me mend, të përfundonin në ministrinë e shëndetësisë, rroknin thikat në dorë si kasapët dha ta sakatonin njerëzimin, ashtu si dikur në kohën e komunizmit, Hoxha i Çelvjollcës që i “shëronte” banorët e Kërçovës. Që, ua rraste me të dyja duart gjilpërat ku mbërrinte: çka të dhemb ty, koka? futja, në kokë! Ty, veshi? Rrasja në vesh! E ty tjetrit, syri? Edhe këtij, rrasja në sy! I sakatoi pacientët mu si doktor Adham-uti i Çajupit disa vite me radhë banorët e kësaj ane, përderisa nuk i ranë një ditë në gjurmë policia. Dhe, kur kishin shkuar në shtëpinë e Hoxhës, çka të shohin, gati i lanë mendtë: një dhomë plot me barëra, injeksione dhe thika të operacionit?! Interesant, nuk kishin gjetur asnjë hajmali. Edhe pse, hajmalitë do t’i kishin hije këtij “doktori” popullor.

       Hoxha vite me radhë e kishte ushtruar profesionin e mejkut në Kërçovë, njësoj si këta  kasapët tanë letrar me thika në dorë, që i janë turrur kulturës dhe letërsisë shqiptare. E kanë sakatuar për vdekje, po falë Zotit ende është me pak shpirt, ndoshta e kthejmë një ditë të nesërme në jetë, para se ta varrosin të gjallë këta “doktorë” kulturor të partive tona politike. Tekefundit, pasojat edhe nuk janë aq shumë të mëdha, saqë mund të ishin në ministrinë e shëndetësisë, katastrofale.

         E trusakatët: “Kalosh Çeliku shtiret, ka mjaftë tituj të librave. Është kundër myslimanizmit, hoxhallarëve dhe minareve të xhamive”. Dhe, përmendin shifra marramendëse, flasin e shkruajnë jerm. 

        O trusakatë, e thashë edhe më lartë: nuk dua të më vlerësojë Bozaxhiu dhe Hoxha! Nuk kam kurgjë kundër këtyre individëve e as profesionit të tyre, po nuk kanë “haber” nga kultura dhe letërsia shqiptare. Përmëkeq, nuk e njohin edhe gjuhën shqipe. Shkollimin, në bazë të komenteve që i shkruajnë me pseudonime, plot gabime gjuhësore e drejtshkrimore, me siguri e kanë kryer në gjuhë të tjera duke blerë diploma të rrejshme. E ata, përsëri i bien të njëtit teli të çiftelisë me dy tela: nuk dimë çka kërkon Kaloshi. I kemi dhënë mjaftë tituj të librave, edhe kashtë...

        Jo, nuk është këtu problemi: ma dërgoni një Çoban katundi, se me siguri është mbi nivelin e juaj intelektua1! Tekefundit, ai së paku di t’i ruaj delet, kullosë në male, mjelë, qethë te stanet… Edhe t’i bie fyellit nën dardhat gorrice te Përroni i Thanës...

         Dhe, seç ma kujtoni përsëri tim At, herë pas here ma thoshte edhe këtë urti: “Mos u bë morr, po bëhu plesht!” Përçudi, tash ma kujtonte këtë mençuri një lexues – komentues. E kuptoj lexues-komentuesin: nuk është e thënun t’i pëlqejnë shkrimet e mia, t’u duartrokisë shuplakë si në kohën e komunizmit. Përmëkeq, kam frikë se ky lexues-komentues e ka gjetur veten në këtë shkrim, siç edhe e zbuloi veten pavetëdije duke hequr ferexhenë në shkrimin tim tjetër: Edhe Hoxha vendos për vlerat e shkrimtarit dhe kulturën shqiptare. Ose, i ka ,gjetur shokët e tij tokmakë Anadolli, që e mbajnë përkrahu të mos rrëzohet rrugës në baltë.

          Nuk ka rëndësi kjo për lexuesin, e rëndësishme është se shkrimi im i është dukur përshesh. E harron se, specialiteti i ushqimit kryesor të Skënderbeut ka qenë: PËRSHESHI ME KOS… Përsheshi është specialitet shqiptar, “miku” im Halldup. Nuk është bakllava, sutliashi e as tullumba me bozë… Është: përsheshi me kos…

        Dhe, në fund: Gomari e ka mendjen te kashta dhe samari…



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hysen Ibrahimi: Pas një dekade, Rifat Jashari e Fadil Geci u përqafuan nip e dajë Ramiz Dërmaku: Puna e pavarur e nxënësve është një emperativ për arritjen e suksesit Bardhyl Mahmuti: Apel për Amnisti të Përgjithshme! Fatmir Sulejmani: E vërteta e spekulimeve kundër kompanisë ECOLOG Refik Hasani: z.Tadiq zhgënjeu shqiptarët e Medvegjës Blerim Rrecaj: “Studim, kritikë, veprim” dhe “Java e bibliotekës në Kosovë” me financim Çlirim Daçi & Arbëresha Rozi: “Zullum-kracia” Maqedone Dritan Ylli: Kuti-opozita Blerim Kastrati: Edhe një biznes i ri politiko-mediatik i Bardhyl Sejdiut, djalit të Presidentit të Kosovës Adnan Abrashi: Heqi dorë nga profesioni dhe titulli im Akademik - Jurist i diplomuar!? Bardhyl Mahmuti: Guximi qytetar dhe liria politike! Neki Lulaj: Qytetarët e mbarë Kosovës dhe diaspora shqiptare janë kundër ndryshimit të logos së Prizrenit Bekim Rexhepi: Plaka e lyeme Flet, Lavdie Cani, gruaja e ish nënoficerit të vrarë në depon e armëve në vitin 1997 Nexhmedin Spahiu: Plani i Ahtisaarit nuk mund të interpretohet me koncepte të Stalinit për kombin Vera Dushi: Kosova Lindore ende në tmerrin e terrorizmit shtetëror serb Fadil Sulejmani: UT-ja po pëson të njëjtin fat si dhe UÇK-ja Illiricum Sacrum: Plani Masonik per Shkaterrimin e Kishes Katolike (1962) Kujtim Çela: Projektimi dhe Ndërtimi i Autostradës Fushë Krujë – Milot është e parametrave europianë Hilmi Saraçi: Faza e dytë e riformatimit në Qeverinë e Kosovës

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx